Një foto, një ish-kolaboracionist dhe pak histori mbi vllehët në Shqipëri e Greqi

Arben Llalla January 15, 2016 18:54

Një foto, një ish-kolaboracionist dhe pak histori mbi vllehët në Shqipëri e Greqi

Në këtë foto është Kryepeshkop Anastasi me mikun e tij të vjetër Nikolao Joani Merco me origjinë nga Nimfea – Neveska e Follorinës. Nikolao Merco është djali i kolaboracionistit të viteve 1941-1944, Joani Merco i cili ka spiunuar me qindra hebrenj dhe grek gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas lufte Joani Merco u dënua me 11 vite burg, por nuk u përzu nga Greqia dhe nuk ju sekuestrua pasuria ashtu siç veproi Greqia me akuzat fallco të pa vërtetuara për bashkëpunim të popullsisë shqiptare në Çamëri me gjermanët të cilët u masakruan me genocid, ju sekuestrua pasuria dhe u përzunë pa të drejtë nga Greqia pa rikthim.

Joani Nikolao Merco, ishte nënshkrues i Manifestit për shpalljen e Autonomisë të Principatës së Vllehëve të Pindit për shkëputje nga Greqia. Merco ishte njëri nga drejtuesit kryesorë të Legjioneve Ushtarake të Vllehëve për pavarësinë nga Greqia më 1941. Pas bashkëpunimit me fashistët italianët në Larisë, ai në vitin 1942, u transferua në Selanik me familjen dhe filloj të bashkëpunonte me gjermanët.

Djali i tij, Nikolao Joani Mercos i lindur më 1936, në Nimfeo-Neveska të Follorinës, është avokat dhe shkrimtar. Në vitin 1990-1993, Nikolao Merco, ishte këshilltar i kryeministrit Konstandin Miçotaqit për temat kombëtare të Greqisë. Ka bashkëpunuar ngushtë me ish-kryetarin dhe ish-kryeministrin e Greqisë, Konstandin Karamanlisin.

Nikolao Mercos është figurë e nderuar e shtetit grek. Po çfarë e lidh me kryepeshkopin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasin?

Në shkrimet e mëparshme kam thënë se Anastas Janullatosi babain, Gerasimo, e ka me origjinë arvanitase nga ishulli Qefalonia të cilët kishin zbritur më tej në Lefkadha. Ndërsa nëna e tij, Roksani Malltezi ishte nga Preveza e Çamërisë. Por që të jesh nga Çamëria nuk do të thotë se je shqiptar sepse në Çamëri dikur kanë banuar shqiptarët, vllehët, hebrenjtë, romët, turqit, etj. Kryepeshkop Anastasi nga mëma është vlleh.

Shqiptarët dhe vllehët kanë jetuar ndër shekuj në miqësi, vëllamëri duke bërë dhe krushqi me njeri tjetrin, por ka patur raste edhe kur janë përplasur keq. Vllehët dhe shqiptarët nuk mund të ndahen nga njeri-tjetri, ata kanë luftuar dikur bashkë për një shtet të tyre. Ishin vllehët e Pindit ata që vranë në tetor, 1911, Mitropolitin grek të Grevenas, Emiliano Lazaridhin sepse ai propagandonte asimilimin e tyre.

Duke e ditur origjinën vllehe nga mëma, kryepeshkop Anastasi krijoi lidhje të ngushta me lobin e tyre në Greqi edhe më tej në Shqipëri. Nuk është rastësi takimi i Janullatosit me akademikun Ylli Popa i cili me rrënjë është vlleh, në qershor 1991 për ti dhënë lajmin se ai ishte caktuar kryepeshkop afatshkurtër i Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Në qershor 1991, ish-kryetari i Akademisë së Shqipërisë, Ylli Popa i bënë një vizitë në shtëpi Anastas Janullatosit në Athinë. Kjo vizitë ngre shumë pikëpyetje sepse askush nuk e fton dikë në shtëpi pa patur njohje të thella, sidomos duke patur parasysh se Popa ishte komunist ateist.

Dhe një lobim të fuqishëm për të ardhur në Shqipëri si kryepeshkop Anastas Janullatos ka bërë drejtuesi i lobit të vllehëve ballkanas, Nikolao Merco, që në vitet 1990-1993 siç e thamë më lartë ishte këshilltar për temat kombëtare i kryeministrit grek Miçotaqi.

Ashtu siç nuk është rastësi lidhja e ngushtë e Anastas Janullatosit me Vangjel Dule që ka rrënjë vllehe nga Gumenica. Me origjinë vllehe është edhe kryetari i sotëm i OMONIA-s Leonidha Papa. Duhet thënë se një pjesë e vllehëve kanë dhënë kontribut të çmuar në themelin e shtetit shqiptar, grek, sllavë, etj. Vllehët u kanë shërbyer kombeve të tjera duke harruar vetveten sepse nuk kanë patur të fuqishëm ndërgjegjien e tyre kombëtare. Minoriteti grek në Shqipëri është një përzierje shqiptaro-vllehe, duke mos përjashtuar edhe ortodoksit e ardhur nga Azia e Vogël gjatë sundimit osman dhe luftës qytetare greke 1946-1949.

Në përfundim për replikat e Miron Çakos dua t’i them se do të ishte mirë dhe e ndershme që hirësia z.Anastas të përgjigjej personalisht dhe jo zëdhënësi. Kjo tregon se nuk ka kapacitete për të kundërshtuar faktet historike që kam botuar në lidhje me rolin e klerikëve të lartë të Kishës Autoqefale të Greqisë dhe biografinë e pa autorizuar të Kryepeshkop Anastas Gerasimo Janullatosit.

Ju z.Miron Çako jeni shqiptar, dhe kuptohet që nuk largoheni nga tradita: ne shqiptarët fenë e kemi për qejf ta ndërrojmë sipas interesit me përfitime ekonomike. Kur nuk jeni historian përse futni hundët në tunelin e saj? Thoni se jeni teolog? Atëherë bëni mirë të predikoni paqen dhe dashurinë tek besimtarët dhe jo përçarjen e urrejtjen.

 

**********

Vërej: Nuk do t’ja fal as unë e as Zoti, kryepeshkop Anastasit mos mbajtjen e një meshe në gjuhën shqipe për genocidin grek të kryer mbi popullsinë shqiptare në Çamëri më 1944-1945.

 

Arben Llalla January 15, 2016 18:54
Komento

24 Komente

  1. ilia January 15, 19:14

    “Shpif, shpif, se dicka do te mbetet”, kjo eshte motoja e llalles dhe gjithe sa e ndjekin dhe i “besojne” atij. Nga artikulli nuk del asnje fakt kunder Kryepeshkopit Anastas. llalla nuk flet thjesht si historian, por fakte te ndryshme i thurr njeri me tjetrin per te gjetur ndonje “fakt”, kunder Fortlumturise se Tij, por pa sukses. Urrejtjes po i fryni juve z. llalla, me keto artikuj e te tjere para tij, ku synoni percarjen fetare dhe etnike, tani merreni edhe me vllehet. Dhe njera nga gjerat me ta paimagjinueshme eshte se e beni Ylli Popen vlleh!!!! Ky eshte kulmi i shpifjes, pasi se pari vllehet jane te gjithe ortodokse, kurse familja “Popa” eshte mysliman nga Elbasani qe s`ka kurrfare lidhje me vllehet. Ketu jeni teresisht i diskredituar, juve dhe artikulli jua. Nese e keni per propagande, kjo eshte ceshtje tjeter.

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati January 15, 21:52

      Popa nik jane myslyman more .

      Ata kuptohet nga mbiemri qe jane Ortodokse
      Por kjo nuk ka shume rendesi , rendesi ka fakti qe ai Popa ka qene per vizite ne shtepine e Janullatosit

      Dhe nqs ky fakt nuk esht i vertete le te dale Popa dhe ta hedhi poshte ket fakt qe jep ky Llalla

      Reply to this comment
    • Papa Ndreu January 16, 05:03

      Shqiptaret jane pasardhes edhe te ilireve edhe te epiroteve edhe te maqedonasve edhe te malsianeve, ashtu siç jane edhe sot. Fakti se tere njerezit mbiemrat i kane -viç, -os, -oski, -ov dhe emrat vetem fetare tregon se ato nuk jane kombe por turma, grupime shoqerore, te hipnotizuara.

      Reply to this comment
    • jetnor January 16, 05:07

      Janulla do te shenjteroj per vemendjen qe keni ne mbrojtje te menderes se tij. Janulla dhe pjella pasardhese e tije ku beni pjese dhe ju ka nje mision qe do jete zhgenjyes dhe zhgenjimi me i madhe do jete per ju TELLALLET. Nuk do jete e larget dita qe do ju detyroj te ktheheni ne ORTHODHJALLO-XHIHADISTE pa e ekzagjeruar dhe ju do beheni KAMIKAZE-JANULLIANE. Corba e JANULLES qe po ju ushqen nuk eshte gje tjeter vec helm. Nuk jeni aq budallenj sa nuk e kuptoni, por duket qe me helm zgjodhet te jetoni.

      Reply to this comment
    • Po,Po January 16, 07:33

      Faktet jane per ate qe ka sy e mend,nuk jane per fanatike te verber,qe i sherbejne vetem kuletes,si puna e ketij idjotit “Ilia”,qe duket se paguhet kesh per cdo koment baltosje te tij. Njerez si Ilia,e perdhosin e ndotin akoma me shume personin e kryepeshkopit . Por duhet te kesh tru,per ta kuptuar .

      Reply to this comment
  2. Juglindori nga Korça January 15, 19:29

    Zoti Llalla , problem shqiptar , ballkanik , evropian e boteror , nuk eshte Janullatosi , por ekstremizmi islamik , krimet ne emer te Allahut , degjenerimi total i fese islame dhe renia e saj ne kriminalitet , prerje kokash , ekzekutime masive , madje krime e shfarosje midis njeri tjetrit sunite kunder shiiteve e anasjelltas . Dhe kjo ndodh kudo ku ka myslymane , perfshire edhe zoterine tende , qe je shndruar ne nje kritik qesharak e folklorik , kunder kristianizmit ne pergjithesi e ortodokseve ne veçanti . Ku kerkon te arrish e te ndalesh vrapin qe ke nisur ? Turp te kesh ! “Intelektual” i neveritshem , fondamentalist islamik , njeri i urryer ! Kujt i sherben ti , Alkaides apo ISIS ?

    Reply to this comment
    • Po,Po January 16, 07:34

      Faktet jane per ate qe ka sy e mend,nuk jane per fanatike te verber,qe i sherbejne vetem kuletes,si puna e ketij idjotit “Ilia”,qe duket se paguhet kesh per cdo koment baltosje te tij. Njerez si Ilia,e perdhosin e ndotin akoma me shume personin e kryepeshkopit . Por duhet te kesh tru,per ta kuptuar .

      Reply to this comment
    • Pro paqes January 17, 14:29

      Sa per ISIS dhe alkaeden, ata nuk perfaqesojne islamin, por disa njerez injorante kane marre armet dhe vrasin njerez ne emer te fese, ose sherbime te ndryshme apo shtete te ndryshmr qe ju intereson qe emri i fese myslimane te njolloset. Keshtu qe ti zoteri nuk ke pse e lidh fare fene islame me ISIS apo al kaeda. Feja Islame eshte fe e paqes, jo e dhunes. Lexoje historine dhe shiko kush ka bere masakra nga me te tmerrshmrt gjate historise …ne Europe, Palestine, Spanje ne vecantj etj…nuk mund te identifikosh nje fe me nje individ ose me nje organizate…

      Reply to this comment
  3. Alfred January 15, 19:30

    Bravo z. Llalla. Je jo vetem ze i pakundershtueshem, por dhe patriot me vlera shume te medha. Je i lutur nga ne lexuesit qe ne rast se ke informacion, kemi nevoje qe te na shtjellosh me tej se si koincidoi qe Ylli Popa dhe Spiro Qirko i shkuan ne shtepi Janullatosit ne Athine ne vitin 1991. Ju falemnderit per sa beni per Shqiperine.

