Një durrsake, mjeshtre financash në St. Louis

February 17, 2017 10:36

Një durrsake, mjeshtre financash në St. Louis

Nga Entela Resuli

Lela Prodani është rritur në një familje durrsake në qytetin bregdetar. Është larguar nga vendlindja në vitin 2003 për të vazhduar studimet e larta në Saint Louis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E përgjegjshme për rrugën që kishte marrë dhe me përkushtim ndaj shkollës, arriti që të përfundoi universitetin me rezultate të shkëlqyera.

Ajo ka ndjekur studimet për Biznes Ndërkombëtar dhe në vitin 2016 “Trusted Insight”, rrjeti më i madh në botë i investitorëve institucionalë, e ka renditur durrsaken Prodani, në top 30-shen e grave në ngritjen e shkallëve të karrierës në industrinë gjigante të financave.

Emrat shqiptarë që janë të suksesshëm jashtë nuk janë të paktë, por përgjithësisht njihen dhe trumbeton vetëm ata që bëjnë rrugë në fushën e artit. OK, financat nuk janë aq të thjeshta e nuk se i japin kënaqësi masës, por raste si i Lela Prodanit ka pak dhe vështirësia, nga pikëpamja e kapacitetit profesional, është e madhe dhe e rëndësishme.

Ne e kërkuam Prodanin për të realizuar me të një bisedë, për të mësuar më shumë për të, por edhe për të na treguar rrugën e saj drejt suksesit, jo vetëm në karrierë por edhe në familje.

Në këtë intervistë për Dita-n, Lela Prodani na rrëfen jetën e saj…

-Lela, ku jeto këto kohë?

Unë jetoj në Saint Louis, Missouri, SHBA. Saint Louis njihet si “Gateway e Perëndimit” dhe “Shtëpia e Blues”. Tani punoj në një zyrë investimesh për organizatën shëndetësore “Mercy”– bashkë me një grup prej 5 vetash ne menaxhojmë fondet e spitalit, pensionit, dhe fondacioneve të “Mercy”.

-Kur jeni larguar nga Shqipëria dhe çfarë mbani mend nga ajo ditë?

Erdha në SHBA, mbasi mbarova shkollën e mesme me rezultate të larta në vitin 2003, me dëshirën për të vazhduar studimet në nivele akoma më të larta dhe për formimin tim profesional. Isha e emocionuar që po filloja një aventurë të re, e gëzuar që do merrja eksperiencën e një kulturë tjetër, dhe e etur për të mësuar dhe avancuar karrierën time. Në të njëjtën kohë isha e mërzitur që po lija mbrapa familjen dhe miqtë e mi të dashur. Nuk e dija se ç’më priste në anën tjetër, por isha e sigurt që isha gati të nisja këtë udhëtim dhe të filloja një kapitull të ri në jetën time.

-Si ka qenë përballja e parë me një vend të huaj. Nga Durrësi në Saint Louis, është diferencë e madhe?

Nga një anë, mbërritja në St. Louis u shoqërua me shumë eksperienca të reja: eksplorimin e qytetit dhe pikave kryesore turistike, shijimin e ushqimeve tipike amerikane, fillimin e studimeve të larta, dhe krijimin e shoqërive të reja. Nga ana tjetër, u shoqërua me një mënyrë tjetër jetese. Në Durrës mund të ecësh pothuajse kudo, ndërsa në Saint Louis gati të gjitha lëvizjet bëhen me makinë. Çdo bisedë pas një farë kohe vërtitet rreth sporteve, sidomos basketbollit dhe skuadrës së qytetit “Cardinals”. Pothuajse, shumica e familjeve në Saint Louis, i kanë fëmijët në dy ose tre sporte. Shumë shpejt mësova se për amerikanët është tipike ta pinë kafen e tyre në lëvizje (sidomos gjatë rrugës për në punë) për të marrë pak kafeinë për t’i ndihmuar me ditën e tyre të zënë. Gjithashtu, vura re praninë e shumë restoranteve “drive-through” dhe “drive-in”, meqenëse njerëzit në Saint Louis janë gjithmonë në lëvizje me makinë. Nga të gjithë këto, gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje kur erdha në Saint Louis, ishte afrimiteti dhe ngrohtësia e njerëzve të kësaj zone të SHBA-së. Javën e parë që erdha në Saint Louis, shkova për një shëtitje me motrën në një park afër shtëpisë së saj (motra jeton në Saint Louis) dhe çdo njeri që na kalonte pranë qeshte dhe na përshëndeste. Jo, motra ime nuk i njihte të gjithë këta njerëz, thjesht është një sjellje normale në Saint Louis.

-Po vështirësitë, cilat ishin?

Studimi dhe komunikimi në një gjuhë tjetër vjen me vështirësi. Unë, si dhe shumë studente të tjerë ndërkombëtarë, u ndeshëm jo vetëm me ngarkesën e studimeve të vitit të parë të universitetit, por dhe me atë të gjuhës. Pjesa më e vështirë në këtë drejtim ishte përshtatja me kërkesat e shkrimit akademik. Kjo vështirësi ishte e përkohshme dhe shumë shpejt isha në nivelin e duhur. Gjithashtu, kjo ishte hera e parë që isha larguar për kaq kohë të gjatë nga familja. Megjithëse, isha e entuziazmuar për studimet e larta, kisha shumë mall për familjen. Fakti që motra dhe tezja me familjet e tyre jetonin në Saint Louis, e bëri këtë tranzicion më të lehtë për mua.

-Sa i rëndësishëm ishte për ty edukimi dhe për çfarë vendose t’i vazhdosh studimet e larta?

Shumë i rëndësishëm! Vendosa të studioja në SHBA, një vend që dallohet për nivelit të lartë të edukimit me disa nga universitetet më të mira në botë, për t’u zhvilluar si nga mënyrë personale dhe profesionale akoma dhe më shumë. Unë vendosa të studioja Biznes Ndërkombëtar sepse gjithmonë kam qenë e interesuar të mësoj se si organizatat e biznesit veprojnë në një mjedis ndërkombëtar. Gjatë studimeve në Webster, unë pata mundësinë të studioja dhe në Vienë dhe u lidha me shumë shokë e shoqe nga vende të ndryshme të botës.

-Cila ka qenë puna e parë që ke bërë?

Gjatë studimeve të Masterit, bëra një internship në një zyrë tregtare e një brokeri investimesh në Saint Louis. Unë mendoj se kjo ishte mënyra perfekte për të marrë eksperiencë pune dhe për të vendosur nëse ky ishte drejtimi i duhur për karrierën time. Puna e investimeve më pëlqeu shumë, sidomos tregtimi i aksioneve të klientëve. Mbasi mbarova shkollën, Smith, Moore & Co. më ofroi një punë të plotë si asistente broker. Në këtë pune unë punova shumë afër me këshilluesit financiare të firmës për ekzekutimin e blerjes dhe shitjes së aksioneve për klientët tanë.

Financa është një industri që në mënyrë tradicionale është zotëruar nga meshkujt. Sa vazhdon të jetë i vërtetë ky mendimin në vendin ku ti jeton?

Financa është akoma një industri e zotëruar nga meshkujt. Megjithatë kam parë shumë ndryshime pozitive gjatë këtyre viteve që kam qenë në industri, me shumë femra që po hyjnë në këtë fushë. Saint Louis ka disa shoqata që janë shumë aktive në angazhimin e femrave në financë. Para një jave shkova në një seminar të organizuar nga shoqata lokale CFA rreth aftësive negociuese midis meshkujve dhe femrave dhe se si këto aftësi aplikohen në karrierë dhe në situata të përditshme. Shumë e lumtur të raportoj se salla ishe e mbushur me femra që ishin të angazhuar në fushën e investimit ose kishin dëshirë të merren me diçka të tillë.

Tashmë ti je analiste investimesh, mund ta shpjegosh për ata që nuk e dinë se ku konsiston puna jote? Na trego pak për kompaninë ku punoni dhe punën…?

Siç e përmenda më parë, unë jam pjesëtare e një grupi investimi prej pesë vetash që merremi me menaxhimin e fondeve të spitalit (endowment), pensionit (plan i mbyllur), dhe disa fondacioneve të Mercy. Mercy është sistemi i pestë më i madh katolik shëndetësor në Amerikë që shërben miliona paciente nëpërmjet 43 qendrave akute kujdesi dhe spitale, dhe nëpërmjet më shumë se 700 praktikave mjekësore në qytet Arkansas, Kansas, Missouri and Oklahoma. Unë në përgjithësi merrem me kryerjen e analizave dhe përgatitjen e raporteve të investimeve që janë të nevojshme për të zhvilluar dhe zbatuar strategjinë e investimeve, ndërtimin e portofolit, dhe përzgjedhjen e produkteve të investimit.

A ja vlen të investosh sot në botë dhe ku, cilat janë fushat ku ju sugjeroni më shumë?

