Një Gazmend pa mend

May 23, 2019 02:10

Një Gazmend pa mend

Nga Viktor Malaj

Në analizat apo mendimet e dhëna herë pas here nga individë të medias apo qytetarë të thjeshtë shprehet shqetësimi rreth ndotjes së jetës tonë politike e shoqërore nga “klasa e vjetër politike” dhe, njëkohësisht, shfaqet dëshira që në skenën politike të dalin sa më shumë njerëz të rinj  me “botëkuptim modern perëndimor”. Në gjithë këtë shqetësim dhe dëshirë ka dy të vërteta: e para, shumica dërmuese e politikanëve të të gjitha ngjyrave që kanë sunduar skenën politike shqiptare tash tridhjetë vjet kanë rezultuar njerëz pa ideale, me vlera të pakta intelektuale dhe fare të pakta morale.

Së dyti, jo vetëm në Shqipëri, koha ka provuar se ardhja e të rinjve në politikë nuk do të thotë vetvetiu përmirësim cilësor, intelektual dhe moral i establishmentit politik. Në mënyrë të veçantë, morali nuk ka lidhje me moshën. Sipas shumicës së sociologëve më të dëgjuar të botës është pranuar se tiparet kryesore të karakterit të njeriut formohen në moshën e adoleshencës dhe periudhat e mëpasshme të jetës shërbejnë kryesisht për formimin kulturor të njeriut, ndërsa thelbi i tij mbetet ai i hershmi, pavarësisht formave në të cilat shfaqet. Madje, Frojdi pohonte se këto tipare kryesore të karakterit dhe personalitetit njerëzor formohen qysh në moshën pesë vjeçe.

Përvoja e prurjeve të reja në partitë politike shqiptare ka dëshmuar se rishtarët, në vend që të ndikojnë mbi “brezin e vjetër” politik, janë shkrirë me të, i janë nënshtruar atij, kanë imituar atë, janë bërë ushtarë politikë dhe ithtarë moralë të më të vjetërve. Shikoni partinë në pushtet, Partinë Socialiste. Thuajse askush nga “të rinjtë” nuk shfaq individualitet të spikatur, asnjë prej tyre nuk kundërshton praktikat e gabuara qeverisëse, sidomos rendjen pas koncesioneve dhe PPP-ve, favorizimet e pakicës së pasur nëpërmjet lojës me taksat apo mungesën e vëmendjes së duhur ndaj shtresave më të varfëra. Fatkeqësisht mungon ose është fare i papërfillshëm mendimi i ri, mendimi ndryshe. Mendimi kundërshtues i argumentuar është i dëshiruar se ndihmon si forcat politike qeverisëse, ashtu edhe të sotmen dhe të ardhmen e popullit.

Në kampin tjetër politik, në vitin 2005, kur ishte krejtësisht e diskredituar, Partia Demokratike shpalli “të famshmin” KOP si një grupim njerëzish “të rinj” që mëtonte t’i ndërronte pamjen dhe sjelljen kësaj partie. Çfarë ndodhi në të vërtetë? Shumica dërmuese e tyre shpalli besnikërinë ndaj “Babës” dhe filloi të shpërfaqë të njëjtin moral dhe sjellje. Shembulli më domethënës i kotësisë së KOP-it është Lulzim Basha i cili, jo vetëm nuk solli gjë të re, asgjë ndryshe dhe asgjë përparimtare tek partia ku e futën, por u shndërrua në një vegël zbukuruese, për nga pamja dhe besnike e berishizmit, për nga morali. Ai i përvetësoi ato sjellje politike të cilat e kishin çuar PD-në në dështime të turpshme dhe katastrofike për vendin; jo thjesht në dështimin e  politikave të ndjekura, por në bjerrjen e të gjithë mendësisë, sjelljes dhe praktikës së saj qeverisëse.

Pikërisht për shkak të kësaj besnikërie të verbër që, me sa duket, vinte nga përputhja morale me “dorën e vjetër”, ai ishte individi që përfitoi më shumë poste gjatë tetë viteve të qeverisjes, ishte individi që bëri më shumë gabime, faje e krime që u bënë zemërdhënëse për të për t’iu përafruar liderit shpirtëror. Për këto arsye u caktua si pasardhës i kryetarit të vjetër për të siguruar vazhdimësinë e atij morali dhe asaj sjelljeje politike. Në këtë përfundim të çon fakti që menjëherë pas uljes në “poltronin” partiak deklaroi me mburrje dhe pa brerje ndërgjegjeje: “Ne i përkasim shkollës politike të Sali Berishës”.

Një individ që është shfaqur këto vitet e fundit në strukturat e larta të PD-së, konkretisht  Sekretar i Përgjithshëm i saj, është zoti Gazmend Bardhi me një moshë relativisht të re por, jo vetëm për të keqen e tij, bartës dhe shprehës i të njëjtit moral politik që i ka sjellë shumë dëme Shqipërisë. Zoti Bardhi duhet të jetë i vetmi anëtar qeverie në botë që ankohet se qeveria ku bënte pjesë vetë i ka vjedhur votat duke i blerë “me paratë e krimit”. Ai ishte njëri nga gjashtë ministrat e qeverisë së përbashkët (pozitë-opozitë) tranzitore të vitit 2017, qeveri që u ndërtua pas marrëveshjes Rama-Basha, e shpallur në atë kohë nga vetë opozita si “garantuese e zgjedhjeve”. Ndërsa marrëveshja që bëri Gazmendin ministër u cilësua nga “lideri shpirtëror” si një “marrëveshje jashtëzakonisht e shkëlqyer”,  arritje e Lulëzim Bashës.

Megjithëse i ri në moshë dhe i “dekretuar” nga ndonjë analist patetik si “një jurist i shkëlqyer”, Bardhi ka dëshmuar se është thjesht një toger i bindur në Shtabin e Dhunës Politike që propagandon dhe manifeston partia e tij dhe koalicioni qesharak, laraman, dhelpërak dhe antidemokratik që ka braktisur jetën normale parlamentare dhe ka dalë në “fushë të mejdanit” për të ushtruar politikën moderne demokratike me mjetet feudale mesjetare të dhunës, kërcënimit dhe ultimatumeve. Bardhi, jo vetëm që është dakord me fjalorin dhe mjetet dhunuese që ka zgjedhur, përdor dhe premton të përdor një grusht politikanësh të së kaluarës, por ka mendjelehtësinë dhe guximin vetëdiskreditues t’iu kumtojë shqiptarëve “përralla nga e kaluara”, gënjeshtra historike, por edhe pohime kontradiktore dhe antidemokratike.

Në një deklaratë për shtyp që bënte në emër të partisë së tij në 13 maj 2019, ndër të tjera, thoshte: “Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i PD-së… PD është parti e lirisë dhe e vlerave evropiane dhe euroatlantike. Ajo e ka refuzuar dhe e refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet”. Shqiptarët e moshës së dytë e të tretë që e kanë jetuar dhe përjetuar daljen në skenë dhe gjithë veprimtarinë politike të partisë së Bardhit gajasen me të pavërtetat që ai thotë dhe fyhen me guximin e tij për t’i mashtruar kaq hapur dhe kaq shpesh.

Shumica e popullit shqiptar e di se vetëm një ditë pas krijimit të PD-së, në dhjetor 1990, qytetet kryesore të Shqipërisë, si: Shkodra, Tirana, Elbasani, Durrësi etj. u përfshinë nga dhuna, shkatërrimet, grabitjet e pronës dhe djegiet e objekteve sociale, tregtare e politike. Dhe, më vonë, pas ardhjes së PD-së në pushtet, disa nga eksponentët kryesorë të saj deklaronin me mburrje në shtyp dhe në podiume politike se “Roli i PD-së nuk ka qenë i vogël në këto demonstrata”. Sulmet ndaj një objekti ushtarak si Shkolla e Lartë e Bashkuar e Oficerëve apo edhe ndaj godinës së MPB në 1991; dhunimi i procesit zgjedhor të 1996; dhuna në sheshin “Skënderbej” ndaj deputetëve të opozitës që protestonin për dhunimin e njohur botërisht të zgjedhjeve të 26 majit 1996; dhuna dhe burgosjet e gazetarëve opozitarë dhe djegia e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”; përdorimi i ushtrisë dhe i formacioneve civile antikushtetuese ndaj popullsisë civile protestuese në 1997; dhuna dhe djegia e komisariateve të policisë në Shkoder, Tropojë etj. në 1998; sulmi me arkmortin e Azem Hajdarit dhe me mitralozë e flakëhedhës ndaj godinave qeveritare dhe shpallja se “e morëm pushtetin” në shtator 1998; vrasja e katër protestuesve të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.etj. janë vetëm pak nga ngjarjet “e lavdishme” të realizuara nga partia e Bardhit.

Përpara se të na tregojë “Historinë e Partisë” Bardhi duhet ta mësojë atë për vete dhe, të paktën, deri atëherë të heshtë. Të heshtë sepse shqiptarët e njohin si histori të turpshme, të pamoralshme dhe aspak si  histori të lavdishme. Nëse ka një forcë politike që ka bashkëpunuar qysh në lindjen e saj me njerëzit e krimit për të ardhur në pushtet dhe për të qëndruar në pushtet kjo është partia e Bardhit. Në qoftë se Bardhi nuk e di dhe zemërohet nga pohimet e mia i propozoj të lexojë gazetën “Rilindja Demokratike” të 1 tetorit 1992 e cila e pranon se “Tek PD lumpeni pa mbrojtësin e vet më të mirë prandaj dhe e ndiqte nga pas me entuziazëm. PD, nga ana e vet, si parti e re, që kërkon mbështetje sa më të gjërë, e pranoi lumpenin… Dihet se niveli i ulët i lumpenit dhe agresiviteti i tij i lartë do ta dëmtonte imazhin e PD-së”.

Nëse mund të pranohet se zoti Gazmend Bardhi nuk e njeh mirë historinë, askush nuk mund të bindet se ai nuk e di çfarë kanë bërë dhe po bëjnë udhëheqësit e tij politikë që, me deklaratat dhe qëndrimet që bën e mban, do medomosdo të na thotë se i ka edhe udhëheqës shpirtëror. Ai jo vetëm e di, por edhe është i një mendjeje me ta dhe po i shërben rrugës së tyre pa krye. Një qytetar normal me një nivel kulturor mesatar, pa qenë “jurist i shkëlqyer”, e di shumë mirë se thirrjet për luftë, revolucion, përmbysje, tërheqje zvarrë për së gjalli, djegie gomash, këngë funebre, rrëmbim armësh (Sali Berisha dhe J. Topalli në 2017), hedhje në lumin Lana, zotimi për “asgjësimin si një bandit” të ish-kryetarit të opozitës apo për qenien “snajperi i pestë” në godinën qeveritare (kur partia e Bardhit ishte në pushtet), kthimin e ditës së zgjedhjeve në 30 qershor në “ditë ferri”, luftë për jetë a vdekje (S. Berisha dhe L. Basha) etj. nuk janë as mendime dhe as sjellje “evropiane dhe euroatlantike”, por mesjetare dhe të dënueshme ligjërisht. Prandaj dy deputetët gjermanë Wadephul dhe Shmidt deklaruan, pak orë përpara Bardhit, se “Shtensionimi (i situatës) përfshin edhe vetëpërmbajtjen në përzgjedhjen e fjalëve. Por, kush flet për “luftë” bën të kundërtën”.

Bardhi, megjithëse i ri në moshë, me mendësitë dhe moralin politik që po demonstron është në të njëjtën linjë me “Byronë Politike” të stërplakur dhe stërdiskredituar të partisë së tij dhe të koalicionit antidemokratik që po mbjell dhunë në Shqipëri. Ai, në diskursin dhe qendrimet e tij politike, nuk ndryshon as nga Sali Berisha që shtatë ditët e javës bën thirrje për dhunë, as nga Basha që, pasi iu ka vënë zjarrin dyerve të institucioneve qeveritare dhe parlamentare, sillet si klloun në një platformë të ngritur pak metra larg qendrave të zjarrit dhe flet vetëm për përmbysje, largim, zhdukje të kundërshtarit dhe, pasi kancelaritë perëndimore e kanë fajësuar me emër si përgjegjës për aktet e dhunës brenda dhe jashtë parlamentit, ka guximin e torollakut të deklarojë se “Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune…”. Juristi i ri Gazmend nuk ndryshon aspak nga shkrimtari i vjetër Besnik që thotë se “Përshkallëzimi i dhunës është i vetmi mjet që ka opozita për të mos lejuar mundësimin e zgjedhjeve të 30 qershorit”.

Pesë ditë pas deklaratës së lartpërmendur të Bardhit, i njëjti Gazmend, pa mend, deklaronte se “Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Votime në Shqipëri nuk do të ketë. Përgjegjësia jonë është të mos lejojmë zgjedhje farsë. Detyra jonë është të mbrojmë demokracinë…”. Të pohosh se partia jote “është parti e lirisë dhe e vlerave evropiane dhe euroatlantike” dhe, nga ana tjetër, të premtosh se do iu heqësh shqiptarëve (atyre që duan të votojnë) të drejtën e votimit tingëllon hipokrite, e turpshme, antidemokratike dhe antikushtetuese. Nuk do shumë thellim për të kuptuar se pengimin e votimeve do ta realizojë nëpërmjet dhunës. Dhe, këtë dhunë përpiqet t’ua paraqesë shqiptarëve si “detyra jonë për të mbrojtur demokracinë …”.

Mirëpo, me këtë koncept mashtrues për demokracinë nuk janë dakord as kancelaritë perëndimore të cilat deklaruan: “Dhuna nuk mund të tolerohet aspak si mjet politik” (deputetët e Bundestagut gjerman); “Ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë” (Deklaratë e OSBE); “Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë… Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike… Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të shkuar përpara në rrugën drejt BE-së” (Deklaratë e Ambasadës Amerikane).

Shqupasit me deklaratat dhe qëndrimet e tyre pranojnë se ka dy lloje konceptesh të kundërta për mendimin dhe sjelljen demokratike. Rrjedhimisht, njrëzit duhet të zgjedhin: ose të pranojmë mendimin, vlerësimin dhe këshillimet euroatlantike për këto probleme ose duhet të pranojmë mendimin dhe gjykimin e gazmendve të murrëtyer, që janë të ngjashme me mendimin dhe sjelljen e Boka Haramit për demokracinë dhe përparimin.

Nëse “Byroja Politike” e pleqve të korruptuar të Koalicionit Antizgjedhje, që na shfaqet përditë në formë qesharake dhe të neveritshme, nuk do të kuptojë, për z. Bardhi dhe ndonjë tjetër në atë stan ka ardhur koha që, nëse nuk mund të ndërgjegjësohen se e kanë tërësisht gabim, duhet të jenë aq inteligjentë sa të kuptojnë se janë zvetënuar plotësisht me shpikjen e alibisë se qeveria “do blej votat” të cilën e nxorën në skenën politike para procesit zgjedhor të vitit 2017 dhe po e përsërisin. Nëse në PD ka mbetur ndonjë që i dhimbset ajo parti dhe dëshiron sinqerisht ringjalljen e saj duhet të guxojë të pranojë dhe deklarojë hapur dështimin e marrëzisë berishiste të artikuluar dhe kthyer në veprim konkret nga Lulzim Basha.

Vetëm pranimi i dështimit dhe angazhimi serioz e i sinqertë në dënimin politik të të gjithë fajeve dhe gabimeve të deritanishme të PD do të mundësonte rikthimin e saj dinjitoz në skenën politike shqiptare. Partia Demokratike na duhet po aq sa partitë e tjera, por ajo s’ka shpëtim pa ia hequr tumorin berishist. Me njerëz pa mend dhe pa dinjitet kjo nuk mund të bëhet.

*****

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

May 23, 2019 02:10
Komento

21 Komente

  1. Heretiku May 23, 02:54

    Ka te rinj ne moshe por “te vjeter” menderisht e psikologjikisht, siç ka edhe te vjeter ne moshe por “te rinj” menderisht e psikologjikisht. Prandaj eshte shume infantile ideja se i riu do te sjelle progres ne menyre automatike. Ne kete rast duhet pare me kujdes dhe zgjedhur ata te rinj qe “bejne”, qe kane brume, vlera intelektuale, morale, qytetare dhe qe, per fat te keq, jane te paket. Shume “te rinj”, qe jane futur ne politike, gjyqesor, arsim, shendetsi etj. siç ka treguar eksperienca shqiptare e ketyre dekadave te fundit, kane rezultuar “te mbaruar”. Shume vete ne Shqiperi, mendje aguridhe, per te percaktuar dike qe mund te jete i sukseshem, shohin vetem arsimimin e tij, si ka dale ne shkolle. Rezultatet e shkolles jane vetem nje element, per te percaktuar individin; veç kesaj ka edhe shume elemnte te tjere qe duhet te shkojne paralel me te parin. Ne rast se keto mungojne, atehere kemi te bejme me nje person qe “s’ben” dhe ketij te fundit po ti japesh pushtet mund te krijoje katrahura ne sektorin e vet.

    Reply to this comment
  2. intelektuali May 23, 05:37

    O VIKTOR FANATIKU I ENVERIT PA “VICTORY”:

    Gazeta me e madhe gjermane ja dha pergjigjen Byrose Politike te Edvin Droges qe e ka babane e tij, Kristaq Ramen dhe dajkon e tij Spiro Koleken, kriminele te Enverit dhe ish antare te Byrose Kriminale Politike te Enverit si asnje Kryeminister tjeter ne Bote, ja si ishte pergjigja e gazetes Bild:

    “Uroj qe populli shqiptar te mos udheheqet me nga gangsterat,kriminelet , hajdutet apo politikanet e korruptuar”

    prandaj:

    Mos hidh llogje propagande duke shkruar dacibao me citime nga Perendimi Demokratik qe e luftove gjithe jeten me Sigurimin e Partise dhe Enverit, por degjo cfare ka shkruar nje burre i mencur do kohe me pare:

    “Ju kërkoni, cili është qëllimi ynë? Unë mund të përgjigjem në një fjalë: Është fitore, fitore me çdo kusht, fitore pavarësisht nga të gjitha frikësimet, fitore, sado e gjatë dhe e vështirë mund të jetë rruga, sepse pa fitore, nuk ka mbijetesë.”

    Winston Churchill, fjalim në Parlamentin Briktanik, pasi mori detyrën si Kryeministër, 13 maj 1940.

    Reply to this comment
    • prizem May 23, 12:01

      Po qeveria gjermane pse nuk e lexon gazeten me te madhe gjermane dhe na del me tjeter opinion per Shqiperine, apo salisumlepirja vullnetare te qerron nga syte per te pare te verteten?

      Reply to this comment
      • intelektuali May 25, 07:38

        Ja ta thote intelektuali pse qeveria gjermane e Merkelit nuk e lexon gazeten me te madhe ne vend BILD qe per gangsteret qe drejtojne sot Shqypnine:

        “…Raportuesi i Shqipërisë në Komisionin e Jashtem, Christian Schmidt, mendon se edhe qeveria mban përgjegjësi për situatën aktuale në Shqipër, ai deklaroi:

        “Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”,

        tha ish-ministri gjerman për DW. Schmidt është që nga fillimi i vitit raportuesi kryesor për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet me te rendesishem që do te vendose për çeljen e negociatave në BE. Vendimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 maj. Por për të dhënë miratimin përfundimtar në Këshillin e BE-së, më 19 qershor, Gjermanisë do t’i duhet që të marrë aprovimin e Bundestagut…”

        Reply to this comment
    • TIRONA May 23, 18:51

      O pseudo-injorant akoma merresh me Enverin ? Shiko keto 30 vjet ,nga ajdar-lazarati,
      saLESHbisturidocikaraxhicserborusipabese-4000/97-firma piramidale-Gerdec-4/2001-firma shqiponja-etj.
      Shiko PD qe po punon me “paramilitare” si hitleri, dhe “pa dhune”
      Ajde dru me pre !

      Reply to this comment
    • TIRONA May 23, 21:27

      Pseudo-Intelektual :
      1-Me qe je, i keq informuar per drogen shko ne Lazarat ne hyrje dhe dhe ne dalje.Bej disa “pictures” me njeriun ajdar ne murr.
      2-Zagar-lnjorant-Llafazan: laje gojen dhe surratin kur te zesh ne goje burrin Kristaq Rama, 40 vjet s’ja degjova ,qofte dhe nje here zene.Ti s’i vjen as te thoi i kembes HARAM !
      AJDE DRU ME PRE !

      Reply to this comment
  3. Fieral May 23, 06:46

    Bravo!

    Reply to this comment
  4. i juaji Edi Rama. May 23, 09:11

    Po ku ka mend Gazmiri o Tore? Ku ka mend Lulzimi? Ku ka mend opozita? Gjithe mencuria shqiptare 99.99% si ne votimet e Xhaxhit eshte sot prone e Rilindjes. Do nje shembull? Taulant Balla, katunari im ne krye te Asamblese socialiste, te grupit parlamentar, te miqesise Gjermani-Shqiperi, pergjegjes fuqiplote i qarkut Elbasanit etj, etj! Do shembull tjeter? Erisa Spiropali, qe pa ngurruar aspak me quajti Skenderbeun e Shek. 21! Do tjeter akoma? Blerina Gjylameti, vertet me plagjature komplet ne te dhenat e saj por e pa pertuar…(listen e plote me mendimtare rilindas do ta botoj ne shkrimin tend te rradhes).

    Reply to this comment
  5. po c'merreni me kte surratPordhe mor amon ! May 23, 10:18

    tipa si ky i ka pothuaj te gjithe shQypi stanit pd.
    te gjithe duken si dele te klonuara .

    ky eshte thjeshte nji Witz ne poltiken maskarade e tranzicionit

    Reply to this comment
  6. Arberi May 23, 10:23

    Autori ka harxhuar kohen kot sepse ketu behet fjale per persona qe jane askush ne cdo drejtim dhe sidomos te nje partie drejt zhdukjes nga skena politike, megjithe sforcimet atavike qe drejtuesit e saj duan te paraqesin.

    Por persa i perket per sa i perket aktivizimit te te rinjve ne politike ka nje kontradikte te madhe

    Aktivizimi i te rinjve ne politike eshte domosdoshmeri natyrale, por edhe politike sidomos ne Shqiperi ku dihen mire bemat e politikes se te vjeterve.

    Problemi eshte se qe te aktivizohen ne politike duhet te pranojne pa kushte vijen e drejtuesve te vjeter te partive, pikerisht te atyre drejtueve te zhytur koke e kembe ne krim dhe korrupsion ose te rinjve do tu duhet te largohen nga politika

    Politikanet jane pasqyre e popullit prandaj edhe kane arritur te vegjetojne ne politiken tone te tille njerez absolutisht te papranueshem moralisht (por duhej edhe ligjerisht t’u mohoej futja ne politike qe ne fillim te viteve 90).

    edi rama eshte djali i mbeses se anetarit te byrose politike te ppsh, nuk mjafton kaq qe te mos kishte asnje te drejte te merej me politike?

    sali berish ka qene per cerek shekulli komunist ka qene edhe sekretar partie, nuk mjafton kaq qe te mos kishte asnje te drejte te merej me politike?

    Po keshtu edhe ish njeshi i socialisteve, pijaneci fodull (te vetmet merita te nanos) bir i nje familjeje te lidhur koke e kembe me pushtetin, a nuk mjafton kaq qe te mos kishte asnje te drejte te merej me politike?

    Asnje njeri normal nuk duhet te paraqitet ne votime kur partite politike drejtohen nga te tille njerez te diskretituar qe pa u aktivizuar fare politikisht por tek ne 50% perqind e popullit me te drejte vote, shkojne Perulen dhe paraqiten ne votime…..

    Po keshtu eshte edhe faj direkt i Perendimit qe nuk i beri dhe nuk i ben direkt bllokade ketyre ftyrave qe jane te diskretituara plotesisht qe pafilluar akoma politiken……

    Per kushtet qe jemi, problem mbetet mbreterimi i genit te anetarit politike te ppsh, rames se kuq se luli i gjore i zhytur koke e kembe ne batakun e berishes cfaredo te beje (dhe do e beje) i ka veshur opingat e Zogut (opingat e Largimit dhe humbjes).

    Populli yne nuk e ka per turp te votoje per genin e persekutorit te vet (genit te anetarit te polisbyrose), prandaj situata mbetet pa shprese, dhe per te rinjte heperhe nuk ka shanse….

    Reply to this comment
  7. Dash May 23, 11:12

    Shume i sakte Malaj…

    Reply to this comment
  8. ETHEM LALAJ May 23, 11:29

    TE LUMT Z.VIKTOR.JE 1 SH..SH..NE D I T A.KJO GAZETE DHE JU..PO I BENI NJE OPONENCE TE ZGJUARE BERISHIZMIT QE PO I MERR FRYMEN NJE POPULLI TE TERE..MBI 95 % QE NUK DO TI DEGJOI ZERIN KTIJ NJERIU BASTARD QE PO TERHEQ PER HUNDE PD DHE PO MBAN PENG VENDIN NE 29 VITE.
    -DUHET PRANUARE SE SB NDONSE KA BERE SHUME KRIME ,NUK TERHIQET NGA POLITIKA E NUK NDESHKOHET PASI KA PSEUDONIMET “BISTURIA” & “PENICILINA” DHE BEN PUNEN E TYRE E NUK PUNON PER VEVDIN TONE.PSE:
    1-LOBIMI RUS ME 675000 $ ME FIRMEN E LULIT E BEKIMIN E SALIUT ESHTE ULURIME PER DREJTESIN E SALIUT QE NUK VEPRON..! DJE NE TIRANE U BE TAKIMI PER SIGURIN NEN UDHEGEQJEN E N.A.T O-S PER KERCENIMIN RUS.KJO ESHTE ARSYEJA QE SB,LB,IM,MK JANE HEDHUR NE SULME KUNDER RAMES DHE GJITHE FAKTORIT BD/KOMBRTAR.
    .DHE KJO SE KAN FRIKE NGA SPAK…E NUK DUAN TE HAPEN NEGOCIATAT ME BE DHE FUTJEN NE BE PARA SERBISE.
    2-SHITJA E DETIT GREQISE DHE DALJA HAPTE E GREKUT QE “…TE MBESHTETET FUQISHEM LUL BASHA PER TE ARDHUR NE PUSHTET ..”APO LOBIMI GREK PER SHUME.MEDJE..ESHTE PER TE VENE DUART NE KOKE.
    3-DJE LEXUAM SE OKB PARALAJMERON NJE RREZIK BERTHAMOR NGA FUQIT E MEDHA QE NUK KAN FIRMOSUR MARRVESHJET ANTI..TREGON SE SB PO KERCENON SERIOZISHT VENDIN.KTE E POHOJ LULI KUR DEKLAROI NE 11,13.05.SE “KAM FTUARE NE PROTESTE 300 TE RINJ RUROPIAN..QE DO TE THOT KTA MUND TE JEN SERB,RUS,GREK..POR DHE TE PARTISE “VETVEBDOSJE” TE ALBIN KURTIT KOSOVAR..SIKURSE BUJAR BUKOSHI QE ME 400 MERCENAR ME FTESE TE SB ORGANIZOI GRUSHTIN E SHTETIT NE 1998.
    -LULI DHE BARDHI NUK MUND TE BEJNE NDRYSHE BABIT SHPIRTEROR NDAJ JANE ATY.KJO DIHET.NE NUK DIM PSEUDONIMET E TYRE.POR BARDHI KA DHE NJE ” MERIT” TJERER.AI ME SALIANIN,ALIBEUN, ETJ,ORKESTRUAN DOSJET “BABALE” KUNDER XHAFAJT,TAHIRIT,TAULANT BALLES,V.DAKOS.ETJ.DHE HIPOKRIZIT BERISHISTE NUK KAN FUND PER 30 VJET.Kaq nga ish ushtaraku madhor jo anonim.FLM.

    Reply to this comment
  9. # May 23, 12:38

    Pse te mos behet marrveshje sic u ba per kontrollimin e kufinit shqiptaro – grek nga kalimet e emigranteve.Te bahet marrveshje edhe per diten e votimit te vije forca policore nga BE dhe te garantohet qetesia.Kur incidenti ma i vogel qofte dhe primitiv ti vihen hekurat personit trimosh.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro May 23, 13:47

      # po, or po te vine police te huaj , por e mira do te ishte te vinin nga Korea e Veriut, jane te trajnuar mire , Kimi i ka te besuarit e vet dhe gjithcka do te veje mbare!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  10. good May 23, 14:46

    Bravo Viktor M.,
    S’më vjen hiç keq të të them se ti nuk ke fare dallim nga ata peshqit e vegjël të kuq që mbahen në akuarium. Na bën filozofi dhe nuk sheh situatën depresive ekonomike që ka pushtuar shumicën.
    Angazhimi me politikë, duke përfshirë dhe zanatin tënd, nuk është tërheqje litari, dhe në këtë kuadër ky që ti ke marrë në këtë artikull i fut poçin shumë e shumë të tjerëve pa dallim moshe dhe ngjyrë flamuri. Por sa kohë ti dhe të disave të tjerë të jeni antarë të BLP-së kjo situatë agonie të pashresë për shumicën e të thjeshtëve do vijojë dhe ca. Nuk është se do presim ndonje mrekulli, por të stopohet gremisja.

    Reply to this comment
  11. info analitike May 23, 15:53

    Nga njera ane Brace, Balla dhe spiropaleshat e nga ana tjeter Gazi me Salianjin. Qyfyre politike ne kurriz te nje populli qe ka humbur besimin tek politika e shpresen ne te ardhmen. Jepini shoke vazhdoni keshtu ne sherbim te politikes e jo te qytetareve.

    Reply to this comment
  12. mirel May 23, 17:12

    Victori nuk zhgenjen. Si gjithmone e kap.macen nga bishti. Dhe aty ngelet te bishti i maces.
    Te pakten Zeqo merret me sinopset poetike maje pemeve, ndersa Viktroi i rrotullohet bishtit te maces thua se do ta haje me gjithe cka pas.
    Diskreditimi i PDse eshte ekskluzivitet vetem i Viktorit , po glasen i ha se nuk ka c’i ben

    Reply to this comment
  13. katarakti May 23, 21:34

    Une mendoj se sa ne kuptimin intelektual, aq edhe ne ate moral, profesional dhe ppatriotik rinia e sotme eshte vite drite larg me rinine e dikurshme. Te mendosh sot per vetem nje sekonde se rinia do te dale malit per te luftuar dhe vene koken ne rrezik per lirine e vatanit, siç beri rinia e viteve ’40 te shekullit te kaluar. Je i sigurt qe po sheh endrra me sy hapur. Ne kohen e diktatures, pavaresisht nga sundimi ideologjik, shkollat ishin dinjitoze. Dhe studentet qe i mbaronin ato shkolla ishin me te vertete kuadro. Sot kemi universitete si Kristali dhe kompani qe jane kthyer ne fabrika diplomash me parà. Pa asnje cilesi. Prandaj vendi eshte mbushur me Gazmenda dhe Spiropale.

    Reply to this comment
  14. intelektuali May 25, 07:38

    Ja ta thote intelektuali pse qeveria gjermane e Merkelit nuk e lexon gazeten me te madhe ne vend BILD qe per gangsteret qe drejtojne sot Shqypnine:

    “…Raportuesi i Shqipërisë në Komisionin e Jashtem, Christian Schmidt, mendon se edhe qeveria mban përgjegjësi për situatën aktuale në Shqipër, ai deklaroi:

    “Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”,

    tha ish-ministri gjerman për DW. Schmidt është që nga fillimi i vitit raportuesi kryesor për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet me te rendesishem që do te vendose për çeljen e negociatave në BE. Vendimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 maj. Por për të dhënë miratimin përfundimtar në Këshillin e BE-së, më 19 qershor, Gjermanisë do t’i duhet që të marrë aprovimin e Bundestagut…”

    Reply to this comment
  15. Lexuesi i durueshem May 25, 08:46

    Ishte dikur gazmend bardhi dhe sot eshte gazmend ziu.
    Kur ka qene i vogel, dmth i ri, ky fare lideri i se ardhmes se ”ndritur” te pd, mbase ka patur ndonje ide ”te bardhe”, por sapo u fut ne stanin e horrave, u perfshi nga atmosfera e dhunes, qe diktonte dhe dikton ”baba”, e ndjekur nga lulziu, mulziu, paloziu, pisqoll ziu apo strazoziu dhe u be edhe ky i zi, se ”bardhi” nuk i shkon stanit.
    Te gjithe te zinjte jane bere tok dhe nate dhe dite vetem zi mbjellin ne kete vend. Nuk ka mebetur kund ndonje mjedis i lire i bardhe, ku te punohet, te frymezohet dhe pushohet dhe njerezit te jene falenderues per beresit e ketij mjedisi te deshiruar. Kerrkund nuk ka!
    Te kultivosh te zezen dhe te hiqesh si njeri i drites, kjo ndodh ne vetem buze Lanes, afer minareve te larta, ne vendin e quajtur shqup i pd.
    Zine kultivojne, te zinj jane dhe dele e zeze do te jene perhere keta horra. Kete lloj mileti populli e mallkon, duke i thene: -Thefshi qafen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*