Një guvernatore si Marta

Xhevdet Shehu October 29, 2014 13:48

Një guvernatore si Marta

Nga moria e lajmeve të ditëve të fundit për pasardhësin e Fullanit në drejtimin e Bankës së Shqipërisë, përmendja e emrit të Marta Muços është padyshim një lajm i mirë. Unë e kam njohur Martën 20 e ca vjet të shkuara, njoh Betimin si poet dhe shkrimtar, por këto janë gjëra që nuk kanë të bëjnë me thelbin e çështjes. E vërteta është se me vjedhjen spektakolare të Bankës këtë verë ne shqiptarët u gjendëm para një situate të paparashikuar. Mua si qytetar i këtij vendi m’u ngjethën mishtë dhe kujtova se pas asaj vjedhjeje do të përsëritej historia e piramidave financiare të vitit 1996-97. Mos, o Zot!, thashë, pavarësisht se jam një ateist i thekur. E, nejse, Fullani ishte ai që ishte, iku si iku dhe nuk e di se si do vejë historia e tij. Si qytetar mua më intereson që në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të këtij vendi, Fullanin ta pasojë një njeri i zoti, një profesionist, një personalitet dhe mbi të gjitha një atdhedashës. që ta dojë këtë vend dhe të më përfaqësojë mua dhe bashkëkombasit e mi sa më denjësisht si qytetarë të këtij vendi.

Kur dëgjova emrin e Marta Muços, u stepa. Po, thashë. Edi Rama i paska rënë pikës me këtë zgjedhje. Një ekonomiste e shkëlqyer, me një kontribut të admirueshëm në fushën e saj, por të heshtur, për shkak të rrethanave që ne si shqiptarë e dimë se si kanë rrjedhur në këtë vend, Marta e meriton këtë post. Unë e kuptoj se kjo përgjegjësi më shumë se privilegj, është një sakrificë. Marta si një profesioniste, por edhe si një atdhetare, do të pranojë të drejtojë këtë institucion të rëndësishëm të shtetit. E kam ndjekur Martën në një sërë tryezash kombëtare dhe ndërkombëtare ku flitej për sfidat ekonomike të Shqipërisë dhe Ballkanit, dhe jam ndier krenar me personalitetin e saj. Shqëipëria ka nevojë për personalitete si Marta. Prandaj dhe dëshiroj që Marta të zgjidhet Guvernatore. Nuk do të përfitoj aspak personalisht, por do të fitoj shumë si qytetar i këtij vendi.

Italianët kanë një shprehje: “Se non e vero, e ben trovato”. Pra, nëse nuk është e vërtetë, është e gjetur bukur. Unë do të dëshitroja që më shumë se e bukur, përzgjedhja e Marta Muços të jetë e saktë. Besoj se do të ishte një ngjarje inkurajuese për qytetarët e këtij vendi që të kishin një Guvernatore si Marta!

 

 

Profili i Marta Muços

Ekspertja e ekonomisë Marta Muço është emri më i lakuar i ditëve të fundit se do të jetë propozimi i kryeministrit Rama për Guvernatore të Bankës së Shqipërisë. Duket se Muço është e “preferuara” e PS-së për institucionin kryesor të vendit për politikat monetare, e cili deri para pak kohësh drejtohej nga Ardian Fullani. Pritet që ky propozim t’i dërgohet presidentit Nishani për dekretim.

Muço ka punuar në Bankën Botërore si eksperte, me Fondin Monetar Ndërkombëtar, USAID-in, me qeverinë dhe sektorin privat. Ajo ka punuar në disa vende të Ballkanit, Afrikën e Veriut, Kaukaz dhe shumë vende të tjera me menaxhime projektesh. Muço ka një eksperiencë 25-vjeçare edhe në mësimdhënie si profesoreshë e politikës monetare.

Marta Muço, e cila ndodhet aktualisht në Uashington, duket se e ka mirëpritur propozimin për të drejtuar Bankën qendrore të Shqipërisë. Muço më parë ka shërbyer si drejtore e kabinetit të Guvernatorit në kohën kur Banka drejtohej nga Ministri aktual i Financave, Shkëlqim Cani.

Aktualisht Banka e Shqipërisë drejtohet nga Guvernatorja në detyrë, Elisabeta Gjoni e cila mori këtë rol pas shkarkimit të Ardian Fullanit për skandalin e vjedhjes së 713 milionë Lekë nga thesari i BSH-së.

Kush është Marta Muço

Më shumë se 25 vjet përvojë si një ekonomiste, e specializuar në makroekonomisë, Ekonomi Politike, Ekonomi e Tranzicionit dhe Zhvillim Ekonomik. Menaxhimi i fortë dhe përvojë operacionale në projekte ndërkombëtare, sektori publik dhe privat, monitorimit dhe vlerësimit, IT dhe komunikacioneve. Marta Muço është bashkëshortja e poetit dhe fizikantit Betim Muço.

Eksperienca

Ekonomiste e specializuar në fushën e makroekonomisë, Ekonomi Politike dhe Ekonominë e Zhvillimit. Përvojë të konsiderueshme në menaxhimin e projekteve dhe menaxhimin e kërkimeve. Ka marrë pjesë në projekte, në monitorimin dhe vlerësimin e hulumtimeve sociale.

Aktiviteti gjerë konsulent me Bankën Botërore, OKB, USAID, qeveria dhe sektori privat. Përvoja si një Menaxhere e Programit në shumë projekte milionë dollarësh. Përvoja në terren në vendet në tranzicion. Përvojë në Ballkan, Afrikën e Veriut, Kaukaz dhe në shumë vende të tjera. Si dhe 25 vjet përvojë në mësimdhënie.

Arsimimi

Ka studiuar politika ekonomike në Universitetin e Tiranës, shtator 1986 – shtator 1988;

Ka kryer doktoraturën në Universiteti i Tiranës, në shtator 1988 – tetor 1993 për degën Ekonomi;

Post Doktoraturë, një vit Departamenti i Ekonomisë, Universiteti i Delaëare, Shtetet e Bashkuara, Janar – Nëntor 1994;

Certifikatë në programimin e Politikave Financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara, janar 1999 – mars 1999;

Certifikatë në Lidershipi Ekzekutiv – Menaxhment, Universiteti Cornell, Shtetet e Bashkuara, tetor 2010 – shkurt 2011.

Xhevdet Shehu October 29, 2014 13:48
Komento

63 Komente

  1. Horri i Bulevardit October 29, 14:19

    Si profil, eshte e duhura, por te gjithe qe zgjidhen ne nje post kyc, kaneprofile te mira.
    Une vetem nje gje kerkoj nga guvernatori i ri, ose e re, vetem mos te jete hajdut-e, po u perzgjodh nje person qe nuk vjedh, atehere kemi zgjedhur njeriun e duhur.
    Une nuk jam ekonomist, por nuk vjedh.
    Ne krye te bankes duhet nje xhandar, qe mos ti leje te tjeret te vjedhin.
    Xhandari seshte specialist, do thone disa, ska rendesi, se banka ka specialiste shume te mire, qe e bejne punen, por duhet xhandari qe nuk i le te vjedhin.
    Kancalarja Merkel, nuk eshte me e zgjuara, por mbas saj, qendrojne njerezit me te zgjuar, qe bejne politikat, qe frau Merkel, del ne podium dhe i prezanton.
    Do te isha shume dakort qe postin e guvernatorit, ta kete nje femer, qofte edhe zonja ne kete shkrim.

    Reply to this comment
    • Euro Maloku October 29, 20:12

      Degjoni edhe Euro Malokun o te uruar:
      Nuk ka shume rendesi gjetja e guvernatorit te ri pa derguar ne vendin e duhur guvernatorin e vjeter!!
      Nga kjo gje varet e ardhmja…ne se guvernatori i vjeter do vazhdoi te tall bythen me paret e skipetareve vini ne postin e tij edhe Albert Ajshtajnin nuk keni bere gje tjeter veçse kopaçe per dimer…

      Reply to this comment
    • raimond vlonjati October 29, 21:08

      Guvernatori i Bankes duhet te jete nje monetarist –

      -Kjo nuk ka eksperience si ekonomiste monetare , keshtu qe nuk ka kuptim ta vendosesh ne krye te Bankes

      Ca politike monetare do ndjeke kjo kur nuk i njef aspak politkat monetare ..?

      Reply to this comment
      • Bedriu October 29, 21:33

        Ke shume te drejte, se i njihte mire ai kokemadhi qe eshte arrestuar e liruar. Po si mor shqipetare nuk i lini gje pa i gjetur dikujt? Ka punuar edhe ne banken shqipetare o njeri. Ke do te vihet ne krye te bankes qe te jesh i kenaqur ti? Me qe qenke ekspert, na e proopzo ti o njeri kete qe na njeh kaq mire se kush duhet vene?

        Reply to this comment
    • aa October 29, 22:30

      Gabim trashanik i Ditës që nuk lexon CV e plotë dhe nuk shkruan gjëkundi në artikull që Marta Muço jo vetëm ka eksperiencë në Banka Qendrore por KA PUNUAR në Bankën e Shqipërisë nga 1998 në 2001. Ka qenë Shefe Kabineti e Guvernetorit. Përsa i përket jetës akademike, kushdo që ka mbaruar ekonomikun në vitet 1992-1998 e ka patur pedagoge të Makros dhe besoj ka mendim të shkëlqyer për të. Znj. Muço ka me dhjetëra artikuj shkencorë të botuar jashtë në revista shkencore. Një person si znj. Muço i bën nder B.Sh. Ta krahasosh me Fullanin është turp.

      Experience
      General Dynamics Information Technology
      Program Director
      General Dynamics Information Technology
      July 2006 – Present (8 years 4 months)Rockville, Maryland

      • Managed a portfolio of programs in international communication, information operations, content production and publishing, multimedia products, foreign language services. Promoted to Program Director after expanding programs.
      • Managed Monitoring and Evaluation projects. Lead fieldwork quantitative and qualitative data collection, instrument development, report and analysis.
      • Managed daily operations of multi-million dollar international programs covering several conflict areas that reach millions of readers worldwide in 23 languages. Managed hundreds of foreign vendors in dozens of countries.
      • From 2006-2010 supervised more than 100 active correspondents, writers, photographers, translators, 25 full-time employees, and other personnel.
      • Produced monthly/quarterly reports tracking product effectiveness.
      • Recruited, hired, and trained professionals in the US or internationally as needed.
      • Responsible for business development in the field.
      • Followed and prepared budget projections and all financial operations of the programs.
      • Successfully expanded programs to two times its initial worth per year.
      • Helped win rebid and new bid processes ten years in a row.
      Adjunct Professor
      Montgomery College
      January 2008 – Present (6 years 10 months)

      Teaching Economics, Basic Economics EC 105 and Macroeconomics EC 201

      (Open)2 courses

      Project Manager
      Anteon Corporation
      May 2001 – June 2006 (5 years 2 months)

      • Editorial decision on selecting and managing the flow of information from local and international media sources on a daily basis in growing and successful Web sites.
      • Supervised changes on budget, schedule and costs for two editorial groups covering Southeast Europe and North Africa.
      • Supervised the content, translation process, managed all documentation, quality assurance process, and project development initiatives.
      • Supported and supervised editors and stringers covering political, security, economic and cultural issues. Research and prepare information for the Resource Center.
      • Subject Matter Expert in foreign affairs, international relations and economic development in Southeast Europe
      • Wrote analysis articles on economic development in Southeast Europe and economic cooperation.
      The World Bank
      Consultant
      The World Bank
      January 2004 – July 2004 (7 months)

      Drafted background policy paper included at Country Economic Memorandum (CEM) for Albania, 2005.
      Head of Governor’s Office/Chief of Staff
      Bank of Albania
      March 1998 – April 2001 (3 years 2 months)

      • Supervised a cabinet team that formulated and executed national monetary policy decisions.
      • Senior economic advisor for governor on monetary policy and financial programming, interest rate settings, monetary and foreign exchange operations, fiscal policy, administrative issues, procurement, and human resources.
      • Analyzed research and statistics and financial indicators and other publications activities related with policy decision-making.
      • Conducted studies, surveys and published working and discussion papers.
      • Prepared and followed BoA’s and Governor’s relations and projects with IMF, World Bank and other IFIs; commenting on all Board meeting materials prepared by the Bank staff and maintained strong communication with stakeholders.
      • Managed the Cabinet of Governor, editing and preparing his correspondence and formal relations of the Bank signed by the Governor.
      Professor of Economics, Head of Macroeconomic Section
      University of Tirana, Dept of Economics
      August 1981 – March 1998 (16 years 8 months)Department of Economics, University of Tirana

      (Open)6 courses

      Visiting Professor
      University of Lyon 2, “La Lumiere”
      February 1997 – March 1997 (2 months)Lyon Area, France

      Reply to this comment
      • roberto October 30, 21:42

        O shoku “aa”!!
        A e di cdo te thote “SHEFE E KABINETIT TE BANKES QENDRORE?
        Do te thote te jesh nje sekretar,qe zbaton urdherat e te tjereve pa te punuar TRURI YT!!!
        Pale pastaj qe paska qene edhe SHEFE E KABINETIT TE FULLANIT,merret me mend se cfare MUT PERVOJE PASKA!!!
        E paskeni gjetur tamam:PASARDHESE E DENJE E FULLANIT!!!
        Mos ua ka rekomanduar Fullani kete zevendesuese???

        Reply to this comment
    • Endrina Fuga October 29, 23:56

      FOR YOU “aa”

      Never seen before a stupidity as the parada carnival with which you have tried to present yourself maybe.
      As bullshit without a chance to have similar in this world and in the other eternal life.

      Pa u zgjatur ne fjalet e medha qe ke perdorur, ne fund te fundit behet fjale per nje mikro kompani, me shume mundesi jo amerikane, te publicitetit komerçial, ne mansionin e tanishem ne Rockville ne Maryland.

      Ndersa per punen ne Banken e Shqiperise, si shefe e kabinetit te Fullhajnit, ke futur tere veprimtarine e Bankes si te zhvilluar, programuar, zgjedhur gjithe personelin e bakes, programuar politiken monetare, berjen e gjithe studimeve statistikore, regullimin e kursit te monetave e sa kretinata te tjera, te drejtuara nga super specialistja Muço !?

      Wow !

      Nese te mungon uji I ftohte tek rrubineta e qenefit, hudhi nje vrap andej nga Lana qe te freskohesh menderisht, se paske probleme me mbajtjen konstante te temperatures se trurit.

      Reply to this comment
      • aa October 30, 01:04

        O shoku, paske ik për lesh!
        Së pari, nuk e kam shkruar unë CV por thjesht e gjeta në internet dhe po përpiqem të ndriçoj ca si puna jote. Nëse llodhesh ta lexosh dhe të dhemb koka të paktën mos jep komente me nxitim se shkruan budallëqe. Qetësohu një herë dhe ulu e shkruaj më vonë.
        Së dyti, ta rekomandoj edhe ty të përdorësh atë gjënë që quhet google për të mos shkruar gomarllëqe të tipit: Marta Muço ka qenë shefe kabineti e Fullanit???!!!
        Së treti, nuk është problemi im që ti çuditesh që ka njërëz të aftë për të bërë shumë punë. Mesa duket ke kaluar gjithë jetën me shpellarë që dinë të merren vetëm me dhi. Mjer si ti o i shkretë!
        Së katërti, të informoj që pjesa dërrmuese e popullsisë janë normalë dhe jo si puna jote që përdor ujin e qenefit ose të Lanës për të ruajtur temperaturën e trurit. E ke tënden këtë apo e përdorni si terapi grupi?
        Së fundmi, me 5 rreshta lexim tu nxehka truri ty? Vaj hallit të lexosh një libër. Dashke një javë të marrësh veten. Ke Çili e ke mbaruar shkollën?

        Reply to this comment
      • Endrina Fuga October 30, 18:22

        E KALOVE KLASEN,

        nga “aa” – “ajke akshureje” (ne se nuk e di kerko me google) ne “bb” – “br.yme b..the” !
        Autori shkruan: “Muço më parë ka shërbyer si drejtore e kabinetit të Guvernatorit në kohën kur Banka drejtohej nga Ministri aktual i Financave, Shkëlqim Cani.” E ke ne artikull qe te mos lodhesh me google.
        Mansionet i ke percjelle ne nje gjuhe qe tregon qarte se sa e njeh:
        “Bank of Albania
        March 1998 – April 2001 (3 years 2 months)
        • Supervised a cabinet team that formulated and executed national monetary policy decisions.
        • Senior economic advisor for governor on monetary policy and financial programming, interest rate settings, monetary and foreign exchange operations, fiscal policy, administrative issues, procurement, and human resources.
        • Analyzed research and statistics and financial indicators and other publications activities related with policy decision-making.
        • Conducted studies, surveys and published working and discussion papers.
        • Prepared and followed BoA’s and Governor’s relations and projects with IMF, World Bank and other IFIs; commenting on all Board meeting materials prepared by the Bank staff and maintained strong communication with stakeholders.
        • Managed the Cabinet of Governor, editing and preparing his correspondence and formal relations of the Bank signed by the Governor.”
        Duke kuptuar problemet qe ke me trurin e vogel, me lekundjet kur ecen per te vajtur tek psikiatria, ver ne rradake bokalin e repartit per tu mbrojtur se po behen punime ne repartin tend te dashur.

        Reply to this comment
    • TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. October 30, 00:39

      I drejteperdrejte o “”HORRI ” si gjithmone ,por duhet nje atje ne ate post dhe e gjenden .
      Sa per xhandare ne kohen e Zogjit ishte nje MUSTAFE qe bente zap FIERIN dhe kur kishte kohe shikonte ndonjehere dhe LUSHNJEN .
      Marta si figure duket mire dhe e embel por kam mendim qe nuk duhet te KUVENDOJ shume me GRA !

      Reply to this comment
    • roberto October 31, 16:33

      Mua me duket nga pamja se kjo zonje eshte e afte vetem per….. DADO!!

      Reply to this comment
  2. df October 29, 14:24

    Politika ekonomike në Universitetin e Tiranës, shtator 1986 – shtator 1988. Dmth eshte diplomuar per 2 vjet??!!!!

    Reply to this comment
    • marjana November 14, 10:29

      znj Muco ka kryer studimet e larta ne fakultetin e ekonomise, ne degen e ekonomise politike prej vitit 1975 deri ne vitin 1979 dhe eshte diplomuar ne vitin 1980,sepse mbrojtja e diplomes behej pasi beje nje vit stash.Ka mbaruar studimet me rezultate te shkelqyera .Nuk ndodhte ne ate kohe te perfundoje fakultetin per 2 vjet ,apo te merrje diplome falco.Me sa duket eshte nje lapsus I zoterise qe ka shkruar CV e znj.Muco. Kjo sa per sqarim se kam qene bashkestudente me znj Muco.

      Reply to this comment
  3. df October 29, 14:27

    pastaj pas 2 vjetesh ka mbrojtur doktorature???!!!!!
    Nuk thuhet ku ka punuar ne menyre specifike, periudhat dhe pozicionet qe ka mbajtur.
    Ky artikull nuk ka asgje informuese por thjesht opinion personal dhe e paraqitur ne kete menyre ja ul vlerat zonjes edhe pse mund te jete e kualifikuar.

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi October 29, 14:44

    Unë nuk di çfarë të them për Martën o Xhota por përderisa ti thua që është ekonomiste e zonja kështu po them dhe unë besimtari i paepur i “bythës së ullirit”!? Me shumë njoh të shoqin shkrimet e të cilit i kam lexuar prej shumë e shumë vitesh. Poet dhe gazetar me vlera,luftarak dhe gdhëndës fjale i shkëlqyer por dëshëroj të mos ketë ndryshuar shumë nga ai i dikurshmi? I urrej shfaqjet kameleonike? S’besoj se Betimi është nga ata? I uroj suksese Martës por më shumë Betimit! Tung!

    Reply to this comment
    • Hekali October 29, 14:47

      Edhe unë i uroj suksese Martës por dua të di a vjen i shoqi te “bytha e ullirit”? Pyete njëherë o Xhevdet djali ?

      Reply to this comment
    • andromeda October 29, 14:58

      Nuk e njoh këte Martën megjithëse paska goxha formim dhe përvojë ndryshe nga Fullani që thonin se e kishte marrë shkollën me ndihmën e të atit. Por njoh Betimin si student i fizikës dhe më pas si poet e shkrimtar. Betimi, njeriu që shikonte punën e tij e s’ngatërrohej me të tjerët, serioz dhe i rregullt. Them se kjo Marta duhet të jetë po aq serioze sa i shoqi dhe unë besoj se do të ishte një zgjedhje e mirë si guvernatore e bankës.

      Reply to this comment
  5. elio October 29, 14:50

    E dika ne menyre te detajuar kete cv e martes qy…
    Ore, mos ti ka dhene Znj. Muco gjithe keto hollesi..Me duket si artikull i stisur per promovim….mmmmmmmmmmmm

    Reply to this comment
  6. Shoku " Shpati " October 29, 14:51

    Sa mire , ja hodhem ! Zoterinj , nuk vazhdohet me me eshte njeri i mire , njeri i ditur , njeri me moral etj etj ! Duhet rregulluar sistemi i kontrollit , rregullorja e brendshme , zbatimi i saj . Cdo nepunes , qe nga kryeministri duhet ta kete rregulloren e punes qe perfaqeson te ” qepur ” te tryeza dhe ta di ne cdo moment se kur perfundon ne burg ! Morali eshte per ne shtepi jo jashte saj . Edhe guvernatori gjerman do te vjedhe por nuk e le sistemi jo morali !!!

    Reply to this comment
  7. Naci October 29, 15:31

    Ore si po shkon ceshtja e Fullanit se per hajdut te rinje per banken kemi sa te duash…po Ilir Floriri nuk po na jep ndonje sugjerim!!!!

    Reply to this comment
  8. nasruddini October 29, 15:32

    IKU FULLANI ERDHI MARTA PO ME LEKAT E VJEDHURA C’U BO?

    Keshtu me mire do ta kishte filluar Xhote Gazetari carcafin e tij me komplimenta ne CV-ne e Guvernatores se re te BSH qe eshte qe sipas te gjitha gjasave eshte katapultuar me parashyte enveriste nga UT-ja albaneze e Kohes se Qepes tek BB-ja dhe FMN-ja aktuale amerikane. Po ne Universitetin e Tiranes ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes mesohej vetem ekonomia e Komunizmit Shekncor e hajnise dhe kueserise totale te pushtetit bolshevik o Xhote Gazetari, prandaj edhe Marta jote nuk ka si te kete mesuar gje tjeter pervec ekonomise se finteve komuniste per ta paraqitur vjedhjen e pasurive kombetare si kauze marksiste-leniniste e Partise se Punes, pas a shume sic i kishte lexuar dhe mesuar leksionet enveriste edhe Fullan Kusari qe la nam me vjedhjen makaber te Thesarit te Shtetit dhe po ha peshkun e taves i qete ne shtepine e tij lluksoze me gjithe cunin e tij lakmitar. Prandaj edhe ne skeptiket e emerimeve te kuadrove te Partise se Punes e cila i katapultonte besniket dhe spiunet e saj ne Bote ne postin e Guvernatorit te BSH i themi Xhote Gazetarit qe te leje elozhet dhe komplimentet e teperta dhe te pyese Edvinin:

    IKU FULLANI ERDHI MARTA PO ME LEKAT E VJEDHURA C’U BO?

    Reply to this comment
  9. nasruddini October 29, 15:34

    IKU FULLANI ERDHI MARTA PO ME LEKAT E VJEDHURA C’U BO?

    Keshtu me mire do ta kishte filluar Xhote Gazetari carcafin e tij me komplimenta ne CV-ne e Guvernatores se re te BSH qe eshte qe sipas te gjitha gjasave eshte katapultuar me parashyte enveriste nga UT-ja albaneze e Kohes se Qepes tek BB-ja dhe FMN-ja aktuale amerikane. Po ne Universitetin e Tiranes ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes mesohej vetem ekonomia e Komunizmit Shkencor e hajnise dhe kuserise totale te pushtetit bolshevik o Xhote Gazetari, prandaj edhe Marta jote nuk ka si te kete mesuar gje tjeter pervec ekonomise se finteve komuniste per ta paraqitur vjedhjen komuniste te pasurive kombetare si kauze marksiste-leniniste e Partise se Punes, pas a shume sic i kishte lexuar dhe mesuar leksionet enveriste edhe Fullan Kusari qe la nam me vjedhjen makaber te Thesarit te Shtetit dhe po ha peshkun e taves i qete ne shtepine e tij lluksoze me gjithe cunin e tij lakmitar. Prandaj edhe ne skeptiket e emerimeve te kuadrove te Partise se Punes e cila i katapultonte besniket dhe spiunet e saj ne Bote ne postin e Guvernatorit te BSH i themi Xhote Gazetarit qe te leje elozhet dhe komplimentet e teperta dhe te pyese Edvinin:

    IKU FULLANI ERDHI MARTA PO ME LEKAT E VJEDHURA C’U BO?

    Reply to this comment
  10. Endrina Fuga October 29, 15:41

    DO RRITESH EDHE TI NJE DITE

    i adhuruari i Elez Biberajt ! E mesove per nipin e Dalip Greces te arrestuar ne Parma te Italise per droge diten e djeshme? Besoj se e ke degjuar lajmin ugurzi te shperfytyrimit te shqiptareve nga keta Grece e Brege, kushuriri i te lindures ne maj (Majlinda Bregut) qe fituan mbi 20 milion euro me trafikim droge.

    Mbase nuk e njeh si duhet gjuhen italiane, perderisa i atribuon italianeve nje shprehje qe nuk ka qene asnjehere e tyre:
    “se non è vero, è ben trovato (even if it is not true, it is well conceived)” !

    Do mrekulloheshe po te te thoshja se nje fraze e tille eshte pjese e libretit te operas se Peter Iljiç Çajkovski-t nr. 68 te titulluar “Пи́ковая дама» apo Damma de picche (italisht), edhe kjo e bazuar ne romanin me te njejtin titull te Aleksander Sergejeviç Pushkin-it.

    Eshte me realiste te sillet shprehja italiane “la patria invasa da nuovi barbari”. Si ne kohen e invazioneve barbarike te epokes romane.

    Megjithate zonjusha qe te paska lene aq shume mbrese, nga sa percjell ne shkrimin tend, perveç frazes se dyshimte “ka qene profesoreshe e politikes monetare”, gjithe eksperiencen e ka te bazuar ne manaxhimin ekonomik te sipermarrjeve “te medha” (??) dhe as edhe nje dite ne zbatimin e politikave monetare ne asnje vend te rruzullit ku ka shkelur.

    Sipas Traktatit te Mastricht-it disa nga mansionet e nje guvernatori jane:

    – Zhvillimi harmonik dhe i ekulibruar i aktiviteteve ekonomike ne teresine e shoqerise se vendit;
    – Nje rritje ekonomike e mbeshtetur ne baza te fuqishme, jo inflacioniste, qe respekton ambjentin;
    – Ndihmesa ne zhvillimin dhe mbajtjen ne nivel te larte te punesimit dhe te mbeshtetjes sociale;
    – Mbajtja ne nivel te larte e bashkepunimit monetar si brenda ashtu edhe jashte vendit;
    – Planifikimi dhe zbatimi i politikes monetare te vendit;
    – Realizimi i operacioneve te kembimit te valutes vendase dhe te huaj;
    – Posedimi dhe mirembajtja e rezervave valutore e te arit te vendit;
    – Programimin e rregullimin e shkembimeve monetare ne sistemet e pagesave;
    – E drejta eksluzive per emetimin e monedhave te reja per tu hedhur ne tregun valutor te shkembimit dhe te pagesave;
    – Mbledhja dhe perpunimi i te dhenave statistikore per te mbajtur ne nivelin e duhur inflacionin;
    – Mbajtja ne nivelin optimal te borxhit te shtetit nepermjet emetimit te Bonove te Thesarit etj.

    Nuk pashe as edhe njerin nga keto mansione te Traktatit te Mastricht-it ti kete aplikuar zonjusha ne fjale, andaj mos e turbullo per nje emer te njohur, ardhshmerine qe duhet te fitoje Banka e Shqiperise me nje Guvernator qe te jete ne gjendje ti pergjigjet sfidave qe na presin.

    Nje here tjeter jam pronuncuar per Gjergji Bojaxhiun, vertet i afte per nje detyre te tille, por duke e mbajtur te lidhur me masken e forces se ndershmerise, te mundesuar nga nje keshill drejtues i bankes me njerez vertet te ndershem dhe shqiptaredashes.

    Reply to this comment
    • sara October 29, 19:40

      E lexova kete “FLETE RRUFE”…. per kandidaten per …..GUVERNATORE TE BANKES SE SHQIPERISE!!!
      Lexova per dipllomat,certifikatat,kurset etj pa numer qe paska bere,ne nje kohe qe tani nuk eshte problem aspak te mbushesh SIRTARET ME DIPLLOMA E CERTIFIKATA ME TONELATA!!!
      Guvernatori i ardhshem i Bankes se Shqiperise duhet te kete nje pervoje te madhe disa vjecare ne poste DREJTUESE neper BANKA TE MEDHA,te kete treguar AFTESI MENAXHUESE TE SPIKATURA dhe te kete AFTESI DHE KERKESA TE LARTA NDAJ VETES , KOLEGEVE DHE VARTESVE,per te STUDIUAR,KUPTUAR DHE NDREQUR te gjitha shkaqet,qe cuan Banken e Shqiperise ne kete gjendje skandaloze!
      Dhe permbi te gjitha,GUVERNATORI I Bankes se Shqiperise te kete treguar aftesi te spikatura edhe me pare ne PERBALLIMIN E SITUATAVE KQA SKANDALOZE ne banka te tjera dhe te kete PERMBYSUR SITUATEN pozitivisht!
      Nuk besoj se kjo zonje duhet t’i kete keto aftesi,ndaj gjykoj se NUK ESHTE E PERSHTAESHME per kete post!
      GUVERNATORI nuk eshte si dokudo!
      Nje deputet apo minister mund te caktosh edhe me njohje personale,njelloj si ndonje kryetar komune,por GUVERNATORI,aq me teper ne keto situata te pa PRECEDENT,duhet t’i kete RENE B… ne UJE e jo TEORICIEN E DIPLLOMAXHI!!!
      Me duket se perplasja PRESIDENT-KRYEMINISTER,do “pjelle” nje Guvernator,qe do te duhet ta paguajme shume shtrenjte emerimin e tij te pa menduar mire!

      Reply to this comment
    • TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. October 30, 00:43

      Me pelqen erudicioni yt sidomos kur behet fjale per kulturen gjuhesore !

      Reply to this comment
  11. normal October 29, 15:51

    e kaluar partiake dhe e politizuar …………. mjaft me politikanet

    Reply to this comment
  12. Tomor October 29, 16:05

    Po lexoja CV e zonjes dhe nuk e di ,por ketu te pakten nuk del e plote.
    Certifikatat,jane certifikata dhe te gjithe ata qe ndjekin nje kurs,pavaresisht se cjane ,u jepet nje dhe kjo nuk ngre asnje nje pike ne aftesine e saj.Nuk eshte ndryshe,sepse i kam pare me sy keto lloj certifikatash.Doktoratura e Tiranes,nuk pi uje dhe do te isha kurioz te dija temen ne post doktoraten amerikane,qe edhe kjo pavaresisht nivelit jepet si dhe kush e ka financuar pagesen ,qe te ndjeke postdoktoraten ne USA.Doktoratat jane ekstreme te shtrenjta per tu ndjekur dhe kerkojne pare.Duket qe ka punuar ne disa banka te rendesishme,pozitive kjo.Ne fund te fundit,ky pozicion me teper ka per te qene pozicion rojeje,per te mos lejuar punonjesit te vjedhin,sepse per gjera me te rendesishme,ne udhehiqemi nga FMN dhe BB.Cthone ata,bejme ne,ndryshe nga Guvernatoret e shteteve te rendesishme.Le te jete per ca kohe,gjersa ata qe do te mbarojne ne shkollat me te rendesishme te botes,te mund te kthehen dhe ti japin drejtimin e vertete financave shqiptare.
    Nese do te kthehen.

    Reply to this comment
  13. Meteh October 29, 16:27

    DUAM PARET TONA,DUAM PARET TONA,DUAM PARET TONA…Te tjerat le ti zgjidhin ata qe e kan per detyre.NQS paret e vjedhura nga drejtusit si FULLHANI E CO- nuk kthehen kjo pune do vej RRUMPALL.NQS nuk sekuestrohet pasuria e hajduteve si ne kohen e E.HOXHES,flitet kot gjithe diten e naten.Shteti do zot,sikurse shtepia e mire e nje familjeje qe nuk lejon shperdorime.Familje e shendosh,shoqeri e shendosh,shtet i shendosh.Dakort me zotrin me lart qe solli shembullin e MERKELIT..TUNG.

    Reply to this comment
  14. BJORN October 29, 17:06

    Nuk e njoh fare,por ne CV e saj nuk shikoj te kete drejtuar ndonje banke qendrore ose te kete pasur ndonje post drejtues ne ndonje banke.Ne qofte se nuk ka qene drejtuese banke me cfar konkursi u zgjodh,cfar kriteri,apo zgjedhje Fullani

    Reply to this comment
  15. Hm... October 29, 17:15

    shume mire por nderkohe prioritet duhet te jene djemte dhe vajzat qe e kane lidhur jeten me Shqiperine. Dhe pertej integritetit profesional dhe moralit, sikurse me te drejte nje komentues nenvizon, eshte sistemi dmth vendosja e rregullave qe dekurajojne abuzimin apo ekspozojne ate qe ne fillese.

    Reply to this comment
  16. LORA October 29, 17:15

    E njoh Marta Papajanin,Muco ,prej shume kohesh.
    Krahasuar ma hajvanerine fullhajne ajo eshte si dita me naten.Krahasuar me standartet qe duhet te garantoje nje banke kombetare,,,nuk di te them.
    Di qe cdo gje e ka arritur me vullnetin, sakrificat dhe pasionin e saj te spikatur.Besoj tek nje grua e afte shume me teper se tek nje burre i afte; per kete pozicion teje te te rendesishem.
    Uroj me shpirt qe ajo te justifikoje pritmerine e shqiptareve ,per sigurine dhe besimin ne banken e shtetit te tyre.

    Reply to this comment
    • nasruddini October 29, 17:36

      Ne vitet 80-90 nuk mjafton aftesia profesionale dhe vullneti i shpirtit krijues per te arritur poste pune ne BB dhe FMN. Verifiko kush eshte dipllomuar ne Bote ne Universitete prestigjoze ne kete periudhe dhe fill pas saj: Cuni i Xhepit dhe i Pepit, cuni i Tozit dhe i Mozit e keshtu me radhe te gjithe pinjolle besnike te Partise se Punes, njesoj si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes. Po pse te linte Enver qe jashte shtetit per studime te dilte njeri tjeter po te mos ishte besniku i perbetuar i Partise se Punes? Keshtu ishte Saliu keshtu ishin edhe te gjithe spiunet e Sigurimit qe Enveri dergonte ne Bote per te mesuar te fshehtat e Kapitalizmit Perendimor sepse e kishte kuptuar me kohe qe Komunizmi bolshevik i Leninit dhe Stalinit kishte cofur me kohe.

      Prandaj ka ardhur koha qe shqyptaret te tregohen te matur ke emerojne ne postet kyce te shtetit dhe te mos genjehen me lekuren e deles qe hedhin persiper ujqerit komuniste te Partise se Punes, te cilet e kane mbushur CV-ne e tyre me elozhe pune ne Boten Perendimore.

      Prandaj ideja e nje Guverantori te huaj do te ishte me e mire per Shqypnine dhe shqyptaret qe perpara se Edi Rama te caktoje BOSIN e ri te BSH duan te dine se

      KU SHKUAN LEKAT QE VODHI NGA THESARI I SHTETIT FULLANI.

      Reply to this comment
      • nikolla October 29, 18:10

        nasruudin
        Fullani ndoqi stilin e ZOGUT .

        IKU si Atletet kur bejne 200 m me pengesa

        Reply to this comment
        • nasruddini October 29, 18:55

          Ahmet Zogun e ndoqen me dajak fashistet, Fullan Kusarin nuk e ndjek njeri, por ha i qete ne vilen lluksoze taven e peshkut bashke me djalin e tij bullafiq dhe lakmitar.

          LEKAT e Ahmet Zogut u gjeten te fshehura ne Malet e Bavarise dhe i sekuestroi Brtitania e Madhe me vendim te Gjykates se Hages qe e shpalli LANC-in e Enver Hoxhes si nje organizate terroriste.

          LEKAT qe vodhi Fullani nuk ka gjasa te gjenden se ne cilen Banke te huaj ndodhen, ashtu si edhe LEKAT dhe floriri qe grabiti Enver Hoxha gjate 50 vjeteve te diktatures se tij sadiste.

          LEKAT qe ka vjedhur Sali Berisha gjithashtu nuk ka gjasa te zbulohen se ku kane shkuar, sepse or Mik i nastradinit dhe Armik i Ahmet Zogut:

          ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET TONA QE NGA KOHA E QEPES E ENVER HOXHES.

          Reply to this comment
  17. niku October 29, 17:23

    Po Nishani si e mendon? Ai ka nje liste tjeter. Edhe plehrat me te medha do te gjeje mjafton te mos jete i propozuari i Rames.

    Reply to this comment
  18. matura79 October 29, 17:30

    1. E lidhur ngushte me PS (ish-drejtoreshe kabineti per ministrin e sotem socialist).
    2. Asnje formim financiar i qarte dhe solid. Asnje eksperience e qarte dhe e plote ne sisteme te bankave qendrore (centrale). Vetem shprehje te vagullta e te pergjithshme (ndoshta faji i gazetarit!?)

    Konkluzion: nese keto jane te verteta, ”nuk e di” perse me rivjen ne kujtese fjala qartesisht karakterizuese e Dritero Agollit, “shkerdhatokracia”. A me te vertete Edi Rama, qe e ka filluar kaq mire qeverisjen (megjithese e dime qe eshte jo pak i kushtezuar nga hajdutet e LSI me I. Meten ne krye), do te rreshqase ne te njejtin batak? Nese PO, fatkeqesi e madhe per popullin shqiptar. Te urojme JO-ne!
    Nga nje shqiptar qe e ka urryer dhe perbuzur Sali Berishen qe nga shfaqja e pare publike e tij dhe perbuzur e i peshtirosur nga Fatos Nano qe kur e pa per here te pare ne lokalin e Narit dhe Terit ne Hekurudha ne plazh.

    Reply to this comment
  19. info analitike October 29, 17:52

    Pa u zgjatur shume gjithcka mund te permblidhet keshtu: “nga familja Berishiane tek familja sorosiane”.

    Reply to this comment
  20. Darvini October 29, 17:53

    Vec te mos vjedhe si fullhajni,pa per te tjerat,pak rendesi ka.Ndersaper Ramen deri tani nuk poshonim ndonje hajduteri,madje kam bindjen sepo vodhi ndonje vartes i tij,nuk i ben 24 ore ne karrige dhe perfundon ne rruge e ne burg.

    Reply to this comment
  21. Rimi October 29, 18:34

    Une jam i mendimit qe se Avokati Ngjala(ngjela) qe te futet ne kushteture qe kush kanidature vjen nga vendi “mik” ose propozohet nga ata te miratohet menjehere.A si kemi pare hajrin Sales,Jarit,Dhalles,Rrushit,Koqes te githe te bekuar nga “miqte”!Urgjentisht te miratohet kjo kandidature e pikasur per Guvernatore Banke!Jam i bindur se Jarit, Edi i ka luajtur bllofin duke e detyruar ta miratoje ,ndoshta edhe pse jo pa dashjen e Sales!Rrofte miqesia “Shqiptaro -Kineze”

    Reply to this comment
  22. Bocari October 29, 18:35

    Ej Shqiptar qetesohuni, behet fjale per nje vajze shqiptare qe gjithmone ka qene e shkelqyer dhe deri me sot e pa lakuar me pazare dhe politike. Marten e njoh qe ne rini dhe ka qene nje drite e bukur. CV duhet te jete gabim, se Marta duhet te jete e dt, 1957 dhe eshte diplomuar aty ke 1980-81. Ka spikatur per inteligjence dhe karakter. Kam qene bashkemoshatare, dhe mund te flas vetem mire. Gezohem qe qeveria shqiptare po kerkon aftesine.
    Urime Marta dhe suksese.

    Reply to this comment
  23. Albani October 29, 18:35

    Marta ka mbaruar per ekonomi politike. Ka qene ne katedren e ekonomise politike te socializmit bashke me Dhori Kulen, po keshtu kane qene bashke ne te njejten organizate partie. Por ka ndryshime shume te medha nga Dhori. Ajo eshte shume me e afte, shume qytetare dhe besoj se do te perballoje korrupsionin

    Reply to this comment
  24. llukullukubabashta October 29, 18:49

    Ajo mund te jete e zonja, patjeter. Kete nuk e di

    Po nuk duroj dot shprehjet: “Guvernator i BSH eshte me shume pergjegjesi se sa privilegj”

    Reply to this comment
  25. ollga October 29, 18:54

    Per hajer ishallah, duket qe Xhevdeti e paska fiksim kete gruan

    Reply to this comment
  26. shpatar October 29, 19:20

    Me kete paraqitje, per zonjen Marta Mucon ,eshte llogjike te shpresosh nje pune me te kualifikuar e te besueshme .Edhe une kam respekt per te dhe familjen intelektuale qe nuk ka azgje te dyshimte ne karakterin e saje .
    Ajo qe me bene me shume optimiste eshte fakti qe nuk ka shume kohe ne inkubatorin e hajdutve.E thene troc: intelektuale qe eshte provuar nga institucjone prestigjoze. Nuk eshte e infektuar nga skemat korruptive te aplikuara nga Berisha-Nano .Puno per mua dhe vidh per vete .Te gjithe ata qe kane kaluar neper keto furra primitive nuk mund tu besosh as farat e luleve te djellit .
    Nje fakte tjeter, kame vite qe ulurije e bertas ,rrjedh nga nje familje e paster partiotesh qe i dhimbset kombi e fara shqiptare .E nese dyshojme edhe per kete e na del si Fullani ,Bode ,Luli,Mediu etjer ne djall vafshim e mos pacim prokopi sa te egzistoje bota .
    Perzgjedhja e kuadrit jashte kornizave te politikes dhe injorantve eshte garancia me e madhe per nje shtet te fuqishem . Nuk jane budallenje amerikanet qe i kane ndjekur me vite duke thithur trurin me te mire te botes .Ne i kemi dhe i poshterojme duke mos i vlersuar. Hajduti dhe injoranti kurre nuk perzgjedh kuadro te tille se e ka te pamundur te komandoje. Pse jemi katandisur ne kete fare shkalle qe nuk ngrem koken kur toka jone pjedhe cdo dite flori ?
    Sa bukur shprehja e mesonjtorit Kristoforidhi. O tunxh keto shkronja jane flori e shkuar floririt .

    Reply to this comment
  27. MERIMANGA E KUQE October 29, 20:41

    kushdo qe te vendoset punene shtetit do beje po mos te vjedhij pa kerrici i gomarit ne fillim duket i mire se ka bere e ha kur thahet bari si tia bejm???????????????????????????????

    Reply to this comment
  28. SuloKapedani October 29, 21:42

    Ai qè èshtè specilist i mirè nè profesionin qè ushtron nuk èshtè problem pèr tu ndikuar politikisht,por nè seriozitetin e punès dhe konkretisht njè ekonmist i thjeshtè n,q,s nuk ka frike nga leku qe administron atherè ai nuk èshtè pèr atè punè.Po tè shikoni njè njeri tè thjeshtè ka frikè se i humbasin ato pak lekè qè ka nè xhep kurse ata qè administrojne gjithe paratè e popullit se kanè pèr gjè dhe mè vonè dalin hajdut.Vlerat monetare dhe dokumentat me vlerè ruhen nè mènyrè kolegjiale sipas ligjit,ata qè i nènvlerèsojnè nuk vlejnè per kèto punè .Titullari gjithmonè eshtè rregullatori i ecurisè normale tè punève dhe duhet me eksperiencè pèr kètè profil pune.

    Reply to this comment
  29. xhen October 29, 23:17

    nese eshte e vertete , per mua eshte zgjedhje e duhur.

    Reply to this comment
  30. alfade October 29, 23:36

    Per cilindo qe te zgjidhet siGovernatore e B.SH ka vetem nje kerkese nga shqiptaret:
    Ndershmeri , ndershmeri ,ndershmeri dhe ne burg hajduteria qe ka pushtuar si meta-
    staze kanceri Banken e Shqiperise ….!!!!

    Reply to this comment
  31. Tironsi October 30, 00:20

    Znj.Marta Muco , punon aktualisht ne Banken Boterore ne Washington DC.Pse si kujtoni ju zoterinj komentues se do ta mbanin atje per 14 vjet po te mos ishte e zonja?Zonja Marta Muco a do te pranoje valle te vije ne Shqiperi? Kjo eshte ceshtja ! Se po ti propozohet dhe te pranoje do te ishte fat per BSH dhe Shqiperine.Ajo sikurse rezulton dhe nga CV e saj , ka punuar me sukses ne disa projekte madhore te Botes Financiare. Nje gje tjeter e rendesishme eshte dhe mbeshtetja e bahkeshortit te saj Prof.Betim Mucos, qe nuk eshte vetem poet dhe fizikan po dhe nje shkecetar potencial ne fushen e sizmikes.Ish Drejtor i Institutit te Sizmologjise ne Shqiperi dhe Konsulent Shkencor Eminent i nje Instituti Sizmologjik Prestixhioz ne SHBA.Ardhja e saj ne Shqiperi do te kete dyfish vlere se do te na vije dhe profesori i nderuar Betim Muco.

