Një këshillë për ata që dashurojnë verën, por kanë edhe shpirt investitori

March 17, 2018 10:41

Një këshillë për ata që dashurojnë verën, por kanë edhe shpirt investitori

Një shkrim nga Laura Seal për Decanter.com, hedh dritë mbi ecurinë e tregtimit të verave të mira e të shtrenjta, apo “fine wines”, siç quhen shpesh.

Një lexim interesant për  lexues-shijuesin tipik të verës, por edhe për atë  me tipare investitori.

Çmimet e verërave të mira u rritën mesatarisht me 25% gjatë 12 muajve deri në fund të 2017, – thotë Indeksi i Investimeve Luksoze të Knight Frank (KFLII), publikuar së fundmi, cituar nga bota.al.

“Asnjë klasë tjetër asetesh nuk ka njohur rritje dyshifrore përgjatë kësaj kohe”, ka thënë Andrew Shirley, redaktori i Raportit të Pasurisë, Knight Frank.

Knight Frank ka matur dhe analizuar rritjen e çmimeve në 10 sektorë të ndryshëm të investimeve luksoze.

Vera ishte performuesi më i lartë në krahasim me vitin e kaluar, duke zënë vend para arteve të bukura, makinave klasike, bizhuterive, mobiljeve antike dhe diamanteve.

Çmimet e verës janë rritur me 61% gjatë pesë viteve të fundit dhe me 231%, kundrejt një dekade më parë.

Në të dyja rastet mbeten në vend të dytë vetëm ndaj makinave klasike.

Të dhënat e Knight Frank, u ofruan nga Wine Owner, një  platformë e manaxhimit të mbledhjes dhe tregtimit të verës në rrjet.

Themeluesi i Wine Owner, Nick Martin, ka thënë për Decanter.com, se Médoc Classified Growths – (verëra të emërtimeve të specifikuara, nga zona Medoc e krahinës së Bordeaux-së) – janë rritur mesatarisht me 40-45% në tre vitet e fundit.

Kjo i ka ndihmuar blerësit e viteve të mëparshme të bëjnë fitime të konsiderueshme.

Sipas Nick Martin, “verërat e shtrenjta që njihen si Blue Chip Burgundy, mbeten shumë të forta. Ato janë rritur deri në 31% vitin e kaluar dhe rezultojnë një bast gjithnjë i mirë, me fitime prej 411% për dhjetëvjeçar.

Ekspertë të tjerë, si BI LiveTrade Index, kanë qënë më të përmbajtur në gjykime, por gjithsesi optimistë për sa i përket mbarëvajtjes së tregut të verës.

Sipas përgjegjësit të marketingut të BI, “pothuajse 55% e të gjitha shitjeve tona në kohë reale, të verërave të Bordeaux dhe Champagne, janë kryer nga klientë të vendosur në Azi”.

Edhe Nick Martin pajtohet me faktin se blerësit aziatikë po përfshihen gjithnjë e më tepër.

n.s. / dita

March 17, 2018 10:41
Komento

1 Koment

  1. MH March 18, 00:20

    “”” Një këshillë për ata që dashurojnë verën,”””.
    Me shkoj mendja tek Behari.Por kush pava goten e venes u kujtova se ka te baje me gjuhen letrare te shqipes.
    Nji propozim: Huazoni ne fjalorin e shqipes termin VENE per produktin qe del nga perpunimi teknologjik i rrushit.Ndersa Veren lerjani stines.
    Faleminderit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim