“Një engjëll në katin e 11”

February 21, 2018 15:21

“Një engjëll në katin e 11”

Një engjëll në katin e 11” është komedia që Stefan Çapaliku sjell në Teatrin e Metropolit. Aktiv shumë në këtë skenë, pothuajse në çdo sezon, Çapaliku kësaj here sjell një komedi urbane. Qyteti dhe marrëdhëniet që ai krijon janë po ashtu tema të prekura shpesh në shfaqjet e tij. Megjithëse këtë herë, theksi është në një marrëdhënie mediokre të një çifti.

Merret me keqkuptimet që ndodhin në mënyrën se si ne e perceptojmë njëri-tjetrin. Në qytetet e mëdha dhe të zhurmshme nuk e njohim njëri-tjetrin, por i qasemi njëri-tjetrit dhe kjo shkakton drama, neuroza, ankthe dhe makthe”, shprehet Çapaliku.

Shfaqja nën interpretimin e Ervin Bejlerit, Ilirda Bejlerit dhe Erjon Hinajt e ka pasur një takim të parë me publikun në një skenë të vogël, çka i ka dhënë mundësinë autorit të vëzhgojë më mirë reagimin e spektatorit.

I shoh se kush janë spektatorët. I takojnë një grupmoshe 30-40 vjeç. Personazhe shumë simpatikë. Personazhe intelektualë”, thekson Çapaliku.

Nisur nga një publik që e do teatrin, Çapaliku nuk ngurron të komentojë as konfliktin e fundit mes komunitetit të teatrit dhe Ministrisë së Kulturës: “Fakti që individi nuk ka besim tek shteti nuk është sfida e individit, por është sfida e shtetit”. e.r./dita

February 21, 2018 15:21
Komento

1 Koment

  1. ha ha , c'sharlatan ! ne boten islame s'njifen Engjujt !!! February 21, 18:00

    ka njerez ne ate bote ,qi tremben komenteve ?!

    nqs jo ,

    perse censuroni ?

    A po ju ja kap euroria e Diktatures se s’ju ka leshu ala !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*