Një javë nën kritika, Papa Françesku jep shpjegime për Rohingat

December 3, 2017 16:56

Një javë nën kritika, Papa Françesku jep shpjegime për Rohingat

Pas një jave nën kritika përse nuk i thirri me emrin e tyre refugjatët Rohinga në Mianmar, Papa Françesku shpjegoi vendimin e tij të shumëdiskutuar, duke thënë se nuk donte të rrezikonte dëmtimin e dialogut me liderët e vendit.

“Nëse unë do ta kisha thënë atë fjalë, do të mbylleshin shumë dyer. Ajo që unë mendoj për ta, është e njohur. Unë e kam përmendur vuajtjen e tyre në disa raste nga Vatikani”, u tha Papa gazetarëve ndërsa kthehej nga Bangladeshi.

Papa tha se në takimet e tij private kishte qenë në gjendje të shkonte përtej asaj që tha në publik.

“Nuk pata kënaqësinë e një denoncimi publik, por pata mundësinë e dialogut”, tha Papa, duke shtuar se e kishte bërë takimin me Rohingat, një kusht të udhëtimit të tij, por nuk kish qenë e mundur nga ana logjistike, të vizitonte një kamp refugjatësh, edhe pse do të kishte dashur shumë ta kishte bërë këtë.

Ndërsa duke folur për armët bërthamore, ai tha se ato rrezikojnë të shkatërrojnë njerëzimin. “Ne jemi në limitet e ligjshmërisë. Unë pyes veten, a është e ligjshme të kesh arsenale të tilla bërthamore, si ato të sotmet, për të ruajtur njerëzimin, apo duhet të bëjmë prapa”, tha Papa, duke sugjeruar se rritja e numrit dhe sofistikimi i armëve bërthamore, krahasuar me 30 vite më parë, ka arritur nivelet më të larta të pranueshme.

December 3, 2017 16:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*