Një letër dërguar Leskajt: Në MF, mal me abuzime, shprehen: “s’e rr..ajmë për KLSH”

DITA July 5, 2013 09:17

Një letër dërguar Leskajt: Në MF, mal me abuzime, shprehen: “s’e rr..ajmë për KLSH”

Një letër dërguar KLSH-së, konkretisht  kryetarit të saj z.Leskaj denoncon disa afera dhe disa zyrtarë të Ministrisë së Financave, të cilat duhen verifikuar nga KLSH. Ende nuk ka një përgjigje nga hetimi i KLSH ën dikasterin e financave, por nëse faktet që përmenden në letër janë të vërteta, abuzimet në këtë sektor janë shumë të rënda. Më poshtë, letra, nga e cila DITA redaktoi emrat për arsye etike deri në verifikimin e akuzave nga KLSH dhe /ose Prokuroria.

 

Letra dërguar Bujar Leskajt për abuzimet në MF

Pershendetje z. Leskaj,

Po ju bashkangjes disa raste te abuzimeve te Sekretarit te Pergjithshem ne Ministrine e Financave duke ditur qe nje ekip i KLSH eshte ne Ministrine e Financave. Ju ritheksoj qe nga infot qe qarkullojne ne ministri ky zoteri i ka mbyllur pislliqet me afera me zyrtaret  e KLSH qe kane ardhur per kontrollin e radhes ne Ministrine e Financave. Ai qe ka ardhur per kontroll ka shoqe te ngushte gruan e drejtorit te personelit te Ministrise se Financave, zyrtar ky qe ka bashkepunuar ne disa vjedhje me tenderat ne Ministri.  Keto shkelje te denoncuara dhe qe mund te kapen lehtesisht nga kontrolli juaj nese egziston vullneti pozitiv, duhet ta çojne në prokurori zyrtarin Teliti, i cili shprehet dhe me arrogance që “s’e rr..aj fare t..pin për KLSH dhe kush jane ata…”

 

1. Llotaria Kombetare aq e perfolur per menyren si u krye dhe per garancine ne banke ne momentin qe u lidh kontrata.

2. Parkimi i Ministrise se Financave ku jane bere mbi dy here shtesa kontratash

3. Salla e mbledhjeve te Ministrise, ku eshte ndertuar pa leje ndertimi, pa projekt fillestar prokurimi, duke cenuar ndricimin e zyrave, dhe jane bere shtesa kontrate ne menyre abuzive.

4. Per te gjitha tenderat e zhvilluara ne Ministrine e Financave ky zyrtar ka qene vete, planifikues, vete ka bere çeljen e fondeve, vete ka hapur prokurimin, vete ka lidhur kontrate, vete ka miratuar shtesat e kontratave dhe vete ka paguar dhe firmat kontraktuese (pra te gjitha jane bere me firmen e tij) duke bere nje konflikt te hapur interesi dhe duke perfituar qindra million leke.

5. Fondet per te perndjekurit politike, eshte cenuar rradha per listen e pagesave te perndjekurve politike duke krijuar abuzime, thjesht kunder bakshisheve ky zyrtar i korruptuar bente pagesa duke urdheruar zyren e te perndjekurve pa respektuar rradhen.

6. Avancimet e fondeve te shpenzimeve dhe investimeve kundrejt bakshisheve lidhur me zyrtaret e insitucioneve te tjera.

7. Pagesat jashte rradhes ne Thesar ky zyrtar i bente me urdher kryesisht drejtorise se pergjithshme te thesarit ose drejtorise se thesarit Tirane thjesht kur merrte pagesat e gjobave qe vendoste. Permendim pagesat e fundvitit, kur bente kerdine duke grabitur.

8. Bordet, në sa borde dhe keshilla mbikqyres eshte ky zyrtar i dhjamosur, ne mbi 6 borde: ku permendim ATK, hipotekat, KESH nder me kryesoret, a duhet t’i kthej mbrapsht pagesat e mara dhe te dergohet ne prokurori.

9. Parkimi i Ministrise se Financave, ku eshte kryer nje tender, nje shtese kontrate, nje tender tjeter me negocim pa shpallje dhe ku parkimi eshte pa leje ndertimi ne token qe nuk i perket Ministrise se Financave, eshte ndertuar nje ndertese per argetimin e shoferave, dhe kjo pa leje ndertimi. Abuzime vetem per te vjedhur.

 

Me besim se do ndeshkohen te korruptuarit.

Gjergj Dollani

DITA July 5, 2013 09:17
Komento

5 Komente

  1. Baro Liçaj July 5, 10:52

    A do ta vere ujin ne zjarr Z. Bujar Leskaj per verifikimin e te gjitha ketyre te dhenave !
    Eh sa abuzime jane bere me financat e ketij shteti te kalbur ! KLSH – se dhe Prokurorise i duhet nje pune kembengulese per t’i ndjekur dhe zbuluar vjedhjet qe jane bere . Atehere do te shohim ne se ” … do ta rruaje apo jo z: Teliti !”

    Reply to this comment
    • avni ceka September 25, 17:36

      Nga menyra e te shkruarir ngja se dikush kerkon te nxjerre mllefe personale ndaj Z.Teliti.
      Dhe gjen rastin e nrrimit te pushteteve e e shfryn mllefin
      Kjo katego njerezish jo vetem nuk i sherbejne pushtetit te ri por kjo fryme duhet te marre fund
      Nese nuk do ishin njerez te tille, atehere duhet ti kishin denoncuar me kohe shkeljet e tij.
      Ky do jete ndonje “Gjergj Dollani” i Ministrise se Financave qe kerkon te perdore pushtetin e ri per te nxjerre mllefet personale, ne te kundert eshte pergjegjes qe nuk i ka denoncuar me kohe, dhe me fakte. Keto ngjajne si thashetheme kafenesh te ndonje njeriu te papune.

      Reply to this comment
  2. jovan July 5, 11:52

    o buuujar/ je nga vlora jam kureshtar ta shof atemilingjitin a telitin si e ka emrin ai..te 313 sa trim esht

    Reply to this comment
  3. MARKO January 11, 20:32

    Ky Dollani e ka ngritur “dolline”. Tani i takon KLSH ose Prokurorise te vazhdoje “dolline”, ose me mire le te marin dalldine.

    Reply to this comment
  4. I ri January 4, 21:41

    E ka marrë me kohë ferra uratën.Pasurinë e popullit shqiptar po e ndajnë hajnia e huaj me të gjithë lukuninë vëndase,kush e kush të vjedhë më shumë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*