Një histori dinjiteti dhe dashurie

April 13, 2018 02:40

Një histori dinjiteti dhe dashurie

I nderuar z.Thano

Gjithfare po degjojme ne shqiptaret. Me shume sharje se sa lavderime. Jo rralle degjohen  edhe shprehje poshteruese si ”he mo se shqiptar jemi”, apo “shqipo hesapi”, apo “mire na e bejne se kaq meritojme”.

Akoma edhe me e neveritshme, eshte shprehja qe e degjon pothuaj çdo dite ne mediat vizive, por edhe nga bashkebiseduesit, qe na e servirin si gjetje inteligjente se kjo apo ajo ngjarje, “ndodh vetem e vetem ne Shqiperi”, apo “nuk ndodh askundi  ne bote”.

Me keto shprehje naïve, por shume dashakeqe, poshterojme ne radhe te pare veten, pa menduar  se ç’dem te madh i bejme kombit. Per disa, vetem ne Shqiperi, ndodhin permbytje edhe zjarre, tregtohen ushqime dhe ilace te skaduara,  kafshon qeni njeriun apo edhe njeriu vret njeriun.

Turpi me i madh eshte kur gazetare gjoja te pakenaqur, me politikanet, te cilet tashme jane te afirmuar ekskluzivisht si fajtore vetiakë apo partiakë, i perkedhelin, si padashje, nepermjet zgjidhjes antikombetare, se eshte vete populli qe i meriton si te tille.

Ndaj si bashkeqytetar qe respekton historine e rralle te mbijeteses me shume sakrifica shekullore te këtij populli, e ndjeva ne thellesi te shpirtit ngjarjen, qe me tregoi miku im Ben Gajtani.

Histori qe 2300 vitet e shkuara, permendet si nje trashegimi qe ne kohen e Pirros se famshem te Epirit (i Eperm, pra ne shqip krahine malore), i cili mbahet  mend ne historine e botes, si udheheqesi qe respektonte dhe nderonte edhe te vraret e kundershtarit dhe te cilin Hanibali, sfidanti i Romes se Lashte, e nderonte, deshmon Livi, si nje nga dy strateget me te famshem ushtarakë, bashke me Aleksandrin e Madh te Maqedonise (Tit Livi -Titus Livius- Rome and the Mediterranean Book XXXV 14}.

Beniamin Gajtani (1), po bisedonte me nenen e tij italo-shqiptare Ida, duke udhetuar ne Milano. Gjuha qe flisnin keta dy te huaj, ngacmoi Italianin (2), qe po bashkeudhetonte ne autobuz, i cili, i befasuar, I pyet:

Kjo gjuha juaj me duket si shume e njohur! Prej nga jeni­?

Albania-Tirana

Shqiptar? Çfarë surprise!

Pse?

Ah, çfarë po me kujton kjo gjuhe!

Cfarë?

Femijerine

Pse?

Oh! Jam lindur atje dhe larguar i vogel, bashke me nenen dhe babain.

I emocionuar, vazhdon t’u tregoje historine e dhimbshme te lidhur me amanetin e fundit,  qe nena e tij italiane i kishte lene para se te vdiste: – Ti prego Pietro, mos me ler pa me gjetur varret e dy te miturve… Ishin dy djemte qe i kishin vdekur nga malaria dhe qe ishin varrosur ne Tirane ne nentor 1938.

Italiani çuditet, kur Beniaminit i kujtohet se diku ne nje parcele te veçante, tek Varrezat e Sharres, ndodheshin disa varre femijesh, jo shqiptare.

Je i sigurtë? – pyeti italiani. Po, i thote Beni dhe, duke ndjere thellesisht shqetesimin dhe perkushtimin  e tij, i premtoi se do te bente çmos t’i kerkonte ato dy varre. Merr letren, ku Pietro kishte shkruar dy emrat e vellezerve si dhe adresen dhe numrin e telefonit. I premton se do ta njoftonte menjehere, pas disa ditesh kur te ndodhej ne Tirane.

Nuk ishte e lehte ti gjeje ato varre, por fjala e dhene duhej çuar ne fund. Pas shume mundimesh e kembenguljesh, me ne fund i gjeti. U gezua pa mase, po aq edhe nena e tij, e cila, me zerin e nenes, e pergezoi me nje bravo aq te ndjerë, sa edhe sot nuk i largohet nga mendja. Pa humbur kohe i dergon Pietros, letren dhe nje fotografi me dy varret, njerin me emer dhe ngjitur me te edhe tjetrin.

Me poshte eshte letra e falenderimit, qe Pietro i dergon Benit.

12 Nentor 1999

Shume i nderuari z.Beniamin,

Mora letren dhe fotot e varrit te vellait tim Benito, te cilat me mbushen zemren. Nuk do te kisha besuar dhe shpresuar kurre qe varri do te gjendej akoma pas 61 vitesh, qe perfshijne nje lufte boterore, rreth 50 vite regjimi ateist-komunist dhe rrethana te tjera jo shume te favorshme. 

Fakti qe varret jane transferuar nga nje varreze ne nje tjeter dhe eshte ruajtur gjithçka saktesisht, ne regjistrat perkates, eshte tregues per shkallen e larte te civilizimit te shqiptarve. Nuk do te isha shume i sigurte nese nje komb katolik, si Irlanda do te sillej ne te njejten menyre!

Nuk e di se si te te falenderoj per gjetjen e njerit prej varreve te vellezerve te mi (mendoj se ai tjetri  pa emer, ne krah te tij, eshte i vellait  tjeter Galeazzo), si dhe per lulet qe kishe vene mbi varre. Shpresoj qe ne nje te ardhme te afert te jem ne gjendje t` i vizitoj personalisht dhe te permbush keshtu  deshiren e fundit te se ndjeres nenes time. 

Mbetem me shpresen se mund te ritakohemi ne Mercatello  dhe te te rifalenderoj nxehtesisht per gjithcka bere per mua! Pershendetje te vecanta ty, Natashes, nenes tende (3) dhe gjithe familjareve tuaj.

I yti Pietro Tintori

Pas disa ditesh, Pietro vizitoi dy varret e vellezerve. Beni kujton shume i impresionuar se si ai intelektual italoirlandez, 2 metër i gjate, i afrohet dhe i bie ne gjunje me dy duart e kryqezuara, per ti treguar respektin per nderin qe i kishte bere.

Piktori Beniamin Gajtani, me nene italiane, sot  eshte 65 vjeç.

Pietro Tintori, inxhinier avionesh, djali i nje ish funksionari te Italise ne Shqiperi, jeton ne Irlande, ku emigroi bashke me dy prinderit.

Nena e Benit, lda, sot 94 vjec, eshte martuar me instrumentistin shqiptar Angjelin Gajtani, ish student ne Institutin e Arteve te Romes. Si dy te rinj, u dashuruan kaq shume, sa Ida nuk iu bind as presionit prinderor per t`u ndare nga “shqiptari primitiv”.

Ida jo  vetem erdhi ne Shqiperi, ku krijoi familje dhe kaloi gjithe jeten e saj, por edhe sot, megjithse jeton kryesisht ne Itali, deshiron te gjendet sa me prane te dashurit te saj, madje edhe te prehet ne jeten e pertejme, ketu ne Shqiperi, ku i ndjeri ndodhet tashme qe prej mbi 30 vitesh.

Dr. Aleksander Gjollma, Tiranë Prill 2018

April 13, 2018 02:40
Komento

2 Komente

  1. gjermani i fundit April 13, 12:40

    ne pergjithesi nuk ka pyll pa derra dhe kjo vlen per te gjitha kombet dhe rracat. Por shqiptaret kane trasheguar zakone shume te mira, siç jane dy me te mirat,mbajtja e fjales dhe mikpritja dhe keto jane zhvilluar shume ne rrefimet e eposit. Psh balada per Konstandinin dhe Doruntinen. Nga ana tjeter, ne 100 faje e gabime, regjimi komunist u perpoq te mbante rregull dhe disipline,e pakonceptueshme per rrumpallen e sotme.

    Reply to this comment
  2. e verteta e hidhur April 14, 02:02

    Pyll pa derra nuk ka.Por edhe pa i thene “bemat” e shqiptareve nuk duhet lene,pavaresisht se shume dashakeqes brenda dhe jashte Shqiperise i komentojne sipas midese se tyre.Ngjarjet duhet te thuhen drejt dhe me vertetesi.Qellimi eshte te reflektojne ne te tjeret.Media ka nje rol te pazevendesueshem ne kendveshtrimin e cdo ngjarje qofte edhe per ato qe nuk na vjen mbare.Edhe titulli i shkrimit nuk ka perse te behet ne forme skupi vetem per terhequr vemendjen.Une mendoj se edhe komentet duhet shikuar,jo cdo koment fyes e denigrues aq me teper kur nepermjet nje ndodhije hidhet balte mbi te gjithe bashkombasit duhet te publikohet.Lira e fjales eshte e drejte e gjithesejcilit,pa e shperdoruar ate.Te fundit qe dua te them nepermjet ketij komenti eshte Politika Editoriale e Medias.Te gjitha mediat,perfshi dhe ato private politiken e publikimeve duhet ta mbeshtesin ne themelin e interesit kombetar.Ky eshte detyrim,sepse Media eshte pushtet qe te jepet ty,eshte privilegj te behet ty dhe askush nuk mund te abuzje me pushtetin e dhene.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*