“Profecia” e Kokalarit? Ja letra për ambasadorin amerikan në Tiranë dërguar në 8 shkurt 2015

Xhevdet Shehu December 31, 2015 00:10

“Profecia” e Kokalarit? Ja letra për ambasadorin amerikan në Tiranë dërguar në 8 shkurt 2015

Lexues të shumtë kanë kërkuar të dinë për çfarë letre bëhet fjalë në shkrimin e fundit të kryeredaktorit “Kush LUan me reformën”, kur përmendet edhe aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Geri Kokalari.

DITA e posedon letrën që i është dërguar Ambasadës Amerikane në datën 8 shkurt 2015, personalisht Ambasadorit Donald Lu, asokohe i vendosur prej disa ditësh në Tiranë.

Në letrën në fjalë, Kokalari fillimisht shkruan:

“Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.

Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.

Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”

Aktivisti i njohur që kohët e fundit drejton edhe një organizatë me fokus Shqipërinë, zbulon më pas arsyet e letrës dërguar Ambasadorit. Ai shpreh fillimisht shqetësim për lidhjet e z.Lu me Frank Uisner që ka përfaqësuar Grupin Podesta dhe Patton Boggs të njohura si kliente të mëparshme lobingu të Berishës. Shkruan Kokalari:

Geri Kokalari

Geri Kokalari

“…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”

Në letrën e tij që ndodhet tashmë në duart e ambasadorit të ri, Kokalari shton dozën e dyshimeve për z.Uisner duke e lidhur edhe me faktin që sipas tij, Patton Boggs dhe Uisner luajtën një rol kyç në dhënien e tenderëve të ARMO-s dhe Albpetrol-it.

“Të dy këto transaksione doli të ishin shumë të dëmshme për Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që unë i kisha dhënë paralajmërime të mjaftueshme për to Ambasadës, se këto marrëveshje ishin të dënueshme që në fillim, siç kam bërë në rastin e fiaskos së New World Telecom. Për fat të keq, në përgjithësi, Ambasada ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të mia…” – shkruan ai.

Kokalari shton më tej se edhe Uisner edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Tiranë kanë marrë prej tij emaile mbi këtë çështje. Ai pranon se ka kontaktuar disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit i shqetësuar nëse Uisner ka ndikuar për kandidaturën e z.Lu në Tiranë duke patur parasysh lidhjet e tyre të mëparshme.

Kokalari shkruan:

“…Për shkak të shqetësimit tim rreth aludimeve që palët me konflikte të rënda interesi, si Uisner, mund të kenë ndikuar në mënyrë të papërshtatshme pro nominimit tuaj, unë kontaktova disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në periudhën qershor- shtator 2013 për ta shprehur këtë shqetësim. Unë gjithashtu kërkova që anëtarët e Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike të komunikojnë me anëtarët e Kongresit për të regjistruar shqetësimet e tyre. Si rezultat i komunikimit tim kompjuterik me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, u informova nga një anëtar i stafit të Komitetit që ju ishit pyetur në lidhje me këtë çështje gjatë seancës dëgjimore për emërimin në shtator 2013. M’u tha gjithashtu se ju ishit i tronditur disi nga kjo linjë e marrjes në pyetje, por ju mohuat se kishit dijeni që lobistë të qeverisë së Berishës të kishin ndikuar në emërimin tuaj…

Po e marr për të mirëqenë këtë që keni thënë ju. Kjo do të thotë se, tani që ju jeni ambasadori ynë në Shqipëri, unë duhet t’ju them se besoj që do të ishte shumë e papërshtatshme për ju që të bashkëpunoni me Uisnerin në çfarëdo niveli sa i përket çështjeve që shqiptarët janë të interesuar. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”

Ambasadori Donald Lu me përfaqësuesit e shoqatës së himariotëve të Amerikës më 2 dhjetor 2014

Ambasadori Donald Lu me përfaqësuesit e shoqatës së himariotëve të Amerikës më 2 dhjetor 2014

Kokalari shton më poshtë në letër se do kontaktojë Uashingtonin nëse do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ambasadorin:

“Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane – shkruan ndër të tjera ai në letrën dërguar Ambasadorit.

Ai shpreh gjithashtu shqetësim për një takim, të z.Lu, të cilin e ka përmendur edhe më parë në dhjetorin e vitit te kaluar. Shkruan Kokalari:

“…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

Ish- kryeministri Sali Berisha me Frank Uisner

Ish- kryeministri Sali Berisha me Frank Uisner

Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”

Kokalari përmend si precedent rastin Gejxh:

“Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html).

Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri… – lexohet në letrën drejtuar ambasadorit Lu.

Kopertinë e Ditës 09 shkurt 2015

Kopertinë e Ditës 09 shkurt 2015

Në fund të letrës Kokalari i tërheq vëmendjen ambasadorit mbi faktin që në Shqipëri fjala e Ambasadës Amerikane dëgjohet shumë dhe i kujton që nga fuqia e madhe, vjen përgjegjësia e madhe.

“…Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.

Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.

 

Xhevdet Shehu December 31, 2015 00:10
Komento

73 Komente

  1. Tarrasi February 9, 15:26

    Jeni i nderuar jeni z. Kokalari

    Reply to this comment
    • feniks February 9, 17:05

      GERI KOKALARI eshte jo vetem nje SHQIPTAR I MADH,por edhe nje NJERI I MADH,qe vlen te respektohet shume nga te gjithe ne per kontributin e tij te pa cmuar ne mbeshtetje te demokracise ne Shqiperi!
      PERSHENDETJET ME TE MIRA PER JU,zoti KOKALARI!!!

      Reply to this comment
  2. cubeli February 9, 15:34

    Shikoni si i mban duart,ambasadori,nga na i gjejne keta majmuner?????

    Reply to this comment
  3. tradita February 9, 15:56

    Miu i gjirizeve Kokolari, nuhat termetin. Tashme te gjithe e kuptojne se ardhja e neobllokmenve ne pushtet ne shqiperi ishte nje fatekeqesi. largimi i tyre eshte sot shume jetike per ne.

    Reply to this comment
    • nora February 9, 16:34

      O Tradita, ti vish anes ti Geri Kokalarit se gjithmone ka mbrojtur interesat e shqiptareve. Persa ai thote per Berishen jane absolutisht teverteta. Berisha e vodhi , e shkaterroi dhe e vrau popullin tone dhe me leket qe vodhi ngopi rrethe lobistesh per te bere te mundur qendrimin sa me te gjate ne pushtet. Arvizu e kuptoi njecike vone, por e kuptoi. Ky tjetri me duket shume naiv. Shpresojme qe ta marri seriozisht letren e Kokalarit,

      Reply to this comment
      • salah January 1, 08:22

        Ata janë edhe idiots me Viktoria Nuland dhe John Kerry apo Hillary Clinton. Ka qenë mafia e drogës ambasadori amerikan në Shqipëri, si Josef Limprecht, apo Frank Wisner – CIA-s. ne duam Wesli Clark apo Bechtel, të bëjë AAEF vetëm transaksionet e korrupsionit.

        Reply to this comment
    • intrigantet e saliut February 9, 20:18

      Po ku ka me te peshtire se sa ata qe mbeshtesin tradhetarin, kriminelin, intrigantin sali berisha, bashke me larot e klanit te tij mafios…
      Baxhelle e traditave, shko ne trotuaret e bathores te mziut, mos harro minifundin e lavireve te familjes, shiko te nxjerresh ndonje cope buke, se qe kur jua kane prere asistencen nuk dini asgje tjeter vecse te enderroni me sy hapur qe plehra sali te vije perseri ne krye te qeverrise e ta fundosi me keq kete popull!
      Gery Kokolari, eshte i nderuar dhe i rrespektuar nga i gjithe populli Shqiptar dhe jemi me fat, qe eksiistojne Burra si ky atdhedashes!

      Reply to this comment
    • mehmutelezi February 10, 02:47

      Tradita e vandalsve injorante et te pagdhendur te Vicidolit
      Qysh ne veze jeni ngjizur me pabesine.

      Reply to this comment
    • Anti-tradita February 10, 08:46

      O mi gjirizi, shko dhe futu ne ndonje vrime haleje ose ndonje pusete fekalesh para se te shash Gary Kokalarin…….

      Reply to this comment
  4. sadik malaj February 9, 15:59

    TE RROSH SA MALI I KORABIT Z. KOKALARI PER MENDIMET DHE SYGJERIMET DHE NDIHMEN QE I JEP VENDIT TONE TE PERBASHKET, mbasi Sali Berisha per arsye kolltuku u mundua te shese sa me lire tek Greku, tek Podesta, te shoqrite e naftes e keshtu me radhe. TU BEFTE DITA NJEMIJE.!

    Reply to this comment
  5. shqiptar sharri. February 9, 16:01

    Or,gari kokolari,or njeri po ku pyet amerika per ty,apo shqoptaret more djalke?!!
    Ju,bete punet e dreqit deri sa rzuat komunizmin edhe ashtu te rzuar qe ishte se ne vitet 1990,skishte ngel ma shtet me sistem socialist.Pra dhe shqipria e vetme nuk kishte sesi tji beje ball krejt botes per te mbrojtur socializmin.
    Pra,ju keni krye per mrekulli punet kunder komunizmit ne gjith boten,dhe tani daj cemit nuk i intereson a’kan buk shqiptaret,por i interson fitimi e saj dhe lobistve qe ti i permende.Me,te drejt je ka hidherohesh,por von eshte i nderuar geri,von shum von.Usnerat dhe ervizut e lut,ngjekin poplitiken e departmentit amerikan xhdo njeri prej ktyre ashtu kan than,pra dhe lu,po ashtu bene politiken e departmentit daj cemit.Mos,u lodh se pas nji jave qe erdhi lu,u takue me berishen,edhe pse gjoja berisha nuk eshte kryetar e p,fashiste,por lu u takua m’pare me sali serbin sesa me edi ramen.Hja geri rri rahat se nuk bene gje ti,dhe as une,se daj cemi nuk pyt.

    Reply to this comment
    • Tarrasi February 9, 20:07

      Ti harron qe ne USA jetojne mbi nje 200 mije Shqiptare tashme nenshtetas te USA nje kerkese e firmosur prrej tyre apo proteste largon Lui bashke me ate qe e solli aty. Dhe jo vetem kaq por fillon nje investigim ne qofte se ka prova per kprrupsion pasiv apo aktiv.

      Nuk eshe USA si puna e Shqiperise pavarsisht se ka njerez te menderosur si Podesta me Shoke.

      Reply to this comment
      • Nga Amerika February 9, 22:00

        E the vete “Nenshtetas Amerikane”. Jane betuar se do mbrojne interesat e Shteteve te Bashkuara dhe jo te ndonje shteti tjeter. Jane betuar se do t’i jene besnike Shteteve te Bashkuara dhe jo ndonje shteti tjeter. Proteste kunder kujt, ne emer te kujt? Mendohuni pak.

        Sa per Kokalarin, te isha ne vend te ambasadorit nuk do t’i vija vesh in fare. Ai eshte ambasador, qe perfaqeson politiken e nje shteti, dhe jo te Frankut apo Himarioteve. Dhe kete nuk ka nevoje ta mesoje nga Geri me anen e kesaj letre vulgare. Kete leter do ta krahasoja me sjelljen e operativit te zones ose kryetarit te lagjes ne kohen e qoftelargut qe i thoshte ndonje banori te ri ‘Shiko, une e di kush te ka sjelle ty ketu, por ki kujdes ti se une e di se me ke shoqerohesh ti, dhe se kush eshte kusheriri yt i trete, dhe po nuk pate kujdes se me ke rri mund te coj fjale diku dhe te degdisin prape ne fshat.”
        Ja mo Z. Geri. I ketij niveli eshte letra.

        Reply to this comment
        • kolonel February 9, 23:28

          Duhet me derzu pashaportat ne te tjeret se ky birboja na I poshtroje. Na vjen turp te themi se kemi pashaport si te ketij birbos edhe pse e kemi marre para 50 vjeteve. Ky serbo-maloku e ka shit gjakun me kohe, mos e pyesni per nderin se e keni kote

          Reply to this comment
        • laveri December 31, 09:53

          BRAVO

          Reply to this comment
    • shqiptar sharri December 31, 01:05

      askali.

      Reply to this comment
  6. jani February 9, 16:03

    Te lumt ore i nderuar per kete iniciative, ama nese ky majmuni nga Tajvani apo aty diku ka ardhe per me peshtjellu punet ne Shqiperi ,eshte Rama qe do t’ja ngrej veshin keti majmuni !!!

    Reply to this comment
  7. ... February 9, 16:06

    Ambasadori Lu duke u taku me Burrin e shtetit Sal Groshen tregoi se ka marre urdhna nga Lobi amerikan i ambasadorit Dell qi vodhi ne rrugen e Kombit qi ta mshtes me çdo menyr Kriminelin dhe vrasesin e 21 Janarit.
    Gerdeci kjo plage e madhe e tokes shqiptare osht veper e Fazliqit- Xenit dhe Firmes Ha-merr.-kona

    Reply to this comment
  8. Bocari February 9, 16:07

    Bravo Zoti Kokalari, por ate fjaline e fundit, persa i perket admirimit ndoshta e merr per nder Ambasadori. Qe thua ti zoteri, shqiptari i admiron te gjiiiiiiiithe ata qe nuk jane shqiptar. Sikur zoraxhiu i fundit te jesh, po the se je i huaj shqiptari te ben temena. Ky eshte nje nga problemet me te renda te personalitetit te shqiptarit.

    Reply to this comment
  9. Tosi February 9, 16:14

    Ky kokakari ka qene vegel me kohe e atyre qe ishin ne pushtet para se te vinte sala dhe punonte per vete per greket dhe ben sikur eshte antigrek kur ka qene ortak me ta .Ne kohe te Nanos dhe ai e din shume mire dhe nese flet tani sepse Saliu ja preu rubinetat dhe hiqet si patriot kur eshte nje i zgjebosur

    Reply to this comment
  10. comment off February 9, 16:18

    pse kaq censure sot ?

    Reply to this comment
  11. Bredhi February 9, 16:32

    Vetem ne kete menyre mund e duhet te frenohen kaubojsat qe nen petun e DASH kerkojne te luajne kartat e bixhozit ne interes te tyre.

    Reply to this comment
    • LORA February 9, 23:00

      Ekzakt,letra G.Kokalarit eshte per se pari per Popullin Shqiptar dhe per se dyti,dmth per dijeni, per ambasadorin riosh D.Lu.
      Falnderim dhe mirenjohje zotit Kokalari per sherbimin patriotik qe po ben per Shqiperine dhe historine tone.
      Cmoj shume percaktimin e sakte dhe elegant te kufirit qe Kokalari I ben me dije rioshit Lu.E kam deshirur prej kohesh nje klas te tille shqiptaresh ,ne mbrojtje te interesave tona kombetare.
      Per paragrafin8 e fundit ndaj te njejtin opinion me komentin e “bocarit”,,,,besoj se Gerit I ben mire te marre vesh se qe nga 1990-a ka mjaft evoluim ne kenveshtrimin
      gjeopolitik te shqiptareve.

      Reply to this comment
  12. fllad February 9, 16:40

    Zorzopet qe kane ardhur si diplomate e kane lirine nga DSH qe te bejne si tju doje bytha, vetem interesat amerikane te jene ne rregull.
    Dhe per fat te keq interesat amerikane kane qene qe te perkrahin serbin e shpellave.Po keshtu dhe Delli i prapanices se Kosoves.
    Por e keqja me e madhe nuk jane keta rrufjane te politikes por vete ne populli shqiptar.
    Kur lexon disa komente te trutallasheve apo lehesa te paguar nga serbi i vucidolit mendon se te keqen nuk na i ka amerika, por e kemi vet.
    Le tja mbaje bytha arvizujve ne Europe te dekorojne me urdherin “burre shteti” nje kriminel qe kryen krim shteterror. Sikur vetem kaq. Profesionalisht do ju vinte turp qe te merrnin edhe ajer, dhe jo me te dilnin neper TV dhe te ne jepnin moral per demokracine
    Ne Albanistan qe perendimi e katandisi ne republike bananesh nuk ka drejtesi, nuk ka ligj, nuk ka buke, nuk ka arsim per popullin( por vetem per mafiozet)…nuk ka as dinjitet. Vjen nje cope ambasador duke abuzuar se perfaqeson ameriken mbeshtet hapur qenien me kriminale dhe perverse te popullit shqiptar, duke minuar vleresimi respektin dhe admirimin qe populli shqiptar ka per USA.

    Reply to this comment
  13. NETI VJOSA February 9, 16:41

    Re te zeza duken per Shqiperine!
    Shqiptaret duhet te mbeshteten fort tek Europa dhe kryesisht tek Gjermania.
    Natyrisht duke mbajtur mardhenie te mira me SHBA-t, por mos prisni qe Amerika te zgjidh problemet tona.
    Kisha shume shpresa tek Presidenti Obama!….Por ne Amerike diktojne konservatoret, Bubushet dhe Uollstriti.
    Presidenti Obama, avokati i lagjeve te varfera te Çikagos, i thirrur ne histori te pajtoje Bankieret dhe industrialistet me njerzit e thjesht te Amerikes, me sa duket nuk do ja dale dot….!
    Dhe hajde mendo se do na ndihmoje ne shqiptareve, qe per interesat Amerikane jemi nje shtet teper i vogel dhe i paperfillshem!
    Ndaj them se nje shtet i fuqishem europian si Gjermania, duke na marre ne patronazh, diçka
    mund ta permiresoje gjendjen tone te mjerueshme!….
    Vet ne shqiptaret, me sa duket, nuk e kemi ate emancipim politik dhe ate klase politike, per ta nxjerrim vet gomarin nga
    balta!
    Falemnderit zoti Kokalari dhe shqiptareve te pushtetshem , patriot te vertete ne SHBA!…

    Reply to this comment
  14. Desert rose February 9, 17:16

    RESPEKT GERI KOKALARIT !

    [ mos pranoni replike nga LU , duhet vetem te lexoje ]

    Reply to this comment
  15. Niku February 9, 17:41

    “Ngaterrestaret Grek” te Grekeve te Himares ne USA!Jan me shume se kaq i nderuar Geri,jane ekipi me agresiv sot kundra shqiptareve autokton te Jugut.Sa per dijeni,para disa vitesh ne bashkpunim me shoqata te bregdetit filloi firmosja e nje peticioni per rikthimin e tokave tek ish pronaret e bregdetit.Ky peticion eshte manipuluar pikerisht nga kjo berthame mashtruese duke ja paraqit qeveris amerikane si kerkese per autonomin e himares.Jan nje ekip qesharak dhe pa autoritet.Simboli i tyre eshte ajo gjysem koka pas kokes se ambasadorit Lu,ish shikasi i Gazidedes.Ky ekip eshte financim direkt i ultra nacionalistit dhe kundershtarit me te eger te te gjithe kohrave te shqiptareve,grekut Nikolas Gejxh.Keta jan njerez qe nuk shquhen per ndonje sukses ne planin personal ne amerike,por thjeshte kan pranuar te jene mercenar pasi kan konstatuar se kan talent ne mashtrim dhe pacipsi.Gjithmon simboli ngelet ajo gjysem koka pas kokes se Lu qe jeton ne genjeshter,kater ore shqiptar patriot ne facebook dhe 20 ore Grek kamikaz i karavellas.Flm Geri!

    Reply to this comment
  16. drita February 9, 17:42

    Cuditem me shqiptaret gjithe shpresen e Kane te amerika, te gjermania etj. Boll me keto idjotizma, pervishuni punes, sillni sa me shume investitore ngado qofshin keta, beni politike te zgjuar me te gjithe dhe mos lejojme askend te na beje ligjin ne shtepine tone. Te huajt mbrojne interest e tyre, qe mund te jene te ndryshme, per shembull te krijojne luftra e te shesin sa me shume armatime, te shfrytezojne vendet e pazhvilluara si Shqiperia ne palce.
    Ne shqiptaret sduhet ti lejojme te shkaterrojne vendin tone. PRA fati eshte ne doren tone Jo te atyre.

    Reply to this comment
  17. isi February 9, 18:00

    Kokalari jeni ne traditen e fisit tuaj,mos e ulni zerin per te mbrojtur te drejtat e neperkembura te shqiptareve ne token e tyre.Mirenjohje pa fund per demaskimin e cetes se Vucidolit dhe ngaterrestareve greke,qe ende s`jane ngopur me token e shqiptareve;tash duan edhe detin!

    Reply to this comment
  18. Sofika February 9, 18:12

    Jeni i vetmi SHQIPETAR guximtar, i drejtperdrejt dhe qe e doni SHQIPERINE. RROFSH

    Reply to this comment
  19. dhori February 9, 18:13

    Vendosmeria e zotit Kokolari per ti kujtuar zotit ambasador se cfare ka ndodhur dhe paralajmerimet per ato qe mund te ndodhin te mbushin mendjen top se gjithe perpjekja e tij shume e lavderueshme motivohet nga ndjenja e forte e dashurise per Shqiperine.
    Shume respekt per ju zoti Kokalari.

