Një femër me karrierë në sistemin financiar ndërkombëtar, në krye të BSH?

October 25, 2014 09:15

Një femër me karrierë në sistemin financiar ndërkombëtar, në krye të BSH?

Në krye të Bankës së Shqipërisë mund të jetë një femër shqiptare, që aktualisht punon në sistemin financiar ndërkombëtar. Ky fakt u bë publik nga kryeministri Edi Rama në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi. Pa bërë publik emrin, Rama tha se do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit për të analizuar se ku ndodhet procesi i zgjedhjes së Guvernatorit.

”Presim të bëjmë një kontakt tjetër me Presidentin që të shikojmë se ku është procesi lidhur me kandidaturën për Guvernator. Vetëm para pak ditësh komisioni përzgjedhës që kam caktuar për t’i këshilluar apo sugjeruar qeverisë kandidaturën e vet ka bërë përzgjedhjen e vet, dhe unë jam i lumtur nga përshkrimi që ka bërë komisioni, të një gruaje shqiptare që ka karrierë mbresëlënëse në sistemin financiar ndërkombëtar. Ne do ta propozojmë për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës nga ana e qeverisë” tha Rama.

Mbetet për t’u parë nëse kandidatura në fjalë do të gjejë konsensusin e nevojshëm për t’u zgjedhur më shumë sesa anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

October 25, 2014 09:15
Komento

14 Komente

  1. agron October 25, 10:26

    Rama nuk e thote emrin,po bujari qe aty i ka energjite,nuk e ka shperndare ,gjithandej emrin?

    Reply to this comment
  2. sabit October 25, 10:29

    Albina Karamitro…

    Reply to this comment
    • Bir Selmani i nenes... October 25, 11:44

      Mos behet fjale per Karamitron e PD-se ???????
      Po qe se eshte ajo, 1 milione here “Bravo Edi”.
      Me kete kandidature i dhe pergjigje gjithe dilemave qe kishim ne populli, nese kishte ndonje gje socialiste ne qendrimet e tua. Kete pergjigje e morem.
      Jo Edi ! Ty s’te lidh gje me te majten, ty s’i perket socialisteve.
      Ty je nje demagog klasik, por nga ata 999-shat ama, qe hiqesh i majte vetem per te marre vota dhe per te shtuar asetet materiale.
      Ke pak socialiste ty more Edvin per ti propozuar per Guvernator ?
      Po Sala apo Nishani emeruan ndonje socialist ne institucionet e drejtesise ?
      Jo qe nuk emeruan njeri por te kujtoj se c’beri Luli me specialistet e Bashkise (te cilat i morri zvarre) dhe fshiu nga faqja e e dheut pastrueset, rojet e lulishtaret.
      Harram vota e te majteve. Bastard !

      Reply to this comment
    • LORA October 25, 13:30

      Mos o zot,sabit,ajo eshte nje nga eksponentet me te thekur te pushtetit te pare te mortjemadhit brekedhjere,,,,pra nje nga pergjegjsit kryesore te nisjes se shkallmimimite te ekonomise kombetare.Kur e pa se ,edhe per shkak te kontributeve te saj krethemelese Shqiperine e zune flaket e piramidave,iku e ja mbathi.Ka qene perleshur me topallicen e Shkodres,,,,per pushtet femrash ne ate nahijen bandite,,,,shkurt e qarte,per mua,do te ishte nje fatkeqesi riciklimi i kesaj mostre.

      Reply to this comment
    • Bureto October 25, 13:58

      Personi i aluduar, qe vete s’e besoj se eshte nje kandidat, pervec te tjerave eshte dhe nusja e djalit te Rexhep Kollit, ish zv.ministri Brendshem i kohes se dikatures qe mbulonte dhe sigurimin. Po te jete, mbase i kenaq edhe ata qe duan te shohin aty nje socialiste. Paska qene e PD. Po pse mor te uruar ç’eshte PD? Mos eshte ndonje parti e djathte, qe ka 23 vjet qe e ka uzurpuar kauzen e djathte te shume shqiptareve me bindje te djathta dhe vepron si e majte ne dem te aspiratave te konservatorizmit, sipas principeve te Edmund Burke. Ka qene nje shprese e kote kjo dhe njerezit sillen per inerci rreth saj sigjoja parti e djathte. Nuk ka asnje element qe ta cilesoje si te tille. E ‘majta’ dhe e ‘djathta’, jane nje loje ndermjet PD dhe PS, per te alternuar pushtetin nomenklatura e regjimit te kaluar, sipas skemes ramiziste. Zihen per pushtet ata dhe jo se u dhimbsen shtresat qe thone se perfaqesojne.

      Reply to this comment
  3. Meteh October 25, 10:31

    Z.RAMA.Po ecni shume ngadal.Keni disa gjera ne proçes & populli pret.Ne BSH po veprohet:”Ha muço-pi muço,ku antaret e KM po paguhen ne shume poste drejtuese.Si ka mundesi qe çeshtja e FULLHANIT te shtyhet deri ne JENAR 2015?.Çpo behet me dosjet e derguara ne prekurori?Po problemi i avionit te DIVJAKES?,21 Janari?Gerdeci?Shitja e detit?Kacafytja e Prokuroreve,Gjumi “Pall Ariu” i Prekurorise?,etj,etj.

    Reply to this comment
  4. hdhx October 25, 12:29

    Karamitro militante e thekur. Ka qene ne nje zore me van boden.

    Reply to this comment
  5. iri October 25, 13:46

    Mos u nxitoni te presim emrin pastaj mund te komentojme une nuk besoj se Rama do beje kete budallallek….!

    Reply to this comment
  6. sabri October 25, 13:51

    Greta Minxhozi??????????????????,

    Reply to this comment
  7. spectrum October 25, 14:20

    personi qe do te vije ne krye te bankes do te jete shqiptare e botes anglo saksone

    Reply to this comment
  8. info analitike October 25, 14:42

    Kam pershtypjen se behet fjale per Rudina Seserin, te pakten keshtu flitet neper media.
    Le te qetesohen pak edhe komentuesit me siper sepse Rudina ka ngrene ne te dy krahet si djathtas ashtu edhe majtas, pavaresisht se e kishte zakon te ankohej. Nje gje eshte e sigurt se kushdo te propozohet nga Rama me siguri do te korre sukses sepse fjalori dhe menyra e te menduarit e Rames nuk njohin konceptin e autokritikes ose te pranimit te gabimeve. Me siguri edhe e zgjedhura e re do te ndjeke shembullin e dy drejtoreshave te suksesshme te Doganave dhe te Tatimeve.

    Reply to this comment
  9. mirel October 25, 16:01

    Dua te di ili eshte kontributi ne sistemin Financiar nderkombetar qe paska bere kjo zonja..
    Shume po fryhen, po spo thone gje

    Reply to this comment
  10. alfade October 26, 00:27

    Pse jo Clirim Cani ?! Nje financier qe e kemi njohur si njeri te ndershem e skrupuloz !!!!’

    Reply to this comment
  11. Azemi October 26, 09:00

    Po perse ore Edi vetem me grate do e drejtosh Shqiperine?populli thot se grate duhen vetem 5 minuta per te tjera pune nuk jane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim