Një “hartë ruse e vitit 1881”, si bëhemi qesharakë në sy të botës!

July 12, 2017 13:23

Një “hartë ruse e vitit 1881”, si bëhemi qesharakë në sy të botës!

Nga Armand Plaka

Më ka ndodhur që në rrjetet sociale të shoh shpesh “fake news”, sajesa, idiotizma, sharlatanizma e amatorizma të çdo lloj shkalle, deri në kufijtë e skandaleve të atilla që ofendojnë inteligjencën dhe logjikën më të thjeshtë njerëzore.

Në shumicën e rasteve, i kam kaluar me një nënqeshje, duke mos u dhënë shumë vëmendje, pasi kam menduar se janë pikërisht rezultat së pari i lirisë së shprehjes së pakufizuar që të ofron teknologjia nëpërmjet rrjeteve sociale apo blogimit të pavarur, e së dyti, e një dalldie “të justifikuar” në raste të veçanta.

Por kur ky kufi kalohet dhe bëhet një fenomen që prek edhe portale e madje gazeta që mbi krye kanë, apo pretendojnë se kanë një staf editorial profesional, që mendohet se përthith, verifikon, përpunon dhe boton informacione që vërtetë ia vlen të kalojnë kufirin mes postimeve (duke paramenduar FB apo Twitter p.sh.) dhe të botuarit (duke paramenduar siç mund të merret me mend, gazetat e portalet) atëherë emri i saj, përtej neglizhencës dhe arsyeve komerciale për të botuar çdo gjë që u vjen dorësh, mund të jetë veç injorancë në shkallë të gjerë.

E kuptoj shumë mirë se shumë individë, grupime apo organizata me prezencën e tyre virtuale në rrjet, falë një zjarri deri diku të shpjegueshëm patriotik e zelli nacionalist, botojnë edhe foto, ilustrime grafike e harta të ekzagjeruara, plot sajesa mediokre, aspak profesioniste e madje idiotësira e kotësira të vërteta, vetëm e vetëm për t’i mbushur mendjen vetes apo një audience që i ndjek instinktivisht – ndoshta me të drejtë- në argumentimin e tyre në çështje historike apo etnolinguistike si p.sh: sa e madhe ka qenë Shqipëria, apo se si shqiptarët janë paraardhës të këtij apo atij grupimi etnik e gjuhësor, ose se si shqiptari ka bërë këtë e atë gjë, shpesh duke mos u bazuar në asnjë burim historik e shkencor.

Por që në këtë grackë të bien portale në dukje seriozë në ecurinë e tyre të deritanishme nga Shqipëria deri në Kosovë e diasporë, kjo më ka bërë të hap mirë sytë, të ngre supet e jo thjesht të habitem.

Për të qenë më konkret, doja të nxirrja në pah një rast të ditëve të fundit, që i referohet një harte kinse ruse të vitit 1881, e cila qarkullon prej kohësh në rrjet, e që përbën vetëm një sajesë mjerane, ku medemek është tentuar të krijohet përshtypja se është e shkruar në alfabetin cirilik, për t’u bërë kësisoj më interesante në sytë e një publiku që gjërat i merr “derr më thes”, duke menduar se po vjen medemek nga vetë Rusia, “Mëma e të gjithë sllavëve”, por që edhe mendja më injorante e kupton se nuk mund të rrinë dot në një shtrat dy alfabete që do shërbenin si shpjegim për këtë hartë, ku shihen gërma latine dhe ( edhe ato të sajuara në mënyrën më të trashë) cirilike.

Edhe sikur të ishte kështu, në rastin më të mirë do të duhej të thonim, hartë serbe apo serbo-kroate dhe jo ruse, megjithëse edhe ky argument bie poshtë vetvetiu, sepse megjithëse serbo-kroatishtja ( në ditët e sotme në fakt ekzistojnë si dy gjuhë të veçuara qysh nga rënia e ish-Jugosllavisë), si një rast thuajse unik në Europë apo në botë, njeh dy variante të gjuhës së vet të shkruar, në çdo rast, hartuesi i hartës do kishte detyrimin të vendoste nëse do të preferonte të shkruante në alfabetin cirilik, apo në atë latin dhe jo në një përzierje që edhe syri më i pastërvitur, do t’a dallonte menjëherë se nuk mund të ekzistojë, sidomos në atë formë që është paraqitur në atë hartë.

Një argument tjetër duhej të ishte vetë paraqitja e asaj harte, e cila për çdo fëmijë e jo më për stafe editoriale të portaleve që presupozohet se kanë një bazament të përgjithshëm njohurish kulturore, duket se i tejkalon disa herë përmasat e asaj që njihet si “Shqipëria e Madhe”, duke i shtyrë kufinjtë etnikë të shqiptarëve, deri thellë në Bullgari, Kavalla të Greqisë, në mbarë hapësirën që përfshin brigjet veriore të Egjeut, apo dhe ishullin e Korfuzit, e kjo madje e dhënë me të njëjtën vijimësi ngjyre, a thua se shqiptarët në skaj të prezencës së tyre etnike atje ku gjenden, janë në një përbërje 100% të pastër etnike, duke përjashtuar çdo lloj etnie tjetër, pikërisht në një rajon ku dihet se prezenca e shumëllojshme etnike, është si “një aksiomë që nuk ka nevojë për vërtetim”.

Gjithashtu, argument tjetër që mund të të shkojë menjëherë ndërmend në këtë rast, është se cili është burimi, kur thua “Hartë ruse e vitit 1881”, pa cituar asnjë të tillë e kurrfarë emri të hartuesit të saj, e duke e mbyllur këtë mesele me kaq, sikur po diskuton te klubi me “çunat e lagjes”, me të cilët je rritur e që pas shumë kohësh i gjen po prapë te “Lloto”, ku i ke lënë edhe para 15-16 viteve, e nën shoqërinë e një kafeje, bën ca muhabete sa për të kaluar radhën dhe për t’i respektuar, i lë radhë të thonë çfarë të duan e të diskutojnë për çështje politike e historike (duke i shtrirë për qejf kufinjtë e Shqipërisë deri në Finlandë), sikurse bëjnë me ato të sportit, për të cilat u heq kapelen, sepse janë “zot në shtëpi të vet”, duke u ndier të aktualizuar e informuar deri në detaj.

Jo vetëm në çështje të historisë, jo vetëm në rubrikën “dossier”, e jo vetëm në lidhje me hartat, por në të gjitha rubrikat e fushat ku diskutohet e pretendohet të sillet një kontribut, mendoj se duhet të udhëhiqemi nga një minimum sedre profesionale dhe evidentimi konkret të fakteve, dhe jo të përfshihemi nga një dalldi, qoftë kjo edhe për shkak të një patriotizmi të justifikuar, që na bën të dukemi sidomos në sytë e botës, injorantë të skajshëm dhe karagjozë, e që në fund të fundit, nëse nuk i shërben të vërtetës, nuk i shërben as patriotizmit e as nacionalizmit shqiptar.

July 12, 2017 13:23
Komento

9 Komente

  1. ELIOT July 12, 18:30

    e bejne me ironi bolsheviket ruse ;;;ATO PO TJA JEPNIN T EGJITHE BALLKANIN SERBIT ..NUK DO TE NGURONIN ASNJE MINUTE …. MERCI RUSET QE E VODHEN ME FORCE KRIMEN … DAVA DEBILASH PUNE CHERCHENESH RUSET E QELBET … ATO E SHKATERRUNA BALLKANIN ..QE E NDIHMOJNE SERBIN DHE GREKUN …. PISA ..

    Reply to this comment
  2. Dr. Vehip (Veip) Proda) July 12, 19:29

    Pa bërë asnjë koment, po jap një dokument autentik rus:

    “Albania (shqip-Shqipëria, turqisht-Arnautluk), është emërtimi i pjesës perndimore dhe jugperndimore të pronave të drejtpërdrejta të Perandorisë Osmane në Europë. Duke zënë rajone të Epirit të lashtë dhe të Ilirisë së lashtë, ajo shtrihet përgjatë bregut të detit Adriatik dhe Jon, nga Gjiri i Artës deri në vendin matanë Lumit Bunë (Bojanë) në gjerësinë nga 39 deri 40°. Në veri kufirin e saj e formon rajoni i dhënë Malit të Zi (Ulqini) dhe Sanxhaku i Novi Pazarit të zënë nga Austria; në jug Gjiri i Artës dhe Mbretëria e Greqisë, nga e cila Shqipëria, që nga koha e tokave të shkëputura prej saj më 1881, ndahet prej lumit Arta. Në lindje kufiri mbetet i papërcaktuar, po të nisemi nga fakti, në merret parasysh parimi historik dhe përbërja e popullsisë, apo kufiri caktohet sipas ndryshimeve arbitrare dhe të shpeshta, që ndodhin në ndarjen e Vilajeteve të Perandorisë Osmane, ndërkohë që Shqipërisë i llogarisin si të saj pjesë të Thesalisë dhe Maqedonisë. Në rastin e parë ky vend zë 44.000 kilometra katrore, kurse në të dytin 90.000 kilometra katrore.
    Pozita gjeografike e vendit, pikërisht nga ana e detit, nuk është e parëndësishme. Atje ku ndodhet Kepi i Glossit (Lingueti), ajo, me brigjet e veta në ngushtincën e Otrantos i afrohet deri 70 km brigjeve përballë të Gadishullit të Apenineve, duke u bërë kështu hallkë e natyrshme bashkuese midis Turqisë Europiane dhe Italisë. Nga Kepi i Glossit deri në pikat më jugore dhe më veriore të bregdetit shqiptar, derdhjes së Bunës dhe Prevezës, largësia është thuajse e njëjtë (afër 180 km). Kësaj ndarjeje të bregut pothuajse në dy gjysma të barabarta, në atë adriatik-shqiptar dhe jonik-shqiptar, i përgjigjet edhe ndarja e brendshme e vendit. Ajo (ndarja) përcaktohet plotësisht nga paramalësitë jugore të sistemit të Alpeve Dinare dhe Dalmate. Ndërkohë, që nga pika e përgjithshme e Shardagut (Shardaga) me lartësi 2600 metra shkëputet drejt lindjes vargu i gjatë i Ballkaneve apo Hemusit (Gemusa) drejtpërdrejtë nga veriu në jug kalon kreshta e Pindit (Metcovo) me lartësiv 1600 deri 2600 metra me male të ndryshme të kënduara në mitet e Thesalisë së lashtë. Në veçanti, territoret që shtrihen pranë kreshtave të Gramozit dhe Pindit, dallojnë mes tyre aq ndjeshëm, sa kontrasti i fortë midis Shqipërisë së sipërme Veriore dhe Shqipërisë së ulët Jugore vrehet madje edhe në histori. Shqipëria e Sipërme, që i përket Ilirisë së Lashtë, papritur dhe goxha prerë zbret drejt brigjeve të detit Adriatik, ku, falë fryrjes të rrjedhës së sipërme të lumenjve, thellësia e detit ndryshon vazhdimisht. Nga ky bregdet, sidomos në vëndet pranë derdhjes së Bunës, Drinit dhe Duracos, ethet sundojnë në mënyrë epidemike, aq sa banorët në fund të verës zakonisht tërhiqen në male dhe në periferi të liqenit të Ohrit. Ndryshe nga Shqipëria e Sipërme, Shqipëria e Poshtme (Epiri i lashtë) ka shtresë (truall) plotësisht vullkanike (përçka flet edhe emërtimi i vjetër i malit të Himarë). Këtu tërmetet janë të shpeshta dhe jo shumë të forta. Malet janë maja të shkëputur nga njëri-tjetri, me lugje të thella e kratere të shuar dhe në pjesën më të madhe bien thikë në det. Vetëm pranë Filatit (Filatesa) përballë Korfuzit dhe pikës më jugore, Prevezës, ndeshen troje ultësire bregdetare.
    Largësia relativisht e vogël, e cila ndan malet, që përbëjnë kufirin midis Shqipërisë nga njera anë dhe Maqedonisë e Thesalisë nga ana tjetër dhe që formojnë ujëndarësen, ndahen nga deti Jon dhe ai Adriatik, e pengon shumë zhvillimin e sistemit lumor veçanërisht në Shqipërinë e Poshtme. Lumi kryesor në Shqipërinë e Sipërme Drini, përbëhet nga dy degë me të njëjtin emër, njera buron nga jugu, nga liqeni i Ohrit, Drini i Zi, tjetra nga Veriu, nga Serbia, Drini i Bardhë. Vetëm disa ura janë ndërtuar mbi këtë lumë, ku niveli i ujit shpesh ngrihet ndjeshëm; lumi përbën ndarje kufitare të mrekullueshme midis fiseve veriore shqiptare. Në veri të Drinit dhe vetëm 22 km nga derdhja e tij, derdhet në Adriatik lumi Buna ose Moraça e Malit të Zi, e cila, pasi kalon përmes liqenit të Shkodrës, kur del prej tij merr emër tjetër. Midis Vade dhe Shkodrës Drini dhe Buna bashkohen me anë të Drinazit. Ish veziri i madh Esat Pasha më 1869, duke qënë guvernator i përgjithshëm (general-gubernatorom) shqiptar, provoi t’i vishte me diga brigjet e Bunës, për t’u dhënë mundësinë anijeve të vogla detare të ngjiteshin përpjetë rrjedhës deri në Shkodër dhe për ta bërë këtë qytet port detar. Punimet ecën goxha mirë, por pastaj u ndërprenë. Ndër lumenjtë e tjerë të Shqipërisë së Veriut mund të përmendim Matin, Arsen, Ishmi dhe Shkumbini. Në Shqipërinë e Jugut rrjedhin lumenjtë: Semani (Semeni), Vjosa (Vojuca) dhe Kallama. Në Veri ndodhen gjithashtu liqenj goxha të mëdhenj, si ai i Shkodrës, pjesa më e madhe e të cilit ndodhet në territorin malazez dhe i Ohrit (Ohrid), të dy me gjatësi afër 37 km dhe gjerësi 10 km; liqeni Janina, në pjesën Jugore të Shqipërisë është vetëm 18 km i gjatë dhe 3,5 km i gjerë.
    Klima, përveç brigjeve të veriut me lagunat e tyre, është e mrekullueshme dhe vapa në vëndet me gjerësi gjeografike të njëjtë me Italinë e Jugut zbutet nga erërat malore dhe detare. Ndryshimi i ndjeshëm në klimë kushtëzohet nga pozicioni i luginave, nisur nga fakti, nga është drejtuar hyrja në to, në jug apo në anë të tjera të horizontit. Toka, po të punohet sado pak, mund të japë prodhim të bollshëm. Misri dhe kultura të tjera drithrash rriten si në ultësirat e Shqipërisë së Veriut, ashtu dhe në lartësitë e Shqipërisë së jugut; duhani rritet mirë, madje i cilësisë mjaft të lartë; përgjatë bregdetit ka plantacione të pasura me ullinj, prodhimi i të cilëve përbën kulturën kryeosre të eksportit. Malet e bregdetit dikur kanë qënë më të pasur me pyje se tani; prej tyre nxirrej lëndë e mrekullueshme për ndërtimin e anijeve. Materiali i ndërtimit prej këtej shkonte për flotat e ndryshme europiane, por edhe për ato egjyptiane dhe turke. Në thellësi të vendit ende ndeshen masive të gjera pyjesh, pjesërisht të virgjër. Në kullotat e ultësirave apo dhe ato malore ka tufa të mëdha gjëje të gjallë. Popullsia është më tepër e prirur për jetë nomade barinjsh, se sa arërash të vendosur në një vënd. Blektoria përbën punën bazë, por eksporti i produkteve të saj është i vogël dhe vetëm në Konstandinopojë çdo vit dërgohen shumë dhën. Nga produktet e tjera mallra eksporti janë breshkat, që dërgohen kryesisht në Triste, shushunjat (tejet të përhapura në liqenjtë shqiptarë) dhe dylli. Nxjerrja e koraleve më parë ka qënë e konsiderueshme, aq sa Ali Pashë Janina mundi t’ia jepte me qira napolitanëve; në vënd të tyre nisi të zhvillohet prodhimi i kripës, veçanërisht pranë Vlorës (Avlonës) Me përpunimin e pasurive natyrore shqiptarët merren pa qejf (shih shqiptarët)-Sr.Gana “Albanes Studien”(Ienë 1854)); po ai “Reise dasbGebiet das Drin…
    Gjuha shqipe. Sipas mendimit të përgjithshëm të linguistëve më të rinj, atë e kanë folur ilirët e lashtë. Thuajse kohët e fundit me të askush nuk është marrë shkencërisht dhe nuk dihej, kujt grupi i përkiste ajo. Më në fund u përcaktua, që shqipja përbën pjestar të veçantë të familjes indoeuropiane të gjuhëve, megjithëse studimi historik i saj është tepër i vështirë, sepse është thuajse e pamundur të dallosh fjalët dhe format rrënjësore shqipe nga numëri mjaft i madh i fjalëve të huazuara nga grqishtja, latinishtja, romake, turqishtja dhe ato sllave. Gjuha shqipe është gjuha e shqiptarëve, që banojnë në Shqipërinë e tyre, në Greqi, në Italinë e Poshtme dhe në Sicili… Dialektet që përdoren në jug të lumit Shkumbin quhen toskërishte. Në vija të përgjithshme kështu dallohen edhe dialektet shqipe të Greqisë dhe Italisë. Për nga elementet e veta leksike dhe eptimore gjuha shqipe ka karakterin e asaj indoeuropiane dhe nuk ka arsye të quhet ndryshe, veçse një fazë më e re e gjuhës së vjetër ilire, siç thotë Tunmani; ajo është degë më vete e rrënjës indogjermane dhe jo dialekt i vjetër, i degjeneruar i gjuhës greke, siç mendojnë shumë të tjerë. Tingujt mesatarë të frymëtuar të gjuhës së vjetër indogjermane e kanë humbur këtë veti tek shqipja (g, d, b në vënd të gh, dh, bh) dhe e afrojnë atë kësisoj me gjermanishten, kelten, sllovaken, kurse përforcimi me një nga radhët e tingujve grykor të frymëtuar,-me sllaven(!!!). Shumë fjalë, prejardhja e të cilave nuk shpjegohet me elemente të gjuhës indogjermane, me sa duket, i përkasin gjuhës, që kanë folur ilirët e lashtë deri para se të shpërnguleshin në tokat ku jetojnë sot; ato janë karakteristike edhe të rumanishtes, që ka substrat etnologjik fisnor me shqipen. Gjithësesi karakteri fillestar i gjuhës ka ndryshuar ndjeshëm pamje. Megjithëse sundimtarët romakë nuk arritën të formonin në Iliri një gjuhë të re romake, siç ndodhi në Galici, Spanjë etj, sidoqoftë formimi i fjalëve, fleksioni (fleksija) madje edhe leksiku i fjalëve u ushqyen aq fort me elemente të gjuhës latine, sa gjuha shqipe u shndrrua në gjuhë romane e përzier përgjysmë. Numëri i fjalëve të huazuara nga latinishtja arrin rreth 1000; ato ndeshen njëlloj midis përemrave, numërorëve, lidhëseve dhe ndajfoljeve. Shumë prapashtesa janë me prejardhje latine; foljet e prejardhura janë formuar sipas modeleve latine; koha e shkuar (preteriti) e foljeve rrëfyese pjesërisht dhe dëshirorja plotësisht janë me prejardhje latine, si dhe disa forma të shumësit gjatë lakimit; me sa duket, po andej është huazuar edhe përdorimi i nyjeve pas emrit, si te rumanishtja, bullgarishtja etj. Më vonë në gjuhën shqipe hynë elemente të sllaves dhe greqishtes, por vetëm dialektet e shqipes, rrjedhimisht janë marrë para shpërnguljes në Greqi dhe Itali, të tjerë ndeshen vetëm në Shqipërinë e Veriut. Larmia e leksikut shqiptar rritet dhe më shumë nga një masë fjalësh turke, që kanë hyrë në përdorim kryesisht në dialektet e veriut. Gjuha shqipe ka këto tinguj: 1) zanoret: a, e, i, o, u, dhe dhe ç- e papërcaktuar (si te rumanishtja); të gjitha këto zanore në dialektet e veriut ndeshen gjithashtu hundore. 2) likuide: r- e zgjatur fort dhe r e thjeshtë; lj-qiellzore dhe l-grykore (si…te polonishtja). 3) hundore: hundore rr-grykore; nj-qiellzore; p-dhëmbore dhe m-buzore. 4) fundore: k dhe g-grykore; kj, gj-qiellzore; t dhe d-dhëmbore; p dhe b-buzore. 5) të frymëtuara: h- grykore dhe qiellzore; j-qiellzore; sh, zh, s, z, t, th, c, x.
    Në mungesë të shkrimit gërmat vizatohen në mënyra mjaft të ndryshme; toskët shkruajnë më tepër me alfabetin grek ose latin; në botimet e “Propagandës” alfabeti latin është zmadhuar me disa shenja të veçanta; tipografia e re në Bukuresht përdor gjithashtu alfabetin latin, të cilit i janë shtuar disa gërma, të formuara nga gërma latine të ndryshuara. Ja lista e veprave kryesore të literaturës gramatikore dhe leksikore të gjuhës shqipe; për Shqipërinë e Veriut: Blankus (Blanchus), Dictionarium latino-epiroticum”(Rim-Romë 1635); Lekce(Lecce), “Osservazioni grammaticali nella lingua albanese” (Rim-Romë, 1716); (Rossi), “Vocabolario italiano-epirotico”(Rim-Romë, 1866); po ai-“Vocabolario della lingua epirotica-italiana” (Rim-Romë, 1875); (Jungg), “Elementi gramaticali della lingua albanese”(Skutari-Shkodër, 1881); për Shqipërinë e Jugut: fon Han (von Han), “Albanes.Studien” (Jena, 1854); Dozen (Dozon), “Manuel de la langue tchipe ou albanese”(Par.-Paris, 1879); Kristofiridis (Kristoforidhi)….(greqisht)…(Konst.-Konstancë, 1882); në Konstandinopol botohet aktualisht gramatika e re e Sami Beut. Për greko-shqipen: Rejigold (Reinhold), “Noctes pelasgicae”(Athina?, 1855); për italisht-shqip: De Rada, “Grammatica della lingua albanese”(Firence, 1870). Vepra filologjike: Bopp, “Ueber das Albanesische”(Berlin,1855); Kamarda, “Saggio di grammatologia comparata sulla lingue albanese”(Liv.1864); Mikloshiç, “Albanische Forschungen”(V.I, Vienë 1870-71); Shuhard, “Albanisches und Romanisches”(në “Kahn’s Zeitschrift” v.20); Gustav Majer, “Die Stellung des Albanesischen im Kreise der indogerm.Sprachen”(Vecenbergera “Beitrage”, v.8); po e tij, “Albanische Studien” (Vjenë 1883-1884, v.1-2; librit i bashkangjitet treguesi i plotë i literaturës); po e tij, “Der Einfluss des Latein auf die alban. Formenlebre, (Fir.1886). Përgatitet për botim: G.Majer, fjalori etimologjik dhe gramatika shkencore e gjuhës shqipe.
    Shqiptarët kanë vetëm letërsi popullore, të përbërë kryesisht nga përralla, këngë dhe fjalë të urta. Përmbajtja e përrallave të tyre është e përbashkët me letërsinë e të gjithë popujve europianë, por më shumë ngjajnë me përrallat e fqinjëve të tyre, sllavë dhe grekë. Përmbledhja e tyre është përfshirë në veprat e sipërpërmendura: fon Han dhe Dozon, si dhe në…. të E. Mitkos (Alek.1878); gjermanisht fon Han “Griech u. alban. Marchen” (Lajpcig 1864) dhe G.Majer “Archiv fur Literaturgeschichte” (1883); frëngjisht: Dozon “Contes albanais” (Paris 1881); këngët janë mbledhur: në Shqipëri nga fon Han, Dozon dhe Mitko; në Greqi nga Reinhold; në Itali-de Rada, “Rapsodio di un poema albanesa”(Fir.1866); dhe Vigo (“Canti popolari siciliani”. Kat.1870-74). Letërsia artistike shqiptare zë fill vetëm në Itali, ku në shek. XVIII doli vepra e Jul Varibobës “Jeta e Shën Marisë”(Romë, 1762), e cila tanimë ka humbur thuajse plotësisht. Mjaft ka punuar në fushën e letërsisë shqiptare Jeronim de Rada plak (i cili jetoi në Shën Demetrio-Korone), kryesisht me ciklin e vjershave epike të epokës heroike të jetës së Shqipërisë nën Skënderbeun (Poesie alban.”,v.6, Kor.Kalabro 1872-1884) dhe aktualisht si botues i revistës “Siamurd Arbërit” (“Flamuri i Arbërit”), duke bërë shumë në dobi të letërsisë së popullit të vet. Dora d’Istria, “Gli scrittori albanesi dell’Italia meridionale”(Pal.1861) dhe G. Stier”.
    ——————————
    * Ruskij Enciklopediceskij Slovar, 1890, 359-361.

    Reply to this comment
  3. Moisi Golemi July 12, 23:44

    Sa vigjilent qe qenke o Armando i Plakes. Ik ore zgjebaruc, qe flet sikjr ka ngelur historia e Shqiperise ne doren tende.

    Reply to this comment
    • Patllakja July 13, 09:29

      Eshte me mire qe historia e Shqiperise te trajtohet nga Moisi Golemet si puna jote dhe Hamza Kastriotet e tjere qe te pasojne, se i kemi me shumice dhe ia kane marre doren kesaj pune. Suksese ne jete!

      Reply to this comment
  4. ELIOT July 13, 19:45

    A e dine bolsheviket RUSE QE ALBANIA ESHTE ME E VJETER NE EUROPE SE RUSET DHE SHUME VENDE TE TJERA EUROPIANE …. RUSIA ESHTE FORMUAR NE SHEKULLINE E 8 MBAS ….LINDJES SE KRISHTIT …… VIKINGET SHKONIN PER TE PLACKITUR NE SHPELLAT RUSE NE TOKAT E EGRA TE PA EVOLUARA CIVILIZURA ….. DHE NGELEN ATJE SI NJEREZ TE EGJER .. SI BISHA … KURSE NE NE TE NJEJTEN KOHE ALBANIA ILLIRIA I KISHTE RENJET QE NGA SHEKUJ ME PARE …. SKA NJE HISTORIAN ALBANEZ TI THOTE KETYRE DERRAVE SE JANE SHUME MBRAPA NGA NE … KUR NE JETONIM …MAJMUNET RUSE ISHIN KOMA NEPER PEME ……. HA HA HA …NDOSHTA KOMUNISTAT KANE FRIKE NGA ENVER ..SKIZOFRENI DHE SE KRITIKOJNE VELLAIN E MADH TE MUTRAVE BOLSHEVIKE …..KUR RRUSET CLIRUAN EUROPEN QENDRORE … NE ALBANEZET SNA NDIHMUAN .. NA LANE NE DORE TE TURQVE …. PRANDAJ MOS PRISNI ASNJE DHURATE NGA SHIMPAZETE RUSE ..

    Reply to this comment
  5. DETARI [email protected] July 13, 22:44

    ky ……plaka, qenka tamam injorant i mirefillte .

    o plako,kur nuk di historine dhe gjeografine e vendit tend…..,me mire futi ndonji fasule dhe presh,apo ndonji gjysem qepe dhe mos u ndjej fare se sa ben te habiturin,kur historia flet aq fuqishem per kufijte ilirike,sa vetem trapa si ti nuk i marrin per baze !

    megjithate….,te shkuara dhe lexo me shume se sa te shkarravitesh te tilla traplliqe…..

    Reply to this comment
    • ELIOT August 27, 13:12

      Me ke e ke ti TURK ANALFABET … PERCAKTOI MENDIMET DHE NA MESO PAK ME SHUME PER HISTORINE …. .APO E KE LENE NE STAMBOLL ..KOQE DEBILI ..TETE DE BITE …. HISTORINE E VENDIT TIM E KAM LEXUAR NJA 50 HERE NE GJUHEN E MOLIERIT …POR TI OSE JE KELUSH BOLCHEVIKU OSE JE LOPE PA TRU …NDOSHTA TE 2 …..MERCI POVER CON …

      Reply to this comment
  6. Landi July 16, 01:57

    Po kjo eshte arrnautlleku normal, ne kete kohe ishte shtrirja e shqiptareve, ne baze Te ketyre hartava kane bere shfarosjen e shqiptareve Ruset. Se Po Te ishin serbe sdi ndermerrnin ato spastrime etnike serbet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*