    Reply to this comment
  20. hari February 9, 18:27

    E detajuar dhe e sakte persa i perket paraqitje…eshte nje mesazh shume i mire dhe i qarte per ambasadorin. Po te kete tjeter axhende do merret vesh shpejt

    Reply to this comment
  21. dnerguti February 9, 18:29

    Bravo! Ne ne diaspore e mbeshtesim te gjithe kete leter.

    Reply to this comment
  22. faro February 9, 18:33

    Faleminderit Z.Kokalari!
    Ne cdo nderhyrje tuajen verehet vetem shqiptarizem dhe asgje tjeter qe ka te bej me perfitime personale apo partiake.
    Nje Koka..lar i kulluar! I lare dhe i paster edhe ne ndergjegje!

    Reply to this comment
  23. laciani nga Vunoi February 9, 18:37

    Me duket se keta himariotet e Amerikes kane edhe nje legen nga Vunoi aty Ndrenika qe la baben e vet me vdeke ne azil dhe nona i boni vetvrasje se nuk donte te perfundonte si baba. Ai vllai vogel eshte ma legeni i te dy vllezerve. Eshte spiun dhe ziliqar. Loser qe ka kaq vjet ne amerike dhe akoma ve sace neper catia si zhuls. Dhe ska as pike burrnie. E mban me buke dhe te therr nga mrapa shpine. Plas nga inoti kur shef te tjeret qe hecin. Mcifet si urith mrapa computerit dhe nuk ja mban farfalla te perballet me njerezit si burr. Sa per tru eshte ma keq se motra vet qe osht cyryke. E di Durresi se kush je more halabak. Te doli boja se kush je.

    Reply to this comment
  24. vero February 9, 18:42

    Bravo, je i nderuar, per aq sa o ben per shqiperine e shqiptaret

    Reply to this comment
  25. Diaspora February 9, 18:47

    Ju lutemi atyre qe i njohin te na e bejne me dije emrat e pjestareve te dergates se Himarioteve Grek te amerikes ne takimin me amb.Lu.Ne emigrantet shqiptar ne USA duhet ti njohim ata dhe te ruhemi prej tyre.Ths Geri!

    Reply to this comment
  26. Jimi February 9, 18:56

    Paradhenie e domosdoshme per ambasadorin Lu, me vone s’do te kishte kuptim!
    Pershendetje Geri!

    Reply to this comment
  27. fteri February 9, 19:06

    *** -Rrofte Drita; keshille me vende ,vetem ne shqiptaret duhet ti dalim zot vendit,ndryshimet per mire behen shume shpejt ne shqipri ,kete e theme me bindje,se vendi yne ka resuese te mdha GJENDJA ndryshon per mire !..,vetem kete e pengon politika e nendheshme e kriminelit Sali berisha dhe klanit te tije’ qe ka shkatrruar çdo gje ne kete vende .duhet te” lidhet ” ai, qe shqipria te qetesohet dhe te qeveriset me nikoçirlleke dhe nga njerez me vizion, qe e duan kete vende me shpirte,jo te kene mendjen per te vjedhur sa vijne ne pushtet.! Aleati me i madhe per shqiptaret eshte Amerika,te tjert me radhe sipas perkushtimit … Vendimtare jemi ne Shqiptaret per shqiprine tone te dashur .KUSHE me ndegjegje hidhet ne rrezik per hire te mirsise se shqiprise dhe nuk i friksohet ka qene dhe eshte Geri Kokolari shqiptari Amerikan qe nderon veten e tije, dhe gjithe shqiptaret kudo jane.Letra qe i dergon ambasadorit te SH.B.A-se ne SHqipri z. LU me ate integritet ,e ka burreruar me teje dhe pikrishte kjo eshte burreria e madhe dhe paterjotizmi i vertete ,me kete leter deshiron rrezikun ne qofte se punet nuk shkojne mire,dhe pranon lojne (ndihmen) per shqiprine kur punet shkoine mire, ku shpreh gadishmerine per bashkepunim.kjo leter eshte burrerore dinjetoze per shqiptaret,nderimet tona Z.KOKOLARI

    Reply to this comment
  28. Sokol Drasati-Iniciator i levizjeve Demokratike në Shkoder – 1990 February 9, 19:07

    Sa “ish” Sigurimsa punojne në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tirane… ?

    S. Drasati Pregatiti per botim Sokol Drasati-Iniciator i levizjeve Demokratike në Shkoder – 1990

    Pjese e nomenklatures te Sigurimit (famekeq) te Shtetit, Instruktore qe kane ne Curiculumin e tyre pregatitjen e Grupeve terroriste qe nga Lindja e Mesme e deri tek Grupet Marksiste te Amerikes Latine etj., spijuna e xhelat që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e Fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike, për ironi sot “strehohen” me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim.

    Selia Diplomatike e Shteteve te bashkuara ne Tirane, ndoshta nga keqinformimi apo nga pa mundesia per te kontrolluar te kaluaren e ketyre personave, fyejne kujtimin e te kaluares diktatoriale 50-vjecare te popullit shqiptar duke punesuar keto pinjolle te dhunes marksiste te cilet masakruan nder celi e burgje dhe te likujdimit të njerezve që luftuan për Lirine e fjales e te mendimit, symbol i te ciles ato besuan deri ne vdekje se jane Shtetet e Bashkuara.

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

    3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.

    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

    4- Emri Baja, nga Kukësi,

    Survejues i ambasadës amerikane në Tiranë. Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:

    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»

    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:

    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».

    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:

    «Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»

    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

    6- Selami Liço, nga Peshkopia.

    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:”Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!” Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në Bllok.

    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.

    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:

    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»

    Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

    8- Bashkim Male, nga Erseka.

    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.

    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:

    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:

    “Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

    10- Veli Varfri, nga Tepelena.

    “Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja”, thekson Veliu me modesti.

    Edhe sikur të mos quhej Lug i Zi, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»

    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit

    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

    12- Qemal Bashkurti nga Tropoja,

    Baba i profesorit dhe akademikut, Presidenti i Universitetit, Lisen Bashkurti. I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar: “Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha”.

    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

    Dëshira e tij më e madhe në jetë: “Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!”

    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:

    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

    15- Aleks Ndini, me origjine Korça.

    Shprehja e tij më e spikatur: “Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”

    16- Peti Çala, nga Fieri.

    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: “Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument”.

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

    “Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen”… është shprehur mes miqsh Xhagolli.

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:

    “Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka”. Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:

    “Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!”

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

    “Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver”, ka thënë Fejziu me keqardhje.

    20- Mels Arapi, nga Vlora.

    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

    21- Isa Lumani, nga Erseka.

    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

    “Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm”, ka profetizuar Shtepani.

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

    “Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!”, i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

    24- Halit Haliti, nga Erseka.

    “Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi”, është shprehur i përlotur Haliti.

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:”Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve”.Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:”Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së Imperialistëve Amerikanë në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”

    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

    Të gjith personat e listës janë me Tesera te PPSH-se

    Reply to this comment
    • bardhyl February 9, 21:37

      Ju keni te drejte,por keta,Jo 24 po mbi 70 Kane punuar per USA para 90 -es.Keta jane ne ambasade,te tjeret jane ne Amerike.Ata qe I sherbejne Amerikes Jane caktuar para 100 vjetesh,jo pas 1990.Po te gabonin amerikanet si mendoni ju,nuk do te sundonin boten

      Reply to this comment
    • era February 10, 09:24

      Ti qe ditke biografine e te gjitheve te detajuar patjeter je kapoja i tyre.do pushohesh per nxjerrje sekreti…….ke harruar dhe emra te tjere…..po qe kane biografi te paster e kjo nuk eshte ne interesin tend.

      Reply to this comment
  29. Tosi February 9, 19:20

    Legena me origjine nga Vunoi qe fshihen me pseudonime Valon Kryeziu dhe qe i mbajne ison paliacove qe per jane te humbur dhe psikopat.Maskat do ju cirren dhe do ju jepen ne dore per shpifje dhe trillime .Kush gatuan dhe kush shpif do ti bjere maska shume shpejt

    Reply to this comment
  30. fteri February 9, 19:44

    *** – Kushe me ndergjegje sot hidhet ne rrezik per hire te shqiperise te miresise se saje dhe nuk i friksohet ka qene dhe eshte sote Shqiptaro -Amerikani I nderuar G.Kokolari ka kontribuar vazhdimisht per SHqiprine dhe tani pikrisht kjo leter qe ja dergon Ambasadorit Amerikan ne SHqiperi Z.LU,e ka burreruar me teje ,kjo eshte burreri ,mrekulli e vertete deshiron rrezikun n.q.se punet nuk shkojne mire,dhe lojne per bashkepunim per ndihme per mire.Pa u neutealizuar puna e nenedheshme armiqesore e S.B. kunder shkatrrimit e vjedhjes se prones ne shqipri nuk ka perparim dhe demokraci ne kete vend.Amerika eshte e duhet jete aleati dhe miku me i madhe i shqiptarve,kjo s’do diskutim.SHqiperine e ndertoim ne shqiptaret, ti pervishemi punes.Te tjerat varjante jane ndimese…,.falenderime [email protected]@@@@@@@@@@

    Reply to this comment
  31. feniks February 9, 19:48

    Numeri 24 i listes :Halit Haliti!
    Ish oficer,shef operativ i Divizionit te Kembesorise ne Lushnje,u pranua kandidat i PPSH-se disa muaj para 90-tes!
    Ishte aq servil dhe spiun qe atehere(se cilesi te tjera nuk kishte), tere kohenshikonte nga dritarja e zyres per te pare se kush hynte ne posto-bllok dhe zbriste me vrap per ta erasur!!!
    Kam qene ne nje repart tjeter,por kur takoja ndonje shok timin,me vrap vinte nga prapa Haliti dhe vetem sa degjonim banakierin qe na thoshte “LEKET JANE PAGUAR PER JU TE GJITHE NGA Haliti”!!!!
    Pas 90-tes,si SERVIL DHE SPIUN i madh qe ishte u lidh me kryetarin e PD Lushnje,duke i ofruar te dhenat per te gjithe oficeret e DIVIZIONIT!!
    Ne Lushnje ky palaco i caktoi oficeret ne “ENVERISTE,QE DUHEN SHPORRUR NGA USHTRIA dhe ne “DEMOKRATE”,qe duhen mbajtur ne ushtri!!
    Pas reformes, ai u caktua kryetar i Deges Ushtarake,post qe e kishte per zemer me kohe dhe sa ishte atje beri LEK TE MADH,sidomos nga ata qe iknin nga ushtria dhe u plotesonte dokumentes sikur e kishin bere ushtrine edhe te tjeret,qe nuk donin te shkonin ushtar,por paguanin dhe leket i merrte Halit Haleja!!
    Aq i NDYRE ishte sa nje here nje qytetar i QELLOI ME TULLE ne koke se e kishte mashtruar,ndonese i kish dhene 600 mije leke per djalin e tij!!
    Me pas filloi pune ne Ambasaden e SHBA-se si PERGJEGJES I ROJEVE!!!!

    Reply to this comment
  32. Angelo February 9, 19:58

    Historia jone tranicionale dhe panorama, qe paraqet zoti Kokalari (megjithe nderimet e mia, ngaqe e kam ndjekur ne vijueshmeri qendrimet e tija atdhetare e prevenuese) na ka bere te jemi sycelet me “burre-shtetas” amerikane, po sidomos me ate vucidolasin.
    Se pari, takimi i Lu-se (ambasador i SHBA-se) me perbindshin (si me i moderuar Kokalari, shprehet me ndryshe: “një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm.”)jo vetem, qe eshte i gabuar (Pse? 140 deputete, 3-ish presidente Moisiu, Mejdani, Topi, dhjetra e dhjetra intelektuale te spikatur, kandidate per cmimin nobel si Kadare, etj), por eshte hapi i pare kompromentues i tij. I ka shkuar per VAKI? Per GAJRET me ndonje mesazh nga Uisner&Co?
    Se dyti, u bie ndermend nje sondazh i Sllobodankes, ndoshta as 24 ore nga ky takim (saktesohen gjerat lehtesisht) nese publiku do te ishte dakort per rikthimin (e pse?!) te Sali Berishes ne pushtet, qe, pa bere kasandren, do te shkaktonte nje perplasje te pashembullt ne mes te shqiptareve (shkuar 1997-es dhe kete do qe te mbylle misionin e tij SRB-i) dhe, jo se e duan aq shume Edin tani per tani, por nuk mund te perballojne më një njeri të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm, qe “rikthehet” (mos o zot) here nga Fatos Nano dhe tani nga miqte “strategjike” amerikane. E pra, naivisht ky test-sondazh i fshire shpejt e shpejt pa mbledhur rezultatin, eshte gabimi tjeter i madh, ne kontekstin e ketij takimi absurd e zyrtar LU-SRB-i.
    Syceltesia nuk mbyllet me nje leter te Gert Kokalarit, per te cilen i jemi e duhet t’i jemi mirenjohes. Faktori politik e publik shqiptar ketu dhe ne SHBA, duhet ta neutralizoje me cdo mjet e menyre kete “lidhje te shkurter”, qe te mos na hape me ndonje histori te gjate aventureske kombetare me pasoja katastrofike.

    Reply to this comment
  33. . February 9, 20:01

    ————————————————

    Zerrat flasin …

    Perseri Krimineli Berisha ka financuar
    me leket e vjedhura Popullit dhe Bankes (ashtu si SHQUPI-n),

    per ardhjen e ketij “ciu-ciu amerikan” nepermjet kompanise qe ka mbeshtetur qe Sali Bisha te qendronte ne pushtet
    qe t’i shpetonte “denimit” per bemat qe i ka shkatuar Shqiperise per cerek-shekulli.

    ——————————————————————————-

    Reply to this comment
  34. fanatiku February 9, 20:11

    SHBA NUK I CAKTON AMBASADORET SIPAS OREKSIT TE GERI KOKALARIT.

