Një herë e një kohë/ Grace Kelly dhe Princ Rainer III i Monakos

March 26, 2018 14:47

Një herë e një kohë/ Grace Kelly dhe Princ Rainer III i Monakos

Shumë nga historitë më të mëdha të dashurisë në botë fillojnë thjesht me një shikim, por ka edhe nga  ato, të cilat marrin më shumë sesa thjesht një të tillë.

6 Maj i 1955 duhej të ishte një ditë e zakonshme e aktores së ekranit, Grace Kelly.  Asaj i duhej të fliste me shtypin për një film të ardhshëm, do të ofronte intervista të shumta në medie, do të shkonte në parukeri, do të takonte një princ në Monako dhe do të bëhej pjesë e një mbrëmjeje gala të mbajtur për nder të saj.

Takimi i parë midis Princ Rainier III të Monakos dhe Grace Kelly ishte realizuar nga Paris-Match dhe thuhet se, Grace e rraskapitur nga turneu i saj evropian, fillimisht u përpoq ta anulonte takimin. Por, ajo vendosi të shkonte. Ishte një pasdite ku Grace me elegancën e saj  dhe Princ Rainier shëtisnin nëpër kopshtet e pallatit duke zhvilluar biseda të karakterit të ndryshëm. S’është nevoja të thuhet por, takimi i parë midis dy personazheve kryesorë nuk ishte tërësisht romantik, për shkak të numrit të madh të fotografëve, rojeve mbretërorë dhe gazetarëve.

Pas këtij takimi të parë miqësor, Princ Rainier njoftoi se kishte qenë i magjepsur me freskinë e Grace-it, pjekurinë dhe kulturën e saj. Ndërkohë, miqtë e konsideronin Grace si beqaren më sharmante në Evropë.

Të dy filluan t’i shkruanin njëri-tjetrit rregullisht, megjithëse jo në nota romantike. Ata filluan ta kishin shumë përzemër njëri-tjetrin. Përgjatë disa muajve korrespondencë, ndanin me njëri-tjetrin shumë detaje intime si, frikërat e tyre më të mëdha përgjatë fëmijërisë, dhe kështu Grace dhe Princ Rainier filluan të ndjenin sikur ata e kishin njohur njëri-tjetrin gjithmonë.

Kaluan shumë muaj, derisa Rainier u shpreh në kapelën e tij mbretërore, se ai nuk mund të ndalonte së menduari amerikanen e re, magjepsëse. Kapela mbretërore, në një përpjekje për të kontribuar në lumturinë e princit, i shkroi një letër sekrete Grace-t duke zbuluar ndjenjat e tij. Grace menjëherë u përgjigj se shpresonte ta takonte përsëri në vizitën e saj të ardhshme në Evropë.

I kënaqur me përgjigjen që mori, prifti menjëherë filloi të organizonte një udhëtim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të ishte ai vet dhe princi. Disa ditë përpara Krishtlindjeve, dyshja udhëtoi nga linja transantlantike në New York, dhe pastaj me hekurudhë në Filadelfia për të qëndruar tek miqtë e priftit, familja Austin.

Nga “një rastësi romantike e pashpresë”, Austin-ët ishin miq të dashur të Grace-it, që në fakt e kishin ftuar edhe këtë të fundit për të kaluar pushimet me ta. Ajo çfarë pasoi ishte një javë zbavitëse dhe e lirë nga shkrepjet e aparateve fotografike.

Një javë më vonë, duke kaluar në privatësi natën e Vitit të Ri  në New York-un e mbuluar me dëborë, Princi i propozoi.

Historia e tyre e dashurisë u pa “si një përrallë e kohëve moderne”.

s.a/dita

March 26, 2018 14:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*