Një ëndёrr e frikshme: Po na ikën Kryetari!

Nga Ymer Minxhozi (FEJTON) June 21, 2013 05:41

Një ëndёrr e frikshme: Po na ikën Kryetari!

Eh,  more  Ben  vёllai! Atё  torturё  qё  kam  hequr  parmbrёmё,  natёs  sё  varrit  do  t’ja tregoj. Sapo  u  ktheva  nga puna (ti  e  di  se unё  kam  filluar  n’atё  firmёn  e  gurores  nё  Shpatmal)  mora  njё  kafshatё  bukё  dhe  rashё  tё  flija  si  i  vdekur. Mirёpo  gjumё  i  thёnçin. Sepse  sapo  mbylla  sytё (mua  kёshtu  m’u  duk)  mё  erdhi  njё  njeri  i  egёrsuar,  me thikё nё  dorё  dhe mё  vuri  njё  lak  nё  grykё.  Unё  bёj  tё  çlirohem, por  ai  bёnte  sikur qeshte  dhe  lakun  ma  shtrёngonte  mё  fort. Gruaja  qё  po  vinte  rrotull nё  kuzhinё  i  paska  dёgjuar  pёrpёlitjet  e  mia  nё  jermi  dhe  erdhi  e  mё  tёrhoqi  jastёkun.  “Tafil, Tafil!”  dёgjova  si  nёpёr  mjergull  zёrin  e  saj. “Çfarё  ke  qё  sёkёlldisesh,  ti  mezi  po  merr  frymё.  Çohu  se  po  mbytesh!”.  Unё  u  ktheva  nё  krahun  tjetёr  dhe  siç  duket  vazhdova  gjumin.  Nuk  e  di  sa kohё  jam  endur  nёpёr  atё  tymnajё  kllapije, por  personi  me  thikё  nё  dorё  nuk  po  mё  ndahej.  Mё  hodhi  njё  shtёllungё  tymi  para  syve  dhe  mё  tha:

–  Ti  je  fajtor!

–  Pёr  çfarё  jam  fajtor? – pyeta  unё,  duke  u  dridhur  nga  frika. Unё  s’kam  asnjё  faj,  ju

betohem  pёr  kokё  tё  kalamajve,  jam  njeri  i  ndershёm,  as  kam  vjedhur,  as  kam  shpifur… asnjё  fjalё  tё  keqe  s’kam  thёnё, asgjё  s’mё  lidh  me  doganat,  as  me  tenderat,  jam  krejt  i  pafajshёm…

– Ti  s’paske  faj? – u  çorr  ai  me  ulёrima  nё  kupё  tё  qiellit, (Tani  unё  vura  re se  pёrveç thikёs  ai  kishte  edhe  njё  hundё  tё  zgjatur  e  tё  mprehtё,  si  majё  shpate).

Ai  pёrsёriste:

– Po, po,  pёr  fajin tёnd  po  mbaj  gjithё  kёtё  barrё  mbi  kurriz, njëzet e dy vjet

rresht,  pa  bёrё  asnjё  ditё  pushim.  Ti  s’ke  tё  ngopur  me  vuajtjet  e  mia.

– Amani  bre! – belbёzova  unё,  duke ngritur  dy  gishtat  pёrpjetё. – Unё  pёr  ju  kam

votuar  gjithnjё,  pёr  kokёn  e  kalamajve,  ty  ta  kam  dhёnё  votёn!

– Domethёnё  e  pranon  edhe  vetё, ё?.  Mё  mёrzite  me  atё  ndershmёrinё  tёnde,  kujt  i

duhet  ajo?  Na nxive  jetёn, gjithnjё  po  kjo  fytyrё  pranё  kutisё  sё  votimit,  po  ata  dy  gishta  pёrpjetё! Nuk  gjete  njeri  tjetёr  t’i  ngarkoje  barrёn  e  kryetarit? Vetёm unё duhet  tё sakrifikoj  pёr  juve?  Nuk  e  sheh  si  jam kërrusur e bёrё  kockё  e  lёkurё,  duke  tё  shёrbyer  ty?  Edhe  hunda  mё ёshtё  zgjatur. Edhe  flokёt  mё  janё  nxirё  nga  boja,  duke  punuar  pёr  ju, pёr  popullin.

Unё  Partia, unё  Presidenti, unё  Qeveria, unё  Parlamenti, unë Gjykata, unë Gërdeci…  Pse,  ore, tё  gjitha do t’i  bёj  unё?  Do  jap  dorёheqjen  se  s’bёn.  Mjaft  mё!  Ti  mё  je  qepur  e  s’mё  ndahesh  me  ato gishtat  pёrpjetё. Po, po  unё  do  tё  iki  vetё, s’duroj  mё.  Do  tё  dal  nё  pension!  Po, po  do  tё  largohem. Nё  majё  tё  hundёs  ma keni sjellë. Vrisni  veten, po  tё  doni, unё  do  tё  iki. Po, po,  ju  siguroj  Ju!

– Amani  bre, mos  e  bёni  kёtё – i  thashё –Kij  mёshirё  pёr  ne, pa ty  ne  na  ha  ujku.

– Edhe  me  ujkun  mё  krahason? – Dhe  mu  hodh  e  mё  zuri  frymёn. Po  tё  mos  mё

kishte  tundur  Lefteria, unё  do  tё  isha  asfiksuar. Ajo  mё  tundi  dhe  mё  tha:

– Ç’janё  ato  fjalё,  o  i  zi, çfarё  ke  qё  sёkёlldisesh  nё  gjumё?  Na  llahtarise! Unё  luaj

jastёkun,  ti  meazallah  se  vije  nё  vete. I  zi,  mos  je  pёrzier  me  ndonjё  nga  ata  tё  krimit  tё  organizuar  apo  me  ata,  si  i  thonё,  Klani  i  Zemunit?  Na  more nё  qafё  me  kuç  e  me  maç. S’po  kam  gajle  pёr  vete,  se  ne   e  hёngrёm  çairin  tonё, po  fёmijёt  e  shkretё  ku  t’i  lemё. Tё  kam  thёnё  njёqind  herё: Tafil, mos  u pёrziej  me  çdo  lloj  njeriu, shikoje  ku  e  vё  kёmbёn, ka  lloj-lloj  njerёzish  bota, tё  çojnё  nё  dёrrasё  tё  kalbur… mos je ngatërruar edhe me atë veshin e Cekës? E zeza unë…!

Lefteria  s’pushonte. E kishin  kapur  tё   dridhurat. U  mundova  ta  qetёsoja, por  ajo  kish marrё  pёrdaf. Se  edhe  ёndёrrat  çoku  i  beson. Kur  i  thashё  se  kjo  ёshtё  vetёm  ёndёrr,  ajo  m’u  kthye: Dёgjo, Tafil! Edhe  ёndёrrat  dalin, mos  e  merr  me  shaka. Gjyshja  ime,  rahmet  pastё, ёndёrrat  i  kishte  dorё  me  njё. Kam  frikё  pёr  fёmijёt. Do  na  i  marrin  klandestinё  dhe  do  na  i  shesin  te  greku e te serbi.

Tani  o  Ben  vёllai, (se  ty  tё  kam  si  kёshilltar  tё  besuar)  kam  edhe  njё  pyetje  qё  mё  ngacmon  e  s’mё  lё  rehat, as  kur  shkoj  nё  banjё. Gjithnjё  rri  e  vras  mendjen: Po  sikur  tё  ndodhё  prej  sё  vёrteti  qё  ai  kryetari  i  partisё  dhe  i  qeverisё  tё  vendosë ashtu  papritur  tё  japё  dorёheqjen? Çfarё  do  tё  ndodhё  me  kombin  tonё? Si  do  t’ja  bёjmё  ne  tё  vdekshmit? Si  do  t’i  vejё  halli  kёsaj  Shqipёrie  hallemadhe? Aman  bre  Ben  vёllai! Më  thuaj  njё  fjalё  tё  mirё  inkurajuese  se  si  mund  tё  shpёtojmё  nga  ky  rrezik! Me  ato  qё  mё  tha  nё  gjumё  apo  nё  ёndёrr,  kryeministri  ynё  ka  vendosur  me  tё  vёrtetё  tё largohet  se  e  paskemi  mёrzitur  duke  e  votuar  e  stёrvotuar  pёr  njëzet vjet  rresht, duke  ngritur  kёta  të  shkretё  gishta, qё  m’u  thafshin  nё  rrёzё! Dele  pa  bari  do  tё  mbetemi. I kёrkova  njё  mendim  Lefterisё, se  ti  e  di  qё  unё  pa  mendimin  e  saj  nuk  bёj  asnjё  hap, dhe  ajo  mё  tha: Shko  njё  herё  nё  television  dhe  takoje  atё  fallxhoren  e  letrave  apo  tё  yjeve, se  ajo  di  t’i  shkoqisё  me  rrёnjё  e  me  degё  tё  gjitha  ёndrrat. Jepi  dhe  asaj  ndonjё  lek  dhe  dёgjoje. Dhe  unё  shkova. Ajo  na paskёsh  qenё  njё  grua  shpirt  njeriu, fallxhore  pёr  kokё  tё  fallxhores, tamam  nga  ato  qё  e  kanё  botёn  dhe  fatin  tonё  nё  pёllёmbё  tё  dorёs. Pasi  mё  dёgjoi  me  vёmendje, duke  vёshtruar  një copë herë tavanin, fallxhorja  Zylfie  mё  pyeti  se  nё  cilёn  orё  tё  natёs  t’u  shfaq  kryetari  dhe  kryeministri  dhe  unё  i  thashё  se  orёn  tamam  nuk  e  pashё   se  isha  nё  gjumё, po  duhet  tё  ketё  qenё  mesnatё. E  kuptoj,  tha  fallxhorja,  ai  paska  ardhur  te  ti  nё  zero-zero  tё  natёs  dhe  ёndёrrat  qё  na  shfaqen  nё  zero-zero,  nuk janё dhe aq tё  parrezikshme.

Pastaj  mё  pyeti:

– Si  dukej  nё  pamjen  e  jashtme  ai  personi  qё  t’u  shfaq  nё  gjumё? Ishte  me  flokё  tё

zeza  apo  tё  bardha?  Po  hunden  si  e  kishte?

Unё  ia  thashё  tё  gjitha. Pas  kёsaj  fallxhorja përsëri ra nё  mendime të thella. Mua  mё  kapi  tmerri  dhe  e  pyeta  se  çfarё  do  tё  bёhet  me  mua?

– Me ty s’do të bëhet asgjë. Ti vazhdo voto!

– Po gishtat – e pyeta fallxhoren.

– Edhe me gishtat, veçse, kur t’i ngresh përpjetë, kujdes se mos nxjerrësh sytë.

 

Nga Ymer Minxhozi (FEJTON) June 21, 2013 05:41
Komento

10 Komente

  1. ben June 21, 10:54

    Bijte e nipat e komunistave te PPSH po presin te iki Berisha. SHBA do ta leri prape aty, qe te mos vini dhe te vidhni ju bashke me hajdutin Meta.

    Reply to this comment
    • beso June 21, 16:53

      Je bere si Mirush Kabashi te filmi Radiostacioni o Ben. Shkruan qe shkruan te pakten nrysho ndonje rresht

      Reply to this comment
  2. Xhema nga Tirana June 21, 11:41

    Zoti Minxhozi ! Nuk Ju njoh personalisht; por vetëm nëpërmjet shkrimeve dhe analizave T’uaja në mediat e shkruara dhe vizive. Për mendimin tim analizat tuaja janë mjaft të sakta dhe korrekte.Edhe ky “pamflet” humoristik i sotmi është mjaft domethënës.
    Ju uroj suksese në karrierën tuaj.

    Reply to this comment
  3. Gramoz June 21, 13:33

    ben i SH B A te henen mer uturakun ja mbaj berishes i mbaj te beje nevojen .mos haro se amerika nuk pyet per saliserbin por problemi jane muxhahidinet ti je rote nga mendja e nuk di gje tjter ..e ku e lame,,tek nevoja ,por mer dy uturake ,nje per m ,,tin dhe nje per shuren..perdorimi [ te parin do ta perdoresh ne darke,para se te flesh ,qe te tezere gjumi kollaj i mbaj ere mire qe era mos te dale deri ne mengjes..skizofren

    Reply to this comment
    • beni June 21, 15:57

      SHBA e berisha ju ka lene pas 90`ne opozite dhe keni ngelur pa pune, pa leke. Vetem grate gjejne pune po ishin te mira……….Ju degjeneroi Imperializmi Amerikan o komunistet e Enverit.

      Reply to this comment
  4. Baro Liçaj June 21, 15:14

    Thone qe endrrat dalin,por ti ” o Tafil ” , paskerke vuajtur aq shume sa qe nuk po i tregon te gjitha per ate njeriun me hunde te madhe . Ai te tha, qe edhe kur te largohem nga kjo bote, une do te le nje meter litar jashte varrit qe Ti dhe gjithe ata shqiptaret , te hani koken me njeri tjetrin . Pas meje le te behet kiameti ! Vertete çdo te bejme ne te gjoret, po na iku Kryetari !

    Reply to this comment
  5. Mark uk June 21, 15:18

    Kujto Tahir Minxhozin se e dini kush eshte.

    Reply to this comment
  6. beni June 21, 15:58

    SHBA e berisha ju ka lene pas 90`ne opozite dhe keni ngelur pa pune, pa leke. Vetem grate gjejne pune po ishin te mira……….Ju degjeneroi Imperializmi Amerikan o komunistet e Enverit.

    Reply to this comment
  7. kelmendasi June 21, 17:18

    Po qe do ike nje kryetar do iki.Ketu qendron gabimi i Minxhozit te Pertise.Eshte duke ikur kryetari i Partise Minxhozit Rama.Dje Tirana e braktisi.Sot u njoftue se Arvizu u zevendsue.Populli plus SHBA do ta largojne kryetarin tend o Minxhoz.SHBa nuk voton por kur te humb votat Rama atehere ata te SHBA se do i thone SUS SUS SUS.

    Reply to this comment
  8. myftari itali June 21, 22:49

    sali ,ty o beni,e kelmendasit mbas 23 qershorit do tu shk…hejme cfare u permban libri shtepise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*