Një ese për këngën çame

September 24, 2017 12:57

Një ese për këngën çame

Në njërën nga ditët e shtatorit të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, isha kthyer i lodhur nga puna, mbase i ngarkuar edhe nga alkooli. Kisha ngrënë drekë dhe ia kisha futur gjumit në divanin e kuzhinës. Në gjumë e sipër (mesa duket, disa shqisa të njeriut mbeten të zgjuara edhe gjatë gjumit?! ), ndjej një këngë me tekst e melodi paksa të veçantë.

Ishte një diçka vërtetë e veçantë dhe e çuditëshme, që më zgjoi. Shoh në televizor një grup me veshje karakteristike, i cili po këndonte këngën time befasuese. Pyes gruan kush janë këta që po këndojnë? Ajo më përgjigjet, se është Festivali i Gjirokastrës dhe po këndon një grup çam nga Rrogozhina. Lexoj titrat dhe marr vesh titullin: “Kënga e Çelo Mezanit”. E them me sinqeritet se kjo këngë më ka mahnitur. Nuk jam specialist, por ka shumë gjëra në letërsi, në muzikë, në pikturë…, që më pëlqejnë dhe nuk e kuptoj se për ç’ arsye. Dhe çudia eshte se më pëlqejnë më shumë se ato të cilat mund të arrij t’i komentoj ose t’ia gjejë shkakun. Mbase futen në gjërat hyjnore, gjëra që mund t’i dijë vetëm Zoti ( “Është e ndaluar t’i dish të gjitha!”, thuhet diku, mbase në Bibël).

Por çudia e kësaj kënge nuk mbaron këtu. Ajo është edhe një këngë e paimitueshme. Nuk kam vesh të keq muzike, por atë këngë asnjëherë nuk kam arritur ta riprodhoj me shumicën e detajeve. Dihet që shumë nga këngëtarët e njohur të vendit tonë kanë tentuar ta imitojnë, por mund të them se të gjithë kanë dështuar.

M’u fiksua kjo këngë. Doja të dija diçka më tepër. Kontrollova në bibliotekën time dhe çuditërisht s’kisha ndonjë gjë për të qënë. Më ndihmoi një gjiton çam. Më dha një libër me përmbledhje të folklorit çam. E gjeta folkun për Çelo Mezanin dhe pak histori. Çelua paskësh qënë një kaçak malesh. Një detyrim njerëzor e thërret të shkojë në fshatin e lindjes. Një miku të tij i kishte ndodhur një fatkeqësi dhe ai duhet të shkonte medoemos ta ngushëllonte, ndonse miqtë e tij e këshilluan të mos e bënte këtë veprim, se mund t’i ndodhte ndonjë e papritur. Dhe ndodhi ajo që ishte parandier nga miqtë e tij. Pasi ngushëlloi, para largimit nga fshati, kishte mall të pinte një herë ujë tek pusi i fshatit, pusi i Sulejmanit, ku dhe kishte puthur për herë të parë. Ndërsa pinte ujë, dy plumba në kurriz i morrën jetën…

Në dy-tre variante këngësh që gjeta në atë libër, ishin edhe dy vargje që nuk përfshiheshin në këngën e kënduar nga çemërit virtuozë të Rrogozhinës. Ishin dy vargje që lidheshin me pabesinë. Ishin dy vargjet, last words, fjalet e fundit, para se Çelua të gremiste sitë:

“Izigër, qen i pabesë,

pse s’më fole të të pres?!”

Ishte Izigëri, ky hasm i Çelos, që e vrau. Ky i pabesë , jo vetëm që e vrau duke pirë ujë, por edhe pa i folur, që Çelua të kthehesh dhe plumbat t’i merrte në gjoks dhe jo në kurriz. Një pabesi me përmasa të mëdha deri shekspiriane. Mbase ishte kjo jo vetëm brenga e Çelos por edhe e një komuniteti të tërë. Një brengë shekullore, e skalitur dhe e rrumbullakosur nga populli, jo vetëm në vargje, por edhe në një këngë rrënqethëse, me zëra drithërues e të paimitueshëm, të cilën unë kam dëshirë ta quaj “Simfoni e dhimbjes ndaj pabesisë.”

Duke mbetur përsëri këtu, unë dua të theksoj se pasuria folklorike çame është mahnitëse.

Mbase nuk është këtu vendi, por unë nuk mund të rri pa përmëndur një perlë tjetër të folklorit çam. Shumëkush e ka dëgjuar Këngën e Minushes. Edhe kjo një mrekulli në vargje, por dhe në melodi. Burri kthehet në shtëpi i dehur dhe i ngarkuar nga një thashethem për gruan, me të cilën kishte tre fëmijë. Ashtu siç ishte i ngarkuar, vret gruan, nënën e tre fëmijëve. S’kalon shumë kohë dhe shkon tek varri i të shoqes dhe me oji i thotë: “ Çohu, moj çohu se kemi tre fëmijë për të ushqyer!”…

Subjekte vërtetë të trishtueshëm, por pse duhet të emërtohen vetëm çame, dhe jo mbarë shqiptare, mbarë ballkanike apo edhe më gjerë?

September 24, 2017 12:57
Komento

11 Komente

  1. Asus September 24, 14:47

    Kenga e Celo Mezanit eshte vertet e mrekullueshme, interpretuar nga zera te vecante dhe artistikisht shume bukur. Kurse historia e vrasjes se Celos, sic tregohet ne kete shkrim, me shtyn te shprehem rreth pabesise ne marrjen e jetes se tjetrit. Kjo menyre eshte tipike per vendin tone, zenia e pusise, fshehja pas nje guri ose nje shkurre dhe goditja me pushke kur tjetri nuk e pret. Pastaj vrasesi iken me vrap, fshihet dhe mohon vrasjen. Keto lloj vrasje jane krejt te pabesa dhe tregojne shume rreth moralit te popullit qe ka ngritur dhe ekzekuton kete lloj hakmarrje, nje hakmarrje e llojit te ulet. Ne vendet e zhvilluara hakmarrja behej ndryshe. Kur lind konflikti, njeri prej atyre ne konflikt e ftonte tjetrin ne duel dhe aty, hapur, mbaronin pune me njeri tjetrin. Ose me vret ose te vras dhe mbyllet sherri. Ndersa te ne jo. Shenje e marredhenieve primitive.

    Reply to this comment
    • Shemia September 24, 18:53

      Asus, qenkeni njeri i poshter dhe i paese dhe kete ua vesh gjithe Shqiptareve. Kega madheshtore ngre pikerisht besen e Shqiptarit kunder nje tinzari qe ka zene pusin. Besen e Shqiptarit e kane denigruar njerez si Izigri dhe ti. Po ashtu e deigroi kleri me parrullen: “Besa i jepet Shejtorriit e Klerikut” ; po ashtu e denigroi edhe Bolshevizmi Rus me parrullen “Besen Shqiptari ia ka dhene Partise”. Besa eshte krenari kombetare. I lumte Genc Millonashit.

      Reply to this comment
  2. Arben September 24, 17:26

    TUMANKUQE

    Reply to this comment
  3. Vedi September 24, 19:52

    Zoti Asus,
    Dueli s’ka asgje te perbashket me hileqaret dhe burrecet qe ketu paraqitet me tinzarin te quajtur Izger qe thyen kodin e Beses qe hakmarrja e shqiptarit behet ball-per-ball. Besa eshte krenari kombetare e mirenjohur qe nga Japoni ne Evrope e Amerike. Po ti mosje i manget?

    Reply to this comment
    • Mira September 28, 15:14

      O Vedi
      Ka bërë shkollën e komunistëve ai që i vrisnin njerzit pas shpinë e ku i di ligjet e burrerise?

      Reply to this comment
  4. Novruz Limaj September 24, 21:14

    Shkrimi jot i mrekullueshem, plot ndjenje e emocion, ka lumturuar jo vetem camet por cdo shqiptar. Kenge mahnitese per kedo, dhe shkrimi jot eshte kenge e vecante per Celo Mezanin. Te lumte Genci. Camet duhet te te marrin ne dasmat e tyre qe te degjosh e shkruash me shume.

    Reply to this comment
  5. Cajupi September 25, 17:49

    Vrasjet ne pusi kane ndodhur ne te gjitha kohet, qe nga lashtesia homerike (kujto vrasjen e Akilit nga Paridi) deri ne ditet tona e absolutisht ne cdo vend te botes.
    Komenti i Asus-it tregon se ai eshte antishqiptar (Janullaq?) ose, sic do do ta quanin ketu ne Gjermani, Asus eshte nje Selbsthasser (urryes i vetes) i mjere.
    Meriton vetem meshiren e popullit tone fisnik.

    Reply to this comment
  6. Adriatiku Toronto September 25, 20:10

    Respekt per autorin Genc Melonashi A.K.A Dio Gelev. Lexoni librin e tij “Nga Keshillat e Djallit” dhe do mbeteni te mrekulluar.

    Reply to this comment
  7. Dashamiresi D. September 26, 19:21

    Kenga popullore shqiptare, ne teresi folklori, eshte Kryekenga boterore.
    Faleminderit komentuesve per hymnizimin me te drejte te kenges Came ;krye tyre.
    Dashamiresi D.

    Reply to this comment
  8. kati i pare September 26, 19:53

    Shqiptaret dhe bashke me ta dhe camet jane I vetmi popull ne Europe qe nuk e kane njohur duelin. Jane vrare gjithmone mbrapa shpine sic po vazhdojne edhe sot edhe kesaj dite. Keshtu qe kenga e Celos nuk mund te bej perjashtim nga kultura dominante e ketij gjysem populli

    Reply to this comment
  9. MH September 29, 16:46

    Njeriu kudo asht njisoj!!!
    Edhe vrasjet balle per balle kane te njejten vlere si ato tinzaret mbas shpinde.Keshtuqe tinzaret i ka pelqyer apo ushqyer e te mireqene cdo popull.
    E kujtoni Cezarin qe pushtoi shtete me vetetimen:Erdha pash fitova.Ne momentin e vrasjes tradhetisht balle per balle i theret kusheririt te vet “Edhe ti Bruti”.
    Tashti Bruti dhe shoket e tije nuk kane te krahasuar me forcen zgjuarsin e trimerin e Cezarit.Po ja qe tinzisht msheftas tradhetisht njisoj si mbas shpindet,po ketu balle per balle kryejn vrasjen Cezarit pa e ftuar ne duel.
    Edhe presidentin amerikan Kenedin e vrane pabesisht.
    Shembuj ke sa te merziteni per vrasjet e pabesa nga cdo kohe e ne cdo shtet sa do i civilizuar te ekzistoj.
    E bana kete koment qe disa nga e shumta e komentagjinjeve te ulen me kembe ne toke e mos te injorojne popullin e vet si dicka jasht asaj njerezores me qytetrimin e popujve te tjere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*