Një ligj që duhet ndryshuar

March 25, 2018 23:09

Një ligj që duhet ndryshuar

I nderuar z.Thano

Sot, edhe mbas njëzet e shtatë vitesh që kemi ndërruar sistem, kur e gjithë ekonomia është bërë pjesë e ekonomisë së tregut, subjekte të veçanta shtetërore siç janë shkollat e mesme profesionale që kanë kapacitete të mëdha prodhuese, fatkeqësisht apo padrejtësisht, janë të përjashtuara me ligj nga prodhimtaria për këtë treg.

Le të bëjmë paksa histori për këto shkolla.

Në sistemin e kaluar shkollat profesionale, pavarësisht ekonomisë së centralizuar, kishin ndihmesën e tyre në ekonominë kombëtare dhe rrjedhimisht edhe në ekonominë e vetë shkollës. Atëherë Politeknikumi “7 Nëntori” prodhonte deri në makineri metalprerëse si, trapano bangoje apo torno për punim metalesh.

Bazat prodhuese të këtyre shkollave, si dje ashtu edhe sot, janë tepër të fuqishme me makineri dhe pajisje.

Por, jo vetëm kaq. Specialistët mësimorë të praktikave profesionale janë nga më të aftët në tregun e sotëm. Përse këto kapacitete profesionistesh, kjo bazë e fuqishme mekanike të mos bëhet rentabël? Përse ajo mos të japë ndihmesën e saj në këtë ekonomi të brishtë?

Shkollat profesionale nga praktikat mësimore nxjerrin si mbeturinë shumë materiale, të cilat mund të shërbejnë si lëndë e parë për subjekte të tjera qofshin këto edhe private. Përse kjo lëndë e parë për subjekte të tjera, e cila ka vlerë në treg, të trajtohet si hedhurinë? Prej tyre mund të sigurohen të ardhura që mund të përmirësojnë financat e këtyre shkollave. Marrjes së punimeve me porosi (duke bërë efektive bazat e tyre prodhuese) dhe trajtimit të mbetjeve (si lëndë e parë me vlerë në treg) le t’u hapet rruga me ligj.

Ose të paktën, le të shpresojmë!

Krenar Cani, mësues i praktikave profesionale

March 25, 2018 23:09
Komento

1 Koment

  1. PRENG PJETRI March 25, 23:27

    Nuk mjaftojnë fjalet dhe levdatat per njeri tjetrin mes botueseve dhe
    lexueseve letershkrues te DITES.
    Gadishmeria dhe perkujdesja që gazeta DITA ka per të botuar opinjonet
    e qytetarve si dhe hallet e problemet e tyre është më shumë se një
    risi per medjat e shkruara.
    Mirpo kjo mardhënje aq e ngusht midis stafit DITES dhe lexueseve
    kerkon edhe një sakrifice tjeter me të rendesishme dhe shumë te
    doemosdoshme.
    Mendoje dhe sugjeroj se stafi i gazetes DITA duhët të ndjekë hap pas
    hapi dhe të verifikojnë ata çeshtje dhe shqetesime ku qytetarêt ngren
    permes faqes letrat e lexueseve.
    Mendoj se kolegjiumi i DITES është shume më i aftê profesionalisht nga
    gazetaret e emisioneve tjera insigative te cilet mbahen në kembë vetem
    me ketë llojë metode.
    Ndofta nuk është ne natyret e gazetareve profesionist menyra e
    “spijunit”por mendoj se ndjekja dhe verefikimi i shume çeshtjeve qe
    letershkruesit demostrojne ne gazeten DITA. Jo vetem dotë ndikoje
    drejtëpersedrejti ne zgjidhjen e shume problemeve.por jame i sigurte
    se lexues të shumte dotë afrohen tek gazeta DITA.
    Kjo metode sigurisht dotë rriste edhe ndikimin drejtepersedrejti te
    qytetareve si partner në organin e katert te pushtetit.
    Perndryshe letershkruesit ankues dhe opinjonedhenes dote ndjehen si
    copa akulli qe i shkrin rrezja e pare e mengjesit.
    Jo pak raste letershkruesit jane etikuar si papagalle dhe paparace te
    bezdisëshem dhe pa kurre farë kredibeliteti ne shoqerin e tyre.
    Ndaj mendoj se ka ardhur koha te mbeshtesim njeri tjetrin në menyre qe
    gjithësecili te ndjehet njeri i vleresuar.
    Nese lexuesit dhe letershkruesit e gazetes DITA dote marrin
    mbeshtetjen e merituar jame plotesisht i sigurte se DITA shpejte dote
    kthehet ne DIELL qe dotë ndriçoje çdo skute ku struke minje dhe
    lakuriqet e nates.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*