Ekstrakt (dhe dy linqe) në ndihmë të APP për një “adresë të panjohur”

January 28, 2019 20:48

Ekstrakt (dhe dy linqe) në ndihmë të APP për një “adresë të panjohur”

Agjencia e Prokurorimit Publik njoftoi sot se nuk mundet të gjejë adresën e DH Albania në Tiranë.

Në ndihmë të saj Dita sjell një ekstrakt nga QKR dhe dy pjesë nga artikujt e Zërit të Amerikës dhe agjencisë BIRN lidhur me këtë.

Në ekstraktin e QKR, adresa e DH Albania është e qartë: “Aba Business Center, Kati 14, Zyra nr 1402”.

Aba Business Center është në mes të Tiranës dhe i përket z. Bashkim Ulaj

Në një shkrim të Zërit të Amerikës lidhur me DH Albania dhe lidhjet e saj me biznesmenin Ulaj dhe administratën shqiptare shkruhet gjithashtu:

“Para një muaji, përfaqësuesi i firmës e ka transferuar adresën e tij në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të zotit Ulaj. Zëri i Amerikës ka mësuar se zoti Dobi, ka lidhje familjare me biznesmenin Ulaj”

Shkrimi i plotë i VOA mund të lexohet KËTU

Kurse agjencia BIRN jep edhe një indicia shtesë që APP mund ta përdorë nëse do të gjejë vërtet ku duhet ta dorëzojë shkresën e saj:

“Një mandat arkëtimi i depozituar në QKB tregon se aplikimi për hapjen e adresës së re (të DH Albania-shën. Dita) është bërë nga Gener 2, përmes një juristeje të kësaj kompanie. Aplikimi i kryer nga Gener 2, i gjendur mes dokumenteve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve nga kompania DH Albania nuk është prova e vetme që ngre dyshime se pas DH Albania dhe dy tenderave të fituar prej saj qëndron biznesmeni Ulaj. Një rreth i ngushtë prej pesë personash, të cilët kanë kryer veprime për llogari të DH Albania janë ose punonjës të Gener 2, ose të lidhur me aksionerin e saj”

Shkrimi i plotë i BIRN mund të lexohet duke klikuar KËTU

b.m. / dita

Adresa e DH Albania në ekstraktin e QKR

 

January 28, 2019 20:48
Komento

8 Komente

  1. Sali bolleku per familien e tij January 28, 21:06

    E ka ne nje kat me saliun dhe kane frik se ngatrrojn dyert dhe na trembet rama qe e mbron kaq shume saliun boden e co.

    Reply to this comment
  2. Fidel Kastro January 28, 21:35

    Nena Shqiperi lengon , eshte e semure rende Ujqerit,Çakenjte ,Hienat jane turrur si parazitet te uritur e po i thithin gjakun e po i rjepin lekuren Ne shtratin e vdekjes e cfilitur , e dermuar , me plage qe ende kullojne gjak therret per ndihme!!! A ka mbetur nje djale, nje burre fisnik apo zonje fisnike ti gjendej prane e ta mbulonte me dhimshuri e dashuri te shtrenjtet tone NENEN SHQIPERI.????????????????????????????

    Reply to this comment
  3. Beni January 28, 22:11

    Cfare pret prokuroria plehre shqiptare per te marre ne pyetje mafiozin ulaj ? Apo nuk e lejon kryemafiozi dhe kryekorrupsioni edvin rama? Ky eshte nje megaskandal me deme te medha per ekonomine shqiptare qe si asnje rast tjeter eahte kaq i qarte se kush tentoi te vidhte parate tona dhe prokuroria nuk vepron. what the fuck jane rama dhe ulaj perpara kesaj mega vjedhje? Po behuni ore plehra njehere burra dhe rrasini brenda keta monstra qe te shpetoje ky vend

    Reply to this comment
  4. Adih January 28, 23:08

    Beni @….
    Sa shpejt haron more djale ,kur Saliu dikur , quajti gazeten me te madhe Amerikane leter higjenike . Kurse ky palla i gjate ka stil komplet ndryshe . Iken ne Gjermani ,per te hapur ekspozite me ” vizatimet” e tija ,familjarisht ???Pamvaresisht ,as edhe nje Gjerman ,nuk e di se kush eshte ky ,tamam si atehere kur hante makarona poshte urave te Parisit .
    Por jane te trashe , ku mbrapa VOA eshte departamenti i shtetit Amerikan . Kete sduhet ta haroje , me vjen gjynah dua ta ndihmoj .
    Pershendetje Beni.

    Reply to this comment
  5. Martini January 29, 06:43

    Me Ulajn ndahet shapi nga sheqeri.Kush e mbron eshte i futur ne mut dhe e ka vendin ne burg.Situata jo gjithnje eshte kunder shqipetareve.

    Reply to this comment
  6. intelektuali January 29, 09:42

    PSE JA KANE FRIKEN KAQ SHUME NE SHQYPNI MAFIOZIT BASHKIM ULAJ?

    dhe:

    Prokuroria e Lokes se Edvinit, Arta Marku ben shurren ne breke sa permendet emeri i tij dhe nuk guxon madje as ta therrase per t’i bere pyetje kortezie.

    PSE SHTETI I LIKE FLORIRIT DHE PUSHTETI I EDVIN DROGES HESHT DHE ESHTE BERE SI SHURDHMEMEC PER BASHKIM UALJN?

    qe:

    Po te mos ishte Ylli Rakipi me emisionin e tij “Te paekspozuarit” do te kishte kollofitur dhe pastruar para droge sa te doje qefi per llogari te Edi Rames dhe Lindes se tij me Luan Bregasin dhe soje e sorrollopet e Enverit nga pas, ne permasa te llahtarshme qe kapin shuma qindra milione dollaro USD duke i paraqitur sikur te ishin para nga buxheti i shtetit shqyptar.

    Nga ana tjeter:

    PSE HESHT SALI BERISHA DHE BEDELI I TIJ I KONSUMUAR TOTALISHT, LULZIM BASHA PER MAFIOZIN BASHKIM ULAJ DHE PER KETE MEGA SKANDAL TE KUSERISE PUSHTETARE QE DO TE KISHTE REZUAR NE CAST CDO QEVERI NE BOTE?

    Ne Mal te Zi pershembell Bashkim Ulajn e perzune me dajak dhe hu ne dore, kur ky ky mafioz dhe natrotrafikant u perpoq te hynte me parate e tij te pista te droges dhe me ofertat e tij te korrupsionit pushtetar si ne Shqypni.

    Pse keshtu o gazeta DITA ne Shqypnine Enveriste:

    TE GJITHE E DUAN DHE E MBROJNE “USHTARIN” E PARTISE, BASHKIM UALJ?

    Reply to this comment
  7. sali......ah...sali.... January 29, 09:48

    ULAJN E MBRON SALIU POR CFAR NGELET I MERR RAMA…ULAJ DEL PA LAGUR PARATE E POPULLIT NDAHEN SIPAS PARTIVE …..POSHTE SHKERDHATOKRACIAAAA…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  8. shqiptari January 29, 12:42

    C’a po pret me ky popull?Duhet revolucion qe ti marre zvarre te tere halete dhe antishqiptaret qe u pasuruan ne kurriz te popullit dhe e bene sterre te zeze te ardhmen e ketij kombi qe asnje te mos jetoje ketu me dinjitet dhe pune te ndershme.Eshte fatkeqsi qe tradhtaret e vendit qeverisin qe nga koha e Zogut pa pupla me bekimin dhe per SERBINE duke vjedhur pasurite kombetare.A KANE NGELUR BURRA NE KETE VEND?Apo ata merren me mire me hashash e kokaine se te perballen me kriminele si ULAJ e te tjere?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*