PS mbledh Kryesinë, ndahen detyrat për zgjedhjet vendore

September 8, 2018 10:29

PS mbledh Kryesinë, ndahen detyrat për zgjedhjet vendore

 

Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Partia Socialiste mbledh edhe Kryesinë e saj. Të majtët do të bëhen sërish bashkë rreth orës 11:00 të kësaj të shtune.

Sipas Report Tv mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet me sekretariatin e ri, që doli nga mbledhja e djeshme e Asamblesë. Gjithashtu pritet që të ndahen detyrat për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS do të bëhet zyrtarizimi i përjashtimit të deputetit Gjetani. Objekt i mbledhjes do të jetë edhe theksi që duhet vënë të fushata dixhitale, pasi pritet që përveç angazhimit në terren, nga ana e strukturave të Partisë Socialistë të ketë edhe “betejë” online gjatë fushatës.

o.j/dita

September 8, 2018 10:29
Komento

2 Komente

  1. Arben September 8, 12:01

    Ndonje bombe te shpetojme njehere e mire nga hajdutet.

    Reply to this comment
  2. Lili September 8, 14:43

    Nuk po munden me kontrolluar rrjetin si shtypin e mediat ne Shqiperi..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*