Një ide e re qeveritare

July 17, 2017 12:14

Një ide e re qeveritare

 

Bedri Islami

Shefi i qeverisë, Rama, sapo hodhi një lojë të re në tregun e mediave, vlerësimin me pikë të institucioneve publike, nga njëshi deri tek dhjeta.

Normalisht këtë vlerësim duhet ta bëjë qeveria dhe, megjithëse shkuan katër vite qeverisje, ajo ende nuk e ka bërë. Edhe sot e kësaj dite, askush nuk e di dhe si duket nuk ka pse ta dijë, secili nga institucionet nën hyqmin e qeverisë ose jashtë hyqmit të saj, kanë punuar si duhet dhe meritojnë pikët maksimale.

Askush nuk e di ende vlerësimin kryeministror se cili nga institucionet nën qeverisjen e tij u bë pjesë tepsie dhe se si ishte ndarë kjo tepsi, dhe dihet, një tepsi e ndarë kurrë nuk është e vyer dhe e vlerësuar.

Po ashtu, megjithë vitet e shkuara, herë të vrullshme dhe herë të ndenjura, shefi i qeverisë nuk hodhi këtë ide, për të cilën askush nuk e ka penguar dhe askush nuk mund ta pengojë.

Tani, si duket nën vrullin e ndryshimit të madh administrativ, ai hodhi këtë ide; të vlerësimit nga poshtë lart dhe pastaj, të marrjes së vendimeve nga lart poshtë.

Megjithëse ende nuk ka një risi në këtë trajtesë qeveritare, ndoshta do të ishte e duhur të nisej nga nga kënd që është jashtë kontrollit të plotë qeveritar, por që i bën nder pikërisht qeverisë.

Institucione të rëndësishme të hulumtimeve evropiane, të cilat kanë në theksin e tyre edhe shtetin shqiptar në shumë nga hallkat e tij, prej kohe kanë arritur në mendimin, që duhet thënë se është i saktë, se një nga institucionet më të besuara në Shqipëri, në mos më i besuari, është Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Drejtohet nga Bujar Leskaj, një figurë e njohur e deleguar nga qeveria e asaj kohe, që sot është në opozitë. Dikur ministër i Kulturës. Thonë se është i pasionuar pas arteve figurative, por këtë nuk e di, pasi nuk e kam takuar asnjëherë dhe asnjëherë nuk kam qëndruar ballë tij.

Përse ky institucion jashtë obrellës qeveritare është ndër më të besuarit, ndoshta më i besuari tek shqiptarët, të cilët kanë dyshimet e tyre kudo e për çdo gjë; që nga Policia e Shtetit, Drejtësia, Shëndetësia, për të kaluar në një shkallë më të lartë besimi tek ALUIZNI i kohës së Artan Lames, por kurrë të mbetura jashtë dyshimit.

Kontroli i Lartë i Shtetit qëndron pikërisht jashtë dyshimeve. Duhet thënë, jashtë çdo dyshimi. I shtrirë në të gjithë vendin me aktivitetin e tij kontrollues, që nga majat e pushtetit e deri tek qelizat bazë të tij, ai ka sjellë tek opinioni publik të saktën dhe të vërtetën për shkeljet që janë vërejtur në administrimin e pasurisë, të vlerave dhe të pushteteve. E ka bërë këtë edhe kur objekti i kontrolluar prej tyre ka qenë nën pushtetin e demokratëve, edhe kur është nën pushtetin e së majtës.

Përmes të dhënave të ofruara prej tij janë vënë në saktësimin e ngjarjeve dhe të së vërtetës më shumë se sa nga të gjitha mediat së bashku dhe, nga ana tjetër, të paktën deri më tani, asnjë nga punonjësit e tij nuk është akuzuar se është pjesë e klaneve, grupimeve apo e përfitimeve mafioze.

Edhe në listën njëqind emërore të shefit të qeverisë, publikuar pak ditë më parë, nuk shihet asnjë emër nga ky institucion, megjithëse është një listë që duhet harruar.

Ka një të vërtetë në këtë institucion, çka është vërejtur nga të gjitha analizat e zhvilluara deri më tani: nëse kërkohet një institucion i pavarur , në të gjithë përmasat e mundshme të tij në një botë politike shqiptare, ai është pikërisht ky Institucion.

I pavarur nga qeveria, të cilën e kontrollon, e pavarur nga bizneset që nuk e futën dot në rrjedhat e tyre nga ku nuk del dot, për më tepër, e pavarur nga ata që i deleguan, përmes tij kanë dalë në dritë fillesa të skandaleve financiare, të cilat, po të ishin gjurmuar si duhet, do të kishin shpënë edhe në skandale politike, pasi, në të shumtën e rasteve, kanë qenë të lidhura pikërisht me botën e nendheshme të politikës dhe të oligarkisë financiare.

Në Shqipëri ka disa institucioneve të pavarura, shumë nga të cilët janë institucione kushtetuese.

Pavarësia kushtetuese nuk i ka bërë ato saktësisht të pavarura, përkundrazi, duke u fshehur pas kësaj “ pavarësie”, ato kanë qenë e vazhdojnë të mbeten institucionet më të varura. Nëse do të kishte guximin të quante të pavarur Drejtësinë, Shërbimin Inteligjent, apo edhe Presidencën, ai me siguri që do të shikohej si një njeri që, ose nuk e di se çfarë ndodh në këtë vend, ose është bërë prej kohe lojë e të pavarurve.

Kjo nuk ka ndodhur me Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili, megjithëse drejtohet nga një figurë politike, dikur e strukturave të larta drejtuese të PD-së, i shërben rilindjes së qeverisë dhe të shtetit, përmes kontrollit të qartë, më shumë se sa ato që quhen institucione ndihmëse të qeverisë, por që , duke bërë të zezat e tyre, e shkallmojnë atë.

Shefi i qeverisë nisi “betejën” e tij ndaj institucioneve përmes pikëzimit.

Ndoshta do e ketë vështirë të gjejë shembuj të tillë si Kontrolli i Lartë i Shtetit, por sidoqoftë, duhet provuar.

 

 

July 17, 2017 12:14
Komento

40 Komente

  1. Toni July 17, 12:25

    Xhafa dy muaj ndejti u ndje shume puna e tij. Megjithate kudo qe ta vini do shkelqeje.

    Reply to this comment
  2. vasili July 17, 12:47

    Islami shkruan per kontrollin e shtetit,fjale te pergjitheshme dhe aspak si gazetare,te jape nje panorame investigative neper vite te ketij institucioni:
    Cfare instititucione apo aktivitete ekonomoke ka kontrolluar?
    A ka qene tendecioz ne perzgjedhjen e tyre?
    A ka qene tolerant dhe mos serioz,me ndonje nga ata?
    Shumat e abuzuara te evidentuara,ne cfare madhesie jane rikthyer dhe cfare masash jane mare ndaj abuzuesve ?
    Si jane raportet midis ketij institucione dhe ekzekutivit te gjyqesorit?Etj,etj,
    Keto gjera prisnim te ndeshnim ne shkrim,kur lexuam titullin dhe jo pershkrime me dylbi kafeneje.
    Autori,vazhdon ritualin,qe mbasi merre pjesen nga tepsia e medias(honorarin) i ben ne te njejten kohe dhe mutin kesaj tepsie.

    Reply to this comment
  3. jetimet e 21 Janarit July 17, 13:01

    BUJAR META APO ILIR LESKA SE TI BEDRI I NGATERRON GJERAT NGA SKLEROZA.
    ESHTE ILIR META SHQIPETARI ME I MORALSHEM QE MUND TE SHPREHE UNITETIN E KOKE PALAREVE FALE EDHE PROPOGANDES TENDE E FEVZI BALLIUT

    Reply to this comment
  4. Tap Topi July 17, 14:38

    Si per t’i rene pak me shqelma kricave te mavijosur, Bedriu kesaj here ka marre ne shqyrtim dy aspekte qe kane te bejne me (mos)kontrollin e punes qeveritare.

    Fillimisht ka permendur “idene fantastike” te kryemisrit per te bere vleresimin me pika (ose me pikatore) të punes se institucioneve publike nga poshte larte, nenkupto ca nota kokpalaresh per qeveritaret koklare, dhe me pas eshte hedhur ke kompetencat dhe vlerat e pamohueshme te nje organi, sipas autorit krejtesisht te pavarur, sic eshte KLSH-ja.

    Shkrimin e tij autori nuk ka lene pa e shoqeruar dhe me pak WERBUNG per kryetarin e KLSH-se, dhe pavaresine imagjinare te ketij organi.

    Per te patur nje ide rreth kontrolleve “te imtesishme” qe ka kryer KLSH-ja ndaj institucioneve, atehere duhet t’i fusim nje skanim te shpejte shkrimit te nje kryeaudituesi ku behet fjale per evidentimin e problematikave te mosmarrëveshjes midis KLSH-se dhe Organeve Tatimore.

    http://www.tiranaobserver.al/kontrolli-i-larte-i-shtetit-dhe-kontrolli-i-administrimit-tatimor/

    Se perse duhet te kete kontradikta mes ketyre dy institucioneve, kur ligji ekzistues e ka percaktuar qartazi se CILI ORGAN DUHET T’I BINDET KUJT, gjithkush, perfshi dhe bedrinjte e partise, le t’i nxjerrin vete konkluzionet.

    Ja nje pjese e shkeputur nga artikulli ne fjale:

    Si përfundim, KLSH nuk ka vepruar, nuk ka kërkuar dhe as nuk ka synim që nëpërmjet kontrollit të administratës tatimore, të dublojë veprimtarinë e saj për të arritur deri në vizitat tatimore në subjektet private tatimpaguese. KLSH kërkon të auditojë administrimin tatimor për çështje të tilla si niveli i programimit, shkaqet dhe faktorët që kanë ndikuar në mosrealizimet e tyre, performancën e administratës tatimore, funksionimin e kontrollit të sistemit tatimor, trajtimin e barabartë para ligjit të të gjitha subjekteve etj., për të shmangur rrezikun për abuzime, si dhe për të rritur llogaridhënien publike si element i mirëqeverisjes dhe rritjen e të ardhurave. Nuk ka kuptim që vetë dhe vetëm administrata tatimore të mbyllë gjithë ciklin brenda sistemit tatimor (vlerësim, kontroll dhe grumbullim tatimesh), që në këtë rast është agjenci qeveritare për mbledhjen e të ardhurave dhe të mos kontrollohet nga auditi i jashtëm publik (KLSH), të mos japë llogari dhe të mos nxirret përgjegjësia, ndryshe nga çfar rezulton në të gjitha institucionet e tjera publike shtetërore të audituara nga KLSH.

    Reply to this comment
  5. Illi July 17, 15:18

    Po si e shpjegon ti Bedri, qe shtypi para disa kohesh sillte deklaratat e pasurise te shume drejtoreve te KLSh , ku pjesa me e madhe ishin te pajustifikuara?! A mund te sherbeje nje Institution i tille sie shembull?!
    Veting te gjithe administrates, pra edhe KLSH-se.

    Reply to this comment
  6. Avokati.al July 17, 15:56

    KLSH eshte institucion qe nuk ka nevoje te jete objekt i te tille pyetesoreve. Ka 5 vite qe eshte institucioni shembull ne luften kunder korrupsionit. Kte gje pervec perceptimeve personale e tregojne statisitikat. Eshte institucion i cili nen drejtimin e Bujar Leskajt nuk ka bere kurre komoromis me korrupsionin. Shikoni numrin e kallezimeve penale qe depozitohen ne prokurori dhe nuk ka nevoje me per diskutim. Kush ka sy shikon dhe kush ka veshe degjon. Te tjeret te vazhdojne te lehin!

    Reply to this comment
  7. Dritan July 17, 16:35

    Keto nisma te Kryeministrit sipas mendimit tim pervec qellimit populist ku ai synon te shfaqet sikur merr mendimin e shqiptareve kane dhe nje qellim tjeter ndoshta dhe më tinzar: shfajesimin apo justifikimin per punen e dobet te institucioneve kryesore te drejtuara prej qeverise se tij ne keto 4 vite. Vleresimin e institucioneve publike ka kush ta beje, mjafton te permendim Raportet e BE-se per Shqiperine ne fusha te ndryshme. Sigurisht marrja e mendimit te qytetareve mund te jete plotesuese por kurresesi nuk mund te dilet ne konkluzione vetem me keto. Eshte njesoj sikur nje studiues apo kerkues shkencor i cili kerkon te zbuloje dicka, ta beje vetem duke plotesuar disa pyetesore pa marre parasysh asgje tjeter. Ne gjithe kete amulli, KLSH eshte i vetmi institucion serioz ku puna e te cilit flet me fakte reale dhe jo me “pyetesore” fallco. Per mua si qytetar i thjeshte, ka rendesi qe rastet e identifikimit nga ana e KLSH-se per shkeljet administrative apo korrupsionit ne administraten publike te vijne ne rritje, sic dhe kane ardhur ne vitet e fundit me aq sa une kam dijeni. Ju duhet te kuptoni qe eshte detyre e institucioneve te tjera pergjegjese qe te cojne ne fund rekomandimet e lena nga KLSH.

    Reply to this comment
  8. Turi July 17, 16:36

    Ashtu si e shoh une shkrimi ka dy pjese, njera eshte ideja e KM per te marre feedback nga njerezit per punen e institucioneve dhe e dyta KLSH si nje institucion i pavarur dhe roje i fijancave te shtetit.
    Te shkruash per keto dy aspekte i bie te besh nje shkrim te dyte madje shume te gjate por shkurt mund te them se :
    Se pari, KM mendimin e votuesve per institucionet duhet ta kishte marre shume me heret se sa tani. Duhet ta kish bere kete para fushates zgjedhore, por si duket ne ate kohe ishte i zene me hipoteken e tepsise dhe me timonin e makines, qe na doli te ishte dum dum sipas listes qe botoi KM. Tani te kerkosh mendim se si ka qene administrata qe drejtove per 4 vite dhe per te cilen te dhane 74 mandate per ta drejtuar edhe per 4 vite te tjera eshte me se paku diletante e me se shumti perverse.
    Se dyti, KLSh ka treguar se eshte ne mos i vetmi, nder te vetmet institucione plotesisht te pavarur, kujtoj qe ka derguar ne prokurori ministra te qeverise Berisha dhe qeverise Rama, pavaresishtse keta te fundit nuk kane arritur te shkojne pas hekurave per ato qe kane bere. Personalisht mendoj se eshte i vetmi institucion ndaj te cilit qeveria ka dhe duhet te kete frike per shkeljen e ligjit.

    Reply to this comment
  9. GS July 17, 16:54

    Një nga tiparet që na karakterizon si popull është nihilizmi ndaj cdo gjëje ose kalimi në ekstremin tjetër tuafllëku kolektiv ndaj padrejtësive Nje gjë mendoj unë se është e pastër dhe e qartë KLSh si institucion dhe Leskaj si individ kanë punuar duke denoncuar korrupsionin në cdo kohë dhe ndaj cdo drejtuesi të
    korruptuar E kemi parë në media e kanë paraqitur raportet drejtuar kuvendit Nuk shof se ka preferenca partiake sepse Leskaj ka goditur djathtas e majtas pa mare parasysh partite duke zbatuar funksionin e institucionit të tij dhe detyrës që mban E ka bërë për integritetin e tij si personalitet për të rritur kredon e tij dhe të institucionit që ai drejton kjo është tjetër gjë Por nje fakt është se është i vetëm titullar institucioni kontrollues që ka dorëzuar më shumë dosje në prokurori, dhe ky është nje fakt, që është i vetëm titullar institucioni që ka marrë një medalje që pak njerëz e marin e aq më pak shqiptar Kryqin e Nderit nga presidenti i nje vendi që ka luftuar fuqishëm korrupsionin postkomunist sic është Polonia Këto janë fakte të pamohueshme të tjerat jane merre me lëng se mishi mbaroj

    Reply to this comment
  10. A.N July 17, 16:57

    Kontrolli i Larte i Shtetit eshte nje institucion model per sa i perket respektimit te pavaresise institucionale. Edhe pse ky shtet ka veshtiresi ne perballjen dhe luften kunder korrupsionit, KLSh eshte i vetmi institucion qe jo vetem nuk eshte perfshire kurre ne nje skeme korrupsioni, por edhe e ka demaskuar ate duke cuar nje numer te madhe ceshtjesh ne prokurori. Padyshim meritat per kete arritje jane te Kryetarit te tij Z.Bujar Leskaj, i cili vitet e fundit i ka dhene vertete seriozitet dhe potencial ketij institucioni. Do te ishte mire qe dhe institucionet e tjera te pavaruara te ndiqnin nje model te ngjashem dhe te depolitizuar si ai i KLSH, pasi nuk mund te flasim per nje shtet kur as institucionet e pavarura te tij nuk jane te tilla ne vetvete.

    Reply to this comment
  11. A.N July 17, 17:02

    Kontrolli i Larte i Shtetit eshte nje institucion model per sa i perket respektimit te pavaresise institucionale. Edhe pse ky shtet ka veshtiresi ne perballjen dhe luften kunder korrupsionit, KLSh eshte i vetmi institucion qe jo vetem nuk eshte perfshire kurre ne nje skeme korrupsioni, por edhe e ka demaskuar ate duke cuar nje numer te madhe ceshtjesh ne prokurori. Padyshim meritat per kete arritje jane te Kryetarit te tij Z.Bujar Leskaj, i cili vitet e fundit i ka dhene vertete seriozitet dhe potencial ketij institucioni. Do te ishte mire qe dhe institucionet e tjera te pavaruara te ndiqnin nje model te ngjashem dhe te depolitizuar si ai i KLSH, pasi nuk mund te flasim per nje shtet kur as institucionet e pavarura te tij nuk jane te tilla ne vetvete.

    Reply to this comment
  12. Aldok July 17, 17:18

    Besueshmeria e Institucioneve, vjen nga rezultatet e arritura ne zhvillimin e performances mbi mireperdorimin fondeve publike. Marreveshjet e arritura nga KLSH, me Institucionet Kushtetuese nderkombetare tregojne nje qasje dhe rritje e standartizimit te auditimit edhe ne vendin tone.

    Reply to this comment
  13. Capi dhia July 17, 17:32

    KLSH = Korupsion I Larte Shtetror.

    Reply to this comment
  14. Ekonomist July 17, 17:54

    Shume verdalliset Rama sa me lista te zeza sa me nota per institucione, sa andej e sa ketej. Vetem nje gje te thjeshte e te prekshme nga gjithe populli nuk e permend dot kurre. Ca nga padia e vet, ca nga fakti se eshte krejt gojembyllur e nuk ka c’flet.
    Per Ekonomine. Sa eshte borxhi publik? Sa jane investimet (reale jo demagogjike)?Sa eshte papunesia (ajo reale, jo ajo e Peleshit), etj, etj, Per keto Rama ka aq tru sa te mos hape goje. Sepse e ka rezultatin Bloze. Eshte qeverisja me e deshtuar ne Ekonomi keta 20 vjet. As mediat pro Rames nuk i bejne dot avokature, por ashtu si Rama, as ato nuk hapin goje te flasin per Ekonomi. Ja ka prere gjuhen Rama.

    Reply to this comment
  15. Zgalem July 17, 18:22

    Do te jete me shume dobi , te behet nje llogari e thjeshte . Sa jane arketimet e kontravajtjeve te kontrolluara nga KLSH ja . E theksoj arketimet , jo proceset grafomane, aspak profesionale . Shifra e arketimeve te krahasohet me shpenzimet dhe rogat ne KLSH, Shik , Presidence . Kam dyshim , qe shpenzimet do te jen edukshem me te larta . Keto administrata duhet te pergjysmohen e mos me tej . Nje parazitizem I paster , qe mbartet mandate pas mandati . Zgalem

    Reply to this comment
  16. Merre me long or mik, se mishi ka marru... July 17, 18:31

    Po mire mo kaq budallenj ju djemte e fisit tone?

    O Bedri! Shiko pak ketu poshte sa bukuri ka “tufa” e ketij KLSH-istit

    Dritan: time-stamp July 17, 16:35
    Turi: time-stamp July 17, 16:36
    GS: time-stamp July 17, 16:54
    A.N: time-stamp July 17, 16:57

    Reply to this comment
  17. Nina July 17, 19:25

    E veshtire per disa njerez te pranojne realitetin, te pranojne qe ne vendin tone ka dhe institucione qe punojne dhe performanca e tyre vleresohet nga nderkombetaret meqe ne vetem atyre ju besojme. Nje vleresim real i institucioneve do ta nxirrte klsh edhe me te vleresuar pasi eshte pune e bere vite me rradhe per te arritur ketu ku eshte sot – nje institucion qe vertet punon dhe ju pergjigjet ne kohe te gjithe problematikave te qytetareve, dhe kjo fale punes se gjithe punonjesve.

    Reply to this comment
  18. Alda July 17, 19:43

    Nisma te tilla jane pjese e marketingut te pershtjelluar dhe sterholluar te ketyre politikaneve te mediave sociale, qe duan te bejne shtet ….. shpresojme qe te marrin shembull nga institucione si KLSH qe ka mandatin kushtetues per te vleresuar vertet punen e institucioneve sipas kritereve ligjore! Ndoshta I vetmi institucion qe ruan objektivitet dhe promovon vlerat e mireqeverisjes! Diten e mire

    Reply to this comment
  19. Dori July 17, 19:51

    Per te vleresuar institucionet, le ti referohemi vleresimeve qe bejne te huajt se ne fund te fundit pasi kemi humbur besimin tek njeri-tjetri ju referohemi vetem atyre. E ne rastin e KLSH ti referohemi progresraporteve te komisionit evropian. Eshte i vetmi indtitucion qe mer vleresime pozitive. Kaq mjafton per te menduar se ky institucion funksionon sic duhet.

    Reply to this comment
  20. E.G July 17, 19:54

    Kontrolli i Larte i Shtetit eshte nje institucion i pavarur, i cili eshte organi me i larte i kontrollit ne Shqiperi. Dhe si i tille ka treguar profesionalizem dhe pavaresi ne auditime pa u ndikuar, duke u bazuar ne standarde dhe praktika te mira te auditimit. Kjo eshte merite e e Kryetarit te KLSh z. Leskaj per punen e lavderueshme ne keto vite.

    Reply to this comment
  21. Ina July 17, 19:55

    Artikull i goditur! Suksesin e KLSH nen drejtimin e z. Leskaj nuk e zbeh dot asnje lloj ankete apo sistem pikezimi institucionesh. Serioziteti dhe angazhimi i madh i treguar keto vite e kane kthyer KLSH ne institucionin e vetem qe ka ndeshkuar korrupsionin ne te gjitha nivelet duke rikthyer ne arkat e shtetit miliona lek deme ekonomike te gjetura si rezultat i abuzimeve nga drejtuesit e ndryshem ne te gjitha nivelet! Bravo KLSH dhe suksese ne permbushjen e detyrave tuaja!

    Reply to this comment
  22. Kritiku July 17, 20:04

    Duket qarte qe vetem nje qe kerkon te duket i verber dhe i shurdhet nuk sheh dhe degjon se cfare behet. Le te dale ndonje nga ata komentues qe pretendojne se jane te lexuar e qe dine cbehet perreth e te jape qofte dhe nje argument bindes se KLSh ka qene ndonjehere me prezent ne lajmet e luftes kunder korrupsionit me shume se pese vitet e fundit. Ndonese nuk eshte institucioni i vetem ne kete lufte ka qene aftesi e menaxhimit dhe perpjekjeve te ketij institucioni ta vendose veten ne krye. KLSH nuk ka nevoje per pikezime pasi piket ia vendos puna dhe kontrobuti i viteve te fundit per te qene vertet nje institucion profesional i pavarur e i papaerlyer ne dallavere e pazarlleqe qe fatkeqesisht jane bere te zakonshme ne praktikat qeverisese e ndonjehere kthehen ne mode apo me keq ne nje gare se kush fiton ke shume ne menyre me te pandershme. Tregohuni pak me qytetare dhe te ndershem me veten kur perpiqeni te hidhni balte jo vetem mbi punen e institucioneve pararoje si KLSH, dhe kjo ne vleresimin e institicioneve te njohura nderkombetare, por dhe atyre qe perpiqen te sjellin ne vemendje keto perpjekeje e arritje.

    Reply to this comment
  23. Ta taaaaaaaaaaaaa July 17, 20:11

    Ta taaaaaaaa

    Dori – 19:43:05
    Alda – 19:51:12
    E.G – 19:54:35
    Ina – 19:55:17

    Reply to this comment
  24. Klop July 17, 20:24

    Administrata Shteterore eshte e tejmbushur me njerez medioker te cilet ruajne vendin e punes me gjithefare gjerash pervecse me meritokraci. Ky fenomen eshte me shume se i njohur dhe i evidentuar. Listat sic shkruhen ashtu edhe grisen, por shkeljet ligjore te faktuara nga KLSH, do i ngelen historise.

    Reply to this comment
  25. vera e nxehte July 17, 21:23

    Bedri, ke pas reputacion tek lexuesit e Dites, prandaj mos ben gafa te tilla qe rendojne shtetin e te drejtes. Nuk e di nga e shikon ti, po une qe e shikoj paralel, Bujar Leska eshte nje njeri qe vete ka marre tre diploma per tre vjet, ka bere ca hedhje parash ne Vlore per disa gjera dhe ca nga vlonjatet e kane per zemer, por eshte me i korruptuari politik e eekonomik, eshte me tendeciozi; me pelqeu nje komentues qe te kerkonte ty Bedri se si e ka ushtruar kontrolli Bujar Leskaj ne emer te kontrollit te shtetit. Bedri, gjarperi zakonin s’e harron, te pickon ateher kur ti s’e pandeh dhe keta jane kuadro te kalitura me frymen e Sali Berishe. Nuk ka nevoje me Shqiperia per keta barbare; bile dhe pd po nuk u pastrua nge kjo fryme do te shkoje atje ku e meriton. Bujar Leskaj i ka bere shume dem ketij vendi.

    Reply to this comment
  26. Gent July 17, 23:21

    Une them i dashur Bedri, ta bejme gjithe shtetin ‘model’ si KLSH..
    Ah mor Bedri..
    Dhe une s’kam qene kurre ne hene, por ca gjera te saj nuk eshte se nuk i di..
    Po c’te thuash per Jarin aman..
    Institucion leshi, gjobaxhi..i drejtuar nga nje njeri medioker..
    Ja ke fut totalisht kot me kete artikull..
    Verejtja 2: Dy pjeset e artikullit, jane pa lidhje me njera tjetren..

    Reply to this comment
  27. Alter July 17, 23:51

    Neve vaxdojme me llafe kot. Artikulli eshte informues, detajet i keni te publikuara ne web -in e Klsh…rsporte auditimi dhe raportet e perfomrances se vete Klsh-se. Te jesh transparent me publikun eshte tjeter karakteristike e te qenit i pavarur. Pavaresia e cfo institucioni publik fillon nga toni i drejtuesit. Tani gjykojeni vete punen e KLSH-se dhe Kryetarit te saj.

    Reply to this comment
  28. gjermani i fundit July 18, 00:04

    Te besh reklame falas per kontrollin e shtetit se ky qenka model apo shembull meqe beka kontrolle shteti(!!!)- shyqyr qe s’ beka mitingje – njesoj si te thuash se shoferi qe nget makinen do marre shembull pse nget makinen…Po sikur controlli i larte i shtetit te mos bente kontrolle do ishte komplet absurditet, meqe ben kontrolle qenka shembull per t’ u marre. Kush beri nje statistike apo bilanc te punes se KLSH qe te besojme se berja e detyres nga kontrolloret( qe paguhen per te kontrolluar- nuk e bejne falas punen) eshte optimale? Psh, per te plotesuar me shembuj po kujtoj praktiken e mafieve te droges. Here- here i shesin policise ndonje ngarkese per t’ i dhene mundesi policeve te korruptuar te mbushin me suksese kurrikulumin profesional.

    Reply to this comment
  29. Tosi July 18, 10:29

    Shembulli juaj Bedri me KLSH mendoj se eshte i gjetur. Ky institucion ka denoncuar abuzimin dhe korrupsionin prej 5 vitesh, si ate blu dhe roze. Vleresimin e ke te gjetur. Kurajon per te luftuar korrupsionin djathtas dhe majtas nuk e ka gjetur nje ish-perfaqesues OJF-sh, por nje ish-politikan. Gjithshka ka te beje me integritetin personal te drejtuesit. KLSH ka personalitetin dhe integritetin e drejtuesit te tij, qe eshte sherbestar

    Reply to this comment
  30. T July 18, 10:48

    KLSH nen drejtimin e z. Leskaj eshte kthyer nga nje institucion qe nuk dihej qe ekzistonte, ne nje institucion te besueshem ne popull dhe ne arenen nderkombetare. Serioziteti dhe angazhimi i madh ne punen e palodhur e kane kthyer KLSH ne institucionin e vetem qe ka ndeshkuar korrupsionin duke qendruar asnjeanes ne qendrimet politike dhe duke punuar ne cdo hap si nje institucion serioz dhe kompetent ne punen qe ben. Suksese KLSH ne permbushjen e detyrave me kaq dinjitet dhe seriozitet.

    Reply to this comment
  31. MB July 18, 11:28

    Kontrolli i Larte i Shtetit eshte institucion i pavarur dhe sigurisht kushtetues, por Ju lutem kushtojini fare pak kohe te konsultoni standartet nderkombetare qe cdo auditues i KLSH ndjek ne punen e tij te perditshme. Kjo siguron pavaresi te plote, por mbi te gjitha profesionalizem qe mund te krahasohet me insitucionet e tjera homologe edhe jashte vendit. KLSH si risi me kryetarin aktual, ngriti ne fillim te mandatit Departamentin e Performances, pikerisht si keto plane qe mund te kete qeveria aktuale apo kushdo tjeter , qe padiskutim jane ne sherbim te nje aktiviteti publik edhe me te mire edhe me cilesor. KLSH i perdor standartet e performances paralelisht si per auditimin e institucioneve publike edhe per organizimin dhe menaxhimin e vete institucionit. Duke falenderuar hartuesin e shkrimit dhe cdo komentues ju siguroj per profesionalizmin elitar te KLSH.

    Reply to this comment
    • vera e nxehte July 18, 14:28

      Si shume e keni ngritur kandarin me Bujar Lesken. Me bind qe paska influence te forte ne “publik” se une s’i kam pare ndonje pune, veç asaj ne takimin me ish Bamir Topin ne bregdet qe pine birra.

      Reply to this comment
  32. Era July 18, 11:59

    Artikull shume i vertete! Klsh eshte i vetmi institucion ne Shqiperi qe vlereson aktivitetin e institucioneve te tjetra sic jane ne te vertete, (Institucion Kushtetues i Pavarur). Eshte i vetmi institucion qe me transparencen dhe punen e bere ka fituar besimin e shqiptareve

    Reply to this comment
  33. Flora July 18, 19:54

    Nje gje nuk kuptoj shqiptaret duan te perbaltin njerezit qe punojne edhe bejne ndryshime per te permiresuar kete vend qe kam me mijera probleme. Falenderoni njerezit qe punojne , motivojini per te rregulluar kete vend. KLSh eshte duke arrit standarde europiane nje institucion shume transparent d

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*