Një “episod femëror” mes një gjenerali shqiptar dhe kolegut polak në ’58

March 4, 2018 18:19

Një “episod femëror” mes një gjenerali shqiptar dhe kolegut polak në ’58

Gjenerali Halim Ramohito, i cili në fundin e viteve ’50 ka qenë përfaqësues ushtarak i  Shqipërisë në Komandën e Forcave Ushtarake të Traktatit të Varshavës dhe njëkohësisht atashe ushtarak në Moskë, ka rrëfyer për DITA, dy muaj përpara se të ndërronte jetë në nëntor 2013, disa detaje nga marrëdhëniet me kolegët e tij të vendeve ish-komuniste.

Ndër të tjera bie në sy mënyra e ndryshme se si ushtarakët e asaj kohe e shihnin raportin me femrën.

“Në Poloni u miqësova me shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjeneralin Barxilovski. Ishte një njeri erudit, me kulturë të lartë ushtarake. Ishte viti 1958 dhe në qytete të ndryshme polake zhvilloheshin konkurse bukurie për “Miss Polonia”. Konceptet e mia në atë kohë për aktivitete të tilla ishin krejt ndryshe; për formimin tim ishin imorale, ishin herezi e nuk mund të zhvilloheshin. I them gjeneralit polak në konfidencë, por dhe i çuditur, që e cila ishte konstatuar edhe nga bashkëbiseduesi: “Ç’janë këto që bëni ju këtu në Poloni. Pse nuk i harxhoni këto para që keni caktuar më miset, për aktivitete të evidentimit e propagandimit të punëtorëve dhe fshatarëve të dalluar!?”

-M’u përgjigj: “Shiko, shiko… Ne të bukurën e shikojmë dhe e pëlqejmë çdo ditë të gjithë e i bëjmë asaj dhe monumente. Edhe ti si djalë i ri që je, qofsh dhe gjeneral siç je, nuk bën përjashtim”. Në ditët në vazhdim, gjenerali polak, miku im i mirë, siç bënte për vete që priste fotot më të mira të vajzave në revista e gazeta polake e i vendoste në portofolin e tij, përkujdesej dhe m’i fuste edhe mua nëpër xhepat e uniformës së gjeneralit.  Në fakt, unë i hiqja fotot që më fuste në xhep gjenerali polak, por njërën prej tyre e kisha harruar në xhep. Kur u ktheva në Moskë, më hapi jo pak telashe me gruan. M’u desh t’ia shpjegoj gjerë e gjatë, me hollësi, si u gjend kjo foto në xhepin e kostumit tim” – rrëfen Ramohito.

Ramohito tregon edhe se më solidarët me problemet shqiptare ishin ushtarakët e Gjermanisë lindore:

“Gjatë punës time në Shtabin e Bashkuar të Traktatit të Varshavës, më shumë miqësi edhe familjare, pata me përfaqësuesin e Republikës Demokratike Gjermane. Më shumë se kushdo tjetër nga vendet e tjera në atë organizëm të lartë, përfaqësuesit gjermano-lindor, në situatat e rënda e kritike të përkeqësimit të marrëdhënieve tona me Bashkimin Sovjetik e Traktatin e Varshavës, në debate të ndryshme(ndër më të rëndësishmit ai për Bazën Luftarake Detare të Vlorës), dhanë shenja solidariteti me ne, megjithëse pa asnjë rëndësi vendimtare.

Shefi i Shtabit të Gjermanisë(Lindore), gjatë e pas ballafaqimit të ashpër që pata me Marshallin Sovjetik në Moskë, në prezencë të mbi njëqind e pesëdhjetë gjeneralëve dhe akademikëve të ushtrive të vendeve anëtare të Traktatit të Varshavës, u shpreh hapur me ne e në favorin tonë. Ai i tha veçmas gjeneralit tonë Arif Hasko se: ”Kisha dëgjuar që ju shqiptarët e cilësoni veten si shqiponja, dhe e treguat veten para udhëheqësve ushtarakë sovjetikë. Jeni në të drejtën tuaj”.

Ruaj në kujtesë dhe në ditarin tim dhe shumë fakte të tjera ku gjeneralët dhe ushtarakët e Gjermanisë lindore në këtë Pakt, nuk ngurronin të shfaqnin pakënaqësitë e tyre e mosbesimin ndaj udhëheqjes ruse të kohës” – rrëfen ish-ushtaraku i lartë shqiptar.

b.m. / dita

 

March 4, 2018 18:19
Komento

12 Komente

  1. demo March 4, 18:27

    Benin kot si moraliste,se Beqir Balluku nuk i la kusur jevgave te Brrakes.

    Reply to this comment
  2. MH March 4, 18:40

    Pa diskutim tregimet bahen te besushme.Mbasi gjermania lindore mbeti nen hyqmin sovjetike.Nga gjermania mernin ajken e intiligjences teknike dhe shkencore dhe i cfrytezonin per krijime te reje ne Moske.Sa do kudo ekzistonte dhe ndarja natyrore e dy gjermanive.Ne dy sisteme te kundert.Dhe ne nji rast Enver Hoxha iu drejtonte botes,kerkoi bashkimin e dy gjermanive ne nji shtet te vetem.

    Reply to this comment
    • ELIOT March 5, 13:05

      HA HA AH …… M HASHARI . JE KOMIK .. ENVERI I KERKOI RUSEVE BASHKIMIN E GJERMANISE … KUSH TA THA MAMI .APO BABI TYC …. ENVERI E BENTE NE BREKE NGA RUSET … U NDA NGA ATO SE E PA QE SJA VARNIN SE DONIN …. PERSE SE KEKOI ENVERI BASHKIMIN E KOSOVES ME SHQIPERIEN ..KUR PASKA QENE TRIM ..????? IK MORE ZHULS ..RREJ KALAMAJTE E TU POR JO NE … SJEMI ANALFABETA AS LOPE …. ENVERI TRIM … PO PER TE VRARE NE GJUME SI MEHMETIN ..ISHTE TRIMM ENVERI… DHE PER TE TRADHETUAR SHOKET …??? SI QEMAL STAFEN .. ….PO KY ISHTE ENVER TRIMI ….

      Reply to this comment
      • jo-genjeshtres March 7, 20:04

        E ke gabim Eliot!

        Nuk me kujtohet e sakte ne cilen veper te tij, por Enveri shkruante edhe per mundesine e bashkimit te te dy Gjermanive. Ne mundesite e kohes shkruante ai ky bashkim mund te kryhej nepermjet nje revolucioni proletar, por me e mundshme ishte nje bashkim ekonomik.
        Lexo ose pyet dhe jam i bindur se do ta gjesh.

        Reply to this comment
  3. Lisi March 4, 20:35

    Gjeneralët tanë ishin njerëz të thjeshtë , të ndershëm , bij punëtorësh e fshatarësh , besnikë të fjales , pa intriga . Shumë prej tyre , deri në fund , nuk e kuptonin pse i dënuan .Halimi është njeri nga këta . Në vënd që të bënte trimin me marshallët e Stalinit, duhet t’a kuptonte se Enveri bën lojën e kolltukut të tij , kundër interesit të popullit . Këta ishin vite drite larg mëndjes gjeniale të gjeneralit Bonapart , këta ishin naivë deri në budallallëk .
    Miopinë e tyre politike e paguan më jetën e tyre .
    Tradhëtuan popullin duke i qëndruar besnik makiavelit Enver !

    Reply to this comment
    • Ciao March 5, 05:29

      Kurse ti o lisi i sherbeve armikut me te tmerrshem qe ka pare populli shqiptar spiunit te udb Sali Berishes.

      Reply to this comment
      • Lisi March 5, 07:41

        O ciao italiano !
        Do të them një sekret . Jam nga një familje që i dha Luftës më shumë se Enveri dhe Nexhmija , të marrë sëbashku .
        Saliun kërkoje në oxhakun e sh. Enver , sh. Hysni , Ramiz , Simon……….
        More , ku jeton ti ?!

        Reply to this comment
  4. - March 4, 22:25

    Nji nder Gjeneralet me te shquar te Shqiperise Komuniste ,
    kurva Ramize Aliaj ,
    e degradoj si rropsi serbe qe ishte .
    Sa ka marre me qaf ne ate kohe gjarpi Ramize Aliaj !
    I zhduku te gjithe tregonin te medhenjte ateher
    gjithe Shqiptaret e vertete dha shife se kujt ja trashegoj Shqiperine ,putanes se vicidolit !

    isha vitin e pare gjimnaze kur benim praktiken ne nji oficine te Ushqimores Fier . Atje punonte Gjenerali si i denuar si axhustatore . Profesorja jone na paralajmeroi ; E shifni ate me te moshuarin atje ,e kishte fjalen per Ramohiton ,i cili punonte nji metal dhe nuk shikonte as majtas e as djathtas ,si i traumatizuar nga bota qe e rrethonte ,-Mos i flisni kurr atij tha profesorja .Eshte i denuar politike .Ka qen Gjeneral . C’bote e tmerreshme !!!

    Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku March 4, 23:25

    Cfare, cfare? Gjenerali shqiptar? Hahahahaha? Edhe gjeneral, edhe shqiptar? Pah c’na menderoset gazit.

    Reply to this comment
  6. Lisi March 4, 23:46

    Moderator !
    Komentin tim e nxore të plotë . Pas 2-3 orësh u bëre pishman , more gersherën dhe e qethe kare .
    Po turp nuk ke , harbut , keqperdor detyrën , skuth !
    Unë e dua DITËN si idealist , ti si meskin !

    Reply to this comment
  7. dolce March 5, 19:29

    Fem. polaket jane hm…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*