Një letër e hapur për Fatmir Xhafën!

May 9, 2018 13:29

Një letër e hapur për Fatmir Xhafën!

I dashur Fatmir,
miku im i vjetër,
sot e solli puna,
të të nis një letër.

Tani po jetojmë,
një kohë sharlatanësh,
po ne jemi-miq,
dy bij veteranësh.

Kemi qenë gjithë jetën,
nga e njëjta anë,
Krenari e Kombit,
veteranët janë.

Ti bëre karrierë,
dhe ece në jetë,
unë isha dhe jam,
dhe do jem poet.

Shqipërisë së vogël,
i janë shtuar hallet,
tani dhe fashizmi,
sërish po ringjallet!

Kjo nuk do shumë mëndje,
sot për t’u kuptuar,
barku që e polli,
nuk është shterpëzuar!

Ata kanë dalë hapur,
të pakamufluar,
nga halja buzë Lanës,
janë të frymëzuar.

Tani po të pyes,
pse s’u arrestuan,
ata që veteranët,
në 5 Maj qëlluan?!

Fashizmi nuk mundet,
që të promovohet,
se ai me ligj,
dhe këtu ndalohet!

Ndërsa komunizmi,
që llumin po çmend,
nuk është i ndaluar,
jo-në asnjë vend!

Flas për Europën,
ku duam të vemi,
ku anti-fashizmin,
një garant e kemi!

Nëse këtë llum,
të lirë do ta lini,
nesër-në Atdhe,
këmbëkryq do ta kini!

Unë s’jam komunist,
se s’pata mundësi,
për inat të Lulit,
po bëhem tani!

Ky bythec i pjerdhur,
një plesht i vërtetë,
kërkon me Enverin,
sot të mbrehi qetë!

Rri pak urtë-o Luli,
mëndja të gënjen,
sa një qime bythe,
e Enverit s’vlen!

Ti-një gjizë e prishur,
del e hiqesh hekur,
Enveri të gjithëve,
u mund dhe i vdekur!

Lulushja e SHQUPIT,
që është për tanga,
tani i ka shpresat,
tek këto falanga!

Këta bakalaro,
nuk i kemi frikë,
po tyja në dorë,
të dhamë një kamzhik!

Të dhamë një kamzhik,
dhe ca goxha pranga,
që të mbarosh punë,
me këto falanga!

Burgun dhe qelinë,
këta e kanë pak,
sepse prindërit tanë,
i bënë me gjak!

Goja nuk ma bën,
t’u them:”Pleq të shkretë!”,
po mua më dhëmb,
që nuk kemi shtet!

Drejtësi e ligj,
s’ka në këto vende,
të paktën ndaloi,
bëj detyrën tënde!

Ata veteranë,
që dot nuk mbron ti,
e bënë të lirë,
këtë Shqipëri!

Gjyshërit e këtyre,
që janë trimëruar,
këta veteranë,
i kanë dërmuar!

I kanë dërrmuar,
e them dhe me zë,
sepse me fashistët,
ata u bënë Një!

Europa kurrë,
nuk ka qënë e kuqe,
ama-bashkëpunëtorët,
i kalbi në burgje!

Dhe një të vërtetë,
s’e di vetëm unë,
se kundër fashizmit,
është e ndjeshme shumë!

Fashizmi që njerëzit,
i dogji të gjallë,
këtu sot e mbron,
një parti gërdallë!

S’po them komunistë,
që të gjithë të jemi,
po antifashizmin,
një detyrë e kemi!

I dashur Fatmir,
përdori zinxhirat,
që nesër mos thuash:
“Si i lamë qafirat?!

Arben Duka

May 9, 2018 13:29