Është një periudhë e vështirë për të investuar, ku ngjarjet politike dhe faktorët makro po kushtojnë me shumë vëmendje se sa vlerësimet themelore the kompanive. Në Amerikë, Trump dhe policitë e tij për të ulur taksat, për të investuar ne infrastrukture, dhe për të liberalizuar rregullat financiare, mendohet të jenë pozitive për ekonominë dhe bizneset me të ardhura lokale. Për një horizont të shkurtër, besoj se kompanitë publike në SHBA (sidomos bizneset e vogla) dhe bankat e mëdha mund të përfitojnë nga kjo situatë. Nëse këto reforma nuk shkojnë si duhen (akoma nuk kemi plane konkrete rreth reformave) dhe ka shumë pasiguri në burse, pozicionet në flori mund të përfitojnë. Por po të marrësh një këndvështrim më të gjatë, dhe të krahasosh kompanitë amerikane me ndërkombëtare (sidomos në vendet në zhvillim), besoj se ka më shumë mundësi për përfitime jashtë SHBA-s.

Lela, ti ke lindur në Durrës, ndërsa tani jeton në SHBA, e kujton fëmijërinë tende?

Unë u rrita në Durrës nga dy prindër të mrekullueshëm (Shpëtim dhe Shpresa Prodani) që më krijuan një ambient të mbushur me dashuri dhe suport. Mbaj mend që mami më merrte herë pas here në punën e saj ku jepte mësim në një shkollë gjimnazi. Dedikimi i saj për këtë profesion dhe për studentet ishte me të vërtet i admirueshëm. Mami ishte ajo që më theksoi rëndësinë e edukimit! Edhe babi më merrte herë pas here te zyra e tij dhe më tregonte punën e tij. Ai më jepte disa gjëra të vogla për të bërë / për “ta ndihmuar” gjatë ditës. Që të dy prindërit më mësuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh një karrierë për të cilën ke pasion dhe sa e rëndësishme është të punosh fort për të arritur atë që do. Prindërit patën një influencë të madhe, por dhe motra (Evisi), vëllai (Nardi), gjyshet, gjyshërit, miqtë dhe shoqëria me afrimitetin dhe dashurinë e tyre, ndikuan të jem ky person që jam sot.

-Ktheheni shpesh në Shqipëri?

Zakonisht, mundohem të vi një herë në vit. Bashkëshorti e ka familjen në Vienë, ndërsa unë në Shqipëri. Kështu që kur vijmë në Europë, zakonisht ndalojmë në të dy destinacionet.

-Ju keni krijuar familjen tuaj, bashkëshorti juaj është i huaj, na trego pak për këtë kombinim kulturash, ndjenjash…?

Po, bashkëshorti (Thorsten) është i huaj, megjithëse po ta dëgjoni duke folur shqip do mendoni se është shqiptar! Ne u takuam në Universitet nëpërmjet disa klasave të përbashkëta, por ky takim nuk ndodhi deri në vitin e fundit të studimeve. Histori interesante: Thorsten po studionte në Vienë dhe vendosi që të transferohej në Saint Louis për studime; në të njëjtën kohë kur unë vendosa te transferohem për të studiuar në Vienë. Por fati deshi që ne të takoheshim në semestrin e fundit në Saint Louis, dhe kemi qenë bashkë që atëherë. Unë mendoj se kombinimi i kulturave e bën jetën më interesante. Ne shijojmë ushqimet nga kulturat e njëri-tjetrit, mësojmë nga traditat dhe zakonet e njëri-tjetrit, dhe flasim për udhëtime dhe eksperienca nga vende të ndryshme të botës.

-Betë dasmë? Tradicionale shqiptare apo?

Po, ne bëmë dasmë tradicionale shqiptare në Durrës para 4 vjetësh. Çdo gjë kaloi në mënyrë fantastike! Kur u kthyem në Saint Louis, bëmë një koktej të vogël me shoqërinë dhe të afërmit që nuk patën mundësinë të vinin në Shqipëri. Por ato që erdhën për dasmë, akoma flasin për dasmën shqiptare që zgjat gjatë gjithë natës, për ushqimet tona të mrekullueshme, vallet tona, muzikën, dhe rakinë.

-Prindërit e tu çfarë profesioni kanë patur?

Babi mbaroi inxhinierinë mekanike, punoi në portin e Durrësit për një kohë të gjatë dhe më pas hapi firmën e tij të transportit me disa shokë. Mami mbaroi inxhinierin elektronike, punoi në arsim në shkolla profesionale dhe më vonë u mor me biznesin familjar. Nuk do isha në SHBA sot pa sakrificën dhe mbështetjen e tyre.

-I ke treguar ti bashkëshortit për Shqipërinë, çfarë mendoni ai?

Patjetër! Ne kemi ardhur në Shqipëri disa herë. Thorstenit i pëlqen shumë Shqipëria me bukuritë e saj natyrore dhe pamjet mahnitëse, me qendrat e shumta historike dhe arkeologjike, traditat dhe zakonet interesante, me njerëzit mikpritës, dhe kuzhinën e shijshme tradicionale. Me sa ka pasur mundësi për të parë, ai është mahnitur nga bregdeti shqiptar dhe nga pikat e ndryshme turistike si Amfiteatri i Durrësit, Kalaja e Krujës, Kalaja e Berati, dhe Apolonia. Vitin tjetër kemi dëshirë të shikojmë akoma më shumë nga bukuritë shqiptare, mendoj Butrintin dhe Syrin e Kaltër kësaj radhe.

-E ndjek aktualitetin në Shqipëri, çfarë mendon?

E ndjek deri diku, nëpërmjet internetit. Mendoj se do ishte mirë të bëhen reforma në Arsimin e Lartë si diçka që sjell ecuri në ekonomi dhe zhvillimin e një vendi. Është e rëndësishme të ketë standarde për të garantuar cilësinë e diplomës.

Në të njëjtën kohe, meqenëse jam në fushën e shëndetësisë, dua të përmend rëndësinë e aksesit të shërbimeve shëndetësore nga popullata shqiptare. Njerëzit që kanë të ardhura mund të shkojnë në spitale ose klinika private; por për pjesën tjetër të popullsisë është e nevojshme të ketë kushte të përshtatshme që lejon pacientet të marrin kujdesin e duhur në mënyrë sa më të shpejtë dhe me kosto të përballueshme.

-Çfarë mund të ndryshoi konkretisht në fushën e shëndetësisë, çfarë sugjerimi mund të jepni ju?

Sigurimet shëndetësore, zgjerimi imbulues nga sigurimet shëndetësore përsa i përket procedurave mjekësore ose i ilaçeve që rimbursohen nga sigurimet; zgjerimi i mundësisë së sigurimeve shëndetësore për të varfërit ose për ata që nuk kane mundësi të përballojnë koston e sigurimeve, nëpërmjet ndihmës së shtetit. Cilësia e kujdesit shëndetësor – trajnimi i personelit mjekësor; furnizim i qendrave mjekësore përsa i përket furnizimit me pajisjet dhe barnat e nevojshme; vendosja e standardeve të cilësisë për spitalet dhe kontrollimi / monitorimi i këtyre standardeve; pagesë e personelit që lidhet me cilësinë e shërbimeve to pacienteve

Do ktheheshe të punoje këtu?

A keni folur me mamanë time?! Ajo gjithmonë më bën pyetje të tilla. Nuk kam plane për t’u kthyer në Shqipëri për momentit, por gjithmonë i mbaj opsionet e hapura si për të punuar në Shqipëri ose për të lëvizur në ndonjë vend tjetër.

-Lela, çfarë të bënë të lumtur?

Të kaloj kohë me familjen time. Kam një djalë 14 muajsh dhe s’ka lumturi më të madhe se sa të shikosh djalin duke u rritur çdo ditë! Avancimi ne fushën profesionale është diçka tjetër që më bën të lumtur.

-Si i kalon momentet e vështira, të mërzitshme?

Varet nga situata, por në përgjithësi kura më e mirë për mua është një kafe, një ëmbëlsirë, dhe një bisedë me njerëzit e mi të dashur! Sado e vështirë dhe e mërzitshme të jetë situata, fakti që ti e shikon se je e rrethuar nga njerëz që të duan, të heq mendjen nga negativiteti i situatës dhe të çon të mendosh në mënyrë pozitive. P.sh një nga momentet më të vështira të jetës time, ishte humbja e babit nga atak kardiak. Unë isha në vitin e parë të studimeve në SHBA kur mora vesh lajmin shokues. Ishte me të vërtetë diçka e papritur dhe diçka që nuk dija se si ta përballoja. Por me mbështetjen e familjes dhe të miqve të dashur, arrita t’i jepja forcë vetes dhe në një farë mënyre të vendosja të vija përsëri në SHBA dhe të vazhdoja drejtimin e studimeve që kisha nisur. Gjithashtu një ecje në natyrë, një klasë në palestër, apo dhe një pushim i shkurtër më ndihmon që të pastroj mendjen dhe ta shikoj situatën me një këndvështrim tjetër. Është më se normale që të gjithë do kemi probleme dhe momente të vështira në jetë, por mënyra se si reagojmë dhe përgjigjemi në situata bën një ndryshim të madh.

February 17, 2017 10:36
Komento

18 Komente

  1. Berti February 17, 12:26

    Cfare ka bere te jashtezakonshme kjo nenpunese e thjeshte?

    Reply to this comment
  2. Skenderbeu February 17, 13:31

    Sukseset e saj jane peronale Shume mire !Good for her ! Hyne tek kurioziteti me shume sesa interesi per publicun shqiptar ku ky talent nuk ka lidhje. Intervista aq e gjate a thua se kjo do te behet Minister apo Kryeministre e shqiptareve qe do ta rilind Shqiperine !

    Reply to this comment
  3. Enver February 17, 13:37

    Kjo ka paguar ca lek se punon me brocker (dispeçer ne shqip),ketu kemi vajza edhe djem edhe mund te permend pune si ne majat e ekonomise americane me grada skencore ne ekonomi edhe universiteti ku ajo ka mesuar nuk eshte as universiteti Economic California e as ai i harvardit,po ka dhene ca leka e ka bere reclame vetes.
    Eshte nje djale nga vlora ne majat e Wells Fargo ne majat e bisnesit te bankes,te banka Of America eshte nje vajze nga Saranda qe punon ne majat e burses se saj,nje djale qe ka bisensin e vet ne menaxhim economik per korporatat e shoqerive te perpunimit ku ka te punesuar mbi 300 ekonomiste me mastera e grada shkencore,eshte nga permeti e shume e shume te tjere.
    Kjo ka gjetur nje burre me dokumenta eshte martuar e tani i ben reklame vetes tek dita.Asaj i lumte por eshte turp per gazeten Dita!

    Reply to this comment
    • Nexhi February 17, 14:05

      Ku i shihni turpin shoku Enver. Kemi te bejme me profilin e nje vajze e cila sjell eksperiencen e saj pozitive jashte vendit. Kaq. Ca ka per turp. Apo doni te lexoni per te pasmet e Kim Kardashianit… Turp eshte per ty qe ne vend te thuash nje fjale te mire, bene analiza keqdashese. Me te mira

      Reply to this comment
      • Skenderbeu February 17, 16:27

        Nuk eshte turp por eshte pa kuptim pa lidhje me aktivitetin e saj ne Shqiperi paaftesi profesionale pa interes per publikun. Kujt I vlen kjo interviste ? Publikut jo Biznesit ne Shqiperi jo se paguhet keq .Athere kujt I hyne ne pune ?Vetem mashtruesve politikan shqiptare per ta “blere ” dhe vendosur Ministre ose Deputete !!! A dini ju se sa te rrinje shqiptare kane mbaruar diplomuar dhe punojne neper bote ,por skane patur fatin te intervistohen sepse nuk njohin asnje gazetar ose Gazetaret nuk jane te interesuar sepse nuk ka lidhje me politikane rrufjan,

        Reply to this comment
    • populli February 18, 08:43

      Me mire kjo interviste se meson dicka te mire, qe po mesove ecen ne jete dhe investimi me i mire eshte edukimi i te rinjve
      Me mire kjo interviste se intervista me Bleona e te tjera

      Reply to this comment
  4. Enver February 17, 13:38

    Kjo ka paguar ca lek se punon me brocker (dispeçer ne shqip),ketu kemi vajza edhe djem edhe mund te permend pune si ne majat e ekonomise americane me grada skencore ne ekonomi edhe universiteti ku ajo ka mesuar nuk eshte as universiteti Economic California e as ai i harvardit,po ka dhene ca leka e ka bere reclame vetes.
    Eshte nje djale nga vlora ne majat e Wells Fargo ne majat e bisnesit te bankes,te banka Of America eshte nje vajze nga Saranda qe punon ne majat e burses se saj,nje djale qe ka bisensin e vet ne menaxhim economik per korporatat e shoqerive te perpunimit ku ka te punesuar mbi 300 ekonomiste me mastera e grada shkencore,eshte nga permeti e shume e shume te tjere.
    Kjo ka gjetur nje burre me dokumenta eshte martuar e tani i ben reklame vetes tek dita.Asaj i lumte por eshte turp per gazeten Dita apo jo?

