Një grua bëhet shkak e një përleshjeje në avion (VIDEO)

August 31, 2018 14:30

Një grua bëhet shkak e një përleshjeje në avion (VIDEO)

Një përleshje serioze shpërtheu në një fluturim të easyJet në Ibiza pasi dyshohet se një grua e dehur filloi të bënte kërcime provokues dhe tregoi gjinjtë e saj.

Videoja tregon një grup pasagjerësh të cilët përleshen me njëri-tjetrin në pjesën e përparme të avionit nga që ishte nisur nga Luton, Angli.

Josh, i cili filmoi zënkën, tha se miqtë e gruas ishin ulur në pjesën e pasme të avionit, ndërkohë që gruaja ishte ulur përpara me një grup meshkujsh.

Ai tha për Unilad: “Ne u futëm në avion dhe miqtë e saj ishin ulur në pjesën e pasme, ajo ishte nën shoqërinë e disa djemve që po i jepnin të pinin gjithnjë e më shumë”.

“Ajo bënte kërcime provokues pranë tyre dhe zbuloi gjinjtë e saj. Ishte një rrëmujë gjatë gjithë kohës ndërkohë që avioni ishte në fluturim”.

Nuk është e qartë nëse gruaja e dehur shihet në video por dyshohet se sjellja e saj ka shkaktuar incidentin në avion.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore easyJet tha për Metro: “easyJet konfirmon se një grup pasagjerësh janë shoqëruar nga policia pasi mbërritjes në Ibiza më 2 gusht si pasojë e sjelljes së tyre agresive.

Siguria dhe mirëqenia e udhëtarëve tanë dhe ekuipazhit është prioriteti më i madh i easyJet. Ekuipazhi i EasyJet është trajnuar për të vlerësuar të gjitha incidentet.

Përderisa incidente të tilla janë të rralla, i marrim ato shumë seriozisht, nuk tolerojmë sjellje abuzive ose kërcënuese në bord dhe gjithmonë do të kërkojmë ndjekje penale për persona të tillë”.


l.h/dita

August 31, 2018 14:30
Komento

1 Koment

  1. . August 31, 14:41

    rrugacerirat e te rinjve (marshalla 30 e ca vjecare) ne boten e zhvilluar te demokracise perendimore
    e kane nga halli i vakances ne ibiza

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*