    Reply to this comment
  4. E po kjo pune! January 15, 19:49

    ai mavria edhe ka pozuar qe ta kapi mire kamera. Sa per babain, ai paska qene patriot sepse ka qene antigrek dhe me rregull treshi eshte ne anen tone. Duhet ngritur zeri Rame, behet edhe BE edhe apeli per te vertetat historike sepse nuk themi te bejme lufte… eshte momenti, mos e lini te kaloje tashme qe Ballkani zjen nga problemet nacionale. Heshtja eshte per skuthat dhe vetem legalizon padrejtesite historike ne rajon,

    Reply to this comment
  5. aleksia January 15, 20:01

    Ku ishe asgjekundi c,fare the asgje o trap ,vllehet kane bere vepra kudo ku kane shkelur llogjet ti kane lene ty se bashku me dicka tjeter …

    Reply to this comment
    • agim January 16, 09:33

      Pergjigje Injorantes dhe dashakeqes Aleksia

      Dakord vllahet kane dhene per kombet e tjera, si psh Naun Veqilharxhi qe ishte vllah dhe rilindasi i yne i madh. Ai qe ne vitin 1822 ka hartuar alfabetin e gjuhes sone dhe e ka botuar ne vitin 1844. Kete ne shqiptaret e dime dhe per kete e vleresojme ate
      Por ne nuk mund te duam dhe vleresojme nje nejri qe vetem prift nuk eshte si psh Janulatosi. Te gjithe njerzit jane “dele” te perendise, apo jo çobanke?. Pse ai eshte vetem “bari” i deleve greke, aq me tepet qe
      na paska edhe “gjak” shqiptari.

      Reply to this comment
  6. Bilbil Sulovari January 15, 20:11

    Ju pershendes z.Llalla per faktet historike por greket nuk heqin dore apo mendim nga racizmi.Me perjashtim te disa artisteve grek si shkrimtare apo muzikant etj,politika dhe feja jane te pandare ne nxitjen e racizmit.Gabimi fatal eshte i arvanitasve te cilet i la ne udheheqje te pagdhendurit e kohes.

    Reply to this comment
  7. Leke Cubi January 15, 21:03

    Shkruan pa mbarim si mulliri pa uje o I veteemertuari”historian” A.Llalla.Edhe ne kete shkrim,si tek gjithe shkrimet e tjera te tuat boton edhe fotografi pa asnje kuptim.Keto jane gjera qe ne Shqiperi ,sic thoshte edhe Noli, i padituri di gjithcka e i pazoti ben gjithcka.E dime qe ke urrejtje per greket,qe kur hyre ilegalisht ne Greqi me familjen,nuk ju burgosen,por ju strehuan,ju ushqyen,ju shkolluan.Me menyren se si shkruan je tipi per te cilin Konica thote:”Ne Shqiperi leu nje zanat i cuditshem,me i poshter se ai i hyzmeqareve te pendes:zanati i larove te pendes”(v.3,fq269).

    Reply to this comment
  8. demo January 15, 22:07

    Kisha greke beri Sali Berishen me grek se greket,jo mos beje greke vllahet.Kete aftesi e kane,ketu jane ustallare.Po cka dashur Ylli Popa,dr.Spiro Qirko,gjithe keta mjeke te bllokut ne shtepine e Anastas Janullatos ne Athine,para se ai te vinte ne Shqiperi?Duket se politika e shtetit shqiptar drejtohej nga pavioni kardiologjise para se Sali berisha te behej sulltan.Prandaj nuk ja nxirrte kartelat Ylli Popa malokut te zellshem te bllokut,sali berisha!!! Ky Ylli Popa nuk eshte vllah,por eshte kaurr ortthodoks nga lagja kala e Elbasanit.Te lumte Arben Llalla cirrjau maskat! Me mire ta dijne shqiptaret lobin grek te Ramiz Alise,;shokun Sofokli Lazri,Ylli Popa,Spiro Qirko,Sali Berisha,qe sollen Janullatosin ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  9. diti January 15, 22:10

    Tek lexon kete historian qe i eshte fiksuar se eshte i tille del si nje paranojak me keto artikuj. Jam i sigurte se keto i ka mbetje nga sistemi komunist qe i bente biografine secilit duke akuzuar ate qe nuk i pelqente sistemit edhe pse ishte njeriu me i ndershmi. Madje ky po ia kalon edhe sistemit qe i kane sherbyer si fis sepse ai sistem nuk perfshiu shume femije te atyre qe iu kishte eleminuar prinderit e tyre. Ndoshta nuk ka faj sepse vjen nga ai fis qe i ka sherbyer me zell atij sistemi dhe qytetare te ndryshem jane vrare dhe interrnuar prej tyre. Pas shembjes se sistemit shume prej tyre u transformuan ne sherbim te ekstremizmit fetar. Duket se ketij i sherben edhe ky tipi qe rezulton miku i tyre me disa prej te cileve kane shkuar per xhihad. Jo me kot jeton ne Maqedoni ku ekziston nje vehabizem qe perben problem per Ballkanin dhe jo vetem. I tille eshte ky zoteri. Shume ende nuk e njohin, por do ta mesojne…..

    Reply to this comment
  10. Gentian January 15, 23:58

    Pirdh o Dhalla, pirdh..
    Une kam nje komshi ketu ne lagje, pak i rroitur si ty, Nik quhet.
    Ai thote une e kam origjinen nga familja e Myslym Pezes..sepse ai ngjan me mua..
    Neve ne femijeri na ka pas ardhur ne shtepi Maria Grazia Cuccinotta, madje na shpjegoj dhe origjinen e emrit te saj: Maria – si nena e Zotit, Grazia – per ta falenderuar qe vinte te shtepia jone ne Shqiperi, dhe Cuccinotta – se rrinte te kuzhina jone..
    Ja, keshtu si ti..

    Zoteri, nuk je bere akoma as ti, as te tjere ketu te shajne kishen tone.

    Reply to this comment
  11. petraq January 16, 04:15

    ky shkrim i ketije mediokri te quajtur llalla eshte teresisht nje cpifje e ulet e pa imagjinueshme.shoqata e vlleheve te shqiperise duhet ta padisi me njehere kete horr vagabond qe kerkon te percaje shqiptaret duke ofenduatr vllehet.kombi i vlleheve te shqiperise eshte shqiperia ata jane me origjine ilirjane ashtu sikunder jane dhe shqiptaret.ne qofte se e pranoni dhe qe eshte e vertete se ilirija shtrihej deri ne danube.ne se ka vlleh ne greqi eshte sikunder njesoj qe ka dhe shqiptar.prandaj te tille rrugacer qe shkruajne kot ose se jane te paguar duhet te pergjigjen para gjyqit.ai qe ka bere hymnin e kombit shqiptar quhej aleksander drenova dhe eshte vlleh.nuk deshiroj te zgjatem po vllehet kane ruajtur atdheun tone shqiperine njesoj si shqiptaret.nje pjese e madhe e rilindasve kane qene vlleh e themistokli germenji ka luftuar bashke me cerciz topullin kunder turqeve.ne qofte se ka nje vlleh qe mund te jete perfshire ne nje afere kjo nuk mund te pergjithesohet ashtu sikunder mund te behet per cdo etnitet.ne qofte se anastasi e ka nenen me te vertete vllehe atehere i takon te jete kryepiskop i shqiperise dhe ai nuk do ta tradhetoi asnjehere shqiperine.ai anastasi ne nje moshe kaq te madhe ka mesuar shqipen e ka bere psallme shqip e ka dhene nje kontribut shume te math per demokracine ne shqiperi.

    Reply to this comment
  12. naim January 16, 09:27

    Zoti Llalla ju jeni i pazevendesueshem ne historiografine shqiptare. Ju bashke me Zotin K.Frasheri jeni vlere komberare.Ju mbroni shqiptarizmen nga ato qe duan ta asgjesojne.Ketyre filo grekeve qe jane ISSI ose Orthodhox,mbrojtja e qenjes kombetare u duket sulm ndaj tyre.

