Një histori e 40 viteve më parë, treguar nga Dr.Flamur Topi

June 28, 2014 11:40

Një histori e 40 viteve më parë, treguar nga Dr.Flamur Topi

Entela Resuli

Flamur Topi, doktori i njohur, është skenarist i filmit “Guximtarët”, ku protagonist kryesor ka qenë Artan Santo, në rolin e Ilir qullacit. Një nga filmat më të dashur për fëmijë, me një temë edukative, ka për aktor kryesor bankierin, që dy ditë më parë u ekzekutua në ish-Bllok, zona më e frekuentuar e Tiranës. Pas përfundimit të homazheve nga familjarë, miq e të afërm, në hotel “Sheraton”, ne shkuam tek një person, i cili e ka njohur që fëmijë, që në momentin kur u përzgjodh të ishte ai figura kryesore e filmit “Guximtarët” (prodhim i vitit  1970), dr. Flamur Topi. Ai e ideoi si personazh në letër e më pas, një ekip u mor me realizimin e filmit në terren. Me qindra fëmijë u testuan nga regjisori Gëzim Erebara. Sytë dhe mendja ndaluan te i vogli Artan Santo, në atë kohë 14 vjeç. Për t’ua kujtuar pak, përmbajtja e filmit është pak a shumë kështu: “Iliri (Artan Santo) po rritet si një fëmijë egoist dhe tepër i përkëdhelur. Shokët e tij të klasës e rrethojnë me dashuri dhe përkujdesje për interesa më të gjera. Ai njihej ndryshe si “Ilir qullaci”, për shkak të rezultateve të dobëta në orën e fizkulturës. Për të tejkaluar këtë opinion, ai niset me një grup alpinistësh të rinj në malet e Shqipërisë së Veriut. Kur arrin majën e malit, ai e sheh jetën nga një tjetër këndvështrim”. Dr. Flamuri, në këtë bisedë për gazetën “Dita”, na tregon detajet e përzgjedhjes së Santos në atë kohë mes qindra fëmijëve të tjerë dhe batutat e fundit që ka shkëmbyer me të në korridoret e bankës…

Dr. Flamuri, si është bërë përzgjedhja e Artan Santos në filmin “Guximtarët”, ku ju jeni autor i skenarit?

Ka qenë një përzgjedhje e përkryer e regjisorit të filmit, Gëzim Erebara. Janë provuar qindra fëmijë, të Tiranës kryesisht, dhe me Santon qëlloi që të bënte një zgjedhje shumë të gjetur. Artani, nga pamja e jashtme të linte vërtet përshtypjen e një fëmije të përkëdhelur, i shëndoshë, me flokë të drejta dhe deri në këtë pikë kështu ishte. Të jepte idenë e një fëmije paksa qullac, ndaj edhe në film është quajtur “Ilir qullaci”, por në të vërtetë, ai në jetën reale ishte një djalë i shkathët dhe shumë inteligjent. Ndaj, te “Guximtarët” është tjetër gjë dhe në jetën reale ishte tjetër gjë. Ashtu si në film, që ngjit majën e Pionierit i pari, ashtu ngjiti dhe maja të tjera në jetë, si në biznes, ashtu edhe në art, sepse Artani ka shkruar disa libra.

Filmi_GuximtarëtKu janë bërë xhirimet e filmit?

Shumica e xhirimeve janë bërë në natyrë, jashtë Tiranës, pa harruar këtu Lurën e bukur. Në atë film mund të gjejmë pamjet e fundit të Lurës reale, të pashkatërruar. Më ka ardhur shumë keq që ai film nuk u bë me ngjyra, është prodhim i vitit ’69, në ’70 ka filluar të shfaqet dhe janë bërë tashmë 44 vite që është realizuar dhe gjatë gjithë kësaj kohe është shfaqur me shumë sukses. Madje një sukses të madh ka pasur edhe në Kinë, duke qenë edhe atje një film i dashur.

Ishte Santo një aktor i mirë?

Aktor shumë i mirë. Domethënë, kërkesave të regjisorit Gëzim Erebara, ai iu përgjigj shumë mirë. Krijoi një figurë bindëse. Tani vinte nga një familje intelektuale, i përkëdhelur nga nëna dhe babai. Në këndvështrimin tim si skenarist ishte mëshirim i personazhit që unë kisha krijuar në tekst. Ishte një gjetje shumë e mirë.

Po më vonë, me kalimin e viteve, keni pasur kontakte me të?

Po, kam pasur. Kontakte shoqërore, pasi kishim  ndjekur rrugë të ndryshme, por sa herë që takoheshim, takoheshim me shumë mall dhe respekt për njëri-tjetrin.

Ka qenë i lodhshëm ai film?

Për ta përshtatur skenarin ka qenë shumë e vështirë. Më është dashur të ulem e ta punoj të paktën tri herë.  Duhej të përputhej edhe me mentalitetin dhe politikën e kohës. Është shfaqur atëherë në të gjitha përfaqësitë tona diplomatike.

Vetë personazhi i Ilirit në film kishte shumë elemente pozitive, që ngriheshin përtej figurës së qullacit. Se pavarësisht që ishte qullac, ishte djalë shumë i mirë, i edukuar, i mirë në mësime… E tejkaloi të qenit i “ngathët” dhe u bë një djalë super i shkathët.

E ka dashur filmin Artani në atë kohë, domethënë është përfshirë me qejf në këtë sipërmarrje filmike?

Me shumë qejf, madje ai edhe ka konkurruar për këtë gjë. Më kujtohet që marrëdhëniet e tij me Tinka Kurtin kanë qenë shembullore. Ajo, një mjeshtre e madhe, u pozicionua mjaft mirë në film, në rolin e nënës.

Kur takoheshit më vonë, e kujtonit filmin?

Gjëja e parë, kujtonim filmin. Ishte një kujtim i përbashkët dhe shumë i bukur. Na vinin batutat pa dashje. Herën e fundit që e takova, më kujtohet, ishim në korridoret e bankës Credins dhe i them: Ti Ilir (e ngatërroja shpesh, sepse më kishte ngelur në mendje emri Ilir si në rol) nuk ke qenë kurrë si Ilir qullaci.  Artani reflektonte inteligjencë, zgjuarsi dhe shkathtësi, të gjitha këto i kishte të natyrshme. Ka qenë djalë me shumë vullnet. Njeri punëtor dhe mik shumë i mirë, jo vetëm për mua, po për të gjithë.

Karakteristikën e të qenit një njeri i zoti, ai e arriti edhe në film..

Pa diskutim. Nga një djalë i mbyllur brenda katër mureve. Arriti të ngjiste majën më të lartë të Pionierit dhe të meritonte gjithashtu titullin “Pionier”. Jeta e tij mund të kishte edhe këtë simbolikë, pasi i përngjan ngjitjes së një maje. Ai u ngjit gradualisht, në lartësi të të mundshme për t’u  kapur nga kush do, por jo nga çdo kush, dhe realisht ai u ngjit.

Vërtet nuk e kalonte dot kaluçin, ashtu si në film…?

Jo, jo. Ai ka qenë një djalë i shkathët. Ai e kalonte dhe ne i thoshim: Mos e kalo, qëndro aty. Ndërsa kur duhej që ta kalonte, e bënte pa problem.

Dr. Flamuri, ju kur morët vesh për lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta, çfarë menduat?

Nuk e kam besuar. Gjithmonë pas një vrasjeje njeriu dyshon “e vranë për këtë apo atë gjë”. Në rastin e Artanit, nuk dija ku ta çoja mendjen. Ai ishte vërtet një figurë e respektuar njerëzore. I ndershëm, punëtor, i rregullt, korrekt. Akoma nuk e  besoj. Nuk e di se çfarë motivi i ka shtyrë vrasësit apo ata që kanë porositur vrasjen për t’u marrë me një person të tillë. Tani po dëgjoj se e paskan ndjekur edhe më parë deri në Durrës me motor dhe gjëja më e pafalshme është kjo që: pse ai nuk dha alarmin, ndërkohë, që kishte konstatuar që ndiqej nga ky motor! Unë e shpjegoj vetëm me një gjë: ai kurrë nuk ka dyshuar se të tjerët mund të kenë plane dashakeqëse për të, sepse nuk i ka njohur vetes arsye. Këto janë vdekje të tmerrshme, pasi kur e di që ke një arsye për t’u ruajtur, ruhesh; por kur ti ndiqesh dhe ti nuk e beson që ndiqesh sepse s’ke bërë asgjë për t’u ndjekur, këto janë vrasje nga më të hidhurat dhe tradhtaret.

Në një emision për zemrën po thosha që ka situata apo sëmundje kur njeriu nuk mund të lërë dot amanete, siç është infarkti.  Por, kjo vdekje, kjo vrasje që iu bë Santos nuk i ka lënë kohë as të mendojë se po vritet, kaq shpejt është vepruar. Ai nuk e ka menduar që po vritet.

June 28, 2014 11:40
Komento

8 Komente

  1. merobaze June 28, 20:16

    VRASJA E ARTAN SANTOS BIE ERA DROGE KOLUMBIE.

    Vetem kur jane prishur llogarite e droges nderkombetare, kryesisht te heroines nga Lindja dhe te kokaines nga Perendimi kryhen ekzekutime te ngjashme si ato qe pame keto dite ne mes te Tiranes. Ne Rusi, Turqi, Rumani, Hungari, Bullgari kudo ne vendet e trafikut te drogave te forta ne rastet kur jane zbuluar dhe sekuestruar sasi te konsiderueshme droge, personat e implikuar per sigurine e trafikut dhe pagesave jane ekzekutuar pa piken e meshires. Dihen rastet kur sekseret e deshtuar jane fshehur ne Brimen e Miut, ne ishuj te vecuar ne Oqean dhe atje i ka gjetur dora e ndeshkimit e krimit te organizuar. Prandaj edhe Artan Santo nuk ka si te mbijetonte ne Shqypnine e Shtetit te Rrumpalles dhe te Bankave Mafioze ne nje kohe qe ne Mal te Zi u kap dhe u prishen hesape Kolumbie ne llogari me miliarda eur qe duhet t’i pastronte ne Lavatricen albaneze Banka Famoze Credins.

    Prandaj edhe kryepolici Cipa nuk ka pse te zorritet kaqe shume me spjegime dhe hamendesime pa llogjike reale, sepse edhe sikur FBI-ja amerikane te ishte ne vend te tij nuk do ta shpetonte dot nga ekzekutimi GUXIMTARIN e Enverit dhe te Saliut, Artan Santo.

    Reply to this comment
  2. zekthi June 28, 22:01

    Per se valle politikanet VIP-a te njohur u tronditen dhe u hutuan aq shume nga kjo vrasje ? Santo me sa flitet ka qene nje njeri i mire dhe i afte.
    Po, mos valle keta politikane e kane perdorur per interesat e tyre financiare si magazine per parat e tyre ” te pastra ” dhe ai vajti bedel per te tjere?
    Me kete rast pame edhe Nanon qe ne kishte marre malli , ne homazhet e tij.
    Por nuk degjuam dhe pame Saliun.
    Thone se Santo ka qene edhe ne festimet e pervjetorit te PS-së.
    Ajo ,banka Credins ,sikur bente edhe likujdimet e perqindjeve te parave te firmave Piramidale. Mos ishte ngritur vetem me ato para ?
    A do gjenden vrasesit real te tij,qe fshihen pas atyre qe e shkrepen ?
    Njerzit besojne se nuk do te kete fatin e Remzi Hoxhes e te tjereve.
    Kjo do te jete prova acide per funksionimin e shtetit , nese ka filluar te ngjallet shteti.

    Reply to this comment
  3. Dardan June 29, 01:26

    Jam dakort me parafolsit!

    Reply to this comment
  4. Labi -Boston June 29, 02:46

    Thon qe ishte i zoti si ekonomist?????? Por te jesh bashkepronar me Irfan Musabelliun eshte turp per cdo intelektual.E njof kete te fundit prej 40 vjetesh dhe me vjen turp te them e e njof.Kjo vrasje bie ere ………………….Ngushellime familjes

    Reply to this comment
  5. ALBANO June 29, 10:01

    po te jesh mik i nanos rames metes ::berishes dhe shume ministrave :::duket qarte se i fshinte ketyre hajdutave leket qe i vjedhin popullit :::::prandaj :::po te kishte bere ndonje gje te mire per shqiptaret ::do te me vinte keq :::por beri te mira gjakpiresve se popullit :::::asnje ndjenje ::::kush e ka radhen :::nano shpresoj ::gjika :::mziu ::te gjithe duhet te ;;;;;

    Reply to this comment
  6. tani June 29, 10:34

    Po cfare thoni i mir i zoti e cazzi e mazzi .po te ishte i paster nuk te ekzekuton njeri kot .keta jan te gjith muter.hiqen si te ndershem .po keta keshtu duan te gjith.me vjen keq per kete se ishte fu di i karros po keta keshtu e duan te gjith.njerez te mire e te ndershem ska ne tiranen e rripave ashtu vipave.

    Reply to this comment
  7. Indinjata June 29, 14:23

    Së pari, Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

    Të tjerët, sado të afërt ta kenë pasur, apo ta kenë njohur, nuk u dhemb sa vetë familjes. Por kur e njeh nga afër dikë, përsëri të duket e pabesueshme se dikush që nuk e ka njohur fare. Unë kam mbaruar fakultetin në një vit me Artanin. Pra e njoh para viteve 90′, si njeri të zotin, të talentuar, të vlerësuar si të gjithë gjimnazistët e Tironës…Por nuk do ndalem këtu, sepse nuk është vendi për të diskutuar për një epokë që nuk ishte në dorën e Shqipërisë dhe pothuaj inekzistente në hartën e botës. Por do them se të paktën në atë kohë na njiheshin vlerat njerëzore, vlerat intelektuale, vlerat profesionale, talenti e gjithçka tjetër që sot mbulohet me baltë dhe tentohet të serviret gjithçka bile dhe vetë jeta, sikur na paska lindur tani, gjoja me demokracinë por që vetëm demokraci nuk është.

    Pas viteve 90-të, paraja u bë mbret i ekzistencializmit, i suksesit, i të qenit Vip. Njerëz me nuhatje dhe përshtatshmëri ndaj tregut të ri të ekonomisë së lirë, u orientuan aty ku e gjetën vetveten. Pavarësisht se ky shans nuk i jepet të gjithëve, disa lidhen me persona VIP-a, për shkak të bizneseve që kanë. Por kur një biznes ka të bëjë me bankat, ky është një risk ku luan shumë hapur qari me qederin. Nga pistat që ngre vetë policia drejt të cilave edhe po hetohet, natyrisht nuk ka si të mbetet jashtë lidhja e bankës që drejtonte Artani me të gjitha bizneset e VIP-ave, që siç u tha edhe nga mediat, shumë prej tyre janë kredituar nga ZERO prej të ndjerit Artan Santo. Pra, banka që të ardhurat e saj si dhe fitimet, natyrisht do ti ndërtojë mbi bizneset e VIP-ave, mbi klientët milionerë e miliarderë, nuk ka si të qëndrojë larg parasë. Paraja, është “lënda e parë” për biznesin e bankave.
    Këtu sigurisht që është puna e organeve të policisë për të krijuar një klimë sa më të sigurt për jetesën e qytetarëve si dhe bizneseve.
    Ne si qytetarë shpresojmë që vrasësit të kapen dhe tu bëhet një gjyq shëmbullor. Por a do të kapen vallë? Kjo varet nga fakti se KUSH ka urdhëruar këtë vrasje. Mos vallë për arsye “shtetërore” asgjë nuk del në shesh? Koha do ta tregojë.
    Edhe njëherë Ngushëllime familjes!

    Reply to this comment
  8. tani June 29, 21:47

    Shiko parafoles esht pa dyshim e trishtushme qe nje njeri te exzekuohet dhe ne ket menyr esht e denueshme.
    pas vdekjes se dikujt ne shqiptaret mundohena me nxjerr ne pah virtytet e personave qe na lan, gjithashtu te gjejm shkaqet pse dhe si.
    Du vetem te bej nje parantez
    Vendy yn ka 24vjet qe jeton nje sistem qe esht nje katraur si ne politik dhe ekonomi te mendosh si inocent te duket se esht se skemi kultur demokratike etj po duke par se si po krijohen klasat sociale postkomuniste si jan ber milioner njerez ne kaq pak koh mendon se sesht kultura demokratike qe mungon por ambicja shpirtekeqsia e kesaj kaste te krijuar me hile dhe padrejtesi
    Fatekeqesisht ky zotria qe iku i ka sherbyer kesaj klase njerzish dhe ky sahan ket bylmet ka
    Bankier ne bot jan njerez qe i perkasin gjenerata te tera ne shqipri nga rogtar transformohen ne bankier pak e dyshimt kjo
    Thot Edi Rama cun Tirone dhe ca ne shqipri vdesin femij se skan ilace ushqim , skan mundesi sepse prinderve te tyre i esht vjedhur te mirat materiale qe gjysherit gjate komunizmit krijuan me mundim dhe qe padrejtesisht ran ne duart e ktyre hijenave qe jo vetem u pasuruan po qe sot duke mos pasur mundesi vjedhjeje te pasuris(se nuk ka ngel asgjo) tashti dedikohen te pastrojn paret e mafies
    Me pak fjal gjynaf menyra ekzekutimit po u perzive ne kto sahane duhet me mendu edhe fundin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin