Një letër dashurie…

July 25, 2018 10:06

Një letër dashurie…

Nga Gustave Flaubert*

“Ty të dua si kurrë nuk kam dashur e si nuk do të dua më.

Ti je dhe do të mbetesh e vetmja, e pakrahasueshme me asgjë tjetër.

Eshtë diçka e pleksur dhe e thellë, diçka që më mban nga të gjitha anët, që kënaq të gjitha orekset e mia dhe përkëdhel sedrën time.

Përse sa herë mendoj për ty, të shoh me kostume të tjera, të ndryshme nga të tuat?

Mendimi se ti je dashnorja ime më vjen rrallë; ti nuk formulohesh tek unë kështu.

Teksa lexoj vargjet e tua duke të admiruar, kundroj fytyrën tënde të ndriçuar nga gëzimi. Ajo ka një shprehje të shkëlqyer ideali, krenarie dhe mallëngjimi.

Mendoj për ty kur jam në shtrat duke parë tavanin: një krah i mbledhur lakuriq, një kaçurrel i ngritur pak më lart se tjetri…

A nuk kam bërë gjithçka për të të lënë? A nuk ke bërë gjithçka që të duash të tjerë?

Jemi kthyer prapë te njëri-tjetri. Jemi bërë për njëri-tjetrin.

Të dua me gjithë zemër.

Do doja të të dashuroja më shumë e të të bëja të lumtur, po aq sa të bëj edhe të vuash!

Dua të shoh përmbushjen e të gjitha dëshirave të tua”

*****

Gustave Flaubert (1821-1880) është novelist i konsideruar si një nga modelet e letërsisë realiste franceze

July 25, 2018 10:06
Komento

2 Komente

  1. Poeti flet gjithmon ,kur te tjeret s'shofin e s'kan cfar te thone ;) July 25, 12:03

    Shkrimtaret e Poetet Franceze te asaj epoke ,
    qe s’ishin te paket ,
    frymezuan Boten e e penes Europaine,por edhe me gjere ,Boten mbare .

    E ne vecanti ,ata qe shkruajten per dashurine (Amore -solo Amore ) qe jetohej aq ethshem ne jeten Pariziane,ne ate kohe .

    Me vjen ndermend nji shpprehje e Heine-s kur thoshte ;

    Nqs Zoti merzitet ndonjiher me Boten ,
    te hapi Dritaren dhe hedhi nji veshtrim bulevardit te Paris-it …

    Reply to this comment
  2. ´´ July 26, 11:26

    “Jemi kthyer prapë te njëri-tjetri. Jemi bërë për njëri-tjetrin.
    Të dua me gjithë zemër.
    Do doja të të dashuroja më shumë e të të bëja të lumtur, po aq sa të bëj edhe të vuash!
    Dua të shoh përmbushjen e të gjitha dëshirave të tua”
    *****

    wOOw !

    Nji deklarate e tille shpirti te ngre pesh
    e mendoshe ate qe, ti ruan ne zemer te paprekur
    te re ,te fresket ,te pandryshuar si nji thesar…

    Kush s’do ta donte per jete nji shpirt te tille !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*