VIDEO: A mund të jetë kjo e vërtetë?!

January 31, 2016 23:59

VIDEO: A mund të jetë kjo e vërtetë?!

Një histori e pabesueshme ka magjepsur mijëra lexues në të gjithë botën ka ndodhur në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit.

Një fëmijë 3 vjeç, pretendon se arrin të kujtojë me detaje jetën e tij të mëparshme.

Fëmija thotë se është vrarë dhe u ka treguar autoriteteve vendin ku ndodheshin eshtrat e tij, arma më të cilën është ekzekutuar, madje edhe emrin e vrasësit.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Golan, që ndodhet në kufi mes Sirisë dhe Izraelit. Historia e vogëlushit është treguar nga doktor Eli Lasch, i cili ka bërë një libër për rimishërimin.

Nuk ka prova shtesë për vërtetësinë e tregimit, por historia javën e kaluar u bë virale në web.

Fëmija në fjalë i përket etnisë druze, e cila beson në rimishërimin.

Vogëlushi tregoi vendin ku thotë se është varrosur dhe pas gërmimeve, aty u gjend një kadavër e seksit mashkull. Pak metra më tutje ai tha se ndodhej edhe arma e krimit, e cila ishte një sëpatë.

Ndër të tjera, fëmija ka lindur me një vijë ngjyrë rozë në pjesën e ballit, pika në të cilën thotë se është qëlluar me sëpatë.

Ajo që e shton më shumë vërtetësinë e historisë, është se vogëlushi kujtonte emrin e tij të mëparshëm.

Katër vite më parë, një person me një emër të tillë rezulton i zhdukur.

Dëshmitarë të zonës thonë se atë kohë kujtojnë se personi që akuzohet për vrasje, është parë i zbehtë, por ai kurrë nuk e rrëfeu krimin e tij. /gazeta-shqip/

January 31, 2016 23:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*