Një javë para protestës së PD, rikthehen eksplozivët në Fushë-Krujë

November 13, 2014 14:56

Një javë para protestës së PD, rikthehen eksplozivët në Fushë-Krujë

Rikthehen shpërthimet e eksplozivit në Fushë-Krujë, ku mbrëmjen e së mërkurës, një sasi lënde plasëse është vendosur në zyrat e Kujdesit të Klientit të OSHEE-së në këtë qytet.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Ende nuk dihet autorët apo shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia vijon mbledhjen e provave në vendngjarje.

Vetëm pak minuta përpara kësaj ngjarje, një shpërthim tjetër është regjistruar në zonën e Kamzës në Tiranë.

Një sasi lënde plasëse, ende e papërcaktuar, ka shpërthyer në një godinë dykatëshe vetëm pak metra larg Komisariatit të Policisë, në katin e parë të së cilës ishte vendosur një bankë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se objekt i sulmit nuk ka qenë banka, por pronari i godinës, Izbi Cani, pasi 3 javë më parë, në po të njëjtin vend ka ndodhur një tjetër shpërthim.

Nga të dhënat paraprake, policia dyshon se këto ngjarje kanë ardhur për shkak të konflikteve që ka 47-vjeçari për çështje pronësie.

Forcat e policisë kanë nisur mbledhjen e dëshmive dhe kontrollin e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e vendosjes së lëndës plasëse.

November 13, 2014 14:56
Komento

2 Komente

  1. Pëllumb zaimi November 13, 20:59

    Prit tani kur t’i vënë ndonjë llokume ” Horrit të Bulevardit” që mbeti tërë ditën e ditës duke sharë e mutosur salinë !? Tung!

    Reply to this comment
  2. Lul November 14, 11:25

    Se pikerisht Krimineli Sali i perdore keta kamikaz ne kete zone qe te destabilizoj rendin…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim