KLD merr në mbrojtje një inspektor….me letrat gati

Nga Eugen Vasili July 23, 2014 12:50

KLD merr në mbrojtje një inspektor….me letrat gati

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ‘spostoi’ sërish rendin e ditës së ofruar dhe propozuar nga ministri i Drejtësisë. Ky ëhstë një fenomen që ndodh shpesh në KLD, zakonisht arsyet janë procedurale, mbështeten në orare apo minuta vonesash të afateve kohore etj. Por KLD, si qeveria e gjyqësorit shqiptar, duket se edhe kësaj here  çështjet e postuara janë pakëz me ‘spec’. Tre ishin çështjet e dërguara nga

1. Nisje e procedurave për shkarkimin nga detyra të inspektorit të KLD-së, Arjan Qafa mbi bazën e materialit të ILDKPI-së

2. Emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës

3. Shqyrtimin e kërkesës së ish-Kryetares së Gjykatës së Lartë, znj. Shpresa Beçaj, për emërimin e saj në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë.

KLD i ka kthyer mbrapsht të tri kërkesat me argumentin se në protokollin e KLD ato nuk janë paraqitur me firmë të ministrit, por të zëvendësministrit si dhe janë dërguar me vonesë. Sipas KLD kërkesat nuk janë nuk është paraqitur para afatit ligjor prej 48 orësh, çka e bën të pamundur përfshirjen e tyre në rendin e ditës në mbledhjen e nesërme. Pak ditë më parë, Ministria e Drejtësisë i kërkoi KLD-së shkarkimin e disa gjyqtarëve të akuzuar për fshehje pasurie, mes të cilëve Gjin Gjoni. Por KLD e refuzoi në unanimitet kërkesën e ministrit Naço.

 

Një vëzhgim mbi inspektorin…

Arjan Qafa është inspektor i Këhsillit të Lartë të Drejtësisë. Për ata që e njohin sistemin nga ‘brenda’ e dinë mirë se të jesh inspektor në KLD, do të thotë të jesh një supervizor i gjyqtarëve, të kesh mandatin për t’i kontrolluar ata, pra bëhet fjalë për një pozicion shumë të rëndësishëm. Në një sistem ku është i vetë-pranuar nga gjyqësori dhe vetë gjyqtarët niveli i lartë i korrupsionit të tyre, të jesh ‘kontrollori’ i tyre, e bën dy fish edhe më të rëndësishme këtë detyrë. Arjan Qafa është një inspektor i KLD-së, për të cilin Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive, ka bërë një hetim bazuar në deklaratat e tij të pasurisë të dhëna në vite. Nga ky hetim ka rezultuar se deklarimet përmbanin kontradikta të forta. Së pari ai dhe të afërm të tij kishin deklaruar dhurata të konsiderueshme të burimi i të cilave ishin deklaruar disa aktivitete tregtare që pas verifikimeve në institucionet tatimore rezultuan me xhiro dhe fitim shumë herë më të vogël se sa pretendohej në deklaratë. Si pjesë e pasurisë ishte dhe një shumë prej 70.000 euro e disponuar në gjendje ‘cash’  burimi i së cilës duket se është totalisht i pajustifikuar. Kështu ka vazhduar hetimi dhe për një apartament dhe vend-parkimi, të deklaruar si pasuri, por që të ardhurat kanë çaluar në origjinën e tyre. Nuk duken kurrkund të justifikueshme. Janë një seri problemesh, që ngrenë dyshime serioze mbi mënyrën e pasurimit të këtij inspektori. Që në kontekstin e punës që ai bën dhe njerëzve që kontrollon, i përforcon dyshimet dhe i bën ato tepër serioze, pasi janë dyshime që ngrihen mbi një kontrollor të një sistemi që vuan shumë nga korrupsioni. Por KLD-ja duket se për çështje “oraresh” apo “vonesash” nuk e pa të arsyeshme të shqyrtonte rastin e një inspektori, e një kontrollori kyç të sistemit të Drejtësisë. Nuk dihet se çfarë është prioritare për KLD-në, por me sa duket tashmë prioriteti po bëhet çdo ditë e më i qartë: “KLD nuk don me dit”.

 

 

BOX

Konkluzionet e hetimit të ILDKP për pasurinë e Arjan Qafës

 

Në përfundim të verifikimeve të kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Arjan Qafa, u konstatuan problemet si më poshtë vijon;

 

1.            Fshehje e depozitës në shumën 1.000.000 lekë në Raiffesien Bank.

2.            Fshehje të llogarisë rrjedhëse në shumën 2.400 Euro në Raiffeisen Bank.

3.            Mosdeklarim të llogarisë së pagës në 31.12.2005 në shumën 138.774 lekë, në 31.12.2006 në shumën 43.004 lekë, në 31.12.2007 në shumën 253.089 lekë, në 31.12.2008 në shumën 146.440 lekë dhe në 31.12.2010 në shumën 271.007 lekë.

4.            Deklarim të rremë për dhuratat në vlerën 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar cash dhe më pas kanë shërbyer si burim për blerje apartamenti.

5.            Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor financiar të vlerës prej 70.000 euro të deklaruar nga bashkëshortja si gjendje cash në deklarimin e interesave private të vitit 2008.

6.            Deklarim i rremë për gjendjen cash të deklaruar nga bashkëshortja në shumën prej 5.000.000 lekë e cila është përdorur si huadhënie duke përfituar; 900.000 lekë në v.2009; 900.000 lekë në v.2010; 1.200.000 lekë në v.2011, duke shtuar likujditetet cash për tre vitet në vazhdim me 3.000.000 lekë vetëm nga interesat.

7.            Lidhur me kontratën e sipërmarjes për prenotimin e apartamentit me vlerën 40.000 Euro, subjekti ka paraqitur të dhëna kontradiktore në sqarimet e bëra në ILDKPKI, dhe rrjedhimisht deklarimet e tij janë të rreme.

8. Subjekti ka fshehur deklarimin e vend parkimit të prenotuar në vitin 2010.

Në përfundim të kontrollit të plotë ndaj deklaratave të interesave private të subjektit Arjan Qafa, bazuar në rezultatet e veprimeve verifikuese të kryera mbi deklarimet e interesave private nga viti 2003 deri më 2011, administrimit të provave dhe deklarimeve të bëra nga subjekti në proçes-verbalin e pyetjes, është arritur në përfundimin se subjekti ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarim të rremë të interesave e tij private dhe burimeve të krijimit të tvre.

Me veprimet e tij subjekti ka konsumuar elementët e veprës penale ” Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim, të parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Përsa më sipër, bazuar në nenin 15 gërma b) të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë/f, i ndryshuar dhe nenit 45 të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005,”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, ku përcaktohet se shkeljet e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj nga zyrtarët, përbëjnë shkelje disiplinore pavarësisht përgjegjësisë penale, Ju përcjellim informacionin lidhur me shkeljet e konstatuara gjatë kontrollit të ushtruar për deklarimin e interesave private të subjektit Arjan Qafa, me funksion Inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, me qëllim marrjen e tyre në konsideratë nga ana Juaj.

Nga Eugen Vasili July 23, 2014 12:50
Komento

7 Komente

  1. E VERTETA July 23, 08:37

    Keshilli i larte i drejtesise mbushur plot me fshatare te pasur korruptivisht. Duken qe nga fytyre qe jane edhe inferiore, dhe imorale, edhe vegla.

    Reply to this comment
  2. Arben July 23, 08:37

    DITA, nuk duhet ta shkarkoje pasi eshte super i pasur. Duhet ta procedoje nqs nuk justifikon pasurine me mjete ligjore, e nqs vertetohen shkelje te aplikoje ligjin.

    Reply to this comment
  3. kapua July 23, 09:13

    po prandaj nuk ecet përpara vetem dine të vjedhin

    Reply to this comment
  4. ALBANO July 23, 10:54

    bravo rama ;;;po e lufton korrupsionin ;;;te gjithe hajdutet jane jashte ,,gjika me shoke ;;;dhe ti ecen ne kembe per te shkuar ne ministri ;;;; je me i zgjuari ne europe ? MJERE SHQIPTARET NE CFARE DUARSH KENI RENE …..

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi July 23, 11:31

    K L D mendoj se duhet shpallur “Banka më e madhe e vëndit”? Tung!

    Reply to this comment
  6. iri July 23, 14:45

    Ore zoterinj komentues,! Jemi me fat se kemi krytarin e shtetit, ate qe perfaqson unitetin e kombit njeriun me te mire, me te ndershem me te sakte qe I ka dale zot kesaj pune, si kryetar edhe I K.L.D.. qe u jep rruge zgjidhje tere problemeve qe ka drejtesia ne kete vend.Tani si tja bejme se eshte I pa afte, I poshter, kryehajdut, menaxher I Gateve, gjin gjoneve, sakat jo vetem nga mendja,.Ai kete urdher ka marre :PARTIA MBI CDO GJE , POLITIKA NE PLAN TE PARE .KETO KA MESUAR AI NE SHKOLLE.,.KETO I KERKON REGJIA—-nga zyra e shqupit, saliserbvicidoli.!!!!!!

    Reply to this comment
  7. MARKO July 23, 22:29

    KLD nje qenef i mbushur plot ama…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim