Një gabim i përsëritur

May 18, 2018 09:02

Një gabim i përsëritur

Partia Demokratike duket se nuk ka arritur ndonjë gjë të madhe me audiopërgjimin e vet ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt.

Përveç se ministri i Brendshëm qëndron në detyrë, PD-ja rrezikon që të vihet përpara kërkesës për të zbardhur autorësinë e përgjimit. Po kështu duhet provuar autenticiteti, që është çështje më vete.

Nga ky këndvështrim, opozita ka ndërmarrë një veprim jo shumë të menduar, duke mos dëshmuar seriozitet.

Ajo nuk i ka bërë të qartë opinionit as edhe axhendën e vet në këtë rast; synimet, qëllimet e veta duke lënë sërish dyshimet se pas lojës me përgjime, komunikimi me qeverinë vazhdon rregullisht.

Shembulli me sulmin operativ ndaj Fatmir Xhafës na provon sërish se ky nuk është roli i një opozite. Dhe se përmes lëvizjeve të tilla mund të fitohet ndonjë njollosje imazhi të qeverisë, por jo diçka më shumë.

Opozita e tanishme e provoi disa herë në mandatin e shkuar këtë lloj politike.

Në fillim ajo e lëshoi veten në çështjen Doshi-Meta, pa arritur ndonjë gjë. Duke akuzuar Ilir Metën si porositës vrasjesh, Partia Demokratike në finale bëri punën e Edi Ramës që I duhej goditja e partnerit të vet. Mandej, opozita u mor gjerë e gjatë me pajisjen përgjuese që implikonte ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, sërish pa rezultat. As hetim parlamentar serioz nuk u kërkua dhe u konkludua, për të vazhduar me një marrëdhënie të paqartë deri në fund të mandatit të parë të socialistëve. Demokratët nuk arritën as të sjellin ndonjë përfitim publik nga debati për çështjen  e CEZ që u personalizua si kauzë e Sali Berishës.

Përfshirja në lodra të tilla nervash me një qeveri që ka vetëm gjashtë muaj që ka dalë nga zgjedhjet e konfirmuar, është një qasje taktike dhe e ngushtë ndërkohë që retorika e opozitës zgjerohet drejt ambicieve të tilla si revolucion, revoltë etj..

Nuk mjafton të ngresh gishtin e akuzës ndërkohë që vetë je kompromentuar me lloj – lloj pazaresh. Është një mësim që duhet mbajtur mend mirë: në opozitë duhet të afirmohesh si OPOZITË që të të mund të ndikosh te perceptimi i njerëzve dhe besimi i tyre. Në të kundërt nuk është fare çudi që edhe nëse qeveria bie, në zgjedhjet e reja të kemi një rezultat dramatik për PD-në dhe partneren e saj, LSI.

Për arsyen e thjeshtë se tani e dinë të gjithë se interesi publik i qytetarëve të zakonshëm, për pronën, punën e shëndetin, nuk është realisht në axhendën e askujt.

n.s. / dita – marrë me shkurtime, nga Respublica

May 18, 2018 09:02
Komento

1 Koment

  1. stefan cole vlore May 18, 22:37

    Ore kaq koqe kandari jeni sa c’do te keqe e shihni tek opozita? Ore servila nuk ju shqeteson fakti se kjo qeveri nuk ka bere asgje ne 5 vjet pervec se pasurimit nepermjet korrupsionit dhe droges? A jetoni ne kete planet ju? A e kuptoni se po ja zgjasni agonine ketij vendi? Si ka mundesi asnje kritike kundra qeverise? Te pakten formalisht edhe ne kohen e Enverit kritikohej qeveria kur punet nuk ecnin mire. Tani punet po shkojne vaj sipas jush? Arritja me e madhe e Rames eshte asgjesimi i opozites. Tani ju lumturohuni sa te doni,por realiteti eshte tjeter. Ky vend eshte i mbaruar. Ky kryeminister eshte nje sharlatan,nje demagog i klasit te pare.Nje i kapur nga krimi. Vazhdoni peijini bythen se jeni mjeshtra ne kete sport

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*