    Shqypnia eshte nje vend i vogel me nje popullate kryesisht myslime dru me pre dhe shoqeri civile te pazhvilluar, prandaj edhe SHBA interesohet kaq per vendin tone sa edhe per nje fis prej Afrike ZULU. Kete e vertetoi edhe afera e Gerdecit ku u luajten nga Pentagoni 300 milione USD ne terrin e nates dhe ASKUSH nga politika jone kombetare nuk u be i gjalle per t’i kerkuar hesap qeverise se Bush Junjorit pse BUMJA e Gerdecit e financuar prej tyre vrau 26 vete te pafajshem dhe shkaterroi prona dhe biznese. Jo vetem kaq por Presidenti Bamir Topi deklaroi se nuk e dinte se ku bie Gerdeci ne harte e Botes ne nje kohe qe ishte Komandant i Ushtrise dhe firma private Saliu&Son po i vidhte Armatimin nen hunde sikur ta kishte pronen e babes se vet. Por me shume kete qendrim mosperfilles nga ana e SHBA per vendin tone dhe politikanet tane pa piken e moralit ishte afera e LHL-ve te Asadit ku perseri ne terrin e nates, pa Podesta dhe pa nderhyrje Frank Uisneresh Edi Rama ja shiti Vatanin John Kerryit vullnetarisht per te kollofitur ky sekretar cmimin Nobel per paqe bashke me Putinin e Rusise. Per fat qe shoqeria jone civile u zgjua dhe pengoi kete REZIL socialist te qeverise rilindase qe kishte bere gadi Mjekesin per te helmuar afategjate Shqypnine. Atehere lind pyetja:

    SI TE NA RESPEKTOJNE SHBA KUR NE NUK DIME TE RESPEKTOJME VETEN?

    Si mund te respektosh nje shtet qe jeton akoma ne Kohen e Qepes te Komunizmit? Si mund te respektosh Edi Ramen qe premtoi ne Berlin se do te ndeshkojne krimet e komunizmit dhe sapo mberriti ne Rinas hodhi LEKAT badiava per festimet e 29 nentorit te ZI jugosllav dhe kur ministrat e tij vajtojne nate e dite si kukumjacka pylli per LANC-in kriminal te Enverit qe vrau Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit? Si mund te respektosh qeverine socialiste kur kjo qeveri pa piken e moralit dhe turpit dekoron kriminelet dhe bashkepuntoret e Enverit me medalje trimerie? Por si mund te lobosh per nje qeveri qe drejtohet nga nje kryeminister enverist, fodull dhe pa shkolle, qe emeron pa kurfere spjegimi si ambasador pinjollet e Lenka Cukos dhe Paskal Milos?

    Prandaj o Geri Kokalari je zoritur kot se koti me kete leter-dacibao per ambasadorin amerikan LULU sepse me mire t’ja kishte derguar kete dacibao kryeministrit tone te coroditur Edi Rama qe t’i ktjellohet sado pak truni enverist dhe te mos cuditet pse ASKUSH nga Bota e Civilizuar nuk po e fton as ate dhe as Like Floririn per vizita ne vendet e Botes Demokratike, ashtu sic nuk e ftuan asnjehere edhe ANTIKRISHIN Enver Hoxha qe politika e mban HERO akoma dhe i falet Piramides se tij ne qender te Tiranes.

    Reply to this comment
    • feniks February 9, 22:46

      Akoma ti plehra nastradin,na dole nga haleja me po ato mufka qe nxjerr per vite te tera???
      Te kam thene:Kur ulesh te zhgarravitesh,pij ilacet e truve me pare!
      Se te shkon budallalleku kot,jo per gje!!!

      Reply to this comment
    • mehmutelezi February 10, 02:58

      Ky eshte ai qe here te tjera del me pseudonimin Skypion, por eshte Mehmut Elezi ndermjetesi i Sali Berishes me Ramiz Aline. Me shpejtesi te rrufeshme u katapultua nga Ramiz Alia shef i redaksise se Zerit te Popullit, kryeredaktor i Zerit te Popullit, Sekretar i pare i Komitetit qendror te Rinise dhe. Anetar i Komitetit Qendror te Partise s Punes.
      Si b. e breke me Saliun e si pjestar i bandes vandale te Vicidolit, hiena politike e ketij cerekshekulli e shperbleu me postin e ambasadorit ne Zviced.
      I shitur koke e kembe te serbi!

      Reply to this comment
    • Sillo December 31, 09:38

      Ti or “fanatik” me siguri do te jeshe ose nip prej kryekrimit ose nip i ndonjerit nga ta qimarjotet qe lobojne si “kali i trojes”tek nje kinez qe sa ja kane liruar duart pa muskuj e te varura!Lum lobistet qe ju kane ore pjelle jene qe shkateruat kete vend e mburreni se e keni ndertuar!Sa per Envere ti rruash bishtin se Ai kishte vetem nje faj se desh te bente fshatin si qyteti,ndersa kryekrimi porosine e tij e lexoi mbrapsh e beri qytetin si fshati.Ndaj edhe sot gezojme mrekullite Berishjane e shajme ç’mendurite Enveriane!

      Reply to this comment
  35. ildi February 9, 21:32

    Zoti te dhente shendet z,Kokalari kaq mund te them une per ty je patrioat.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 9, 23:29

      Geri Kokalari është jo vetêm një qytetar amerikan i respektuar por dhe një shqiptar patriot shumë aktiv për problemet dhe shqetësimet e vendit të tij të origjinës. Komunikues i qartë,i drejtpërdrejtë, i guximshêm. Ka denoncuar të gjitha rastet e korrupsionit shtetëror në Shqipëri. Ka denoncuar i pari shëtitjet dhe aferat kriminale të F. Mediut, Olldashit etj me grupet banditeske të Shijakut e të zones periferike të tij. Ka paralajmëruar për krimin shtetëror thuajse të gjithë ambasadorët e USA në Shqipëri. Observues i mprehtë i trafikantëve të këtij kalibri. E ka merituar me kohë një titull nderi , të paktën “qytetar nderi” i Gjirokastrës por këtu nderohen zakonisht hajdutët, hileqarët dhe servilët e partive. Nderime për autorin e sjelljes së këtij zëri të guximit qytetar e intelektual !

      Reply to this comment
  36. Nari February 9, 22:06

    Artikull BOMBE fare! Komplimente gazetarit te Dita.Pjesa per “Ngaterrestaret Grek te Himares” fantastike fare.I ka myt fare me diplomaci.Bravo Geri!

    Reply to this comment
  37. SuloKapedani February 9, 22:23

    Z Kokalari ka shumè tè drejtè sepse lobimi saloviçit me podesten e ka kryer misionin e vet dhe kjo duket nga takimet qè ka bèrè ambasadori Lu.Si do qe te vije puna saloviçi kèrkon konsolidimin e “burrit shtetit” qè nè tè ardhmen te kete baza tè forta dhe tè pakundershtueshme pèr pushtet.Por sa do dobèt tè punojè Edi Rama populli nuk do ta harrojè kriminelin saloviç me bandèn e tij pèr krimet e pashembullta .Sa pèr komentusat serzullap tè bejnè analizat se me siguri janè tè ifektuar nga genet psikopatike tè saloviçserbit antishqiptar dhe te mjekohen me ndienjèn e patriotizmit shqipetar ,dhe kundèr ndienjès hakmarrjes.Kjo do ti bènte mire popullit dhe kombit tone e do ti forcojè pozitat tona ne bote e te mos na marre njeri neper kèmbè.

    Reply to this comment
  38. Illo February 9, 22:32

    Po qe se ambasadori Lu , nuk ka nje porosi specjale nga Departamenti I Shtetit , takimi I tij me Sali Berishen , e ulndjeshem kredibilitetin e Ambasadorit , ne syte e popullit shqiptar . sali Berisha , disa here I eshte kundervene haptas politikes amerikane . Eshte armiqesuar me te tere ambasadoret . Rajsoni , pati deklaruar se saliu eshte konsumuar si politikan dhe duhet t’i rikthehet mjekesise , ndersa mardhenjet e ambasadorve te tjere , kane qene haptas antagoniste .
    Ambasadori Lu I di vete punet e veta , por shumica e popullit dhe Diaspori jane me Gerin, qe vijon te jete sycele ne ruajtjen e interesave kombetare . I . Foto

    Reply to this comment
  39. era February 9, 22:37

    Komenti e Neti Vjosa eshte me vend. Me ameriken te ruhen mardhenie normal por AS te mos mendohet se amerika do na zgjidh ate qe nuk mund ta bejne dot te vetem shqiptaret .
    Mbase gjermania do te jete me prane halleve tona.

    Reply to this comment
  40. Dardhari February 9, 22:40

    Urojme qe perkushtimi juaj te jete I perhershem dhe ne do jemi perkrah jush sa here te keni nevoje .
    Ne kemi besim te Ju. Pershendetje .

    Reply to this comment
    • Hekali February 9, 23:47

      Geri nuk është nga amerikëgjirokastra por nga Hekali. Te ne lindin trimat. Kur të vijë këtu do ti jap një kafe me bisht te kafja e re në Tiranë me emrin “Jari me mustaqe”! A dëgjove o Xhevdet figura?

      Reply to this comment
  41. mehmutelezi February 10, 03:23

    Geri Kokalari eshte bir i nje familje gjirokastrite qe emigroi nga Shqiperia 99 vjet me pare, me 1916. I jati i tij ka qene veprimtar i shquar i Vatres. Vete Geri mban titullin e Masterit nga Wharton College of Business ne Filadelfia qe mbahet si me e mira ne SHBA (e mbase dhe ne bote).

    Na ben te gjitheve krenare, na frymezon me patriotizmin dhe vetmohimin e tij per demokracine ne Shqiperi, duke luftuar me guxim dhe pa dyshim si askush tjeter kunder figurave te korruptuara te politikes shqiptare te 25vjeteve te fundit e sidomos kunder monstres se Vicidolit e madje edhe kunder tentakulave te tij ne SHBA si Elez Biberaj dhe Gjente te tjere te Serbise ne komunitetin shqiptar te Amerikes.
    Geri Kokalari ky pinjoll i madh i nje familjeje me tradita te lashta patriotike (te pakten qe nga koha e Ali Pashe Tepelenes) eshte figura me e paster dhe me positive ne politiken shqiptare te 25 vjeteve te fundit.
    Pershendetje dhe urime nga tere ne shqiptaret patriote, Geri: Jete te gjate e pene te mprehte.
    Ti Geri po ben me pene ate qe beri Avni Rustemi me revolverine arte ne Paris: ti po i ngul thiken e vdekjes tradhetise kombetare, Sali Berishes dhe bandes se tij kriminale, agjentures me te madhe e me te rezikshme te Sebise, pas Esat Toptanit.

    Reply to this comment
  42. Kris 1 February 10, 04:38

    Ambasadori eshte nje nepunes i amerikes qe per nje periudhe perfaqeson departamentin e shtetit ne shqiperi.Si nepunes per te qartesuar shikimin dhe gjykimin ai do te takohet me gjithe palet ,pra dhe me himariotet dhe Saliun e podestes.Shume irritohen per Salen duke harruarqe Saliu sipas Rames ka kontribute te cmuara dhe eshte lope me rendiment te larte qe ndonjehere i bie koves me shkelm.Pra nje njeri te nderuar nga qeveria dhe te shperblyer nga populli me vend ne kuvendin e larte eshte veshtire qe ta shmangesh.
    cojeni para drejtesise Saliun dhe do te shifni qe Amerika do te jete krenare per demokracine shqiptare.
    Lenia ne liri e saliut do ta beje Edi ramen qe te jete nje yll ne rrenie te lire.Atij do ti mbyllen dyert e botes.

    Reply to this comment
  43. Drini i bardhe nuk ka te ndal ............................ February 10, 08:08

    Keto fjale plot ndjenje atdhe-dashurije te nje amerikani me origjine e gjak shqiptari me bejne te ndjehem me mire dhe me ngazellues per faktin se puna e dobet e komprementuese e bere nga disa ambasador amerikan ne Shqiperi si puna e atij qe here e quante Berishen burre shteti dhe here hidhej ne krahet e Edi Rames per interesa po personale te tij e as pak te Shqiperise , me ne fund besojme se edhe ne terrin e rraporteve ” miqesore ” amerikano – shqiptare u gjindkak njerez te tille patriote qe ne momente te veshtira e te liga per Shqiperine t”i gjinden prane me keto siq shkruan gerti Kokolari .

    Reply to this comment
  44. Besiani February 10, 11:56

    Me kete leter Kokalari eshte treguar shume naiv, per te mos thene i ulet, per arsye se ambasadori amerikan nuk e perfill fare nje far Geri. Aq me teper kur e kercenon se do ta spiunoje te shteti amerikan. me vjen keq per z. Agim Shehu, i cili e pergezon ne Facebook.
    Letra te tilla nuk i shkruajne inteklektuale te medhenj, por ata te tipi anonimat per qeverite shqiptare te djeshme apo te sotme. Bile me vjen keq qe mban mbiemrin kokalari. Ky Geri ve re t’i marre krahet qeverise se rastit per te marre ndonje gradim atje ne SHBA, pershembull ambasador…

    Reply to this comment
  45. Lleshi February 10, 11:56

    I kemi pasur te paket kesi soj burrash , qe duke punuar dhe pasur poste ne dhe te huaj kane menduar per Shqiperine ! Pavaresisht gabimeve fatale te fillimit , mendjelehtesia e te gjithediturit , Geri mbeshteti Berishen , duke rezultuar nje gabim fatal per Shqiperine , por zemren e ka te paster per Atdheun !

    Sic e thashe me siper , shqiptare te tille ka pasur pak Shqiperia ! Dikur i kemi quajtur rilindesa ! Sepse shume te tjere qe kane bere edhe Perandorin , edhe Vezirin , edhe Papen , nuk e kane care menderen per trojet e arberit , por i kane sherbyer pushtuesve dhe çberesve te Kombit ! Kane lehur atje ku iu kane dhene kermat !

    Respekte per kete djal shqiptar dhe patriot qe zemra i dhemb bashke me dhimbjet e Atdheut te perbashket !

    Reply to this comment
  46. faceli February 15, 20:06

    Po keti burri duhet ti japi dekoraten me te larte ai burri qe i hoqi mustaqet dhe mire beri se ndryshe do ja kishin dhje…. pika pika presidentit qe akoma i sherben sali shpellarit.

    Reply to this comment
  47. kris 1 December 31, 03:43

    o shoke kokepalare mos u merrni me zotin Lu e me Geri Kokelarin.Lani koken dhe futjani koken ne uje atij dallkaukut te rilindjes.Ate koke qe po fryhet cdo dite sa mund te besh dyzet sahane paca.Zoti lu ben cfare don Rama dhe se mori malli per Saliun.
    Shifni sa i gezuar eshte Rama qe mori konsesusin e Saliut.Do te mashtrojne se bashku dhe boten sic mashtrojne gjithe shqiptaret.

    Reply to this comment
  48. Shqip December 31, 05:11

    Te nderusr foles te ketij forumi. Mendoj se nuk eshte momenti te humbi no kohen me ato qe dihen, pre kush eshte Geri, Loboaret e Sales, Himariotet, Greket, spiunet apo…..
    Une mendoj se ajo qe duhet te na shqetesoje e te ngrejme zerin deri ne kuqe te qiellit eshte se: Ku po shkojme? Cfare te ardhme te pasigurt po i ndertojem femijeve? Si eshte e mundur qe gjunjezohemi pra SKLLAVERIMIT qe na pseudo demokracia? C’Po ndodhe me reformen nje drejtesi? Cili eshte qellimi I Lu-se? A do te sherbej kjo loje per te mbyllur ne menyre te ligjeshme e njehere e per gjithmone krimet dhe hajutesite e atyre qe variposen kete komb, qe shiten vendin tek amerikanet bandite, qe vendosen concensionet kriminale????
    A duhet te qendroje me gjate Lu-ja sa te sjelle perseri Salihanet e rinje me pushtete, apo duhet te shkoje me bisht nen shale??? A mundet ky “ambasadore” te gllaberoje votat e nje milion shqiptareve, e te COJE vendin me kaos, vetem e vetem se Amerika nuk I pelqene te majtet???

    SHKURT, ESHTE KOHA TI DALIM ZOT TE ARDHMES SE FEMIJEVE. TE MARIM NE DORE FATET TONA E TE MBESHTESIM QEVERINE QE PERENDIMI I PERENDUAR PO KERKONE TE NA I SHKATEROJE DHE TE FSHIJE PRAPANICEN ME VOTAT TONA..

    ME THONI CILI KOMB NE BOTE DO TA PRANONTE KETE INJORIM? PSE DUHET TE NENSHTROHEMI KAQ? KUJT I TREMBEMI NE KETU NE VENDIN TONE? DRUTE E SHTREMBERA DUHET TE LARGOHEN NGA SHQIPERIA, KUSHDO QOGPFSHIN, GREKE E SERBE, TYRQE E AMERIKANE. NUK KEMI NEVOJE PER SHTREMANIKE….

    Reply to this comment
  49. ATDHETARI December 31, 08:26

    Z. KOKALARI, Dikur,Noli dhe Konica i drejtoheshin MEMEDHEUT TE TYRE me thirrjen: : “MEMEDHE MOS KI FRIKE SE KE DJEMT NE AMERIKE”. Sot JU jeni,Noli dhe Konica i Shqiperise ne Amerike,madje mendoj edhe diçka me shume per fatet e KOMBIT TONE,per shkak te bandave qeverisese gjate 25 viteve te fundit. qe jane bere hajdute ordinere,te korruptuar deri ne gryke,servile dhe vasale te te huajve,tradhetare te interesave kombetare.Shqetesimi dhe fjalet monumentale te Konices: “Nje grusht idealistesh shqiptare e bene SHQIPERINE SOVRANE,por ruaje o zot SHQIPERINE nga shqiptaret” eshte sot ne rend te dites me shume se kurre.”Shqiperine e moren salet i vune zjarre,SHQIPTARE MOS RRINI PO DUKUNI O SHQIPTARE”.

    Reply to this comment
  50. lesi December 31, 09:26

    Ambasadori Donald Lu me përfaqësuesit e shoqatës së himariotëve të Amerikës më 2 dhjetor 2014
    Ambasadori Donald Lu me përfaqësuesit e shoqatës së himariotëve të Amerikës më 2 dhjetor 2014
    Dikur ne Shqiperi ka qarkulluar nje kenge Kineze “SHOKE E XHUHIN LU”!Kjo mund te perseritet edhe sot n.q.se ekziston ne arkivat e RTSH.Eshte mallengjyese e mbushesh me ndjenja kur ke kete foto perpara.Po me Lobistet e Berishizmit agjenturor perse s’ka foto?
    Tani e kuptoj se perse eshte lene reforma per ne pranvere !Kesaj i thone “Prit Gomar te mbije bar”!Gezuar 2016 dhe Rrofte miqesia Shqiptaro-Kineze!

    Reply to this comment
  51. Alban Hamzai December 31, 11:36

    Letra e z.Kokalari eshte ,,Doni me per Belulin,,per vehte dhe familjen e tij.Ambasada nuk eshte ndermarje private sic e konceptojme ne ,por strukture shteterore dhe zbaton politikat e shtetit te saj.Letra e z.Geri dhe komentet e bera e nxjerin ambasaden e SHBA edhe me te keqe se te Shqiperise.Kaq poshte ka rene Amerika,apo jemi z.Geri dhe shqiptaret e tjere nga ndonje planet tjeter?Lexoni komentet.Asnje nuk shkruan per luften qe I duhet bere korupsionit ne drejtesi,arsim,shendetesi etj.Vetem shajme,fyejme,ofendojme njerez,popuj,shtete.Kemi mbushur boten me kusare,vrases,prostitute,tregetare droge,emigrante dhe sa fillon te behet dicka e mire,fillojne letrat e ,,popullit,,si nga z.Geri qe lexon historira andej-ketej e I server para analfabeteve tone ketu si shprehja me e lartee njohurive…(sugjerim:z.Rama,caktojeni z.Geri ambassador te Shqiperise ne SHBA).Mos villni vrer nga cdo ane o njerez,le te fillohet te behet Shqiperia.AMIN.

    Reply to this comment
  52. Petriti December 31, 17:38

    I lumte ketij djali patriot gjirokastrit, familja e te cilit ka mbi nje shekull ne Amerike, dhe ky vazhdon si amerikan i brezit te trete te luftoje per te miren e Shqiperise, pa asnje interes personal.
    Te marrim shembull te gjithe nga trimeria e ketij burri mendjendritur qe po lufton dhemb me dhemb me lobistet Podesta e Wisner dhe grabites te tjere te pasurive te Shqiperise, qe i shperblen per kariken e tij Sali Berisha me parate e popullit te varfer.
    Edhe patriotizmi shkoka me fis. Familja e Kokalareve eshte nje familje njerezish te shkolluar e te ditur qe prej dy shekujsh ka luftuar per Shqiperine ,kunder grekut e greqizimit te Shqiperise, te Shqiperise qe duan tua falin grekeve e Janullatosit Sali Berisherat me vandalet inorante e tradhetare te Vicidolit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*