Një ditë pas aksidentit tragjik, Rama flet për punimet e Bypass-it në Fier
Nga Arkiva
Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin Levan-Fier ku humbi jetën një grua shtatzënë, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një video ku tregohet projekti i unazës së Fierit.
Rama shkruan se projekti i Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare e ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit.
Më tej, ai cilëson se punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit, do të mundësojnë çlirimin e trafikut.
“Mirëmëngjesi, dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë. Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bëjnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror”, shkruan Rama.
s.a/dita
kemi 10 vjet qe degjojme histori babale me bajpasin e fierit.lexove titullin dhe per nje cast mendova se inagurohej kete vjeshte.por…inagurohet fillimi i punimeve.tamam si saliu.vetem se ti illustron me vidio.trap.me mire hesht dhe veripunet perpara.kurte mbaroje ,mburru,fryu si gjel.
Ky ka vetem suksese