Një Liverpool me pesë “yje”, shtatë gola dhe spektakël në “Anfield”

April 24, 2018 22:45

Një Liverpool me pesë “yje”, shtatë gola dhe spektakël në “Anfield”

 

Liverpool-i ka shkatërruar me rezultatin e thellë 5-2 Romën në takimin e parë gjysmëfinal të Champions League.

Një paraqitje fantastike e skuadrës së Jurgen Klopp shkatërroi krejtësisht të besuarit e Eusebio Di Francesco, të cilët do të kenë nevojë për një tjetër mrekulli si ajo ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit.

Roma dominoi në 20 minutat e para, por më pas ndodhi “katastrofa”, e nisur nga një ish-futbollist i verdhekuqve, Mohamed Salah, të cilin Liverpool e bleu për 60 milionë euro gjatë merkatos së verës.

Dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë, Salah mposhti portierin Alisson me një goditje të shkëlqyer në trekëndësh, të papritshme nga braziliani.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, egjiptiani shënoi edhe golin e dytë me kundërsulm, në një sezon madhështor për të me 43 gola në 46 ndeshje zyrtare.

Në pjesën e dytë, Salah nuk shënoi më, por “ndërtoi” golat e tjerë për “të kuqtë”, në një natë të paharrueshme.

Me asistet e Salah, Saido Mane dhe Roberto Firmino i çuan shifrat në 4-0, ndërsa golin e pestë e shënoi sërish Firmino, me një goditje me kokë, gjatë një korne, kur mbeteshin edhe 20 minuta lojë.

Gjithsesi, Edin Dzeko firmosi golin e parë për Romën, dhjetë minuta para fundit, ndërsa goli i dytë i Perotti me penallti, pesë minuta para fundit i jep një shpresë të vakët italianëve për në “Olimpico”.

Mbyllet 5-2 në “Anfield Road”, tifozët e Liverpool nuk e kishin imagjinuar as në ëndrrat më të bukura.

Edhe pse tifozët kanë filluar të mendojnë për finalen e madhe të sezonit, në Kiev, duhet pritur në ndeshjen e kthimit, pasi Roma mund të surprizojë siç bëri me Barcelonën.

a.s/dita

April 24, 2018 22:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*