Një foto e rrallë e Esat Pashës

November 9, 2018 20:43

Një foto e rrallë e Esat Pashës

Kjo foto e rrallë tregon Esat Pashë Toptanin ditën e mbërritjes së Princ Vidit në Shqipëri.

Vidi erdhi në një periudhë shumë të trazuar në Shqipëri.

Për të penguar që, për shkak të trazirave e pretendimeve të shumanshme të palëve ndërluftuese në Ballkan, të fillonte një luftë mbarevropiane– fuqitë e Antantës: Franca, Rusia, Anglia, si dhe ato të krahut tjetër kundërshtar me to, Austro-Hungaria, Italia dhe Gjermania vendosën të mblidheshin në Londër më 3 dhjetor 1912 në një konferencë ambasadorësh nën drejtimin e ministrit të Jashtëm anglez.

Kjo konferencë miratoi më 29 korrik 1913 pavarësinë e Shqipërisë, e cila sigurohej në këtë rast nga e drejta e popujve për vetëvendosje e shtetformim.

Vendimet e Londrës miratuan edhe pikën 1, ku thuhej se: “Shqipëria bëhet (… ) një Principatë e trashëgueshme nën garancinë e gjashtë fuqive të mëdha. Princi do të zgjidhet dhe do të ketë bekimin e gjashtë fuqive të mëdha”.

Për kontrollin e administratës civile dhe financave të shtetit u vendos një komision me mandat 10-vjeçar, me përfaqësues nga gjashtë fuqitë e mëdha dhe një shqiptar. Për sigurinë e brendshme do të kujdesej një xhandarmëri nën komandën e oficerëve holandezë, kreu i të cilëve shihet në këtë foto bashkë me Esatin.

Princi Wilhelm zu Wied fillimisht nuk ishte në listën e kandidatëve.

Austro-Hungaria dhe Italia, që kishin edhe influencën më të madhe në Shqipëri, ndikuan te Fuqitë e Mëdha dhe gjetën mirëkuptimin e tyre, duke vendosur më në fund që Princi (Mbreti) i ardhshëm i Shqipërisë, të ishte një përfaqësues nga një religjion që nuk njihej zyrtarisht në Shqipëri, pra protestant; dhe ky pra u propozua të ishte Princ Vilhelm i Vidit (në origjinal gjermanisht: Wilhelm von Wied).

Meqenëse nga të gjitha Fuqitë e Mëdha, Gjermania ishte më e painteresuara për Ballkanin, kandidati gjerman gjeti në këtë mënyrë pëlqimin e miratimin e të gjitha fuqive.

Princi Vilhelm kishte profesionin e oficerit e të ushtarakut. Kishte shërbyer fillimisht në “Garde du Corps” dhe pas një periudhe trevjeçare trajnimi e formimi në Shtabin e Përgjithshëm, edhe si komandant kalorësie në regjimentin e 3-të të “Garde-Ulanen-Regiment” në Potsdam.

Ai nuk kishte njohuri nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare e asaj të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk njihte gjithashtu, shumë nga lojërat diplomatike të kohës. Vendi dhe njerëzit në Shqipëri, atij i dukeshin mëse të huaja. Ai u vu nën ndikimin e fortë të këshillave të liderëve lokalë shqiptarë. Por besueshmëria e tyre ishte relative.

Midis tyre filluan grindjet e luftërat për pushtet e ndikim në periudhën nga 1 marsi deri në  4 gusht 1914, ndërkohë që vendi rrezikohej seriozisht. Ndihma e premtuar financiare u bllokua. Italia filloi të shfaqej ku mundej hapur kundër Princit. Gjermania gjatë gjithë kohës ruajti neutralitetin në mënyrë strikte.

Princi Vilhelm shkruante asokohe se Kaizeri Vilhelm II i paskësh thënë atij se: “Ti nuk mund të më tërheqësh mua në humnerë me atë Shqipërinë tënde”. Më në fund, në Shqipërinë e Mesme filluan kryengritjet e shqiptarëve muhamedanë, të cilët kërkonin një rikthim të Shqipërisë nën Turqi.

Kryengritja, për fat të keq, pati një farë suksesi. Princi Vilhelm Vid nuk mundi dot t’i bënte ballë dhe e la vendin më 3 shtator 1914, një muaj pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

n.s. / dita

November 9, 2018 20:43
Komento

15 Komente

  1. fteri March 3, 06:49

    A’ ky është oficeri Holandez, artileri i talentuar që goditi me top ,shtëpinë e Tradhtarit me damkë Esat Pasha .Predha e Topit i hoqi çatinë e shtëpisë ,dhe doli cullak me duart lart Esat Pasha ku shtëpinë e kishte te kodra e currileve në Durrës afër vilës Zogut ,por gabimi i rëndë ishte se Mbreti Vilhem vidi e fali Esatin duke e internuar në Itali ,gabim ,e la për tu kthyer përsëri dhe ja bëri gjëmën shqipërisë.

    Reply to this comment
  2. demo March 3, 10:30

    Esad pasha e renditi shqiperine ne krah te aleateve te medhej fitues te luftes se pare Boterore;,Frances,Anglise,Amerikes,Italise,Serbise,Greqis,kunder militarizmit gjerman dhe ruajalizmit Austriak.Esad pasha u ftua si kontribues i fitores se madhe ne Konferencen e Versajes,per te mbrojtur Principaten e Shqipnise se mesme nen sovranitetin e TIJ,pa Kosove dhe Cameri,pa Malsi dhe Toskeri.,.Trimi Avni Rustemi ja vu kuroren nme dy plumbaJa,me kete gjuhe flasin justifikuesit e terrorizmit partizan dhe tradhetarit serbo-grek, enver hoxha

    Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën March 3, 20:59

      Këtu e nxore plotësisht fytyrën tënde o Demo ! Unë i kam parë vazhdimisht me antipati komentet e tua , që përshkohen nga një frymë e theksuar nihilizmi , me doza të forta antikombëtare dhe një urrejtje te tërbuar për kundërshtarët e tu politikë , duke i fryrë kështu zjarrit të urrejtjes e përçarjes , arma më e preferuar e armiqve tanë ! Ti , edhe pse e kupton mirë këtë , mbyll sytë për të mos e parë dhe “argumenton” rë zezën për të bardhë dhe anasjelltas , për gjëra që janë shumë të provuara e
      dokumentuara , në pjesën derrmuese nga arkivat e shteteve të tjera !

      Reply to this comment
    • fery November 10, 18:49

      Shko Demo ne muzeun kombetare serb ne Beograd dhe shif se cfare shkruhet e thuhet per Esat Pashen dhe, po ta mose e kishte hequr qafe Avni Rustemi ne Paris sot , sot shteti serb do te kishte dalje Detn Adriatik dhe ne Dures …qarte
      Esat Pasha nuk kishte fare aleat . Ai vetem ishte nji vegel dhe sherbetor serb dhe punonte per Serbine ..!
      Adresen ta dhashe , mbetet ti te shkoshe ne Beograd dhe pasi te kthehesh , ulu ne kompjuterin tend dhe shkruaj cfare pe dhe cfare lexove ne ate muze …!

      Reply to this comment
      • Orteku i Fekenit November 11, 14:40

        Nuk ka nevoje te shkoje ne Beograd te hapi vetem PC dhe te lexoje ne internet nen kerkesen “Esat Toptani ” por jo vetem ne shqip dhe nga burime shqiptare se ktu me kohe kane “punuar ” mire pasardhesit e tij.
        Kjo eshte e keqja jone e madhe krejt shqiptare! Habitem se si Jarit i ka shpetuar ky “detaj” S’ka gale le t’ja ngrej Meta BUSTIN ktij pashai te leshit!

        Reply to this comment
  3. tomorraku March 3, 16:22

    Ke paska marre malli per princer e pashashallare? Nuk e paskan lene vetem Fevziun kete here!

    Reply to this comment
  4. Arber I March 3, 17:38

    Urime DITA, paskeni marre persiper t’i beni reklame Esat Pashes!?

    Reply to this comment
  5. Eri November 9, 23:32

    Ore po cilesoheni,tradhetarit Esad..apo çi qi temen….

    Reply to this comment
  6. A November 10, 12:12

    ESAD PASHA eshte tradhetar me damke. Tradhetoj edhe SHKODREN dhe “çelesin” simbolik te saj ja dorezoj princit trashigimtar te Malit te Zi = Crna Gora = Montenegro, DANILO.
    Pastaj me kete çeles ne dore shetiste neper rruget e kryeqytetit te Malit te Zi, CETINJE, Krajl = Mbretruci NIKOLLA.
    Bemat e ketij derdimenti ESAD PASH TOPTANI jane vetem tradhetia.
    Patriot te medhenj nga fisi i TOPTANEVE jane DY PERSONA, ABDI TOPTANI dhe MURAD TOPTANI qe spara permendet shume sepse jane patriot dhe e kane dashur Shqiperine.
    Hallin e kane tek ESAD TRADHETARI, te cilin nuk po e “realibitojne” dot turkoshaket qe jetojne ne vendin tone.
    Fisi i Toptaneve eshte i ndare ne dy pjese, nje pjese qe i bejne fresk tradhetarit ESAD dhe pjesa tjeter qe lavderojne dhe mbeshtesin MURADIN dhe ABDIUN.

    Reply to this comment
  7. MH November 10, 14:32

    Mesa shifet rradhen per riabilitim e ka Esat Pasha Toptani.
    Me keto aventura riabilitimit edhe peshorja po quruditet.Nuk asht ne gjendje te peshojne as mire as keq.Po vetem me urdhera e per dreq.

    Reply to this comment
  8. demo November 11, 00:07

    Kjo e tille me kuptoi shpejt,por ti Feri lexoje pe se dyti.

    Reply to this comment
  9. Lili November 11, 06:56

    Esad pasha dje eshte si esat pashat sot : nje shqiptar qe per me u duke dikkushi e me pasur nje pare atleta,me falni dje ishte nje pare shpalleta ma shume e ma te bukura se shqiptari tjeter,eshte gati me ba marreveshje qofte per detin qofte per korrigjim kufish .
    I kemi me bollek esat pashat ne shqiptaret…hiç mos u merziteni.sicili ma zi se tjetri .
    E mos me thoni se Enveri jo,se ai kosoven e la ne duarte e shkaut per karrigen e vete,e lere me shkodren si ky tjetri..

    Reply to this comment
  10. KOZi November 11, 13:33

    Tani fillojme me nje foto e hajde ku dalim ! Atehere po kujtojme qe Presidenti Ilir Meta gjindet ne Paris sebashku me rreth 70 udheheqes te vendeve tjera – perse ?- per te perkujtuar 100 vjetorin e mbarimit te luftes se pare boterore ( 11 nentor 1918 ) . Ke perfaqeson sot Presidenti yne atje – si eshte referenca historike ne Shqiperi ?
    Ne Luften e Pare Boterore e quajtur Lufta e Madhe ne Shqiperi hyne ushtrite e Antantes (France,Angli,Rusi,Usa , Serbi, Greqi etj)ku Italianet ne zonen e Vlores,Francezet ne zonen e Korces.
    Ndersa ushtrite e Bllokut Qendror ku jane Austro-Hungaria,Gjermania, Turqia,Bullgaria etj keto hyne ne Shqiperi gjer ne vijen Elbasan -Lushnje si dhe ne krejte Kosoven dhe fronti i luftes ishte ne Selanik..
    Politikanet shqiptare kishin edhe ato nje qendrim. Luigj Gurakuqi, Fejzi Alizoti, Avni Dabulla, Dom Nikolle Kacorri, Gjergj Fishta, Ahmet Zogu, Hasan Prishtina, Hoxha Kadri, Lef Nosi, Aqif Pasha e tjere ishin ne krah te Austro -Gjermanve .
    Esat Pashe Toptani me rreth 600 luftetare ishte ne krah te Anglo Francezve dhe luftoj krah tyre ne frontin e Selanikut.
    Atehere te jemi te sakte historikisht dhe te themi qe Fitues i Luftes se Pare ne krah te Aleateve te medhej eshte Esat Pashe Toptani me perkrahesit e tij.
    Sot ato qe fituan luften prezantohen nga drejtuesit e shteteve ku Ilir Meta perfaqeson fitimtarin ne Shqiperi ,Esat Pasha,,,,,,tung

    Reply to this comment
  11. demo November 11, 16:13

    Ky dinte si shitej malli,si shitej Atdheu,si shitej Janina,si zaptoheshin pronat.si shperndaheshin ndihmat gjermane,austriake,italiane.
    Para marreveshjes Zogu-Pashic,para marreveshjes Enver-Miladin,Para marreveshjes Berisha-Bulatovic,para marreveshjes Rama-Cipras,Byshati-Koqjac eshte marreveshja Esad pasha-Kral Nikolla. Esad Pasha-Car Alexander per shpetimin e ushtrise serbe nepermjet Durresit.
    Ky e renditi Shqiperine me Fitimtaret,.
    Nga ky kane mesuar te gjithe.

    Reply to this comment
  12. demo November 11, 17:52

    Oficeret Hollandeze nuk po merrnin vesh se ku shkonin ngarkesat me Arme moderne,pushke gjysmeautomatike,mitroloze gjermane te destinuara per ushtaret vullnetare,qe mbronin Jugun nga Andartet greke.
    Sali Butka,Themistoklo Germenji,Mihal Grameno,Qazim Koculi.Kamo Sejdini ankoheshin se asnje dergese nga qeveria e Widit nuk kishte mberritur tek ata.I vidhte ky bir kurve,qe ne fakt ishte jo vetem minister i brendshem,minister lufte,por ishte mbreti i vertete.Kur ushtaraket Hollandeze. derguan agjente te ruanin se ku perfundonin qerret me Arme moderne te derguara nga Qeverite Evropiane,pane se Qerret shkarkoheshin ne Shijak tek Rrebelet e Haxhi Qamilit..
    Si qerret e Ushtrise qe perfundonin ne barrakat e Sypeshkaqenit,si ndihmat italiane qe perfundonin ne magazinat e Nanos,si tanket e Majkos qe perfunduan ne Greqi,si karvanet e Saliut qe perfunduan ne Mal te Zi etj etj.Prandaj them une,qe te gjithe keta kane mesuar nga Esat Pasha.Po atij ju gjet dermani nga nje Avni Rustem,ketyre nuk po i gjendet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*