    Reply to this comment
  5. Lul Basha February 17, 13:40

  6. Demo February 17, 13:58

    Ky eshte shembull pozitiv dhe sa mire qe vihen ne dukje element te tille, se na mbyten antivlerat. Suksese moj vajze

    Reply to this comment
  7. Mamica February 17, 14:01

    Raste suksesi ne bote kemi plot, por per ta nuk kujtohet askush. Me vjen shume mire qe ju kujtoheni here pas here dhe na sillni shembuj kaq frymezues.

    Reply to this comment
  8. Ilir February 17, 14:18

    Nuk kam kundershti me vajzen, por djali im, te cilin e solla 12 vjec, u martua me nje vajze nga Shqiperia dhe eshte ne ate qe quhet”Top Management” te nje institucioni financiar qe ka 4000 punonjes. Pra djali im i ka arritjet me te medha dhe eshte i panjohur ne Shqiperi. Shembuj te tille ka, qe ju mund ti reklamoni.

    Reply to this comment
  9. Durresi February 17, 16:19

    Media ka nevoje te sjell modele pozitive. Modele qe te bejne te mendosh: sa mire, ka vende dhe rruge qe mund tja dalesh. Media duhet te bej kete qe keni bere ju sot. Keni sjell profilin e nje vajze te thjesht dhe te talentuar. Kaq mjafton. Kemi nevoje e lexojme keto lajme dhe jo shal e pordhe qe bejne psudo Vipat.

    Reply to this comment
  10. A February 17, 17:17

    Femer me vlera, kaq na duhet. Smiren, gjelozine e kane shqiptaret kur ndigjojne per kedo shqiptar/e qe ecen me djersen, mundin, me ndershmeri kudo ne kete bote. Prandaj kur shkon jashte shteti te thone mos rri me shqiptaret, sepse kur si njeh, te hapin vetem probleme.
    Kjo ndodh sepse se ne na eshte mbushur mendja dhe truri se kur vjedh dhe grabit “je i shkathet”, kur genjen dhe mashtron “je i zgjuar”. Sepse ne kemi shpirtin e vogel dhe si pabuksa qe kemi qene kemi inat cdo njeri te ndershem dhe qe zbaton ligjin. Lajmet e mira nuk i kemi qejf dhe nuk i ndjejme.
    Ne duam lajme dhe informacione nga mediat per vjedhje, grabitje, korrupsion, vrasje, aksidente, kriminalitet dhe me lajme pozitive nuk jemi mesuar te shikojme, te ndigjojme dhe te lexojme nga media. Kjo ndodh sepse duam “pisllik dhe ryshfet” dhe fitim te shpejte te ndyre.
    Prandaj nga kjo “zgjuarsia dhe shkathtesia” e jone jemi vendi dhe populli me injorant, me debil, me maskara, me i varfer, me mjeran, me i keputur ne Ballkan, ne rajon, ne Evrope dhe ne bote. Eshte turp qe krahasohemi si popull dhe shtet me vendet me skandaloze te Afrikes. Turp.
    Ku u bene 27 vjet nga kjo “lumturi, zhvillim dhe begati” duam te ikim te gjithe emigracion dhe eksod kudo qe te mundemi.
    Per keto vite na ikur jashte vendit, jashte Shqiperise 40 PERQIND e popullsise, ku zeme vendin e 2-te pas Sirise qe ka 6-te vjet lufte civile islamike fondamentaliste. Llotarine Amerikane e bejne cdo vit 200’000 shqiptare. Kjo eshte e gjitha dhe kesaj femre bashkekombese LELA PRODANI i roj shendete, fat ne jete dhe lumturi me mireqenie.

    Reply to this comment
  11. Ganiu February 17, 19:01

    Me behet zemra mal per shkrimin per Lelen sepse e meriton.Nese dikush eshte skeptik dhe nuk i duket ndonje gje e madhe suksesi i saj, une them se ajo nderon jo vetem familjen e saj te mrekullueshme por te gjithe bashkekombasit e saj.Sigurisht ka edhe te tjere shqiptare te sukseseshem por eshte e mira qe ti evidentojme pa nenvleftesuar te tjeret .Here tjeter gazeta do te shkruje per dike tjeter.Une i uroj suksese te vazhdueshme Leles dhe jete te gjate e te lumtur familjes se saj.

