Një këshilltar gjerman në Policinë e Shtetit, Xhafaj: Do ketë lajme interesante!

October 18, 2018 09:45

Një këshilltar gjerman në Policinë e Shtetit, Xhafaj: Do ketë lajme interesante!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndodhet në një konferencë për median me drejtorin e Policisë gjermane, Dieter Romman, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Tiranë.

Prej aty Xhafaj tha se shumë shpejt do të jetë në strukturat e policisë shqiptare një këshilltar nga Gjermania.

Sipas tij, dy vendet do të vijojnë të bashkëpunojnë në fushat me interes të gjerë, që nga krijimi i sigurisë, por edhe ndihmën në logjistikë dhe burime njerëzore.

Ndër të tjera, Xhafaj theksoi se Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë dhe policinë e saj me pajisje të reja logjistike, të cilat do të krijojnë një eficencë më të madhe sidomos në pikat kufitare.

Gjithashtu, ministri theksoi faktin se Gjermani është një aleat i rëndësishme dhe partner kryesor në fushën e sigurisë.

Ai njoftoi se bashkëpunimet mes vendeve do të shtrihen në disa sektorë, të cilët përfshijë nga lufta kundër terrorizmit, evazionit dhe uljen e azil kërkuesve.

“Marrëdhëniet tona në fushën  e bashkëpunimit ndërmjet vendeve në nivelet nacional dhe operancional kanë hyrë në dimension tjetër. Ne do ta ruajmë këtë ritëm dhe do të vijojmë më tej bashkëpunimin në fushën kundër kriminalitetit. Asistenca që pala gjermane ka dhënë dhe vijon të japë për policinë e shtetit. Shumë shpejt do të vendoset një këshilltar gjerman për sektorin e policisë. Jam vërtetë i surpriza  me përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesës sime, duke sjellë këtu një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Roman. Projekti ambicioz për kufirin, i cili do të sjellë vlera të reja. Realizimi i tij do të jetë sipas standardeve europiane.

Falënderoj shtetin gjerman për dhënien e 20 mjeteve për policinë kufitare. Pritet të vijnë edhe pajisje për policinë kufitare nga Gjermania. Duke e konsideruar Gjermaninë një partner strategjik në fushën e sigurisë, ne do të thellojmë bashkëpunimin në këtë fushë”, tha Xhafaj.

Përpara gazetarëve tha se këta të fundit duhe të rrinë afër me drejtorët e komunikimin në minsitri dhe në polici, pasi do të marrin lajme interesante.

Besoj se do kemi një ditë të ngjeshur me kolegun gjerman, se do kemi aktivitete të tjera. Dhe t’u  jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Bitën dhe Gentin (drejtori i marrëdhënieve me publikun dhe zëdhënësi) se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë”, tha Xhafaj në fund të konferencës.

l.h/ dita

October 18, 2018 09:45
Komento

14 Komente

  1. Perkthyesi October 18, 10:10

    Vazhdojne premtimet pa dogane rreth lajmeve interesante ne te ardhmen……/A mund te me thote dikush, se sa here kemi degjuar premtime te tilla, dhe ne fund kemi ngelur te genjyer? Kaq shume, sa veshet na u shurdhuan fare, sic thoshte gjyshja ime e mire, ndjese paste! Entuziazem minimal per keto tirada te bezdiseshme!

    Reply to this comment
    • Mere me long... October 18, 18:30

      Keshtu eshte kur te vjen miku ne shtepi dhe t’i shkul pak si me stil veshet.

      Do kemi vertet (!?) lajme interesante… Prisni (gomere), prisni se s’keni pare gje akoma 😉

      Reply to this comment
  2. Perkthyesi October 18, 10:12

    Vazhdojne premtimet pa dogane rreth lajmeve interesante ne te ardhmen……/A mund te me thote dikush, se sa here kemi degjuar premtime te tilla, dhe ne fund kemi ngelur te zhgenjyer? Kaq shume, sa veshet na u shurdhuan fare, sic thoshte gjyshja ime e mire, ndjese paste! Entuziazem minimal per keto tirada te bezdiseshme, te cilat behen thjeshte per tu terhequr vemendjen njerezve nga hallet dhe problemet shume te medha te akumuluara prej keqqeverisjeve dhe paaftesive te pas viteve ’90!

    Reply to this comment
  3. Ergys October 18, 10:16

    Ministri Xhafa eshte njeri serioz.Rama eshte karagjoz.Ky eshte mendimi im.

    Reply to this comment
  4. Gezimi October 18, 11:26

    Te gjithe jane shume kurioze per te marre eksperience nga Ministri i Brendeshem i vetem ne rruzull me vella te denuar per trafik droge.

    Reply to this comment
    • Dori October 18, 14:44

      Gezim Enveristi, ne te gjithe rruzullin tokesor vetem ne Shqiperine e Enver Hoxhes per faj te druri te shtrember denohej e gjithe familja dhe farefisi.

      Reply to this comment
      • Gezimi October 18, 18:27

        Qj Dore, nuk po kerkon njeri denim te Fatkes jo mos u bej merak, por dhe Minister i Brendeshem qe ka blloku Vettingun ne polici se nuk e kalon vete i pari prej vellackos denuar per trafik droge nuk eshte ca si shume tragji-komike he si thua ti?

        Reply to this comment
  5. Tahiri (jo Ministri i suksesshem) October 18, 12:17

    Keshilltari nga Gjermania ka c’te mesoje prane policise Xhafajt. Se pari qe para Xhafajt ka qene nje minister pjese e grupeve te trafikut droges. Se dyti se ka nje numer ish-oficeresh policie ne kerkim se kane qene pjese e trafikut droges. Se treti i verteti, se ministri aktual Xhafaj ka te vellane te denuar per trafik droge. Dhe se fundi qe i permbledh te gjitha, se vjen per tu dhene keshilla atyre qe Shqiperine e bene kampion Europe ne trafikun e droges.

    Reply to this comment
  6. Dori October 18, 14:46

    Marijuhana po legalizohet ne te gjitha vendet e botes, pervec Shqiperise se Enver Hoxhes.

    Reply to this comment
  7. Ju lumte October 18, 17:33

    te tilla marreveshje i duhen shqiperise te ngrihet ne stadin e gjermanise, po per tu ngritur ne kto stade duhen persona te cilet punojne me vullnet dhe me jane te perkushtuar

    Reply to this comment
  8. Gerti October 18, 18:02

    perdite marreveshje, takime, shkembim eksperiencash, ju lumte z. Minister. Marrdheniet midis Shqiperise dhe shteteve te medha si Gjermania kane hyre ne nje moment te rendesishme ndaj duhet te punoni kshu sic jeni duke punuar. Urimet me te mira

    Reply to this comment
  9. bekim October 18, 18:03

    une kam babin qe punon ne polici edhe ndihet rehat me kete fryme qe ka arritur policia e shtetit

    Reply to this comment
  10. Alba October 18, 18:14

    tani ka ardhur koha qe dhe ne te krenohemi per kete polici qe kemi, duke filluar nga polici me grade me e ulet si inspektori dhe deri te kryekomisari dhe drejtuesit e larte. Puna atyre po shperblehet me besimin qe i japin te huajte perdite kesaj policie.

    Reply to this comment
  11. alphade October 18, 20:29

    Shtator- tetori, me sa duket,ashtu si natyra eshte bujare,
    edhe politikanet tane,sikunder Llalla dikur,na ishte nje he-
    re….., jepte lajmin sensacional se ne shtator do te kishte
    lajme qe do te “trondisnin boten” ,si Xhen Ridi,dikur qe
    shkruante librin e tij te famshem “10 Dite qe tronditen bo-
    ten” referuar Revolucionit te Tetorit ! Kete krahasim e bej
    per humor dhe mos e merrni me gjithe mend ! Eshte e vertete se Revolucioni Tetorit tronditi boten,ndersa dekla-
    ratat e Llalles nuk bene gje tjeter vecse na gajasen apo
    me mire te themi na dhine se qeshuri. Pranda, zoti minis-
    ster aktual mos na konsidero kaq naive sa t’i gelltisim
    brrockullat tuaja pa i pertypur !? A e dini ju dhe shefi juaj
    se cfare presin shqiptaret ? Besoj se ju shkon ndermend
    por beni sikur nuk e dini ! Shqiptaret do ju thone miliona
    here: faleminderit ! Ju lumte ! Bravo…….! ,nese ju si shtet
    dhe si pushtet do t’i “kapni per veshi ” dhe t’i coni para
    drejtesise: kryekriminelin,kryehsjnin,kryemafiozin e Shqi-
    perise,Monstren e Vicidolit: hetim,gjykim,denim,konfis-
    kim— RECI,burgim te perjetshem,me qe Europa na e ka
    hequr denimin kapital,per fat te keq. Kete te fundit meri-
    tojne tradhetaret e kombit Shqiptar. Idem, Presidenti ak-
    tual i Republikes se Shqiperise,ILIR FLORIRIRI dhe
    spurdhjaku Lul Basha. Ky trinom apo triumvirat sepse
    per kete te fundit po pergatiten ne kuptimin ushtarak te
    “Coup D’eta” duhet te perballen me drejtesine dhe te ma-
    rrin denimin qe ju takon. Keto do te perbenin vertete lajm,
    zoti Minister i Brendeshem. Miqt dhe dashamiresit e
    Shqiperise,sidomos dy aletatet tane strategjike: SHBA dhe BE- ju ka “thare peshtyma ne germaz” duke ju bere
    thirrje : “Arrestoni,dergoni perpara drejtesise ‘Peshqit e
    Medhenj” dhe te gjithe i dine se kush jane “Peshkaqenet
    e Medhenj” qe “ngrohen” ne Diellin e Shqipetise ! Te lart-
    permendurit,trinomi ! Por me sa duket ju nuk keni kellqe
    t’a beni kete qe ju i dini fare mire por nuk guxoni t’i vini
    prangat atyre qe pergjate 28 vjeteve e kane bere corbe
    derrash Shqiperine ! Nese nuk jeni ne gjendje te vini rre-
    gull e drejtesi ne kete vend,zoterinj pushtetare, atehere
    u beni thirrje aleateve tane strategjike te veprojne ashtu
    si dikur Bushi Plak beri me Noriegen e Panamase.Nuk ka zgjudhje tjeter per Shqiperine,zoterinj, sepse ju jeni
    te paafte te beni shtet dhe te vini rregull ne kete vend qe
    pergjate 28 vjeteve sundon anarkizmi, i mbrujtur me
    bajraktarizmin, tribalizmin primitiv, mafian dhe terrorizmin
    specifik shqiptar. Ngritja e SPAK- ut dhe BKH – eshte nje
    rruge e veshtire dhe e mundimeshme qe zor se mund te
    arrihet sipas ” Kushtetutes se Pejgamerit” me 84 vota, pa
    bere leshime esencial ndaj bandave mafioze e kriminele
    te ashtuquajturave PD dhe LSI- se. Dhe cfare leshimesh
    kerkojne keto banda mafioze e kriminele: Ato e thone hapur dhe padorashka: duam anullimin e te gjithe ligjeve
    te vettingut qe kane vendisur SHBA dhe BE-ja. Anullimi i
    ketyre ligjeve predupozon amnistine totale te krimineleve,
    hajnave, mafiozeve,sidomos te trinomit : Berisha- Meta-
    Basha, qe jane inkrimonuar deri ne gryke e pastaj me radhe,gjithe kokat e krimit ne Shqiperi: nga e djathta dhe
    nga e majta pa dallim. Nese kurorezohet me suksej kjo
    beteje per jete a per vdekje,atehere gjithe media dhe gji-
    the shqiptaret,zoti Minister,kane se c’presin prej teje dhe
    kesaj qeverie dhe sigurisht po presin kete jave me zell e
    kersheri,ndryshe deklaratat tuaja do t’i ngjajne si dy pika
    uji me deklaratat e ish- Prokurorit te Pergjithshem ,Llalla
    qe duke qene nen hetim ka kohe te pije nje kafe me eroti-
    kun Salianusi dhe erotiken Gashi. Tre erotiket duke shi-
    juar kafet ne rrugen e Elbasanit. Salianji qe akuzon tere
    botes se nje i “denuar” i ka dhene doren X apo Y – depu-
    teti te PS dhe kur vjen puna per nje te denuar nderkom-
    betar mga SHBA ,ku pizeveng,pervers,rrufian, vakabond
    nuk e ka per gje dhe konsideron nder te veje te pije kafe
    me Llallen,i deskritituar plotesisht si matrapaz,batakci i
    allishverisheve …..! A ka goje ky mizerabel fund e krye te
    pergojoje gjithe boten kur vete eshte nje njeri ,nese eshte
    njeri apo kafshe, i hurit dhe i litarit ….! O tempoara,o mo-
    res” !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*