Një gjyqtar milioner për duelin Shqipëri – Portugali

September 6, 2015 10:44

Një gjyqtar milioner për duelin Shqipëri – Portugali

UEFA ka përcaktuar suedezin Jonas Eriksson si gjyqtarin e ndeshjes së 7 Shtatorit në Elbasan Arena, ku Shqipëria do të ketë përballë Portugalinë.

Konfirmimi erdhi nga faqja zyrtare e Konfederatës Europiane të Futbollit. Eriksson nuk është një “xhaketë e zezë” si të gjithë të tjerët. Rasti i suedezit është unik, pasi bëhet fjalë për një milioner që ka pasion arbitrimin.

Nëse elita e gjyqtarëve të futbollit botëror fiton deri në 95 mijë Euro në vit nga profesioni që kanë, Jonas Eriksson përfiton disa herë më tepër.

41-vjeçari është shndërruar në multi-milioner, pasi shiti aksionet e një kompania suedeze për të drejtat tevevizive. Kjo ndodhi tetë vjet më parë, kur nga shitja e 15 për qind të aksioneve, ai përfitoi mbi 8 milionë Euro.

Me një të kaluar edhe si ish-gazetar, Eriksson e praktikon profesionin si gjyqtar prej vitit 1994. Ai ishte një prej tre ortakëve që shitën aksionet e tyre në kompaninë sportive IEC.

Megjithë jetën luksoze mes jahteve dhe supervilën në qytezën piktoreske të Sigtuana-s, vetëm pak kilometra larg Stockholm-it, prej 2011-ës ai i është dedikuar tërësisht profesionit si gjyqtar, duke rrëfyer se kjo është periudha më e bukur në jetë.

 

Arbitri suedez Erkisson nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë, përkundrazi mund të cilësohet fatsjellës. Ai drejtoi sfidën e 28 Marsit 2007, ku kuqezinjtë barazuan 0-0 në Sofje me Bullgarinë, në kualifikueset e Euro 2008.

September 6, 2015 10:44
Komento

2 Komente

  1. kujtesa September 6, 12:34

    Mendoj se nuk duhet te caktohen per arbitrim,arbitrat qe kane afersi teritoriale por edhe fisnore me shtetet qe kane ndeshje ne grupe por dhe te nje rendesie te tille.
    Thjesht,konflikt interesi!
    UEFA dhe FIFA kane plot arbitra qe mund te drejtojne ndeshje dhe mos te perfliten per gjera te tilla.Nuk eshte e veshtire per ti gjetur!

    Reply to this comment
  2. dorela September 6, 17:32

    Po pra po keta scandinavet jane shuem racista dhe ne nuk na duan fare…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*