Një foto e rrallë: Konica me Sekretarin amerikan të Shtetit, Frank Kellogg

August 31, 2017 11:48

Një foto e rrallë: Konica me Sekretarin amerikan të Shtetit, Frank Kellogg

 

Nga Ilir Ikonomi

Faik Konica, i cili sapo kishte filluar detyrën e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington, u prit në Departamentin e Shtetit nga sekretari Kellogg dhe, pas takimit, i dërgoi këtë telegram ministrisë së Jashtme në Tiranë:

“Sot u poqa zyrtarisht me sekretarin e shtetit, domethënë Ministrin e P. Jashtme hon. F. B. Kellogg i cili më bëri një pritje kordiale. Qëndruam bashkë dhe për një fotografi. Presidenti Coolidge ndodhet larg me vakancë dhe kthehet në Washington pas pesë javësh…”

Kellogg, i cili kishte një prestigj të shkëlqyer në jetën politike amerikane, do të merrte tre vjet më vonë çmimin Nobel të Paqes.

U gëzova kur e gjeta fotografinë e rrallë që përmend Konica, sepse ajo shënon pritjen e parë që i bëhej një ambasadori shqiptar nga titullari i Departamentit të Shtetit. Pas disa javësh Konica u prit në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Calvin Coolidge, për të paraqitur letrat kredenciale.

Faik Konica (majtas) me Sekretarin amerikan të Shtetit Frank Kellogg, 17 korrik 1926.

Kështu filloi historia e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë në SHBA.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, Roma mori nën kontroll punët e jashtme shqiptare.

SHBA u detyruan ta mbyllin legatën në Tiranë dhe të urdhëronin tërheqjen e përfaqësuesit të tyre diplomatik, Hugh Grant.

Megjithatë, Departamenti amerikan i Shtetit vazhdoi ta njohë Konicën si përfaqësues të Shqipërisë në Uashington.

Kjo zgjati deri më 24 qershor 1939.

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri rifilluan më 15 mars 1991.

Them rifilluan, sepse ato nuk ishin ndërprerë ndonjëherë me ndonjë dokument zyrtar.

August 31, 2017 11:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*