    Reply to this comment
  12. Adih February 18, 00:48

    Interesant per mbesen e ish komunistit dhe gjeneralit Muhamed Prodani te diktatures, behet reklame ,qe ka mbaruar nje dege te thjeshte ,dhe numuron ilacet e spitalit.Ne kemi studente shqiptare qe kane mbaruar si mjeksi ,matematike e tj ,dhe qe kane mbaruar jo me te miret e vitit ,por qe nga themelimi i fakulteteve e deri me sot me rezultatet me te mira ne nota.. Jane dhe punojne me dinjitet dhe shefa neper spitalet me te medhaja ne bote , me gjithe se te rinj , bile pa frike ju them jane me nga 9 gjuhe te huaja , dhe ne konkurset nderkombetare kane zene cmime te para . . Por kurre nuk do japin intervjura ,se baballaret nuk kane qene gjenerala te diktatures por , jane ose trajtohen sot si ballista..Interesant ne qe jetojme jashte e ndiejme dhe i prekim konkretisht keto gjera .Nga ambasadat shqiptare , ndahen ftesa me rastin e festave kombetare ,si pervjetori i themelimi i shtetit shqiptar etj , vetem per niperat e ketyre gjeneralave ,kurse per ballistat nuk mendon njeri. Nuk te fton njeri .Por kur kane interesa keta diplomate e luajne telefonin ,e per interesa jane te pa cipe. . Interesant, vazhdon dallimi i klasave ,mos me thene me keq , por ne nje forme me te modifikuar , megjithe se jemi ne 2017….

    Reply to this comment
  13. Hodo February 18, 05:53

    Ky koment eshte vetem per ata qe njohin anglishten por…ka ne krye nje shenim qe perkthehet “Yje ne rritje”…Njatjeta komentuesve

    Rising Stars

    Lela Prodani

    Investment Analyst
    Mercy Health (Missouri)

    Only seven years into her career in investment management, Lela Prodani is already playing a significant role managing the assets of one of the largest Catholic healthcare systems in the U.S., St. Louis-based Mercy. The Investment Analyst is one of just three pros overseeing a $2.2 billion portfolio, so it’s all hands on deck when it comes to management. Together with CIO Anthony Waskiewicz and Manager of Investments Mike Werner, Lela takes part in lively debate and ultimately decisions about asset allocation, risk and manager selection. “We cover all parts of the portfolio— there is no one person who is dedicated to one asset class,” she says. At the same time, her keen analytical skills combined with a facility for software have made her the natural go-to for assessing managers and the portfolio. “I do both returns-based and holdings-based analysis to see the exposures and how the managers correlate to each other and how they fit in the total portfolio,” she says.

    More than two-thirds of Mercy’s portfolio is in the long-term investment plan and the rest in a closed pension plan, with both buckets managed the same. Under Anthony’s leadership, the team pursues an absolute return strategy designed to navigate a range of economic environments—and they’ve been delivering a benchmark-beating performance. The portfolio includes a heavy dose of alternatives (45% of assets), with hedge funds at 27%, but the team has also been building its liquid alts exposure (7%) to provide flexibility. Equities weigh in at 35%, including a sizable international portfolio. There, the team has a tilt toward small- and mid-caps and has been increasing its emerging markets exposure. In fixed income (17%), Lela and crew have maintained an underweight position in favor of other asset classes, while leaning on core and unconstrained managers to help manage credit and duration risk.

    Born and raised in Durres, Albania, along the Adriatic Sea, Lela came to the U.S. to attend Webster University in St. Louis, drawn by its international business program and the presence of her sister in the area. After earning a bachelor’s and MBA at Webster, Lela accepted a job at Smith, Moore & Co., a St. Louis brokerage where she’d been interning. She started on the trading desk, overseeing equities, options and mutual funds, “making sure all the trades were getting executed properly.”

    After five years managing trading and other responsibilities, she switched to the institutional side at another St. Louis firm, consultant Mercer, where she put her analytical skills to work evaluating performance for various plans. But, she says, “my real interest, in addition to analyzing performance and risk, was to be part of the team that actually makes decisions about those allocations.” So when an opportunity arose at Mercy in 2013 to do it all, she jumped. “Now I can utilize the skills from my previous experience and at the same time take a more active role meeting more managers and making decisions.” Her passion for investing notwithstanding, Lela will need to take a break later this year: she and her husband, [Thorsten], are expecting their first child.

    Responsibilities: “The three of us [including CIO Tony Waskiewicz and Manager of Investments Mike Werner] are generalists. We recently added a new member to the team, Elizabeth Jordan as a Deputy CIO. We cover all parts of the portfolio—there is no one person who is dedicated to one asset class. That’s nice because you see how every piece fits together. I usually monitor managers, selection of prospective managers, some operations tasks. To a great extent I run a lot of the analytics on the portfolio for exposures, holdings, risk returns. I do both returns-based and holdings-based analysis to see the exposures and how the managers correlate to each other and fit in the total portfolio picture.”

    Philosophy: “Tony is a big proponent of absolute return vs. relative return. We like managers to be concentrated differently from the benchmark, especially on the equity side. On the hedge fund side we like managers that are more absolute return and mitigate volatility and risk. They don’t have a lot of beta because we think we can get beta very cheap and in equities. Each part of the portfolio has a different objective but the larger objective is to preserve capital and enhance returns without any major drawdowns, especially in periods of stress. We look at the environment constantly to see how our portfolio will react. Right now, we’re looking at our credit exposure and we’re a little bit concerned about the liquidity in the market. We did an analysis to see which of our managers would be affected the most by a crisis and what can we do to mitigate this problem. The markets are dynamic, so even though the portfolio has a long-term goal it’s always evolving.”

    Strengths: “The biggest strength I bring is my background as a performance analyst, especially running all the analytics through the different software we have to analyze the exposures of different managers. For example, how much overlap do we have with managers? Or, if we’re looking for two or three new managers I’ll run scenarios of different allocations to find the optimal mix. We did an analysis not too long ago about our domestic equity to see how we looked vs. our benchmark and found we had a mid- to small-cap bias. You could assume that because we’re more active, but it was a little more pronounced. We also look at the styles of our managers to see if we need to diversify a little bit more. All these analytics help in our decision-making.”

    Accomplishments: “We have a big allocation to hedge funds and we like the profile of hedge funds because they provide absolute return and are a volatility mitigator. But we’re conscious of liquidity so we’ve been trying to find liquid alt managers to see how we can access some of these strategies. For example, we found some CTA managers who we can access in a liquid format to fill out that bucket. They’re not that far off replicating a hedge fund strategy. We currently have 7% in liquid alts exposure, which includes new investment and reclassification of some hedge funds into the liquid bucket. We have other [liquid alt] investments in the pipeline we are doing work on and some additional ones we are doing more diligence on.”

    Forward risks: “I feel we’re prepared [for risk] because we’ve been assessing all these moving parts in the portfolio. In fixed income, our short duration and unconstrained managers should be able to manage duration and credit risk, and navigate [a Fed rate increase]. We invested with some long-short credit managers that are more tactical and fast paced and able to take advantage of volatility and opportunities. We also recently trimmed some of our credit bond managers in fixed income in favor of higher quality core bonds. We still maintain exposure to credit risk, but we are doing so in more appropriate vehicles such as hedge funds and private debt investments. Coming into the year, we were underweight equities and overweight absolute return strategies and cash. This defensive position allowed us to take advantage of the August volatility by selectively buying into global equities and increasing our exposure to beaten down segments like emerging markets and MLPs. In this environment, we will keep focusing on proper risk mitigation techniques, preserving liquidity (through cash and investing in liquid funds) to allow us for quick repositioning, and seeking opportunities to capitalize on market dislocations and liquidity challenges.

    Reply to this comment
  14. Hodo February 18, 06:49

    Titulli i kesaj paraqitje (jo vetem per shqiptaren) besoj se ne shqip perkthehet “Yje qe rriten” ose “Yje ne rritje”. Kush mund te lexoje e kuptoje anglisht shpresoj qe do te ndjehet mire per Lela Prodanin…dhe per vehten. Njatjeta

  15. Fallo Madhi February 18, 07:05

    Moj vajze cfare tu desh dhe i hape zemeren Shqiptareve.
    Ti e din qe urrejtja dhe xhelozia per sukseset e tjetrit kthehen dhe ne komente nga Specialistet e kafeneve ne Shqiperi qe i dine te gjitha,por qe nuk bejne asgje.Dikush ta paska bere edhe biografine se ke ke pasur xhaxha.
    Shiko veten dhe familjen se Shqiperia eshte akoma Turqi,vetem ne harte eshte evrope .Njerezit jane jo te gjithe por shumica barbare.Keta durojne 27 vite hajdutet,kriminelet,dhe politikanet vrases,dhe ja u prishi gjizen nje vajze e ndershme qe gjithcka ne kurbet e ka arritur me mundimet&aftesite e saj.Larg nga Shqiperia po nuk do depression.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*