    Reply to this comment
  13. Ilia2 January 16, 10:11

    Une nuk arrij ta kuptoj se si nje njeri si artikull shkruesi vazhdon e vazhdon e vazhdon pa u lodhur ti bjere fyellit ne nje vrime. Besoj se te tere e kane kuptuar se kur lexojne nje artikull te tij dihet se cfare do te thote per Greqine dhe Janullatosin.
    Nuk e di se cfare ka kryeredaktori qe ne vend te shkrimit, te lere nje vend te bardhe dhe te thote – ketu eshte nje shkrim i z. Llalla – dhe te gjithe mund te pertyrojne gjerat me te keqia per keto dy subjekte. Me tere fantazine e tyre, qe mund tja kalojne edhe Kastriotit te “Sot”..
    Mjaft se na lodhet …

    Reply to this comment
  14. Alban Hamzai January 16, 10:55

    I vetquajturi “historian”i shpifjes,mashtrimit A.Llalla,duke patur parasysh thenien “Ujku mjergull do” ben nje lemsh me emra ,data,fotografi dhe kuptohet qe tek pjesa injorante e shoqerise shqiptare do te beje efekt.A.Llalla eshte shprehja konkrete e thenies se F.Konices :”Ne Shqiperi leu nje zanat I cuditshem,me I poshter se ai I hyzmeqareve te pendes:zanati I larove te pendes”.

    Reply to this comment
  15. ardenica January 16, 11:10

    Pershendetjet per zotin Llalla. Te tjerat jane pergjigjet e bythshiturve grekomane qe kullosin ne grazhdin e Janulles. Nuk kane faj, duan te ushqehen…

    Reply to this comment
  16. Agroni USA January 16, 12:36

    Me shume deme na sjell tradhetia sesa sulmet direkte te armiqve.Spiunet e te shiturit e kane rrenuar nga themelet Shqiperine.Duket sikur spiunlleku eshte puna me fitimprurese per shume shqiptare.Dhe ata perzgjidhen sepse sado te mundohen te jene gjoja korrekte,e nxjerrin koken ,dikush meservilizem si Berisha,dikush me “mencuri” si popa etj.Prandaj demokracia ne Shqiperi lindi e vdekur,se keta tipa e mbyten ate me urdher te atyre qe i paguanin.Kjo tashme nuk do me prova te tjera.Dhe po keta na bejne reformen ne drejtesi.A i beson kush kesaj pallavre?!Le te marrin edhe Anastasin ne komision se mbase me erudicionin qe ka i jep zgjidhje enigmave,Mjere Shqiperia qe as vete e as Zoti nuk e ruan nga Tradhetaret!

    Reply to this comment
  17. vllahu January 16, 17:04

    Llalla Arben eshte nje historian i veteshpallur,njesoj si imamet e veteshpallur,jo me kote kane financime te dyshimta nga Turqia dhe vehabistet arabe,paguhet per te krijuar percarjen fetare midis shqiptare,kohet e fundit pseudo historiani ose me mire ti them krijuesi perrallave eshte pjese ePDDIU se e cila gjithashtu njihet per bemat e saja per kuveri polotike se sa per ceshtjen came per gte cilen kujtohet kur ka zgjedhje e derdh lote krokodili,Llalla ose me mire Dhalla e thartuar nga trute i quan vllehet jo shqiptare!!!!!kur dihet historikisht qe vllehet jane baballaret e rilndjes shqiptare me avokatin Naum Veqilharxhi i cili shkrojti dhe abetaren shqiptare,Dhalla e thartuar paguhet qe te shpike dhe te percaje dhe cuditerisht ky mbeshtetet nga disa shqiptare qe mjafton te shash grekun e te perqafojne.Kur Dhalla kerkon te thote se feja nderrohet per para do e kete me patjeter per te paret e tij qe u kthyen ne myslimane,por po ta shikojme nga pamja ai ngjan si perzierje arabo mongole,kur thote se orthodhokset shqiptare paskan ardhur nga Azia e Vogel harron faktin se ajo toke ka qene e krishtere perpara se te pushtohej nga paraardhesi e Dhalles se thartuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*