    Reply to this comment
    • nasruddini October 30, 06:25

      Derisa ka punuar per Partine e Punes te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes jo ne BB, por sikur edhe sekretare e Obames te punonte tani nuk do te ishte personi qe i duhej Bankes Kombetare te Shqypnise, sepse mban ne trup virusin e rrezikshem komunist qe i zbarz Thesaret e Shtetit fet e fet me finte qe i kane mesuar tek Partia Bolshevike e Rusise.

      Reply to this comment
  32. Dr. John October 30, 02:21

    Edhe Lul Basha me Argiten kane punuar ne Kosove per Gjykaten e Hages per Krimet e Luftes. Shume te zote dolen. Hic fare sjane kriminel. Edhe Kreshnik Spahiu ka punuar per Strasburgun. Shume i zoti doli dhe ky. Hic fare nuk merrte asnje lek. Na e ndriti KLD dhe drejtesine. Njof edhe une nje pastruese qe punon ne nje banke ne Gjermani. Pse mos ta fshije ajo Banken tone. Eshte shume e zonja. Apo duhet ta njohe vet Ministri aktual i Financave, Shkëlqim Cani. Vazhdoni me te njoftme

    Reply to this comment
  33. drita bashaj October 30, 04:15

    I bini legenit kot te tere , se s’ju pyet njeri juve. Ate e di kryesorosi dhe Presiberisha. Zotesine dhe te tjera si keto futini ne xhep. Rilindje me miqte tane te dashur!

    Reply to this comment
  34. nasruddini October 30, 06:26

    Derisa ka punuar per Partine e Punes te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes jo ne BB, por sikur edhe sekretare e Obames te punonte tani nuk do te ishte personi qe i duhej Bankes Kombetare te Shqypnise, sepse mban ne trup virusin e rrezikshem komunist qe i kollofit dhe i zbraz Thesaret e Shtetit fet e fet me finte qe i kane mesuar tek Partia Bolshevike e Rusise.

    Reply to this comment
  35. vlora October 30, 07:49

    Z Marta te pergezoj per ngritjen tuaj profesionale ,per te gjitha meritat qe mbart mbi vete …por nje keshille si grua :Per derisa ke dhene kaq shume nga vetja per te aritur ketu ku je …..Mos prano …mos ….i hy nje rruge pa krye e fund …..Politika shqiptare eshte e ifektuar …dhe virusi dashje pa dashje mund tu kap dhe ju …..Ju uroj me te miren .

    Reply to this comment
  36. arkivistja October 30, 08:09

    Ha Muco,pi muco!

    Reply to this comment
  37. studenti October 30, 10:25

    Eshte interesante komentologjia e modelit “tartuf-makuk-nastradin” si “solucioni yne qe del te gjeje kudo ndonje vrime” per te thene secili ate gje qe nuk e din.Ne vend qe te flasin arkivistet, eproret dhe koleget si profesionaliste,pastaj studentet e qytetaret per zj.Marten si profil publik, flasin ata qe nuk e njohin me pathosin e tyre politik,me primitiv se ai tiranik,por te fshehur pas nje “manteli” te grisur demokratik. Plagjiatures demokratike te vjedhur prej asaj komuniste-nacional-fashiste dhe konvertimit politik me parti e fise ia ka vene themelet dhe vulen gjate ketij cerekshekulli marramendesia populiste berishiste ” e ndryshimit” duke bere pikerisht ate qe ishte.Eshte gjithashtu interesante se te gjithe ata qe jane lagur e perbaltur prej perfitimeve e ndeshkimeve te pamerituara politike jane mesuar te mos e ndjejne se jane ne te njejten mocalishte.te “metamorfozes”denatyrale.iracionale politike.

    Reply to this comment
    • Tartufi October 30, 20:51

      O student legeni,qytetar jane te gjith shqiptaret,jane prefesionist apo jo
      Shumeve ju pelqen dhe ne te pakteve nuk na pelqen,kjo eshte nje gje e mire
      se po ju pelqu te gjitheve del brenda e mbushur me bajga si na ka dale deri
      tani.Te keshilloi te shkruash fshatshe se do te keshe me shem simpatizante
      Sa me shume te mundohesh te shkruash me komplikime,aq me shume do ti
      lene trapin komentit tend lexusit e kesaj Dites.

      Reply to this comment
  38. mentor October 30, 13:37

    Guvernatori,duhet te kete provoje pune disa vjecare si drejtues,manaxhues,kerkese ndaj vetes dhe ndaj kolegeve.
    Guvernatori nuk duhet te jte nje njeri vetem teknik.Ka staf.Por aftesi per ta menaxhuar e drejtuar stafin.
    Sot ne BSH duhet nje guvernator te kete aftesi dhe mundesi te permbys situaten aktaule ne banke dhe te rris besimin.

    Une nuk mendoj se Muco i ka keto qe une mendoj,por po ta krahasoj me zysh Ermelinda Meksin,edhe si patagoe e Martes mendoj se Ermelinda eshte ne nivel qe duhet,

    E.Meksin nuk e do Berisha,per arsyet qe dihet.se ishte e para qe dekumentoi veprimtarine kriminale te grupit te Fullanit .
    Berisha nuk do Jari nuk eshte dakord.Edi nuk ka karjaon qe ta propozoje megjithese Jari duhet ta propozoje vete se zysha eshte ne keshillin M.Drejtues te Bankes.Po sherrin Berishes do tia shohim edhe ca kohe.

    Reply to this comment
  39. PalokCuca October 30, 14:32

    Komentues! E njoh heret Z. Marta Muca. Nuk kam vecse fjale te mira per te dhe familjen e saj. Femer me mjaft integritet te larte njerzor. Vetem nje cen mund ti gjej Martes : = ka mbaruar “te famshmen” dege te ekonomise politike . Ky fakt me ben pak te stepem, por me inteligjencen e saj te dikurshme mendoj se do ta kete plotesuar cenin qe tregova me siper. Sidoqofte uroj te fitoje, sepse me inetgritetin njerezor qe ka shpresoj te beje me te miren si guvernatore.

    Reply to this comment
  40. studenti October 30, 23:53

    Faleminderit tartuf qe me quani legen sepse ajo eshte fjala e zgjedhur me tere mend per te kundershtauar clindo pa vend.Me qeteson fakti se tartufi nuk eshte vetem hipokriti i Molierit ne mesjete,por eshte edhe nje lloj kepurdhe aromatike qe kushton shtrenjt dhe gjendet ne tokat humusore vetem nga qente.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*