Një herë e një kohë/ Ava Gardner dhe Frank Sinatra

March 30, 2018 14:25

Një herë e një kohë/ Ava Gardner dhe Frank Sinatra

“Ne u shndërruam në të dashuruar të përjetshëm. Fjalë të mëdha, e di, por me të vërtetë ndjeva se pavarësisht çdo gjëje që ndodhi, ne do të ishim gjithmonë të dashuruar.” –Ava Gardner

Çfarë mund të jetë më magjepsëse sesa një histori e madhe dashurie, që megjithë fillimin e saj të trazuar dhe shpesh herë të dënuar, sfidoi të gjitha dogmat për të qenë një nga romancat më pasionante të shekullit të XX?

Frank Sinatra, tashmë një legjendë në Hollywood, mjeshtër i këngëve të dashurisë dhe kërcimtari ideal që gjendej nëpër ëndrrat e vajzave të reja, kishte qenë në krye të lojës së tij për më shumë se një dekadë, kur Ava Gardner u shfaq në jetën e tij. Fansat e tij u shkatërruan kur morën vesh se Frank kishte braktisur bashkëshorten e tij prej dymbëdhjetë vitesh, Nancy Sinatra, për një “prishëse martesash”.

Ishte pamja joshëse dhe rolet e saj të shpeshta si një “femme fatale” në kinematografi që i shtynin fansat të mendonin diçka të tillë.

Megjithatë, ishte Frank i cili kishte vendosur, pasi e kishte parë për herë të parë, që ta ndiqte nga pas Ava-n. Thuhet se Frank i ka thënë një miku të tij në ato momente: “Unë do të martohem me këtë vajzë”.

“Unë e dija mirë që ai ishte i martuar, dhe burrat e martuar nuk ishin aspak pjesë e shijeve të mia. Por, ai ishte i bukur, me fytyrën e tij të mprehtë, sy të ndritshëm blu dhe me një grind të pashpjegueshëm. Dhe ai ishte aq entuziast dhe i gjallë, i përmbushur me jetën, në veçanti dhe në atë moment me mua.”-Ava Gardner

Në vitin 1951, menjëherë pas divorcit të Frank nga Nancy, çifti u martua mes skandalit dhe kritikave, por dukej se pavarësisht gjithçkaje, ata kishin sy vetëm për njëri-tjetrin.

Pasoi një pasion dhe zjarr i pakontrollueshëm nga të dyja palët, shpesh herë duke u bërë xheloz për njëri-tjetrin për një sërë arsyesh.Të dy ishin gjaknxehtë, por dhe shumë të aftë për të harruar mosmarrëveshjet, gjë që e shndërroi këtë marrëdhënie në një histori emocionuese.

Ava ishte kthyer një nga aktoret më të famshme të ekranit të kohës, dhe nga ana tjetër, suksesi i Frank kishte filluar të pakësohej. Ai shpesh ndihej i hutuar nga suksesi i gruas së tij, duke u shqetësuar se ajo do ta linte atë, dhe kështu e shoqëronte në të gjitha skenat e xhirimeve të filmit.  Gjithçka që Ava donte ishte që Frank të ishte përsëri i lumtur, dhe kështu falë disa lidhjeve të fuqishme i siguroi  atij një pjesë në filmin “From Here To Eternity”,  nga ku arriti të fitonte një Academy Award.

Çifti ishte jashtëzakonisht i lumtur- ata ishin qendra e festave të Hollivudit dhe gëzonin skenarë filmash që fluturonin nga të gjitha drejtimet. Ata ende grindeshin rreth gjërave më të vogla, por debolesa e tyre për njëri-tjetrin ishte menjëherë e dukshme.

Por, pikërisht ky sukses i jashtëzakonshëm do të sillte zhdukjen e lidhjes të tyre. Shpesh të thirrur në skajet e kundërta të kontinentit, apo botës për filma të ndryshëm apo turne publiciteti, çifti thjesht po shpenzonte shumë kohë larg. Përfundimisht, as harku i Kupidit nuk mund ta pengonte këtë martesë shumë të pasionuar që të shkatërrohej, dhe më 1957, çifti u divorcua.

Sipas Kathryn Grayson, një mike e vjetër e çiftit si dhe aktore, “Puna e mori atë në një drejtim dhe Avan në një tjetër, ata nuk mund të ishin së bashku.”

Pas divorcit të tyre, Ava kurrë nuk u martua por u zhvendos në Spanjë, ndoshta për të shmangur praninë e Frank. Është thënë gjithashtu se për shumë vite pas ndarjes së tyre, Frank mbante një figurë të Avas të ngjitur në pasqyrën e tij në çdo dhomë salle ku përgatitej. Thashethemet fluturuan se dëshironin të ribashkoheshin por për fat të keq, rrethanat i mbanin gjithmonë të ndarë.

Në jetën e saj të mëvonshme, Ava, e cila kishte qenë gjithmonë një duhanpirëse, vuante nga komplikime të shumta shëndetësore – emfizema e la në shtrat dhe dy goditje të njëpasnjëshme paralizuan pjesërisht yllin kinematografik. Shpenzimet e saj mjekësore ishin të mëdha dhe ishte Frank, ai që këmbënguli të paguante për gjithçka si dhe të mundësonte që ajo të fluturonte në një aeroplan privat me personel mjekësor  drejt SHBA-së për t’u vizituar me një specialist të njohur botëror.

Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit dhe vëmendjes mjekësore, Ava vdiq tragjikisht në vitin 1990. Pas dëgjimit të lajmit për vdekjen e saj, Frank u gjet i rrënuar në dhomën e tij, i paaftë për të folur dhe qante në mënyrë të pakontrolluar.

Edhe pas gjithë këtyre viteve, dashuria e tij për të ishte e pafund; ishte pikërisht vdekja e saj që frymëzoi një nga këngët më të njohura të Frank Sinatras, “I am a fool to want you”.

Turbulluese dhe gjithnjë emocionuese; thellësisht të pasionuar dhe të afeksionuar – nuk kishte kurrë një moment të shurdhër në historinë e dashurisë së Frank Sinatra & Ava Gardner. Duket se, emocioni  dhe pasioni ishte thelbi i kësaj historie të madhe dashurie. Por, gjithashtu, në një kthesë ironike të fatit do të shfaqej edhe ikja e saj nga kjo jetë.

Ashtu si shumë prej romancave të mëdha  edhe kjo romancë do të provonte se: “‘Është më mirë të kesh dashur dhe humbur, sesa kurrë të mos e kesh provuar dashurinë.”

s.a/dita

 

March 30, 2018 14:25
Komento

1 Koment

  1. Sa e mrekullushme eshte Ajo ndjenj ! March 30, 18:00

    Kush nuk do dashurohej mbas nji femre si Ava .
    Nganjiher bukuria Feminile vleresohet nga syte e atij
    qe e dashuron dhe per Frenk Sinnatra-n ajo ishte
    Femra ideale ,qe dikush atje lart Z e kishte caktuar mesa duket per vet ate . Asnjeri s’munddet t’i iki fatit dhe Frenk S ka bere zgjidhjen e duhur .
    Shife cfar bukuria ka kjo femer ?

    Bravo Frenky Boy i ke dhene mesazhin e duhur
    brezave qe pasuan . Te ndjekin melodine e zemres .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*