Një letër nga Londra, 67 fjalë dhe 100 vjet konflikt

November 2, 2017 09:32

Një letër nga Londra, 67 fjalë dhe 100 vjet konflikt

Një letër e datës 2 nëntor 1917,  një vit para përfundimit të Luftës së Parë Botërore – me një frazë të vetme prej 67 fjalësh, kujtohet në Lindjen e Mesme në dy mënyra krejt të kundërta.

Në Izrael, deklarata e nënshkruar nga Ministri i Jashtëm Arthur Balfour, ku shprehte mbështetjen e qeverisë britanike për vendosjen në provincën osmane të Palestinës të “një vatre kombëtare për popullin hebre” konsiderohet si gurthemeli i shtetit hebre, i themeluar në vitin 1948.

Për palestinezët, të cilët 100 vjet më parë përfaqësonin 90% të popullsisë në rajon, letra e Ekzekutivit të Londrës shënon në kujtesën kolektive fillimin e regresit të pandalshëm territorial. Tërheqja e tyre pas ndarjes së miratuar nga OKB 70 vjet më parë, që i parapriu një konflikti të armatosur ku 750.000 palestinezë braktisën shtëpitë e tyre, vazhdon edhe sot me pushtimin ushtarak pas luftës së 1967-ës, shkruan Dita.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, do të festojë 100 vjetorin në Londër me kreun e qeverisë britanike, Theresa May. “Deklarata e Balfur njohu Izraelin (emri biblik i Palestinës osmane) si një vatër kombëtare për popullin hebre dhe përshpejtoi krijimin e shtetit izraelit”, tha presidenti para Kabinetit të tij.

Nga ana tjetër, udhëheqja palestineze zhvilloi sot një demonstratë në Ramallah, selia administrative e  qeverisë, për të kërkuar që Britania të kërkojë falje për komunikimin diplomatik të vitit 1917.

Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Rami Hamdala, i ka kërkuar Londrës të kërkojë falje për “padrejtësinë historike” të kryer një shekull më parë në atë që njihet në botën arabe si Premtimi Balfur.

Letra e dërguar nga Ministri i Jashtëm Britanik të atëhershëm tek Lordi Walter Rothschild, një përfaqësues i shquar i komuniteti hebraik në Mbretërinë e Bashkuar, interpretohet në termat aktualë nga palët e përfshira në konfliktin izraelito-palestinez.

Edhe para se të merrte kontrollin territorial të Tokës së Shenjtë, qeveria imperiale e Londrës duhej të garantonte kontrollin e Kanalit të Suezit për të mbajtur komunikimin me kolonitë e saj në Azi.

Për këtë, ajo kërkoi mbështetjen e hebrenjve nëpërmjet Deklaratës së Balfurit. Ajo gjithashtu “joshi” arabët, siç pasqyrohet në korrespondencën e mbajtur nga Komisioneri i Lartë në Egjipt, Henry McMahon, me Sherifin e Mekës, Husein ibn Ali, të cilit ushtria britanike i premtoi pavarësinë në qoftë se mbështeste Aleatët kundër Perandorisë Osmane.

Një shekull  pas asaj që vërtitet mes legjendës dhe diplomacisë së luftës, palestinezët nuk i referohen një klauzole paralajmëruese të përfshirë në Deklaratën Balfur “të jetë e qartë se nuk do të bëhet asgjë që mund të cenojë të drejtat civile dhe fetare të komuniteteve jo-hebreje në Palestinë”. Ministri I jashtëm britanik, Boris Johnson, ka kujtuar se kjo klauzolë -mbrojtjeje “nuk është zbatuar plotësisht” dhe e pretendon tani kur thotë se është zgjidhja e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, për të dalë nga konflikti njëqindvjeçar.

Rebelimi dhe sulmet

Deri në 1935, popullsia hebraike në Palestinën Britanike shkoi nga 10% në 27%. Autoritetet e Londrës, megjithatë, reduktuan kuotat e imigracionit hebre pak para Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1944 grupe hebraike klandestine u rebeluan kundër forcave britanike në një kryengritje që kulmoi me bombardimin e hotelit King David në Jerusalem ku strehoheshin civilë dhe ushtarakë britanikë dhe ku mbetën të vrarë 92 persona.

Izraeli feston sot Deklaratën e Balfur me një ceremoni në Knesset (Parlament), ku do të mungojnë deputetët arabë izraelitë, përfaqësues të një komuniteti që bashkon një të pestën e popullsisë së shtetit hebre.

E nga ana tjetër, 100 vjet pas letrës së debatueshme të Londrës, flamujt e zinj do të valëviten në ndërtesat zyrtare të Palestinës së sotme. / DITA

November 2, 2017 09:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*