Një histori dashurie sa e vërtetë aq edhe e trishtë

May 30, 2018 10:43

Një histori dashurie sa e vërtetë aq edhe e trishtë

Një thënie fanceze thotë se gjithçka kalon, gjithçka ndryshon, gjithçka harrohet, gjithçka zëvendësohet. Por nuk është e sigurt…

“Nëse ju keni nevojë për një aktore suedeze që flet shumë mirë anglisht, që nuk e ka harruar gjermanishten e saj, që nuk kuptohet shumë mirë në frëngjisht dhe që në italisht di vetëm të dua, jam gati të bëj një film me ju”. Firmosur: Ingrid Bergman.

Roberto Rossellini përfundoi së lexuari letrën e datës1950 dhe mbeti i mahnitur. Ishte 44 vjeç, i martuar me italianen Marcella de Marchis me të cilën kishte 2 fëmijë, ishte dashnor i asaj force natyrore të quajtur Ana Magnani dhe që nuk ishte e vetmja e koleksionit të tij. Por bukuria e Bergmanit dhe përkufizimi i Federiko Felinit (është sikur Shën Mëria të ketë zbritur në Disneyland) ishin tundime të mëdha.

Nga ana tjetër Rossellini ishte një nga etërit e mrekullisë që u quajt neorealizmi italian; kinemaja pas lufte, kundërpeshë e fashizmit mbytës, art i varfër në një vend të shkatërruar dhe regjisori… kronologjikisht i konsideruar një film i jashtëzakonshëm i asaj rryme: “Roma, qyteti i hapur” i vitit 1945 – raporton scoopnest.com, cituar nga bota.al.

Një histori sa e vërtetë aq edhe e trishtë. Ngjarjet vendosen në Romë nga viti 1943 dhe 1944, ende nën regjimin fashist dhe është ngjarja reale e një prifti, Luigi Morosini-it i torturuar dhe vdekur gjatë pushtimit nazist për të mbrojtur partizanët dhe inxhinierit komunist, Giorgio Manfredi. Pika kulmore dhe skena e përjetshme e ngulitur në kujtesë si shkalla e Odesës tek filmi “Potemkini i blinduar”: Pina, një fshatare dhe e dashura e një tipografi, i cili lufton me Rezistencën dhe që burgoset, vrapon e dëshpëruar pas kamionit, por një plumb mitralozi e godet dhe ajo vdes para djalit të saj. Ato çaste kinemaje, ajo grua e papërsëritshme (Ana Magnani), ajo rrugë me të vetmin fat – vdekjen, dhe vetmia e atij fëmije, janë momente të paharrueshme dhe që përbëjnë gjenialitetin e kinemasë italiane, e cila u shtri që nga këta filma origjinalë, kurajozë, ideologjikë plot me mesazhe dhe me fitime të pakta deri në vdekjen e Federiko Felinit, Ettore Scola-s, Mario Monicelli-it. Kinema që nuk u harrua dhe një jehonë e denjë e filmit “Cinema Paradiso” e Giuseppe Tornatore-s. “Roma, citta aperta” lindi pa para, vetëm me dy aktorë profesionistë (Aldo Fabrizi dhe Magnani) dhe mes katër skenaristëve, ku u skicua një e ardhme e përgjakur, ishte ai, Federiko Felini që i përket mbinjeriut.

Kthehemi tek dashnorët tanë…

Borgjezi, jo shumë i pashëm dhe heroina e Kazablankës ranë në rrjetën e dashurisë ose më mirë e thurën atë. Piknik për paparacët, shtypi, anatemimi i hipokrizisë amerikane. Besojeni ose jo, në 14 mars të 1950 Dhoma e Lartë e Kongresit Amerikan nga goja e senatorit demokrat, Edwin Johnson kërkoi masa ligjore që të ndalonin daljen e filmit “Stromboli”, sepse në jetën reale protagonistja ndërmori një sulm kundër institucionit të martesës. Zonja Bergman është një ndikim i keq për virtytet morale amerikane. Nëse kishte një botë ku tradhtia, orgjitë, dashuritë klandestine, divorcet, alkooli dhe drogat përcaktonin fabrikën kolosale ai ishte Hollywood-i.

Rossellini dhe Ingrid edhe pse shkelëskurore; ajo ishte e martuar me dentistin suedez Petter Lindström me të cilin kishte një vajzë, Pia, por ishin …europianë. Ata u martuan, patën tre fëmijë: Robertinon dhe binjaket Issota dhe Isabella dhe gjithçka përfundoi alla italiane. Gjatë një fundjave romantike në Amalfi ajo i përgatiti spageti me salcë domatesh dhe djathë parmixhan të grirë dhe ia hodhi mbi kokën e këtij burri, këtij borgjezi roman, gjeniut që realizoi 40 filma dhe 20 seri në televizion, derisa kanceri e mori nga kjo botë në moshën 71 vjeçare. Fundi i romancës…

Ingrid Bergman vdiq shumë e re, në moshën 67 vjeçare.

Një dekadë më vonë Kongresi Amerikan nga goja e senatorit Charles Percy lexoi një fjalim shfajësimi: “Sot dua të bëj një homazh që prej kohësh ia kemi borxh Ingrid Bergmanit, një ylli të vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Zonja Bergman jo vetëm që është e mirëpritur në Amerikë, por jemi thellësisht të nderuar nga vizita e saj!” Ajo u përgjigj: “I dashur Senator Percy, lufta ime me Amerikën ka mbaruar prej kohësh. Megjithatë plagët mbeten. Sot falë gjestit shumë të sjellshëm dhe bujar të fjalimit tuaj në Senat janë shëruar përgjithmonë”. Gjithçka mbeti mbrapa. Dashnorët e ndaluar kishin vdekur…

Skandalet seksuale të Hollywood-it janë shtuar dhe vazhdojnë të shtohen pa frena dhe pa dënime, por në errësirën e një salle kinemaje, ose në shtëpi, ose në internet ose në CD, “Roma qyteti i hapur” vazhdon e mbetet e gjallë, e përvuajtur me Magnanin e vdekur nga një plumb mitralozi dhe me fëmijën duke e parë me sy të tmerruar… Një thënie fanceze thotë se gjithçka kalon, gjithçka ndryshon, gjithçka harrohet, gjithçka zëvendësohet… Por nuk është e sigurt.

b.m. / dita

May 30, 2018 10:43
Komento

5 Komente

  1. Afrim Dangellia. Psikiater. May 30, 11:56

    Psikoanaliza dhe Arti eshte nje teme teper e prekur ne Literaturen botrore te psikiatrise.Si R.Rosselini ashtu dhe I.Bergman, diskutohen dhe analizohen me filmat e tyre monumental ” Roma qytet i hapur ” apo ” Casablanca.” Prof. Walter Pöldinger teper i njohur i psikiatrise ne Austri, por i ndare nga jeta vite me pare, i kushton nje koment psikoanalitik interesant filmit ” Casablanca” me titull ” Liebe und Agressivität ” ( Dashuri dhe Agresivitet ) ne nje nga Revistat e psikiatrise Austriake.

    Reply to this comment
  2. demo May 30, 16:27

    Po kur bejne mbrojtesin e vlerave te familjes,H0lliwoodi degjeneruar?Senati Amerikan! O zot ne ruaj nga NDERI i PROSTITUTAVE!

    Reply to this comment
  3. +++ May 30, 22:12

    Edhe pas 6 vjetesh u ndane e shkuan secili ne hesap te vet e u rimartuan

    Reply to this comment
  4. Dashuria eshte dhurate e Zotit,abuzimi ndaj saje ka qene dhe do te mbetet mekat. June 3, 09:54

    Historia ne dekada ka vertetuar se kure arti me lirine e tije i sherben moralit e dinjitetit njerezore,arti mbetet oksigjen per boten ne Progres Njerezor.Ne te kunderten kur arti i sherben diktaturave,pra amoralitetit kthehet droge e varrmihes kombesh.

    Reply to this comment
  5. lato June 3, 17:16

    Histori dashurie e pleqve italiane Carlo Conti me Sofia Lorren ,Roberto Rosselini me Ingrid Bergman,,,Vittorio De Sica etj,,Lane grate me femije ne moshen 50 vjecare,kur u bene te famshem dhe te pasur,,,Moren nai kumbull 20 vjecare,per hir te sacrifices per artin,i lane hazat ne Holliwood t`ja punonin Garry Cooper,Marlon Brando,,Keto pleqte kokeketullaca italiane u kthyen ne kodoshe te grave te tyre ,30 vjet me te reja, yje holliwoodi.Po pse dashuri eshte kjo?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*