Një këngë e re për Denadën

December 20, 2017 12:13

Një këngë e re për Denadën

Të shtrenjtë janë ata diamantë,
me rreze-vezullime,
të shtrenjtë janë-padyshim,
po jo sa vajza ime!

Të kthjellët janë ato burime,
në Prill edhe në Maj,
të kthjellët janë-padyshim,
po jo si sytë e saj!

I ëmbël mjalti dhe nektari,
dhuratë nga Zoti zbritur,
po para Denadës sime,
dhe mjalti është i kripur!

E bardhë bora majë malit,
e bardhë e plot shkëlqime,
e bardhë është-padyshim,
po jo si vajza ime!

Të thellë detet-oqeanet,
të thellë janë ngado,
të thellë janë-padyshim,
po sa Denada jo!

Shkëlqejnë lulet me aromë,
në Prill edhe në Maj,
po lule-jo-nuk ka në Botë,
të ketë arom’n e saj!

Të ndritur yje dhe ylberë,
me ngjyra-vezullime,
por jo-nuk ka një yll të vetëm,
si syri i vajzës sime!

Të kuqe mollët janë në degë,
leri qershitë pastaj,
të kuqe janë-padyshim,
po jo si buzë e saj!

I gjerë deti-oqeani,
sa lodhesh në lundrime,
i gjerë vërtetë-po je se jo,
si shpirti i vajzës sime!

E bukur është Tennessia,
me vesë e yje larë,
po bukurinë e vajzës sime,
në shekuj s’e kish parë!

U ul poeti edhe shkroi,
me vargje mbushi fletën,
për Nadën që e Ai e do,
më shumë se sytë dhe jetën!

U ul babai edhe shkroi,
ca vargje ç’ke me të,
nuk mund të ketë baba të dojë,
sa ç’dua unë Atë!

…dhe për Denisin

Si pikë e lotit ngjan me mua,
o Biri im-Denis,
babai nga vitet u rrëzua,
po ti m’u bëre Lis!

M’u rrite shpejt-si vetëtima,
sa më tani s’të njoh,
në çdo qelizë të qënies tënde,
unë veten time shoh!

Ndaj do të shkoj këtej i qetë,
dhe dheu do më treti,
se shpirti im i gjerë si det,
tek ti i gjithi mbeti.

Kjo s’është Këngë për Lamtumirë,
po ku i dihet jetës,
bëhu në jetë Njeri i Mirë,
dhe Rob i së vërtetës!

Kjo s’është Këngë për Lamtumirë,
po jeta çfarë s’punon,
bëhu në jetë Njeri i Mirë,
se shpirti im të mbron.

Haj-paqe Biri im i vetëm,
më shumë s’kam ç’të them,
po shpirti im ty do të mbrojë,
dhe fare kur mos jem!

Tiranë, 6.12.2007, Arben Duka

December 20, 2017 12:13
Komento

13 Komente

  1. vjola December 20, 13:05

    Te persosura .

    Reply to this comment
  2. Jimi December 20, 13:49

    Bukur!

    Reply to this comment
  3. Moisiu December 20, 13:56

    Mire qe te vajti mendja,
    per shtepi e per femi,
    se mbete duke thurur himne,
    per Rame e per qeveri….

    Reply to this comment
  4. nje shqiptar i drejte December 20, 14:01

    Imadh , poeti yne i pa shtershem !

    Reply to this comment
  5. Illo December 20, 14:58

    Qofte e lumtur familja “Duka ” . I. Foto

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit December 20, 15:10

    t”ju rrojne femijet sa malet dhe rrofshi e qofshi e mos u plakshi kurre i dashur Duka!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 20, 16:49

      si për ty mono dhe për ben dukën!!

      “Ligji i luftës me Greqinë, Kotzias: Dy opsionet si mund ta zgjidhim”

      a thu se është më e rëndësishme kjo denadë a VK,si e ka emrin,se këto ndyrësira që po bëhen??
      mir ti që je shqiptar fakultativ,po ben duka që është vetëm me një nënshtetësi,çfar duhet të bëjë!!
      eeeeeeeeh

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit December 20, 23:37

        ceno, ligji i luftes me Greqine eshte si ai japonezi qe priste te vinin amerikanet per lufte ur Lufta kishte nja 10 vjet qe kishte mbaruar. Kam bere nja dy vjet emigrant ne Athine, atehere isha malakas alvanos, pastaj kam shkuar disa here ne keto dhjete vite e fundit, se kam mjaft te aferm te gruas. Kur kaloj ne dogana me thone “qirios”: Ti Ceno e ke shume seriozisht kete ligjin e luftes, po une them te mos e rruash hiç nga ajo ane. Sot lufterat fitohen me euro dhe dollare, me prapaskena bordelloje dhe me aleanca. Po te vije ora e luftes, une dhe Duka do jemi komandante, se ashtu na bie detyra dhe hiç mos e ki ne dyshim, ne do ta bejme detyren me fort nga ç’kujton ti, se Duka eshte fqinj me Hormoven dhe une jam nip ne Panarit, dy fshatrat e Jugut qe e kane nje borxh te vjeter per ti kthyer gerqise. Por lufta nuk behet me pushke pa gjilpera Ceno, kur te shkojme te kerkojme numrin tone te armes do gjejme leshte.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 December 21, 07:27

          shyqyr që të kam o mon!!
          kur shkruan ti,shpirti të prehet,tërë frika,të zhduket si me magji!!
          pale kur të siguron se “Po te vije ora e luftes, une dhe Duka do jemi komandante”,për ben dukën nuk mund të vë dorën në zjarr,por për ty!?
          as volframin nuk e kisha vënë!!do të avullonte!o mon!!
          ti si komandant??
          ma merr mëndja se pak do ishte të ruhej një fishek për vete!!më mirë do të ishte një granatë mbrojtëse!dhe atë me e fut në gojë!!thjeshtë për të qënë i sigurtë për të mos mbetur gjallë!
          o ushtaraku i lalit,ti as ujë nuk përdor për petlla!!i bën aq çorbë mendimet e tua sa nuk di njeriu ku të të kapi!!tek luftërat me dollarë e bordello,apo tek pushkët pa gjilpëra!tek aleancat apo tek gjenealogjija familiare!!
          ooooooooooo mooooon a thu se ti i ke zbulu dollarët e aleancat??
          po qe kështu,bëre gabimin më të madh që tregove rrecetën!!dhe gërku e morri vesh dhe do të të lërë pa to!do ti marrë ai!ai do të lidhë aleancë sepse ka stabilitet,ka shtet,ka bythë,jo ti që ske shet,ske stabilitet,ske më bythë se tërë tanket ja shite gërkut!o ushtarak!o fatkeqsia e shqipërisë!!
          aleancat i ka kapur gjithnjë gërku o strateg ushtarak!!ke harruar ku jemi o “aleksandër i madh”?
          në muuuuuuuut!për shkak se strategë si ti bëjnë petulla me ujë!!fantazojnë në gjëndje deliri!
          të qënka ngritur hunda përpjetë se nga allvanos qënke bërë qirjo italiani!
          eh gjynah për këtë popull çfar mëndje ka!!
          ka shumë si ti mon,fatkeqsisht shumë!!
          ps:mono unë e marr seriozisht,sepse nesër nuk dua ta ndërroj pseudonimin tim dhe të flas të kundërtën e asj që kam folur më parë!!sma mban as vetja as përkatësija krahinore e as ajo gjenealogjike(meqë i përmënde të tuat)!!

          beno të më falësh për ato që kam shkruar!nuk i lexova vargjet dhe nuk e dija që denada është vajza tënde!e kuptova më pas nga komnetet!!kujtova se ishin vargje kritikë për politikën!!
          dhe një herë të kërkoj ndjesë!!

          Reply to this comment
        • anticensurë25642654 December 21, 15:31

          anticensurë25642654

          Reply to this comment
          përse zhduket ky koment?

          Reply to this comment
  7. Kris 1 December 20, 15:17

    Tashti je ne llogoren tende se vargu te buron nga shpirti.Mos na caj me trapin me Sali edvin dhe lulash.Te gjithe jane bajgaxhinj

    Reply to this comment
  8. roni December 20, 20:46

    Respekt per vargun tend Arben Duka

    Reply to this comment
  9. verttino December 21, 03:17

    Respekt per vargun tend i madhi Arben Duka.I pac me jete dy femijet e tu te mbrekullueshem.Jam i sigurte qe ne deje urjedh gjaku yt dhe sigurisht kane bekimin tuaj si baba.God bless!Nga Texas USA te dergoj kete link shikoje.Chris Stapleton – Tennessee Whiskeyhttps://www.youtube.com/watch?v=4zAThXFOy2c

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*