Një këngë popullore për Dritëro Agollin

November 20, 2017 11:09

Një këngë popullore për Dritëro Agollin

Lindi Dielli nga Devolli,

dolli-more shokë dolli,

dolli Dritëro Agolli,

dashurinë si farë e mbolli!

 

Dritëro-o nur-o nur,

e gdhënde fjalën në gur,

emrin në qiell e shkrove,

mbret-o mbret që mbretërove!

 

Ç’djalë që lindi Tetori,

shumë na la e shumë na mori,

siç kish emrin-ashtu qe,

dritë-o dritë për Mëmëdhe!

 

O ju fusha-o ju male,

lidhuni me ne në valle,

për atë zëmrën e madhe,

palcë e tokës shqipëtare!

 

Bilbilin që lindi Nëna,

asnjë varr s’e mban dot brënda,

as ka ikur-as është tretur,

gjallë përmbi të gjallë ka mbetur!

 

Dal në Shqipëri të sho,

për një tjetër Dritëro,

dal-or dal-po lodhem kot,

nuk lind më si ai Zot!

 

O bilbil i gjuhës shqipe,

në majat e larta hipe,

hipe dhe s’do zbresësh kurrë,

e mbolle fjalën si grurë.

 

E gdhënda margaritarin,

një këngë për këngëtarin,

një këngë për kryepoetin,

që kish shok malin dhe detin!

 

Shënim i autorit: Ndalohet në mënyrë kategorike muzikomi i këtyre vargje. Kënga po përgatitet në studio nga dueti i magjishëm Baka-Paro. Prisni suprizën! A.DUKA

November 20, 2017 11:09
Komento

10 Komente

  1. Populli November 20, 12:24

    Prit o popull prit dhe ca,
    sa te dale kjo kenge pra,
    nga Ben Duka ne qenka gatuar,
    nje cift kengetaresh per ta kenduar,
    kur te dale kjo kenge e shkret,
    Populli do dale ne selamet,
    se po pret me lot ne fyt,
    kenga per Driteroin ja thau syte,
    nuk ka tjeter hall ky Popull,
    nga Vermoshi der ne Dropull,
    kur kenga per Driterone te dale,
    do lumturoje vajze e djale,
    pleq e plaka do gezohen ,
    hallet e medha do harrohen,
    do brohorase Populli komplet,
    Rrofte Ben Duka i madh poet.
    keng e Dukes per Driterone,
    lumturon Popullin pergjithmone,
    i ben te harroje hallet e tija
    ja ushqen dhe femijet te shpia…

    Reply to this comment
    • Lilo November 20, 13:12

      Arben Duka nuk eshte dadua jote te te ushqej ty dhe femijet e tu mor i sakatuar nga trut. Shenimi poshte eshte shume i nevojeshem mbasi gjysmak rural si puna jote i marin vargjet dhe fillojne gerrneten pa menduar se artistet ne kete sistem paguhen .

      Reply to this comment
  2. gjermani i fundit November 20, 12:47

    aman, se Ylli Baka na çau derrasat me ate Baftjarin. Mos thuaj se e ke shkruar Baftjarin ti o gjigand, se do te fshij nga Fejsbuku, hahhahahaa. Une strofen e fundit do e beja keshtu:
    Gdhenda nje margaritar
    kengez per nje kengetar
    kenge per kryepoet
    qe ish plot mal edhe det.

    por, hahhahaa, o gjigand, ndalohet rreptesisht qe te ma vjedhe Baka kete strofe, veç po e dhe ti me leje, se po te qeras falas. Dhe thuaj ta fshije Baftjarin se po i prish biografine.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN November 20, 15:24

      po mire mar çuni hitlerit ,
      po kete njeriun me lesh çe do ne fb ti ?? ne gazete po , ne fb po , ne zbor po e po ,
      po aman mo çe keni gjithe kete dashuri ????
      apo e keni biografi 😛
      e di ti pse e hapa ppppppppoezine e ketij une ??
      se e dija qe do shkruante
      “kur me merr malli per tine ,dal e shikoj Shqiperine”
      dhe i rashe pikes
      “dal ne Shqiperi te sho ,per nje tjeter Dritero”
      sikur nuk mjaftuan 50 vjet na çau…. kaptinen shoku Zyko ,
      jo na duhet dhe tani ca i vdekur ,
      ne fakt i duhet ketij njeriut me lesh qe te bej ndonje tralalaa per ata katundaret aty , dhe per ca si ty qe i ushqen “borgjezia” po zemra ju ka ngelur te nexhmija
      aman se ti me çorodite , degjo ndonjeher BACH , se do provosh ndonje gje te re , aman mar shok se ju ngelet vetem te zbori 😛

      (kam shum inat qe nuk me dergon dhe mua ftese en fb
      ahahahahhahhahahahahahaha)

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit November 20, 20:31

        pulave pa lesh, dmth pa pende, u thoshim lapureke, hahahhaaaaa. Te kam derguar kaq here kerkese, se duhen ca te de-klasuara, po nuk pranon logaritmi i Fejsbukut. Si duket edhe atje i shkon fjala Xhaxhit. Te them qe Duka mba mjekerr se ty te pelqejne te rruajturit , hahahhaaaaa, nuk ve dot bast. hahaaaaa , pranohet kritika pa e hedhur ne vote. ..

        Reply to this comment
  3. Arturi November 20, 13:26

    O ti me pseudonimin populli … i ke hypur gomarit se prapthi me keto qe shkruan … Driteroi te pelqen apo jo eshte kollos i Shqipetareve dhe i takon te nderojme e respektojme .Beni ben mire qe shkruan per te dhe kjo nuk do te thote aspak qe po largon vemendjen nga 100 probleme

    Reply to this comment
  4. intelektuali November 20, 14:43

    KY DEVOLLIU FAMOZ DRITERO AGOLLI
    GRUAN SOVJETIKE ME HU E SHPORRI
    KUR URDHER NGA PARTIA E TIJ MORI
    RELATAT ME BOLSHEVIKET I PERMORI
    DHE DJALIT TE TIJ ASNJEHERE S’I FOLI
    KESHTU O POETI KY DRITERO AGOLLI
    PER CFARE “DASHURIE” FARE MBOLLI?

    Reply to this comment
  5. MH November 20, 15:10

    Arturi!
    Kuptoje mire e bukur shprehjet e popullit.Po te mos ishte krijuesi Duka ne naltesin e duhur kurr nuk do arrinte t’ia hiqte mendjen popullit nga hallet qe po i kalon ne kete cerek shekullit.Por e ka me shume bindje qe vargjet e te madhit Duka jo vetem i ben te harroje hallet e tija,por ja ushqen dhe femijet te shpia…
    Ndaj, z.populli meriton te falenderohet. Sepse i ka hypur kalit persembarit dhe ne qe lexojme kemi kenaqesin si kaleron ne rrespekt te z.Duka.
    Z.Arben Duka me vargjet e stuhishme e te bukura nuk i shkeputet halleve te popullit.Dhe hallet e popullit i rreshton cdohere nga vargu ne varg.

    Reply to this comment
  6. Ricardo November 20, 19:28

    I madh o Arben do mbetesh per keto vargje qe kenaqin te madh e te vogel.Le ti kendoje bilbili -bilbilit !

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku November 20, 21:54

    Tamam, shkruan bejtexhiu i vogel, per bejtexhiun e madh. Na mbyten bejtet na mbyten. Le kur thote qe ndalohet muzikimi i kesaj bejtes, nuk e shef eshte sulur e gjithe tallavaja shqiptare per bejtet e orangutangut. Haha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*