“Një gjyqtar pranoi se i kishin dhuruar 50 mijë euro”

July 10, 2014 08:25

“Një gjyqtar pranoi se i kishin dhuruar 50 mijë euro”

Duke folur për gjyqtarët, ish-kryeprokurorja Ina Rama pati deklaruar se ata funksionojnë si një korporatë. E frikshme është se nuk e kanë problem që ta pranojnë se marrin dhurata të çmendura. Duke folur për seancën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u vendos që të mos shkarkoheshin gjyqtarët e akuzuar se kanë fshehur miliona, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço tha: “Anëtarët e KLD-së nuk bënë pyetje, pra e kishin vendosur si repart ushtarak se çfarë do të bënin. Unë ndërkohë jam i vendosur që ta vazhdoj luftën pa kompromis. Njëri nga gjyqtarët, pranoi se kishte marrë disa dhurata, njëherë 50 mijë euro, njëherë tjetër i kishin falur një makinë, njëherë tjetër 20 mijë euro, etj. Ndërkohë, vendimi për Gjin Gjonin erdhi  krahas vendimeve të tjera skandaloze të dhëna nga KLD-ja. Unë mund t’ju them që nëse do të shikonit deklarimin e tij të pasurisë, për ta lexuar dhe për ta kuptuar do t’ju duhen disa orë…”. Por ministri tregoi edhe një fakt tjetër rreth sistemit të drejtësisë.

“Para disa kohësh, ndaj një inspektori të KLD-së nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive, u bë një kallëzim për fshehje të pasurisë, ku edhe në këtë rast për “dhurata” bëhej fjalë. Personi nuk dihej se ku i kishte llogaritë bankare. KLD-ja, e cila është e ngarkuar nga ligji që përmes këtij inspektoriati të hetojë mbi gjyqtarët, si mund të hetojë kur ai inspektor ka 200 mijë apo 250 mijë dollarë, ose euro të falura?! Ky është sistemi?! Këta janë inspektorët?! Këta do të inspektojnë gjyqtarët e tjerë?!”, mbylli fjalë Naço.

July 10, 2014 08:25
Komento

2 Komente

  1. Dan July 10, 10:50

    Dua te falenderoj per punen e bere dhe luften qe ka nisur ministri Naço. Kjo fole mafjoze duhet te shkaterrohet sepse eshte bere e korruptuar dhe aq e politizuar saqe edhe regjimi i kaluar do te kishte frik ta bente nje gje te tille. Mendoj se ne KLD e re duhet te jete nga nje gjyqtar per cdo shkalle gjyqesorei, prokurori i pergjithshem, ministri i drejtesis dhe 2 perfaqesues nga Kuvendi i Shqiperise dhe qe per veprimet e tyre te paligjeshme te mos kene imunitet.

    Reply to this comment
  2. Drejtesi July 13, 01:38

    Shikoj keta jane si ata uqerit qe nuk ngopen kurre.
    Mjer ne qe jemi n duart e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*