Miqësia e panjohur e nobelistit italian me udhëheqësin partizan të Mallakastrës. Një foto e rrallë nga arkiva e Moikomit në DITA

Moikom Zeqo July 25, 2020 08:00

Miqësia e panjohur e nobelistit italian me udhëheqësin partizan të Mallakastrës. Një foto e rrallë nga arkiva e Moikomit në DITA

Salvatore Quasimodo ka lindur në 20 gusht 1901 në Modica në Sicili. Ai institucionalizoi një shkollë poetike me rrezatim të gjerë në Itali dhe në Europë. Në 1959 ju dha Çmimi Nobel për letërsi

Por vitet 1930-1940 konsiderohen si etapa hermetike e poezisë së tij. Mbas 1940-ës erdhi ajo që biografët e tij e quajnë etapa e poezisë së angazhuar. U quajt kështu për shkak të antifashizmit të tij të spikatur dhe të paepur.

Fama e tij u bë ndërkaq e përbotshme. Të papërsëritshme janë përkthimet e tij nga poetët antikë grekë dhe romakë.

I ndjeri Moikom Zeqo, në arkivën e tij në redaksinë e DITA ka një fakt shumë interesant për Quasimodon që lidhet me Shqipërinë. Për cfarë bëhet fjalë? Më poshtë shënimet e Moikomit për këtë rast:

 


5Kur miku im nga Fieri, Zenel Duraj, gjatë një bisede të rastësishme më tha se kishte disa dokumenta që lidheshin me Dino Kalenjën, Hero i Popullit, vrarë në mars 1944 në përpjekje me nazistët, mes të cilave ishte dhe një kartolinë që vetë Salvatore Quasimodo ja kish dërguar Dinos u shtanga dhe u dlirësova si nga një vizion i papritur por gjithësesi i pabesueshëm.

Një lloj kumti si nga Mbretëria e së Panjohurës! I pashë dokumentat. Dhe po i bëj publike për të gjithë për herë të parë.

Kartolina me foton e Salvatore Quasimodo-s me Dino Kalenjën i paraqet ata si dy miq shumë të afërt, të ngushtë, të njohur prej kohësh, me respekt ndaj njeri tjetrit në një park, pranë një skulpture.

Nga pas kartolina ka të stampuar adresën e studios, firmës foografike “DE ZARDO-BUCC.FRESCURA-OTTIKA-FOTO- TREVISO”. Ajo më e rëndësishmja ështa autografi me shkrim dore i vetë poetit të madh italian “Salvatore Quasimodo- Dino Bektashit, 29-9-1940-XIX”.

Është Quasimodo që ja ka dërguar Dinos i cili mbante si mbiemër edhe Bektashi, (atë të babait). Kjo do të thotë se midis Quasimodo-s dhe Dinos ka patur komunikim dhe letërkëmbim postar edhe më parë- nuk ka sesi të jetë ndryshe dhe e rastësishme.

Ata janë njohur bashkë në Itali, ku Dino ka studiuar në akademi ushtarake- janë takuar në qytetin Treviso pranë Venedikut – ku është realizuar mrekullia e fiksimit të Էastit në fotografinë e paharrueshme, gati si një farë monumenti memorial për të dy, por sidomos për Dinon, shqiptarin.

Dino është shqiptari i vetëm në botë që ka fotografi me nobelistin Quasimodo – kjo tingëllon si “Radecky marsh” i Shtrausit në finale.

Po çfarë e ka lidhur Dinon me Quasimodon? Ka vetëm një përgjigje mbushamëndase: Poezia. Dino ishte një poet shumë i talentuar,- kjo duket qartë kur lexon një përmbledhje të tij – shumë të mangët- por gjithësesi përndritëse të poezive të pabotuara.

Dino ka një stil të kultivuar, një estetikë figurative të veçantë. Ka mjeshtëri të hollë. Poezitë e tij janë lirike, afrohen me ato të Lasgushit,- ja disa vargje “vyshken zemrat, ndryshken lulëkuqet”, “Çahet krahërori si shegë e kuqe”, “Malli thonjtë ngul mbi dallgë”, “Sot të pres tek guva e Hënës/se të nesërmes s’i dihet”, “Pikë e lotit lot me zjarre”, “vështrimet ndër sy ciflosen”, “Si dy zogj në pafajësi ulur rrimë në korije/në xhepin e shpirtit tënd bluhen afshe dashurie”, “Eh, në sytë e lagur/ e mësuam notin”.

Dino Kalenja si udhëheqës i lartë ushtarak i batalionit partizan të Mallakastrës “Ismail Klosi” bashkë me Mustafa Matohitin – edhe ky Hero i Popullit- u vranë në një ditë – është i njohur për heroizmin epic – e pra delikatesa lirike e vargjeve kërkon të tregojë dicka më përtej, më shumë, më universalisht.

Mbishkrimi i SalvatoresAi u kthye në Shqipëri mbas pushtimit nga Italia fashiste, u lidh që herët me lëvizjen komuniste dhe qe figurë kryesore e saj në rezistencën e armatosur. Nga koha e studimeve ushtarake në Itali kanë mbetur disa fotografi të Dinos me uniformë – ta pabotuara kurrë më parë.

Po mbi të gjitha është edhe fotografia e vajzës italiane Loletta, që ai e deshi pakufishëm, që i kushtoi edhe disa nga poezitë më të frymëzuara. Një fotografi e dytë i tregon edhe bashkë. Njëra ka edhe mbishkrimin në italisht “A Dinucio Roma” dhe “Come pegno d ‘amore- LOLETTA”. E dashura e thërriste duke e italianizuar emrin e Dinos në Dinucio.

Dino u vra në Shqipëri. Ku vdiq Loletta? Kush mund ta rindërtojë sekretin e kësaj dashurie vallë?

Fotografitë janë metafora të rënda, sfinksore dhe memece. Heshtja është e pazhbërshme më – në jetë të jetëve. Për Dinon janë bërë monumete dhe skulptura bronxi. Por vargjet janë më

të forta dhe kumbuese se sa bronxi. Ai kishte mik një italian antifashist, partizan në batalionin partisan – quhej Borgomazh. Kur u vra Dinoja i kushtoi një poezi:

Të mori plumbi në Qafë të Kiçokut

Tani tek koka, atje majë malit

Nuk ke asnjë emër, por veç një pejsazh

Dhe pllakën e Hënës- ku është gdhëndur

“Borgomazh”!

Metafora e mësipërme flet për një prirje moderne poetike të Dinos.

Dhe ja një tjetër poezi e mrekullueshme: “Pushka”:

Harruam një çast të dashurojmë-

Lulet vyshken ende pa çelur.

Pushka na u bë dorë

Për t’i përkëdhelur!

Një tjetër pyetje torturonjëse më mundon. A ka shkruar poezi në italisht Dinoja? Ka mundësi, përderisa kishte miqësi me kryepoetin Quasimodo. A ka botuar ndonjë nga këto poezi në revistat e kohës… Nuk e dimë. Ndoshta nuk do ta dimë kurrë. Por nuk harrojmë dot çastin e fiksuar (pa kufij në kohë dhe në hapësirë) të Dinos martir me poetin antifashist italian Salvatore Quasimodo.

Poezia e plotpushtetshme, ndritëse, mbijetuese është midis tyre si ajri, vdekja dhe amëshimi i pakapërcyeshëm dot. Amen!

 

——

Botuar në Dita. Të gjitha të drejtat, e rezervuara. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe citimin korrekt e të dukshëm të burimit.

Moikom Zeqo July 25, 2020 08:00
Komento

21 Komente

  1. lato February 3, 11:55

    I lumte Dinos,se na nderoi!

    Reply to this comment
  2. Erlind August 9, 19:49

    Ja pra qe partizanet nuk kane qene rreckamane e te pashkolluar sic perpiqen sot te na mesojne spurdhjaket e kolaboracionizmit qe u palluan me zaptusin si kurvat e sotme te Instagramit me ate qe i paguan

    Reply to this comment
  3. Pellazget do rikthehen August 10, 19:48

    Ne nder dhe respekt te Dino Kalenjes dhe gjithe heronjve dhe luftetareve antifashiste, dua të kujtoj se së bashku me Mustafa Matohitin dhe Dino Kalenjen eshte vrare dhe djali trim minoritare nga Hoxha(Livadhja) e Sarandes Lefter Talo. Nipi i tije ka jetuar ne Mallakaster per nje kohe te gjate inxhinier kimiste. Te paharruar qofshin bijte e lirise.

