Një komb, një flamur…

November 28, 2017 11:55

Një komb, një flamur…

Po këndon bilbili,
në majën e malit,
i këndon të parit,
Ismail Qemalit.

Po këndon bilbili,
në mollë e në dardhë:
“Të paçim sa malet,
more plak i bardhë!”

Muzikë e bilbilit,
si mjalti tek hojet,
Ismail Qemali,
i bashkoi trojet.

Që në Dymbëdhjetën,
Ismaili-nur,
ka hedhur idenë,
Një Komb-Një Flamur!

Arkitekt’ i madh,
mendonte bashkimin,
ndaj kishte në krahë,
Isa Boletinin!

Isa Boletini,
pranë Smail Qemalit,
si syri pranë syrit,
si mali pranë malit.

Duhet të qe vendi,
si një grusht i tëri,
ndaj Hasan Prishtinën,
ministër e bëri!

Po këtë s’e deshte,
kurvë-Europa,
ndaj e ndau vendin,
në tri-katër copa!.

Viti Trembëdhjetë,
vit’ i pabesisë,
kur u bë komploti,
kundër Shqipërisë!.

Një hata e madhe,
qe padrejtësia,
na u mor Kosova,
edhe Çamëria!.

Na u mor Ulqini,
edhe Manastiri,
kë mundi-sa mundi,
rrëmbeu qafiri!

Na ka Europa,
borxhe të mëdhaja,
sot ende po vuajmë,
poshtërsitë e saja!

Kurrë-o shqiptarë,
mos na zërë gjumi,
Bashkimi i Kombit,
është minimumi!

Duhet t’i ndryshojmë,
kufijtë në hartë,
të drejtat fitohen,
veç me zë të lartë!

U bë Një gjermani,
që bëri hatanë,
jo më Shqipëria,
që borxhe i kanë!

Të gjithë në një mëndje,
o sot-ose kurrë,
mos mbete parullë,
Një Komb-një Flamur!

Shqipëri e Madhe,
nuk e di kë trëmb,
ne kërkojmë vetëm,
ç’ka pasur ky Vënd!

Shqipërinë e Madhe,
e shpikën zagarët,
ajo është kudo,
ku jetojnë shqiptarët!

Gjithandej ku flitet,
sot gjuha e saj,
dhe në është e madhe,
ne nuk kemi faj!

Me dete e fusha,
me lumenj e male,
krejt natyrshëm quhet,
Shqipja Natyrale!

Quhen natyralë,
gjithë kufijtë e vjetër,
ajo që është zhbërë,
do bëhet patjetër!

Zjarrin nëpër breza,
mos e fikim kurrë,
gjersa ne të jemi,
Një Komb-Një Flamur!

 

Arben Duka

November 28, 2017 11:55
Komento

8 Komente

  1. rapsodi popullor November 28, 13:00

    Hallall o Arben Duka sa bukur ke shkruar,
    nje dite ne vit, behesh nacionalist i kulluar,
    por neser pa gdhire do shkosh ne fis prap,
    kur te varri Xhaxhit do cosh lule me vrap,
    ti festosh 29 Nentorin kur erdhi ne pushtet,
    ate dite kur filloi Diktaturen ibret,
    29 Nentorin festen e Jugosllavise,
    quajti dhe Enveri Diten e Lirise,
    borxh ja kishte serbeve perjete,
    se ata e sollen kryetar ne pushtet,
    deshire e Serbise, Shqiperi e izoluar,
    e zbatoi Enveri, ky filo-serb i kulluar,
    neser festen e Avnoit serbet festojne,
    neser komunistet Enverin kujtojne.
    me 29 Nentori Diktatura filloi,
    per 47 vjet Shqiperine shkaterroi.

    Reply to this comment
    • shqipe-pelivani November 28, 18:09

      O more, mender Rapsodi…

      Dhe sot diten e flamurit
      ti erdhe duke peshtyr
      Mbi lulkuqen e grurit
      more penë ndyre!…

      Haesh me Arbenin
      mor’ i tëri rrotë,
      Qe ka tru ne b…
      sa ç’ke ti ne koke!…

      Kush t’a mbushi mendjen
      more “Poet”, rrota
      qe po e lë namin,
      ngado topa-topa…

      Reply to this comment
      • rapsodi popullor November 28, 20:22

        shqi-e mjerane per mua ti s’ekziston
        por je aq budallaqe dhe nuk e kupton
        ruaj shendetin se i duhesh qeverise,
        uturake si ty i sherbejne partise.

        Reply to this comment
        • shqipe-pelivani November 28, 23:28

          Ej “Rapsodi”
          Ndersa ti ekziston per mua,
          ç’të thanë, e ç’të them,i ke hak.
          Ashtu te pafshim gjithenjë
          si kakëzëzë për ndën’pllakë…

          Qeverria ime, ne dy mandate
          U’a ka futur dhe më s’ju del.
          dhe te tretin e ka ne xhep,
          ju, do mbani hurin me tre gërdhel.

          Do i shoç dhe peshkaqënt’
          ( Doemos, do te vi ligshtë!)
          Se do shoç edhe balenën,
          madje,me gjithë kulish…

          Ik “Rapsod”,se s’ta kam ngenë
          mos i hap vetes telash!
          Se jam dru i holl’ per penë,
          e s’jam ti,kërcur i trash…

          Reply to this comment
  2. dani November 28, 18:33

    Te lumte penda,je i madhe Arben Duka

    Reply to this comment
  3. katarakti November 28, 20:34

    Poema e sotme e Dukes eshte nje kushtrim per popullin shqiptar.Me solli ndermend Rexhep Qosen. Po ç’e do. Doli sot Zdapi ne Vlore dhe tha se nuk do te merremi me topat e se shkuares. Do te bashkohemi brenda BE-se. BE-se se sat eme. As ka per te na futur ndonjehere BE-ja ne gjirin e saj. Ia punoi Turqise, dhe jo me Shqiperise! Po çfare tu besh ketyre te shiturve te te huajt qe qeverisin sot ne Tirane dhe Prishtine.

    Reply to this comment
  4. Iliri November 28, 22:06

    Zoti Duka, poezitë tuaja i lexoj me ëndje.
    Në këtë të sotmen shprehja “Shqipëri e madhe” po më pengon mua e mendoj ka edhe të tjerë!
    Nuk ka Shqipëri të Madhe e as Shqipëri të Vogël. Ka vetëm Shqipëri të ndarë, e cila kur bashkohet nuk e bënë “Shqipërinë e Madhe” por e bënë Shqipërinë, Shqipërinë natyrale, të tillë siç e krijoj zoti!

    Reply to this comment
  5. Ramadani November 29, 04:57

    Lule Beno
    Lule djale
    Fjalet e tua
    Sa nje mal

    Na kenaqe
    More burr
    Qe na shkrove
    Per Flamur

    Na i ngjalle
    Qemal trimin
    Edhe Bace
    Ise Buletinin

    Leri qenet
    Qe te llapin
    Grek dhe serb
    E kane llagapin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*