Një lajm i keq për Kombëtaren kuqezi

October 1, 2016 20:53

Një lajm i keq për Kombëtaren kuqezi

Lajme aspak të mira për Giani De Biazin pak ditë para ndeshjeve të Kombëtares kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës më 6 dhe 9 tetor. Rei Manaj pësoi një dëmtim në ndeshjen që Peskara e humbi 2-0 përballë Kievos sot në shtëpi.

Sulmuesi kuqezi u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 67-të për shkak të një problemi në kavilje. Situata e lëndimit do të qartësohet nesër pas kontrolleve të hollësishme mjekësore, ndërsa sipas mediave italiane, paraprakisht mendohet se dëmtimi nuk është shumë i rëndë, shkruan Panorama Sport.

Shpresëdhënës është fakti që vetë lojtari këmbënguli të qëndronte në fushë, por trajneri Odo bashkë me stafin vendosën ta nxjerrin për të mos rrezikuar.

October 1, 2016 20:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*