    Reply to this comment
    • Mallakastrioti July 26, 20:49

      @@Nipi i Lefter Talos eshte Vasil Talo (E KAME NJOHUR PERSONALISHTE DHE FAMILJARISHTE)..Njeri i Nderuar dhe Respektuar ne Ballesh,nga Gjithe Mallakastriotet…ANJEHRE NUK U SHFAQE Si “Grekofile”….
      1-Mustafa Matohiti ka Vdekur i Plagosur Rende ne Duart e Hetem Goxhaj nga Fshati Lapulece, ate kohe 16-te Vjecare, i Plagosur Rende, qe megjithe Ndihmen qe i dha nuk Shpetoj dote..
      2-Dino Kalenja Eshte nje nga Djemte qe na bene te Krenohemi ne Mallakastriotet me Niperit e tije jemi Shoke….Njerez te Respektuar..pse i shkrova keto??
      @@gJERMANI me 2002-shin ne Shtepine e nje “Greku nga Cameria”..Kame njohur nje Bashkeluftetare te Lefter Talos nga Igumenica e “Greqise”…RESPEKTE..ishte njeri me Njohje te shumta ne Shqiperi..dhe e Donte Shqiperine…
      @@I PA HARRUAR KUJTIMI I TRIMAVE dhe Njerezeve te Ndershem te Perkushtuar per C´eshtjen Shqipetare..lol

      Reply to this comment
  4. albi August 11, 20:17

    Ne nuk e njohim historine.
    Dhe harrojme shpejt.
    Jemi popull femije.

    Reply to this comment
  5. Llazar August 13, 03:57

    Nje prurje e mrekullueshme. Dino Kalenjen e shohim tani jo vetem si nje intelektual shquar atdhetar,perparimtar por edhe si nje krijues,poet i nivelit europian,modern. Bravo!

    Reply to this comment
  6. intelektuali July 25, 10:14

    PO TA DINTE KUAZIMODO KUSH ISHTE ENVER BYTHARI
    DO TE SHKULTE FLOKET SIKUR TA KISH KAFSHUAR DJALLI
    PO TE DINTE KUAZIMODO KUSH ISHTE NEXHMIJE FASHISTJA
    DO MALLKONTE SHQYPNINE DHE MOIKOMIN NGA ITALISHTJA

    Reply to this comment
    • hajdari July 25, 15:59

      Fole ti or kerme pederasti, qe ska ngelur i burgosur pa te sgaflluar prapanicen … spiun i serbit, na e jep pak adresen tende qe te ta mbyllim ate halene tende te qelbur nje here e mire1

      Reply to this comment
      • intelektuali July 25, 22:34

        E kam dhene disa here adresen ne gazeten DITA, eja te intelektuali qe te bindesh qe do t’i presi bolet dhe t’i fusi ne goje qe t’i hash me gjithe pensin e fanatikut

        O HAJDAR BOLJA

        qe:

        Di te replikosh vetem me “kar dhe pidh” pa perdorur asnje argument intelektual, eja ketu te intelektuali qe ta shikosh kur te mbetesh pa bole dhe pa penis,

        O HAJDAR BOLJA

        njashtu:

        Sic masakroi Mehmet Kasap Poliagjenti katunaret e Lushnjes, pa argumenta si puna jote, vetem sepse nuk deshen te benin pjese ne ceten e cubave te tij prej Mallakastre.

        Reply to this comment
    • TIRONA July 25, 18:00

      pseudo katundar intelektuali,mbetesh gjithnje gamor.
      C’KE QE KRYHESH ME TE MADHIN MOIKOM?

      Reply to this comment
  7. Dauti July 25, 12:01

    Intelektual vizitohu, diarreja eshte shenje e Covid19!
    Po c’them dhe une, ku bie rrufeja ne hale.
    Ti vetem ke perkthyer “kryevepra” te inteligjencave te huaja, qe i duheshin Mehmetit dhe Kadriut, si spiun i bindur i tyre.
    Si shperblim ata te linin te “ferkoje” bythet here pas here.
    Po hesht, o mortje, se na cave koken!

    Reply to this comment
  8. timo July 25, 12:42

    Po të mos kishte si ky “intelektuali” nuk do të kishte Salvadore dhe Dino. Ja pra që e ka dhe ky një “meritë “.

    Reply to this comment
    • Kulla July 25, 16:04

      te thuash merite, eshte pak e ekzagjeruar, une po te jap nje shembull me real, “jeton bleta ne maje te malit, po jeton edhe miza ne bythen e kalit”, Ja, ai bolja i vetequajtur Intelektual, ne jete ka pasur rolin e mizes, ndersa Dino ate te bletes!

      Reply to this comment
    • Niko Shpiragu July 25, 16:33

      Timo: Ke thene esencen e historise njerezore. E tepert cdo fjale tjeter. Bravo

      Reply to this comment
  9. Shefqet Cela July 25, 16:51

    BREZI I ASAJ KOHE KISHTE IDEALE.
    IDEALI THEMELOR ISHTE LIRIJA, BARAZIJA MIDIS NJERËZVE, ATDHEDASHURIJA E SIDOMOOS
    INTERNACIONALIZMI PROLETAR TË MISHËRUARA TEK IDETË KOMUNISTE DHE ANTIFASHISTE.
    Sot na kanë ngritur kokë birbot ballistë që duan t’a përçudnojnë atë EPOPE PARTIZANE.
    Më kot a kanë. Ato ideale janë të lavdishme dhe të pa vdekshme. Janë mpakur, por do të ringjallen si më parë, me tërë shkëlqimin e tyre.
    LAVDI HERONJVE DËSHMORË!

    Reply to this comment
  10. miku July 25, 19:12

    Jeni ye sigirt qe keteDinon! Ka mundesi ta kete hequr qafe Mehmeti me Bilon, se kishin frike se do i linte ne hije!Puetini Fatosin se ai duhet ta dije! Cfare donin gjermanet ne Mallakaster, do blinin dhite per te ngrene? Gjermanet nuk e hani mishin e dhise,se i zi
    nte barku.
    Pyeteni Fatosin mos din ndonje gje ky toc komunisti.Sa per partizanet kane qene me morra te kuq vete e ka pranuar vete Dulla komandati juaj i leshit.

    Reply to this comment
  11. mirel July 25, 19:47

    Shkrimi shume interesant, por Moikomi, me gjithe kulturen e tij te madhem ka nje te mete qe e ka trasheguar nder gazetaret e Dites, qe vetem adhurojne pa patur syrin kritik dhe llogjik. Moikomi shpik fjale i nisur nga “ngarkesa poetike” e shpirtit te tij.
    -Fame e perbotshme
    -pergjigje mbushamendese
    -permbledhje perndritese
    -Heshtja e pazhbershme
    -poezi e plotpushtetshme
    Ky stil te duket njelloj si stili i Ramutit. Duket si nje perpjekje e castit per te maskuar varferine e mendjes. Deshira per tu dukur i vecante, intelektu(h)al dhe i madherishem te con padashur ne prodhimin e kotesive pa asnje vlere, dhe per me keq akoma, ne gjenerimin e fjaleve te shtrembta, te parregullta, dhe te shemtuara per nivelin e nje shkrimtari, publicisti, apo eruditi.
    Sa per krahasim, lexoni poezite e Dinos.
    Shikoni sa thjeshte i lidh vargjet, me fjale te thjeshta, por plot ngjyra dhe ndjenje. Aty buron poezia, aty lind arti dhe e bukura.
    Perpjekjet per “gjetje” te tilla, si keto togefjalesh te pakuptimte, deshmojme per deshtim te autorit per te qene ne nivelin e artistit Dino.
    Me vjen keq, por ndoshta kjo nuk eshte njesia matese e Moikomit, vepra e te cilit eshte e madhe, por ama gabimet e trasheguara nuk ka pse kthehen ne norme gjuhesore te detyrueshme per gazetaret, qe perserisin si majmune cdo lloj modeli qe hidhet nga “te medhenjte”. Me duket sikur lexoj persiatjet e Ramutit, qe e kujton veten si madheshtor te paperseritshem.
    Kthehuni te gjuha e sakte dhe thjeshte.
    Si thote Dino:
    Harruam një çast të dashurojmë-
    Lulet vyshken ende pa çelur.
    Pushka na u bë dorë
    Për t’i përkëdhelur!

    Reply to this comment
  12. intelektuali July 26, 07:24

    TIRONA me brekushe te gjona:

    Ja ta thote intelektuali pse kruhet me Moikom Fanatikun nga Libohova:

    sepse:

    Moikomi nuk u kujtua asnjehere t’i kerkonte falje bamireses se tij Madam Ollges nga Libohova qe i siguroi burse per shkolle dhe qe vdiq ne kotec pulash e masakruar nga Enveri, te cilit po keshtu i kishte siguruar nje burse mbretnore ne France dhe jo vetem qe nuk i kerkoi falje danezes se Myfid Beut, por Moikomi i kendoi Enverit gjithe jeten:

    ME SHEQER, O ME SHEQER
    TE NA ROJE SHOKU ENVER!

    nderkohe:

    Qe familjen dhe femijet me gjithe sojin e tij komunist te Partise se Punes nuk i dergoi tek Putini i Rusise si vendi i origjines te Komunizmit Antifashist Boteror, por e dergoi tek Imperializmi Amerikan ne SHBA qe strehoi pas Luftes te gjithe fashistet gjermane duke filluar nga shkencetari Wernher von Braun, ja cfare shkruan Wikipedia:

    “…Wernher von Braun (23 mars 1912 – 16 qershor 1977) ishte një inxhinier gjerman qe ishte figura kryesore në zhvillimin e teknologjisë së raketave FAU në Gjermaninë naziste dhe një pionier i teknologjisë së raketave dhe hapësirës në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa në vitet 20-30 të shek. te kaluar, von Braun punoi në programin e zhvillimit të raketave të Gjermanisë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe megjithëse kishte qene një anëtar i SS, pas luftës ai u transferua fshehurazi në Shtetet e Bashkuara, së bashku me rreth 1.600 shkencëtarë, inxhinierë dhe teknikë të tjerë gjermanë, si pjesë e Operacionit Paperclip. Ai punoi për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në një program secret raketash balistike me rreze të mesme veprimi, ai zhvilloi raketa që lëshuan satelitin e parë hapësinor të Shteteve të Bashkuara Explorer 1. Në vitin 1960, grupi i tij u inkuadrua në NASA, ku ai shërbeu si drejtor i Qendrës së sapo formuar “Marshall Flight Space” dhe u be si arkitekti kryesor i super raktes kozmike të projektuar nga ai, Saturn V , i cili shtyu anijen Apollo në Hënë. Më 1967, von Braun u përfshi në Akademinë Kombëtare të Inxhinierisë , dhe në 1975, ai mori Medaljen Kombëtare të Shkencave ne SHBA…”

    prandaj o TIRONA me brekushe te gjona:

    CFARE ANTIFASHIZMI ENVERIST ESHTE KY I MOIKOMIT?

    Reply to this comment
  13. intelektuali, ai i verteti July 26, 07:33

    Per mikun qe nuk eshte mik po gjiton llafazan intrigant shpirtzi nga ata Si ai biznesmeni pronar TV me Identitet ?????

    Blibil Klosi kish studjuar ne France dhe eshte kthyer ne 1942 me Diplome Juristi ne xhep.

    Degjove ti vemje morri i zi bashke me intele propordhmerigon.

    Ja qe keta bij te dashur te nenes Shqiperi ishin te ngritur, te shkolluar me diploma nga shtete Perendimore por Idealiste patriote, bij te denje te tokes qe i lindi.

    Hajt te zente Covidit me gjithe te dashurit!
    Pi kafe me intele ke Taiwani dhe merre dhe te me veht!

    Bota do te jete me e mire dhe e paster per brezat qe vine.

    Reply to this comment
  14. intelektuali, ai i verteti July 26, 07:33

    Per mikun qe nuk eshte mik po gjiton llafazan intrigant shpirtzi nga ata Si ai biznesmeni pronar TV me Identitet ?????

    Blibil Klosi kish studjuar ne France dhe eshte kthyer ne 1942 me Diplome Juristi ne xhep.

    Degjove ti vemje morri i zi bashke me intele propordhmerigon.

    Ja qe keta bij te dashur te nenes Shqiperi ishin te ngritur, te shkolluar me diploma nga shtete Perendimore por Idealiste patriote, bij te denje te tokes qe i lindi.

    Hajt te zente Covidit me gjithe te dashurit!
    Pi kafe me intele ke Taiwani dhe merre dhe te me veht!

    Bota do te jete me e mire dhe e paster per brezat qe vine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim