Një krahasim miqësor me Italinë (Binome e trinome qeveritare)

April 28, 2018 18:22

Një krahasim miqësor me  Italinë (Binome e trinome qeveritare)

 

Zoti Adrian,

Mirëdita  e përshëndetje.

Nuk e di nëse keni pasur mundësi  t’i hidhni një sy shkrimit që Ju kam derguar disa ditë më parë. Ngjarjet evolojnë nga dita në ditë dhe, kështu, sot po  i bëj disa ndryshime, për të qënë korrekt e jo anakronik

Në qoftë se do të kini ndonjë interes për këtë lloj shkrimi, më thoni pa asnjë hezitim, nuk më ngelet qejfi.

Ju jeni i pari që na hapet faqet e gazetës suaj dhe unë nuk dua t’u drejtohem gazetave të tjera,  që për mendimin  tim nuk kanë ndonjë reputacion më të lartë sesa “Dita”.( Në Amerikë kam shokë e miq që ndjekin  gazetën  tuaj. A do ishte e mundshme ta publikoni Online librin tonë?).

***

Nuk e di përse më ka mbetur kaq shumë në mëndje një revistë mjaft e njohur  amerikane. Kur e shfletoja, më hapej para syve një dritare e re e konceptimit dhe e prezantntimit të  botës me tërë ngjyrat e saja. Ishte shumë e vështirë të dalloje kush ishte autori e kush ishte lexuesi. Të dy  ishin të shkrirë njëri me tjetrin, të pandarshëm. Pikërisht me këtë ide do të dëshiroja të vazhdoja  dialogun me lexuesin e gazetës  tuaj “ Dita” që tashme na i ke hapur me botimin e dy shkrimeve tona të mëparshme.

Ashtu sikurse lexuesi  i juaj, mendojmë të mos udhëtojmë shumë larg, në Sirinë e rrënuar nga  “raketat e bukura”  amerikane apo në Korenë e  atomizuar e “të miqësuar”,  për të kërkuar ndodhi e sensazione politike. Kemi edhe këtu, pranë nesh,  sa të duash,  në Itali, e kemi e na ka afër, një det na ndan e i njëjti  na bashkon.

Nuk është aspak për t’ u çuditur, po të përdorim që në fillim të shkrimit tonë një termë që në vendin tonë ka gati 30 vjet që përdoret  në mënyrë frenetike.  Italia e ditëve tona po kalon një periudhë “ rotture “(siç thotë ish presidenti italian Napoletano), tranzicioni që të kujton pak a shumë Shqipërinë e fillimit të viteve nëntëdhjetë, megjithëse diferencat e ndryshimet nuk janë të vogëla. Në rastin e Shqipërisë bëhej fjalë për ndryshimin e sistemit të saj, kalimin nga komunizmi në kapitalizëm. Ndërsa në rastin e Italisë bëhet fjalë për ndryshime brenda të njëjtit sistem  ekonomik e politik. Me sa duket, nuk është vetëm  komunizmi që “prodhon  tranzicione”, por edhe kapitalizmi kur nuk funksionon  e shkon drejt degjenerimit,  asfikson demokracinë, duke krijuar premisa populiste majtiste komuniste e djathtiste autoritare e fashiste.

Historikisht Italia  njihet si një ndër vendet  europiane ku tërmetet e krizat qeveritare  kanë  shtëpinë e tyre. Që nga mbarimi  i Luftës e deri më sot, në harkun e 7O viteve, janë ndryshuar 63 qeveri, të të gjitha ngjyrave, më e fundit është ajo  Renzi – Gentiloni e Partisë Demokratike. Por në dallim nga krizat e mëparshme qeveritare,  kjo  që aktualisht po vazhdon, prezanton disa veçori e karakteristika të veçanta që me siguri do të kondicionojnë tani e në të ardhmen  jetën politike italiane, pozitën e emigracionit tonë në këtë vend dhe në fushën   e  jashtme  marrëdhëniet me botën, në rastin konkret edhe me Shqipërinë.

Zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan më 4 mars të këtij viti e ndryshuan  pothuajse plotësisht  skenën e skemën e vjetër  politike. Partitë  politike tradicionale, në mënyrë të veçantë Partia Demokratike e Forca Italia, që në këta dhjetëvjeçarët  e fundit kanë dominuar jetën politike italiane,  pësuan humbje të konsiderueshme, duke dalë në plan të dytë. Ndërsa  dolën në plan të parë “5 Stelle” e “ Lega”, duke lënë në minorancë formacione të tjera politike, gati të thërrmuara. Po ashtu, janë ngjitur në podiumin politik figura të reja, pak të njohura më parë, si  Di Maio e Salvini.

Fakt është se nga këto zgjedhje asnjë nuk doli fitues  e nuk mund të krijojë qeverinë sepse nuk ka shumicën absolute në parlament. E vetmia alternativë e mundshme, pa arritur në zgjedhje të reja, është ajo e  “ndërtimit” të aleancave me të tjerët. Pas shumë e shumë replikave e traktativave, të hapura e të fshehta , sic thonë gazetarët italianë, “ con messagini”,  nuk u arrit ndonjë rezultat konkret. Kështu, presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, që edhe në këtë rast po manifeston një mënçuri, durim , ekuiliber e responsabilitet më  të lartë se të gjithë presidentet e tjerë që kanë qënë në Palllatin presidencial Quirinale, ngarkoi Kryetaren e Senatit, Casellati, me një mision eksplorues për të krijuar qeverinë me “5 Stelle” e la Centro  Destra  që përbëhet nga tre komponent, Lega, Forza Italia e Fratelli dell’ Italia.

“5 Stelle” e kondicionoi pranimin e këtij opcioni duke i kërkuar liderit të Lega, Salvinit, të largohet  nga Berluskoni e nga Meloni dhe të  nënshkruajë me Di Maio një kontratë qeveritare. Drejtues të “5 Stelle” e  kanë prezantuar  Berluskonin dhe berluskonizmin si një të keqe absolute dhe nuk dëshirojnë të ulen në një tavolinë me të për të biseduar dhe kanë deklaruar se do të vënë dorë jo vetëm në televizionin shtetëror, por edhe në atë privat, sidomos në kanalet televisive të Kavalierit. Toleruan që Berluskoni pas të cilit k ambi 4 milion votues, të ishte   vetëm  një forcë mbështetëse e Salvinit. Kjo gjë do të favorizonte” Pesë yjet” dhe do të dobësonte  Salvinin e kampin e tij të përçarë. Por as edhe kjo manover nuk do të çonte në krijimin e një qeverie të konsoliduar, sepse në çdo kohë do të ishte në mëshirën e Berluskonit  e të votave të parlamentarëve të tij  në Senat e në Dhomën e Deputetëve.

Gjatë këtij misioni eksplorues dolën më hapur mosmarrëveshje midis  Salvinit e Berluskonit, që bëri  të njohur se do të dëshironte më shumë një aleancë me të majten  se sa me “5 Stelle”,që e konsideron si një rrezik  për vendin. Salvini  ka afirmuar shumë herë se nuk ka dashur dhe nuk do  asnjë lloj aleance me Partinë Demokratike të Renzit, per arsye që tashme dihen: ligji Fornero, imigracioni, taksat, etj.

Megjithëse deri tani  nuk janë zhdukur plotësisht të gjitha shkëndijat e dialogut, ashtu sikurse deklarohet, misioni eksplorues ndeshi  vështirësi në binomin qeveritar  “5 Stelle”e Lega për disa arsye:

Ky  binom duhej të ishte më normali e më i pranueshëm sepse të dy palët fituan vota më shumë se të tjerët e u takonte të krijonin së bashku Qeverinë.  Por  është bërë më i komplikuar se sa binomi algjebrik që kemi mësuar nëpër shkollat tona. Eshte fjala për dy forca politike që pretendojnë të njëjtën gjë: Qeverinë nuk mund të copëzohet.

Këto dy forca politike  kanë midis tyre gjëra të përbashkëta që i afrojnë dhe  të veçanta që i largojnë duke i çuar herë pas here në sfida jo të zakonshme e anakronike për një shtet e shoqëri  me një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e demokracisë. Të përbashket kanë faktin se janë te dyja parti proteste, përfaqësuese të një elektorati të revoltuar nga Partia Demokratike e Forza Italia. Në programet e tyre të deritanishme, pse here pas here  i  ndërrojne e i “harrojne”, ka disa pika të njëjta, si p. sh., çfuqizimi i ligjit Fornero që u njeh italianëve të drejtën e pensionit kur  ata janë plakur dhe nuk u mbetet mjaft kohë për të jetuar. Sipas këtij ligji  kanë  të drejtë të punojnë pleqtë dhe të rrinë në shtëpi të rinjët, më  të aftë ,  më të zot e më progresist  sesa të vjetrit. Po ashtu, nuk janë larg njëri tetri për problemin e imigracionit dhe në mënyre të  veçantë për atë  klandestin, që po  çfaqet si një kërcënim e rrezik fatal.

Duke bërë një krahasim midis këtyre dy forcave politike,  rezulton se “Lega” është më e vjetër dhe ka më shumë eksperiencë në qeverisjen e vendit. Ndërsa “ 5 Stelle” është relativisht më e re dhe deri më sot nuk ka qënë asnjëherë në pushtetin qëndror, ndersa në atë periferik ështe bërë më prezente, sidomos në Romë ku kryetar i Bashkisë është është një nga përfaqsuesit e saj.

Eshtë tepër interesant fakti i prejardhjes dhe i shtrirjes gjeografike. Pavarsisht nga ato që thonë lartë e poshtë, as “5 Stelle” e as “Lega”, megjithë ndryshimin që i ka bërë emërtimit të saj nga “Lega Nord “në “Lega”, nuk është nacionale.

“5 Stelle”  përfaqëson, kryesisht, Jugun e vendit, ndërsa Lega Veriun e Italisë, dy rajone këto që përsa i përket zhvillimit ekonomik, industrial, civilizimit e mentalitetit, janë pothuajse të pakrahasueshëm me njëri  –  tjetrin.  Megjithë progreset e arritura, këto dy rajone të mëdha, asnjëherë nuk kanë arritur të integrohen plotësisht.

Ashtu siç dimë nga historia, ndodh që zona apo rajoni më i zhvilluar i një vendi e ne këtë rast Veriu , duhet  të ketë prioritet  e të dominojë jetën politike jo si një privilegj, por si një impenjim e përkushtim për t’ i krijuar sa më shumë shanse zhvillimi  pjesës më të pazhvilluar të vendit, sepse ka një peshë më të madhe ekonomike. Kështu, ka ndodhur, fjala  vjen në Amerikë, lufta midis Veriut  të zhvilluar e Jugut të pazhvilluar e sklavopronar që çoi në trasformimin e këtij vendi në fuqinë me të madhe ekonomike, numer një të botës së sotme.

Mirëpo në Itali  po duket një fenomen i kundërtë: “5 Stelle” vetëm për faktin që  mori shumicën dërmuese të votave pikërisht në zonat më të pazhvilluara pretendon  qeverisjen e të gjithë vendit, me një fjalë pjesën e luanit ashtu sikurse ndodhi  tek ne në fillim të viteve të para “të demokracisë”, kur Partia Demokratike kërkonte të kishte vetëm për veten e saj të gjithë Shqipërinë . Pak a shumë mund të jetë  e njëjta gjë sikur të pretendojë një nga Baldushku  të bëhet Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Cfarë do të bëjë  ai ? Do ta bëjë Tiranën si Baldushku. Nuk është faji i tij, sepse në tërë jetën e vet ka parë vetëm dy gisht diell. Faji është i atyre që i japin votën për të marrë  kurorën e Bashkiakut.

Lidhur ngushtë me këtë kontekst të përgjithshëm  duhet parë edhe premtimi  numër një i “5 Stelle” për “ Reddito di cittadinanza” ( të ardhura,  para të përfituara jo nga puna , por nga e drejta e të qënit shtetas italian). Lega e kundërshton e nuk është dakord që t’ u jepen para falas  njerëzve duke ndënjur në divan.

Në fakt , premtimi elektoral i grilistëve për  “il reddito di cittadinanza” është një premtim   që  ngjan shumë me premtimet elektorale nëpër kafenetë shqiptare. Në librin tonë “Edi Rama rinovon Shqipërinë, Edi Rama rinnova l’ Albania”, botuar  në qershor të vitit të kaluar kemi shkruar: “ Kudo e asnjëherë, qëniet njerëzore, politikanë e kardinalë “xholi” nuk mungojnë kurrë. Edhe këtu në Itali “Pesë yjet” (Cinque Stelle) i a kalojnë liderit të tyre, Beppe Grillo. Vrapojnë jo  drejt qiellit ku janë yjet, por në tokë ku janë kolltuqet qeveritare. Sot kryetar bashkie në Romë e nesër, përse jo, kryeministër në  Itali.  Programi i së drejtës së nënshtetsisë ?!. Në djall të vejë !

Njeri para, njeripushtet,të pandashëm, është thjesht një vizion apo një realitet?  Ndofta lexuesi e di më mirë nga ne (f. 16)… Zakonisht njerëzit shikojnë dukjen e jo përmbajtjen, efektet e jo shkaqet. Ndofta italianëve u bën sot më shumë përshtypje një grilin, që sapo ka zbritur në fushën e politikës, si për shëmbull Luigi Di Maio, i quajtur zotni i kartelës së kuqe, sepse ka dëbuar 23 parlamentarë që shkelnin orarin e punës, se sa një si Tremonti, statist e ekonomist i madh, një Orakull i Italisë që analizon të tanishmen e parashikon ato që do të ndodhin nesër…”(f. 112).

As shtetet më të zhvilluara të botës, që karakterizohen nga një  standard e nivel i lartë ekonomik e social, nuk kanë guxuar  të zbrazin kasafortat e tyre. Edhe presidenti amerikan Trump nuk u premtoi amerikanëneve para në tabaka, por punë dhe kështu realisht po bën, duke i dhënë preçedencë  zhvillimit të ekonomisë  së vendit dhe kufizimit të importeve.

Cdo popull, qoftë ky i madh apo i vogël, kur nuk punon, bëhet një popull parazitar e grindavec edhe me vetveten, pa le pastaj me të tjerët.

Italianët në këta vitet e fundit janë varfëruar shumë. Kur erdhëm  në Itali, ne shqiptarët ishim të varfër në mes të italianëve që jetoninmë mirë. Kurse tani numri i të varferve italianë  ka arritur shifrën rekord, 18 milion vetë, gati një e treta e gjithë popullsisë. Sipas të dhënave më të fundit të ISTAT, 26 prill 2018, “7,3 milion italianë ndodhen në një gjëndje të rëndë ekonomike”.

Në këto kushte , nuk ishte  aspak për t’ u çuditur që në shkëmbim të votës së tyre, italianët, pa pritur të formohet Qeveria, nxituan, në Jug, t’u drejtohen  sporteleve zyrtare , me shpresë për të marrë paratë e premtuara. Por ashtu siç vajtën,  ikën, me duar bosh.

Në këto situata  “5 Stelle” ka frikë se ndofta një ditë ky premtim  mund t’ i këthehet  në një bumerang. Ndaj po e lënë në heshtje dhe në këtë rast do të dëshironin shumë  ta ndanin përgegjsinë me forca të tjera politike, e në mënyrë të vecante me Partinë Demokratike me të cilën mendojnë se do ta kenë  më të lehtë të bëjnë çfarë të duan se sa me Legë – n e Slavinit. Në fund të fundit, elektorati i “5 Stelle” nuk ra nga qielli. Dje ishte i Partisë Demokratike sot është i tyre.  Ky, në fakt, është  opcioni numër dy eksplorues me cilin është ngarkuar presidenti i Dhomës së Deputetëve,Fico,i  Lëvizjes “5 Stelle”.

Deri në përfundim të ketij misioni  duhet akoma kohë, por italianët kanë filluar të mërziten nga kjo maratanonë politike duke thënë se Partia Demokratike ishte në Qeveri e nuk bëri asgjë, përse kërkon të vijë përsëri, aq më tepër kur me “pesëyjet”  ka pasur probleme jo të vogëla legislative e ekzekutive, sidomos në kohën kur kryeministër ishte Renzi.

Në politikë gjithëçka mund të ndodhë , edhe ato që duken absurde e antiracionale mund të marrin xhvillime  të reja e të prezantohen  si një zgjidhje ideale  qeveritare.

Sido që të ndodhë, formohet  sot apo nesër Qeveria, me të djathtën apo me të majtën ose me të gjithë së bashku për  një qeveri të të gjithëve“ per un governo di tutti”, fakt është se jeta politike italiane ështe e fragmentizuar dhe e polarizuar. Forcat politike ecin në një fushë të minuar e të mbuluar nga shumë probleme që janë akumuluar  e  presin zgjidhje e përkushtim total  nacional, jo partiak.

Ndër të tjera, kriza aktuale qeveritare në Itali reflekton mangësi në formimin e funksionimin  siç duhet të një klase politike, që, me sa duket, nuk qënka një problem kaq i lehtë për t’ ndërtuar e për t’u afirmuar, edhe për një vend të zhvilluar, siç ështe Italia. Mund të kujtojmë se amerikanet jo rastësisht e jo pa qëllim zgjodhën si president njeriun më pasur të vendit të tyre . Kurse në Italinë e sotme për të punuar  qoftë edhe si fshesaxhi duhet të jeshë i rekomanduar dhe të vënë përpara një mal me kërkesa e shkresurina (biografinë): mosha, arsimi, provenienza, shtetesia, profesioni. Ose : Në qoftë se ke mbaruar Univesitetin në Itali dhe shkollën e mesme  në Shqipëri, sipas ligjit, nuk ke të drejtë , megjithëse je shtetas italian, të punoshë në insitucionet publike italiane. Kurse për t’u bërë kryeminister nuk ekziston  asnjë kërkesë, qoftë edhe minimale. Në një Itali me  6o milionë banorë e me universitetet më të vjetra në botë, të dy pretendentet  për kryeministër janë pa shkollë të lartë. Nuk i thonë me kot, jetojmë në botën e cudirave e të prapsive. Tani në radhët e senatorëve italianë është edhe një afrikanë. Me sa duket, italianët e “zgjodhën”, për t’ u mësuar me ngjyrën e re të flamurit të Afrikës, që nesër mund të mbulojë  tri ngjyrat e flamurit të tyre kombëtar .Nuk ka shumë për t’u shqetësua, afrikanët  janë fare “pak”, një miliard e 200 milion, dy herë më shumë se sa gjithë popullsia e Europës dhe 20 herë më shumë se sa ajo e Italisë.

 

Nga Arshi Ruçaj     

April 28, 2018 18:22
Komento

4 Komente

  1. L.H April 28, 19:10

    O RUÇO….
    Nuk mora mundimin ta lexoj shkrimin sapo me ra ne sy idjotesija:”…kalimi nga komunizmi ne kapitalizem’!!!
    Ne historine e njerezimit ne asnje vend te rruzullit tokesor nuk u ndertua e nuk mund te ndertohej ‘Sistem komunist’ perjashtu ne mendjen e idjoteve ,biberajve,Mul nokave mzinjve e fev zinjve truçkulur……..!!!!!
    Muço,mos ju lut kryeredaktorit te botoje idjotesira me kAmunizem po lutju ta heqi shkrimin se deskrititon kete te perditeshme!
    Edhe sikur te ndertohej ‘sistemi komunist’ si parashikohej nga mendimi marksist e kryesisht tek ‘KAPITALI’ shteti i humbete funksionet nuk do kish shtet se presupozohej qe ndergjegja e njerezimit do ish ne shkallen superiore e njerezit ne menyre te ndergjegjeshme do zbatonin parimin:
    ”SEJCILI TE PUNONTE SIPAS MUNDESISE E SHPERBLEHEJ SIPAS NEVOJES’!!
    Mjaft na deskritituat 28 vjet ne Bote me shprehjet kAmunist,regjim kAmunist e deri ‘sistem komunist’ mur ne Ishim nje sistem sapo dale nga ai feudal e na kthyen ne sistem ekonomik primitiv skllavo pronar !

    Reply to this comment
  2. h April 29, 10:19

    Ju zoteri kërkoni të matni realitetin italian me metrin shqiptar.
    Fakti qe arsyeton dinamizmat socialë me të pasur dhe të varfër
    tregon mendësinë shqiptare te tipit “sa e ke rrogën”.
    Italia eshte memedheu i artit dhe kultures nuk ka nevoje
    per analizen ballkanike te nje shqiptari.
    Nuk mjafton te lexosh gazetat,te behesh gazetar.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit April 29, 15:37

    me aq sa di une,e quajtura ” e ardhur qytetarie”(reddito di cittadinanza) eshte folur prej shume kohesh nga levizja 5 yjet, qe duhet ti jepet nenshtetasve italiane qe s’kane pune/nuk gjejne dot pune e jane te papune gjersa te punesohen, pak a shume sikur tu jepet nje asistence sociale. Por jo e llogaritur si kjo, sepse asistenca sociale eshte me afat ne relacion me periudhen kur ke punuar. Nuk e di se autori e ka te qarte se ku eshte diferenca midis periudhes se papunesise ne pritje te nje pune dhe papunesise se nuk gjen pune e mund te zgjate me vite, sidomos kur eshte fjala per ne Jugun e Italise, kur fenomeni eshte me dramatik. Atehere perse behet fjale? Behet fjale per nje te ardhur nga shteti qe familja te jetoje, te haje buke, nga 5 yjet e cituar si e ardhur dinjiteti, qe njeriu te trajtohet njerezisht. Nuk behet fjala per “ha Muço, pi Muço”, se shteti italian ka mekanizma qe kontrollon gjendjen ekonomike te nje familjeje dhe e ka perfekte tablone e fuqise blerese. Shume media kazani nga Kazani berluskonian duan ta kthejne ne qesharake nismen e Levizjes 5 yjet, po ashtu edhe klani rencian i te majtes, qe ne vend te mbronte te drejtat e punetoreve kontribuan ne hartimin e rregullave ne dem te punetoreve. Di Maio nuk ka mbaruar universitetin, po ashtu edhe Salvini,por nuk jane te nivelit te Falmur Nokes, doktor i mbaruar per semundjet tumorale apo narndoka e shume e shume te tjere deputet, ministra e kryeministra shqiptare qe u rrofshin diplomat dhe ua pifshim lengun. Di Maio e Salvini jane dy demagoge shume te pergatitur, ua nevojit poltik te mbajne sejcili skalionin e tij te zgjedhesve dhe duan te drejtojne qeverine ne nje vend ku kane deshtuar njerez shume te kualifikuar si Prodi, Monti apo edhe Xhentiloni, pa harruar Berluskonin dhe Rencin, qe jane respektivisht Saliu dhe Edi ne veshje italiane. Tanime eshte rene ne ujdi qe te vijne ne pushtet e majta PD me 5 yjet, por te shohim. Dua te kujtoj se ne Blegjike kaloi nje vit pa qeveri, ne Gjermani disa muaj, pra, s’eshte çudi e re kjo gjedje ne Itali. Dhe tjetra eshte se politika tradicionale ka vdekur. Pak a shume si ne Shqioeri, ku Edi eshte kryetar i partise se majte por prioritetet i ka te djathta. Na ngushellon te pakten ERTV, televizioni privat qe ta ben mendjen por..dhe.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit May 1, 01:30

    ja, tashti i jap mend edhe italianve. Keshtu jemi ne ish-cerat e Enverit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*