Një italian i burgosur tek 313-ta rezulton i infektuar me Covid 19

April 21, 2020 16:09

Një italian i burgosur tek 313-ta rezulton i infektuar me Covid 19

Rezulton pozitiv me Covid-19 një shtetas i huaj i burgosur tek 313-ta. Sipas “BalkanWeb”, shtetasi italian është arrestuar për trafik narkotikësh  në vitin 2018 nga RENEA në Durrës

TCH raportoi më herë se dyshohet për shtetasin me iniciale  Xh. Cosimo, që mbahet në izolim prej një jave, i veçuar nga të tjerët.

Në testin e parë G.C sot 42 vjec ka rezultuar negativ ndërsa në një test të dytë ka rezultuar pozitiv. Ai qëndron në paraburgim 313 në pritje të procesit gjyqësor për t’u esktraduar në Itali pasi kërkohet nga drejtësia italiane si pjesë e organizatave mafioze.

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Javën e kaluar në Burgun 313 u konfirmua një punonjës i infektuar, por sipas Drejtorisë së Burgjeve ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë.

Lidhur me këtë rast, edhe Ambasada italiane raportohet se ka kërkuar informacione.

 

l.h/ dita

April 21, 2020 16:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim