Një foto e rrallë e Esat Pashës

March 3, 2018 02:43

Një foto e rrallë e Esat Pashës

Kjo foto e rrallë tregon Esat Pashë Toptanin ditën e mbërritjes së Princ Vidit në Shqipëri.

Vidi erdhi në një periudhë shumë të trazuar në Shqipëri.

Për të penguar që, për shkak të trazirave e pretendimeve të shumanshme të palëve ndërluftuese në Ballkan, të fillonte një luftë mbarevropiane– fuqitë e Antantës: Franca, Rusia, Anglia, si dhe ato të krahut tjetër kundërshtar me to, Austro-Hungaria, Italia dhe Gjermania vendosën të mblidheshin në Londër më 3 dhjetor 1912 në një konferencë ambasadorësh nën drejtimin e ministrit të Jashtëm anglez.

Kjo konferencë miratoi më 29 korrik 1913 pavarësinë e Shqipërisë, e cila sigurohej në këtë rast nga e drejta e popujve për vetëvendosje e shtetformim.

Vendimet e Londrës miratuan edhe pikën 1, ku thuhej se: “Shqipëria bëhet (… ) një Principatë e trashëgueshme nën garancinë e gjashtë fuqive të mëdha. Princi do të zgjidhet dhe do të ketë bekimin e gjashtë fuqive të mëdha”.

Për kontrollin e administratës civile dhe financave të shtetit u vendos një komision me mandat 10-vjeçar, me përfaqësues nga gjashtë fuqitë e mëdha dhe një shqiptar. Për sigurinë e brendshme do të kujdesej një xhandarmëri nën komandën e oficerëve holandezë, kreu i të cilëve shihet në këtë foto bashkë me Esatin.

Princi Wilhelm zu Wied fillimisht nuk ishte në listën e kandidatëve.

Austro-Hungaria dhe Italia, që kishin edhe influencën më të madhe në Shqipëri, ndikuan te Fuqitë e Mëdha dhe gjetën mirëkuptimin e tyre, duke vendosur më në fund që Princi (Mbreti) i ardhshëm i Shqipërisë, të ishte një përfaqësues nga një religjion që nuk njihej zyrtarisht në Shqipëri, pra protestant; dhe ky pra u propozua të ishte Princ Vilhelm i Vidit (në origjinal gjermanisht: Wilhelm von Wied).

Meqenëse nga të gjitha Fuqitë e Mëdha, Gjermania ishte më e painteresuara për Ballkanin, kandidati gjerman gjeti në këtë mënyrë pëlqimin e miratimin e të gjitha fuqive.

Princi Vilhelm kishte profesionin e oficerit e të ushtarakut. Kishte shërbyer fillimisht në “Garde du Corps” dhe pas një periudhe trevjeçare trajnimi e formimi në Shtabin e Përgjithshëm, edhe si komandant kalorësie në regjimentin e 3-të të “Garde-Ulanen-Regiment” në Potsdam.

Ai nuk kishte njohuri nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare e asaj të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk njihte gjithashtu, shumë nga lojërat diplomatike të kohës. Vendi dhe njerëzit në Shqipëri, atij i dukeshin mëse të huaja. Ai u vu nën ndikimin e fortë të këshillave të liderëve lokalë shqiptarë. Por besueshmëria e tyre ishte relative.

Midis tyre filluan grindjet e luftërat për pushtet e ndikim në periudhën nga 1 marsi deri në  4 gusht 1914, ndërkohë që vendi rrezikohej seriozisht. Ndihma e premtuar financiare u bllokua. Italia filloi të shfaqej ku mundej hapur kundër Princit. Gjermania gjatë gjithë kohës ruajti neutralitetin në mënyrë strikte.

Princi Vilhelm shkruante asokohe se Kaizeri Vilhelm II i paskësh thënë atij se: “Ti nuk mund të më tërheqësh mua në humnerë me atë Shqipërinë tënde”. Më në fund, në Shqipërinë e Mesme filluan kryengritjet e shqiptarëve muhamedanë, të cilët kërkonin një rikthim të Shqipërisë nën Turqi.

Kryengritja, për fat të keq, pati një farë suksesi. Princi Vilhelm Vid nuk mundi dot t’i bënte ballë dhe e la vendin më 3 shtator 1914, një muaj pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

n.s. / dita

March 3, 2018 02:43
Komento

5 Komente

  1. fteri March 3, 06:49

    A’ ky është oficeri Holandez, artileri i talentuar që goditi me top ,shtëpinë e Tradhtarit me damkë Esat Pasha .Predha e Topit i hoqi çatinë e shtëpisë ,dhe doli cullak me duart lart Esat Pasha ku shtëpinë e kishte te kodra e currileve në Durrës afër vilës Zogut ,por gabimi i rëndë ishte se Mbreti Vilhem vidi e fali Esatin duke e internuar në Itali ,gabim ,e la për tu kthyer përsëri dhe ja bëri gjëmën shqipërisë.

    Reply to this comment
  2. demo March 3, 10:30

    Esad pasha e renditi shqiperine ne krah te aleateve te medhej fitues te luftes se pare Boterore;,Frances,Anglise,Amerikes,Italise,Serbise,Greqis,kunder militarizmit gjerman dhe ruajalizmit Austriak.Esad pasha u ftua si kontribues i fitores se madhe ne Konferencen e Versajes,per te mbrojtur Principaten e Shqipnise se mesme nen sovranitetin e TIJ,pa Kosove dhe Cameri,pa Malsi dhe Toskeri.,.Trimi Avni Rustemi ja vu kuroren nme dy plumbaJa,me kete gjuhe flasin justifikuesit e terrorizmit partizan dhe tradhetarit serbo-grek, enver hoxha

    Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën March 3, 20:59

      Këtu e nxore plotësisht fytyrën tënde o Demo ! Unë i kam parë vazhdimisht me antipati komentet e tua , që përshkohen nga një frymë e theksuar nihilizmi , me doza të forta antikombëtare dhe një urrejtje te tërbuar për kundërshtarët e tu politikë , duke i fryrë kështu zjarrit të urrejtjes e përçarjes , arma më e preferuar e armiqve tanë ! Ti , edhe pse e kupton mirë këtë , mbyll sytë për të mos e parë dhe “argumenton” rë zezën për të bardhë dhe anasjelltas , për gjëra që janë shumë të provuara e
      dokumentuara , në pjesën derrmuese nga arkivat e shteteve të tjera !

      Reply to this comment
  3. tomorraku March 3, 16:22

    Ke paska marre malli per princer e pashashallare? Nuk e paskan lene vetem Fevziun kete here!

    Reply to this comment
  4. Arber I March 3, 17:38

    Urime DITA, paskeni marre persiper t’i beni reklame Esat Pashes!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*