Një jetë si porosi dhe testament dinjiteti njerëzor

May 11, 2018 09:57

Një jetë si porosi dhe testament dinjiteti njerëzor

I nderuar z.Thano

Më 12 maj mbushet plot një vit që kur ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare Mark Dodani, një emër i shumëlakuar i Sigurimit të Shtetit komunist, që me “kokë në torbë” u infiltrua në mes të grupeve të të rebeluarve shqiptarë, të instruktuar nga CIA dhe shërbimet e tjera të huaja, në kampet e përgatitjes së antirevolucionit, për të përmbysur regjimin njëpartiak, të ashtuquajturën Diktatura e Proletariatit në Shqipëri.

Duke qenë im atë, një njeri i pushtetshëm dhe me ndikim të fortë jo vetëm në shoqëri, por dhe në familje, që kur e mbaj mend, më del para syshë në lëvizje, në punë dhe projekte, shkrime, libra, lexime, komunkime mes miqsh dhe kolegësh, një individ implusiv, i cili ndodhej gjitmonë në lëvizje dhe në kërkim të botës së vlerave.

Bota e tij shpirtërore qe gjithmonë e trazuar, në kërkim të plotësimit të unit të tij, një un i mbushur me talente të shumta e përkushtime po kaq të shumta, të cilat ai dinte t’i kombinonte aq natyrshëm.

Mark Dodani, ish-oficeri i lartë i Sigurimit te Shtetit, me të cilin lidhet kreysisht emri dhe karriera e tij e gjatë, është futur në këtë shërbim në fillim të vitit 1946, pasi qe kthyer nga mali, ku ku kishte marrë pjesë me armë në dorë kundër nazifashistëve. Ai do të hynte në armën e Sigurimit i nxitur nga vrasja e babait dhe vëllait të tij në vitin 1945. Por në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai angazhohet në operacione në vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun.

“Mendoja se më kishin thirrur për punën time në zonën në veri, gjë e cila m’u përforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Bibën, por nuk dija se që në ato momente jeta ime do të merrte rrjedhë tjetër”, ka rrëfyer Mark Dodani në një nga mediat e kohës sonë. Sipas shënimeve të tij, Kadriu, i drejtohet Markut: “Ti je Mark Dodani!”. “I thashe se une jam”, – tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i eshte drejtuar Bardhok Bibës: “Mos e kërko më Mark Dodanin, ai do të punojë me ne”. Kështu, për 35 vjet me radhë, Dodani punoi ne organet e Sigurimit me pseudonime te ndryshme, ku me kryesoret jane “Xhakoni” e “Studenti”.

Mark Dodani lindi më 24 shkurt të vitit 1926, në Naraç të Shkodrës, në një familje nacionaliste dhe ku rrymat majtiste e djathtiste të një kohe të vështirë, do të përlaseshin furishëm, ashtu sin ë çdo cep të trojeve shqiptare. Ai është shkrimtar dhe skenarist I njohur, që me skenarët e filmave të tij ka ndikuar në njohjen e kuotave të reja artistike të vetë kinemasë shqiptare.

Mbaroi shkollën fillore në Orosh të Mirditës, për të vijuar më tej mësimet në një nga gjimnazet në Tiranë. Në vitin 1964, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë dhe Letërsi. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 1976, pranë shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç kur hodhi armën supit dhe u ngjit maleve, në kërkim të shtigjeve të lirisë dhe ëndrrave të një djaloshi plot fantazi për një jetë të re në male. Pra ka qenë partizan që në vitin 1943 dhe me përgjegjësi që në kohën e luftës.

Ka punuar mbi 35 vjet në organet e Sigurimit të Shtetit, ku misionet e tij për të luftuar nga brenda kundra bandave të armatosura, që patën mësy në Shqipëri në vitet e para të Çlirimit, kanë hyrë në analet e historisë.

Veprimtaria e Mark Dodanit në radhët e Sigurimit komunist ra menjëherë në sy të drejtuesve kryesorë të shtetit të atëhershëm, për pasionin, këmbënguljen dhe zgjuarsinë e tij. Ai u bë menjëherë një nga njerëzit me tepër efikasitet në radhët e këtij Sigurimi. Kështu, pas kësaj, Mark Dodani vendosi lidhje direkte me vetë drejtuesit qendrorë të Sigurimit komunist, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Biografia e tij e punës është ndërtuar kryesisht në luftën e madhe që është bërë nga Sigurimi i Shtetit me bandat e “Komitetit të Maleve” që vepronin në zonën e veriut, të cilët, për të rrëzuar me çdo formë, mënyrë dhe mjet sistemin komunist të drejtuar nga Enver Hoxha, luftonin në një organizim të përsosur.

Në interes të Sigurimit të Shtetit, krah shumë njerëzve me emër të atij shërbimi si Paj Mylishi, Idriz Seiti, Asim Aliko, etj., Mark Dodani, duke pasur edhe ndihmën direkte të përfaqësuesit më të lartë komunist të zonës së Mirditës, Bardhok Biba, arriti vetë ose me elementët që vinte në përdorim, të hynte deri në radhët e bandave më të fuqishme dhe të rrezikshme të drejtuara nga “Komiteti i Maleve”.

Dritëhijet e asaj epoke vijnë edhe sot me tallazitje dhe dyzime të epërme, duke na mbajtur peng të kaluarën dhe duke na mbërthyer në presën e politizimeve të tejskajshme.

Sot me të drejtë sigurimi etiketohet me epitete që stigmatizojnë shumë veprime dhe praktika të tij jo humane, por kjo nuk ishte për faj të njerëzve idealistë si Mark Dodani, që besnin tek Atdheu i tyre dhe mendonin se për atdheun ia vlente të bënin çdo sakrificë.

Pas daljes në pensionin e parakohshëm, u atashua si shkrimtar i lirë pranë kinostudios “Shqipëria e Re”. Ka shkruar 3 romane, një monografi, dhjetë novela, disa vëllime me tregime, tre skenarë filmash artistikë dhe pesë skenarë dokumentarësh.

Gjithmonë lexonte, shkruante, mbante shënime, botonte nëpër gazeta, komunikonte me miq, të cilët i ndiqte në rrugëtimet e tyre, bënte shumë për to, i donte me një idealizëm të kulluar, siç i kishte dashur para shtatëdhjetë viteve në luftën e madhe, siç i kishte dashur në ato ditë të vështirë të infiltrimeve të tij vetëvrastare, kur ndiqte këmba këmbës ata që gjithashtu “me kokë në torbë”, luftonin për Shqipërinë në një mënyrë tjetër, të ndryshme nga ajo e Mark Dodanit.

Është pak të them se ndihem krenar që jam I biri I tij, që në genin tim është geni i tij. Por ne veriorët kemi një verb: “Mjerë djali i babait të mirë”. Pse do të thoni ju? Se “djali i babait të mirë”, sado të ecë përpara, sado të përipiqet në jetë, ende do të ketë diçka mangut të atit dhe kjo do ta bëjë lehtësisht të mundshëm diferencimin.

Atje ku është tani Mark Dodani nuk ka më as kohë, as hapësirë, as hierarki, as difernecime sociale, kulturologjike apo të gjithëfarëshme dhe neve nuk na mbetet veçse të krenohemi me çfarë ai na la në jetë, si gjurmë, si porosi, si testament  jete dhe dinjiteti njerëzor.

Lek Dodani

May 11, 2018 09:57
Komento

8 Komente

  1. partia ime May 11, 10:30

    Thuhet

    Si i Ati lindet biri
    S’vjen prej Gjembash Trendafili…!

    Reply to this comment
  2. lalai May 11, 11:32

    Lexoni librin e Agim Hamitit ODISEJA E NJË DEDEKTIVI,dhe do të shikoni gjitjë këto histori 75 vjeçare me sy tjeter.
    E gjeni kollaj ne internet,pasi në shqipëri nuk lejohet BOTIMI i këtij libri.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 11, 17:02

      o lalai
      a me të vërtetë e ke??
      e kam lexuar të shkretin,ashtu si kam lexuar “udhëtimet e guliverit”!që të dy i kam pëlqyer!janë të shkruajtura me stil,POR mor lalai,unë personalisht nuk mund të të them,ose të marr për të vërteta ato që Jonathan Swift,shkruan në atë libër!!
      kështu dhe me gimçe hamitin!
      është o trillim i gimçes,ose thjeshtë kanë tallur ……… me të!!
      bota është e sheshtë dhe australia nuk egziston!?
      apo jo lalai??
      dikush e beson këtë gjë,prandaj dhe ti nuk je ndryshe,kur quan LIBËR HISTORIK, rromanin e agim hamitit!!

      Reply to this comment
  3. arturi May 11, 12:38

    MARK DODANI figure e shquar e sherbimit sekret shqiptar, shume respekt per ate njeri te thjeshte dhe te zgjuar.

    Reply to this comment
  4. e verteta e hidhur May 11, 13:32

    E po ka dhe djem te tabanit.si i biri i Mark Dodanit,i cili e ka per nder qe eshte i biri i te jatit.E them kete,se ne keto kohe sigurimi i shtetitit shtyhet e peshtyhet,madje eshte ne mode neperkembja e bemave te sigurimit.Cfare menxyrash nuk na degjojne veshet.Por Mark Dodani ka luftuar per te egzistuar ky vend ku u lindem Shqiperi,pra per te mos u hequr nga harta.Mjafton te themi se sikur ne kohen e luftes se dyte botrore te ishim rreshtuar me humbesit,vendi yne nuk do te egzitonte .Mirpo Mark Dodani me te tijet luftoi pikerisht per kete,per te qendruar atdheu yne me kete emer,”Shqiperi”.prandaj meriton te kujtohet.Nder per te birin,turp per ata qe kane frike te thone dy fjale per skrificat e ketyre burrave,te cilet na e lane ne harte vendin tone te dashur,packa se sot eshte kohe tjeter,e atyre qe duhet te fitojne edhe ne kurriz te nenes Shqiperi.Faleminderit Lek !

    Reply to this comment
  5. Gallapi May 11, 21:12

    Vlerat dhe virtytet e larta njerëzore dhe kombëtare, vetë-disiplina, përkushtimi dhe vetëmohimi i të Madhit Mark Dodoni, mbeten shembull për edukimin patriotik të gjeneratave.
    Lavdi e përjetshme Jetës dhe Veprës Madhore të Mark Dodoni-t dhe të gjithë atyre që vepruan me përkushtim për mbrojtjen e Atëmëmëdheut nga rreziqe shumë reale dhe shumë serioze!

    Reply to this comment
  6. Aleksander Thana May 11, 21:41

    Mark Dodani, nje mik i familjes ‘Thana’. I pa harruar kujtimi i tij.

    Reply to this comment
  7. Flatun Ramadani May 12, 00:39

    Mark Dodani eshte nje nga Heronjte e Heshtur te Sigurimit te Shtetit. Burr me karakter te hekurte, trim, i guximshem, i mencur, atdhetar i klasit te larte, qe ka sakrifikuar jeten perball terroristeve shqiptare, bashkepunetore me nazistet italiane e fashizmin gjerman.
    Ai ka lene gjurme te pashlyeshme ne punen e tij, per te mposhtur terroristet e kohes.
    Mark Dodani nderon kombin, nderon cdo shqiptar te vertete dhe eshte e natyrshme, qe familja, te afermit dhe miqte dhe shoket, bashkeluftetaret e tij te jene krenare per kete personalitet te shquar.
    Ai nuk ka vdekur! Ai nuk vdes! Ai ka shkuar ne nje sherbim, qe do te zgjase shume…
    Nderim per kete hero. Ipaharruar kujtimi i tij!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*