Një dorëheqje ministri nuk ndryshon asgjë për opozitën!

October 29, 2018 11:33

Një dorëheqje ministri nuk ndryshon asgjë për opozitën!

Në Tiranë dukej,

se kish rënë rrufeja,

Rama po shpërndante,

teserat e reja!

 

SHQUPI u përmbyt,

nga një entuziazëm,

sa të gjithë kaluan,

gati në orgazëm!

 

Rama me urgjencë,

Xhafën zëvendësoi,

por tek opozita,

kjo asgjë s’ndryshoi!

 

Pamvarsisht se ç’ndodhi,

me Xhafën tamam,

opozitë e lodhur,

kot që bën ham-ham!

 

Se dhe pse nuk është,

një i preferuar,

Xhafa prapë mbetet,

një burrë i nderuar!

 

Këtu nuk ka ndodhur,

hiç ndonjë hata,

as miniakuzë,

për Xhafën nuk ka!

 

S’e di pse u ngritën,

bujshëm ato kore,

ngjarja u trajtua,

si superfitore!

 

Sido që të flasim,

me takt-a pa takt,

një dorëheqje s’është,

asnjë gjë në fakt!

 

Nuk është fundi i Botës,

as i qeverisë,

kot që xha Saliu,

i bie borisë!

 

Kot që për marrshim,

gjëmuan fanfarat,

dhe gjer në zenith,

u ngritën të sharat!

 

Për ne që e njohim,

s’është fare çudi,

pse ka politika,

kaq shumë ligësi!

 

Pamvarsisht se iku,

Xhafa në mëngjes,

po “Forca e Ligjit”,

qe super sukses!

 

Këtë që do them,

s’e them vetëm unë,

ky që solli Rama,

ç’mund të bëjë më shumë?!

 

Ne duam gjithnjë,

që të ulen krimet,

po këtu do jemi,

do shohim zhvillimet!

 

Ditën për të ikur,

Xhafa vetë e zgjodhi,

ndaj kjo kujë korbash,

nga SHQUPI na lodhi!

 

Arben Duka

October 29, 2018 11:33
Komento

2 Komente

  1. MH October 29, 12:38

    Nga kjo rrokade ministrore,opozita e gjen veten ma te goditun e te percelluem nga shiu ne bresher!
    Me ba me e shikue holle holle gjendjen e trunit kriminel te SHQUPISAVE krenohen per doreheqjen e z Xhafase qe i pervloi persa kohe qendroi ne ate pozicion qe e kreu me shume vlersime nga populli dhe nga nderkombetaret.Por ato me emrimin e ministrit te riz.Sander Lleshin terbohen ma keq qe vec ato e dijne qe nga shiu i rrembyshem po bien ne bresherin e rrembyeshem qe do spastroi politiken nga pordhlitika.

    Reply to this comment
  2. info analitike October 30, 02:25

    Ore bejtexhi per opoziten nuk ndryshoi gje po ama poziten e zgerlaqi fare. Ne cilin vend te botes nje minister dorehiqet sepse eshte i suksesshem? U bene dy te suksesshen qe po dorehiqen njeri pas tjetrit. Po kriepsikoja i supersuksesshem a do te dorehiqet? Karagjoz partie mbete gjithe jeten o i shkrete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim