Një llogari tek e cila nuk ju ka shkuar mendja: Sa kohë “jetojmë” vërtetë?!

June 21, 2019 08:30

Një llogari tek e cila nuk ju ka shkuar mendja: Sa kohë “jetojmë” vërtetë?!

Në Mbretërinë e Bashkuar, jetëgjatësia mesatare është 79.5 vjeç, kjo është ekuivalente me 954 muaj, ose 29037 ditë, ose 696882 orë.

Studimi tregon se sa kohë personi mesatar shpenzon duke bërë gjëra në jetën e tyre në mënyrë që ju të mund të siguroheni që keni kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka që ju dëshironi!

Mesatarisht, njerëzit shpenzojnë një të tretën e jetës së tyre në gjumë, e cila është 318 muaj jetë e kaluar vetëm në shtrat.

Kjo ju jep 636 muaj kohë për të jetuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar është ligj që të qëndroni në arsim deri në moshën 16 vjeçare, edhe pse edukimi i mëtejshëm është i lirë deri në moshën 19 vjeçare, shumë njerëz e shfrytëzojnë këtë mundësi për të vazhduar në kolegj për disa vite.

Kjo do të thotë se personi mesatar shpenzon 15 vjet në arsim, duke bërë një standard tetë orë në ditë me përjashtim të fundjavave kjo sjell totalin në 1305 ditë, që është 43 muaj.

Kjo ju jep 593 muaj kohë për të jetuar.

Pra, nga mosha 19 vjeçare, kur e lëshoni arsimin deri në moshën 65 vjeç kur të tërhiqeni, le të themi se punoni duke bërë një punë standarde tetë orë në ditë, duke përjashtuar fundjavat dhe një javë pushimi në vit, kjo gjithsej llogaritet në 128 muaj të jetës që kaloni duke punuar.

Kjo ju jep 465 muaj të mbetur për të jetuar.

Le të themi si një mesatare, njerëzit kalojnë 20 minuta në ditë në tualet, kjo nuk mund të duket shumë, por gjatë 80 vjetëve kjo përmblidhet në afro 13 muaj dhe 1 javë.

Kjo ju jep 451 muaj 3 javë të mbetura për të jetuar.

Personi mesatar ha 5 vakte në ditë, plus çfarëdo ushqimi të shpejtë që hani në mes të këtyre vakteve, kjo jep një vlerësim që ju kaloni gjashtë vjet të jetës tuaj duke ngrënë.

Kjo ju jep 379 muaj, 3 javë të mbetura për të jetuar.

Për të marrë patentën, Driving Standards Agency (DSA) rekomandon 45 orë mësim profesional, të kombinuar me 20 orë praktikë, e cila është gjithsej rreth dy ditë e gjysmë. Personi mesatar gjatë gjithë jetës së tyre kalon pesë vjet duke pritur në linjat dhe radhët e gjata ku afërsisht gjashtë muaj pret në semaforë.

Kjo ju jep 319 muaj, 2 javë, 4 ditë dhe 12 orë për të jetuar.

Mesatarisht njerëzit shpenzojnë katër vjet duke bërë punët e shtëpisë, kjo kohë është më e gjatë për gratë. Kalojmë rreth një vit duke kërkuar prona të humbura. Kalojmë dy javë të jetës sonë duke puthur një person tjetër.

Kjo ju jep 259 muaj 4 ditë dhe 12 orë për të jetuar.

Sipas hulumtimit nga DailyMail, adoleshentët mesatarë shpenzojnë një orë dhe 40 minuta në javë duke shfletuar ‘faqet për të rritur’. Kjo barazohet me më shumë se tri ditë e gjysmë në vit gjatë viteve të adoleshencës.

Kjo ju jep 258 muaj 5 ditë për të jetuar.

Sipas një sondazhi online të ndërmarrë nga AVForums, njerëzit shkojnë mesatarisht tre herë në vit në kinema, duke përfshirë kohën kur blini kokoshka dhe gjeni një vend, ju kaloni pothuajse dy deri tre vjet në kinema.

Kjo ju jep vetëm 232 muaj për të jetuar.

Por kaloni dymbëdhjetë vitet e para të jetës tuaj thjesht duke mos bërë asgjë, gjë që e bën kohën tuaj të mbetur për të jetuar edhe më të vogël. Nuk duhet të shqetësoheni, por jepini rëndësi kohës tuaj!

o.p./ dita

June 21, 2019 08:30
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 June 21, 10:46

    a thu se i plas kujt nëse e këtheni dhe në minuta e sekonda??
    or rrota K.jeta do të shkojë si në hale a në rraketë kozmike!!
    sekondat përsëriten
    minutat përsëriten
    ditët,javët,muajt,stinët
    të gjitha përsëriten!
    ashtu si përsëritet e ngrëna,e dhjera,e fjetura e e zgjara!!
    vitet nuk përsëriten!!
    ato shkojnë përpara dhe njeriu i shfrytëzon si më mirë e sheh,si më mirë mundet!
    deri në ditën e fundit bën gabime,rrëzohet,për të mësuar të ecë më mirë!!

    Reply to this comment
  2. jeta dhe vdekja June 21, 10:53

    Dhe ne fund uhet mbyllur me epilogun e bukur, ………Dhe papritur vjen dita e gjyqit te fundit kur duhet ti dorezohemi draprit te vdekjes, kjo dite duhet pritur me vendosmeri dhe ne menyre trimerore nga njeriu se shpeton nga te gjitha problemet qe ja kane ngrene shpirtin gjithe ketyre muajve qe prej fillimit e deri ne fund

    Reply to this comment
  3. mbeshtetja June 21, 19:13

    Dhe i pa pune te jeshe, si thone per ne Shqiperi, kjo llogaritje jo qe nuk duhet por eshte nje idiotesi. Edhe gjumi eshte pjes e jetes dhe nuk quhet se nuk jetuar. te tjerat le ti thone te tjeret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim