Një luftanije franceze kap gjysmë ton heroinë në Oqeanin Indian

March 27, 2018 18:47

Një luftanije franceze kap gjysmë ton heroinë në Oqeanin Indian

Një fregatë franceze që operon në kuadër të operacionit “Task Force 150” ka kapur më 25 mars gjysmë ton heroinë pranë gjirit Aden, njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm francez.

Ekuipazhi i fregatës luftarake “Jean de Vienne” zbuloi ngarkesën në bordin e një anije që lundronte pa flamur rreth 900 kilometra në lindje të ishullit Sokotra. Anija ishte pikasur nga helikopteri i fregatës.

Kjo ngarkesë kishte një vlerë në treg rreth 125 milionë euro. Ndërsa asgjësimi i lëndës narkotike u bë nga ekuipazhi i luftanijes.

s.a/dita

March 27, 2018 18:47
Komento

1 Koment

  1. intelektuali March 27, 19:12

    CFARE PALO LAJMI ESHTE KY MORE?

    Po ne jo ne mes te detit, por ne STERE, ne kerthize te Mamuarasit pa luftanije dhe pa kurfare ushtrie, por me trimat e Rilindjes se Edvinit, me forcat e veta si ne Kohen e Qepes te Enverit, kapem me teper kokaine, 630 e kusur qillo “miell” te paster darovitje komuniste per “partizanet” jo per ballistat dhe zogistat, vetem qe s’dihet akoma se:

    KUSH KA ASGJESUAR KOKAINEN FAMOZE ALBANEZE?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*